Jump to content

Hipi Zhdripi i Gjuhës/10

Nga Wikibooks
Nr. rend. Shkronja Shqiptimi API[1]
1. A a [a]
2. B [b]
3. C [c]
4. Ç çë [ʧ]
5. D [d]
6. Dh dhë [δ]
7. E e [e]
8. Ë ë [ə]
9. F [f]
10. G [g]
11. Gj gjë [ɟ]
12. H [h]
13. I i [i]
14. J [j]
15. K [k]
16. L [l]
17. Ll llë [ł]
18. M [m]
19. N [n]
20. Nj një [ɳ]
21. O o [o]
22. P [p]
23. Q [c]
24. R [r]
25. Rr rrë [R]
26. S [s]
27. Sh shë [ʃ]
28. T [t]
29. Th thë [θ]
30. U u [u]
31. V [v]
32. X [dz]
33. Xh xhë [ʤ]
34. Y y [y]
35. Z [z]
36. Zh zhë [ʒ]
Duration: 41 seconds.


     Gjuha letrare shqipe shruhet me shkronja latine. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja latine të thjeshta ose të kombinuara për të paraqitur vlerat fonetike të 36 fonemave.
     Gjuha letrare shqipe ka 7 fonema zanore, që përfaqësohen nga 7 shkronja të thjeshta (a, o, u, y, i, e, ë) dhe 29 fonema bashkëtingëllore, që përfaqësohen nga po aq shkroja latine të dhjeshta ose dyshe (bigrame), si vijon: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh. [2]
Zanoret
     Shqipja letrare ka vetëm zanore gojore. Nuk ka zanore hundore dhe nuk dallohen në të shkruar zanore të gjata e të shkurta. Ndërsa fonema ë e shqipes letrare i përgjegjet tingullit ë të toskërishtes (është, zë, nëna, mëzi) dhe zanores a hundore të gegërishte (asht, za, nana, mazi). [2]
Bashkëtingëlloret
     Shumica e bashkëtingëlloreve janë shkronja latine të thjeshta, ose dyshe (bigame) të përshtatura për disa fonema të shqipes që mungojnë në gjuhët neolatine. [2]
Drejtshqiptim dhe drejtshkrim
     Gjuha letrare shqipe ka si parim themelor të drejtshkrimit parimin fonetik, siap të cilit fjalët shkruhen ashtu si shqiptohen dhe anasjelltas. Ky parim zbatohe tnë pjesën më të madhe të fjalëve, si edhe në emrat e përveçem të njerëzve e të vendeve, qofshin shqiptarë, qofshin të huaj. E vetmja zanore që shkruhet edhe në disa raste ku, në fakt, nuk shqiptohet është ë fundore, si dhe në disa pozicione në gji të fjalës. [2]
Theksi
     Në gjuhën shqipe të shkruar nuk përdoret asnjë lloj theksi. Si rregull, shumica e fjalëve të shqies e kanë theksin në rrokjen e parafundit (paroksione). [2]
     Një numër fjalësh janë me theks fundor (oksitone), por ato janë të pata dhe thelsimi i tyre fundor del nga konteksti, pa qenë nevoja për ndonjë shenjë të veçantë. [2]
     Ka edhe një sasi fjalësh me theksim në rrokjen e dytë para fundit (proparoksitone). [2]
     Një numër i kufizuar fjalësh kanë formë fonetike të njëjtë (identike) dhe dallohen vetëm nga theksi. Në këto raste, për të mos shkaktuar keqkuptime, mund të përdoret edhe shenja e theksit. [2]


Burimet dhe shpjegime


  1. Alfabeti fonetik ndërkombëtar
  2. Jump up to: 2,0 2,1 2,2 2,3 2,4 2,5 2,6 2,7 Gjovalin Shkuraj dhe Enver Hysa : GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJT DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT, TOENA, Tiranë 2001. - ISBN 99927-1-454-9

Libra


  • Fjalor i gjuhës shqipe (Fjalori i 54-ës) Ribotim anastatik, Botimet Çabej, Tiranë 2005
  • Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë 2002
  • Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë 1973
  • Fjalor i termave të së drejtës (shqip – frëngjisht - rusisht), Akademia e Shkencave, Tiranë 1986
  • Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë 2004
  • Fjalor i termave të ekonomisë