Hipi Zhdripi i Gjeografisë/burime

Nga Wikibooks
  • Diellosja (insolacioni) - Është element klimatik i cili ka randësi në veprimtaritë e ndryshme ekonomike (bujqësi, turizëm, mjekësi) etj. Zgjatja e diellosjes varet nga faktorët astronomik, meterologjik dhe nga relievi. Diellosja është më e vogël në luginat e ngushta dhe grykat lumore si dhe në viset malore për shkak të rritjes së vranësirave me rritjen e lartësisë mbidetare. Në bazë të vrojtimeve të diellosjes në katër stacionet metrologjike (Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë), Kosova ka mesatarisht 2.066 orë me diell gjatë vitit ose mesatarisht 5.7 orë në ditë. Vlerën më të madhe të diellosjes e ka Prishtina me 2.140 orë në vit (Tirana ka 2.561 orë) e me se paku Peja me 1.958 orë, Ferizaj 2067 orë dhe Prizreni me 2.099 orë më diell gjatë vitit. Gjatë vitit në muajin korrik ka më së shumti diellosje, kurse në dhjetor më se paku.[1]
  • Temperatura e ajrit – Është element kryesor klimatik, e cila tregon shkallën e nxehtësisë së ajrit në shtresat pranëtokësore. Në Kosovë vërehen diferenca termike në drejtim horizontal dhe vertikal. Pjesa lindore e Kosovës, Fushëgropa e Kosovës, e Llapit, e Drenicës dhe e Anamoravës janë diç më të ftohta se ana perëndimore, pra Dukagjini. Temperatura mesatare vjetore e Kosovës është 9.5°C. Muaji më i nxehtë është korriku (19.2.°C) kurse muaj më i ftohtë është janari (-1.3°C). Temperatura mesatare vjetore më e larta paraqitet në Prizren (12°C), kurse më të ulëta në Pudujevë (9°C). [2]
  • Reshjet atmosferike - Në Kosovë paraqiten të gjitha format e reshjeve atmosferike. Randësinë më të madhe e kanë reshjet në formë të shiut nëpër lugina dhe reshjet e borës në viset e larta malore (Bjeshkët e Nemuna dhe Sharr), ku në pjesën lindore të Kosovës, mesatarisht gjatë viti mbi (600 mm) ndërsa në pjesën perëndimore mbi (700 mm) gjatë viti kemi sasira të mëdha të reshjeve në Bjeshkët e Nemuna (1750 mm). Reshjet e borës janë dukuri e rëndomtë në pjesën e ftohtë të vitit. Në pjesët e ulëta të Kosovës mesatarisht paraqiten 26 ditë me reshje bore, kurse në viset malore mbi 100 ditë. [3]
  • Erënat - Shpejtësia mesatare e erërave në Kosovë oscilon prej 1.3 m/s (në Pejë) deri në 2.4 m/s (në Ferizaj). Shpejtësia maksimale e ernave arrinë 31 m/s dhe zakonisht në muajt mars dhe prill. Në shumë lokalitete në Kosovë erërat kanë emërtime lokale.[4]
  • Hidrografia Kosova ka një rrjet hidrografik kryesisht autokton, gjë që shpreh kufijt natyror të saj. Ekziston përputhshmëri mjaft e plotë në mes ujëmbledhësit hidrografik dhe kufijve administrativ-politik. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11,645 km² dhe ndaj sipërfaqes administrativo–politike është vetëm për 758 km² ose 6.5 % më e madhe. Kosova ka një rrjet të zhvilluar të rrjedhave ujore. Lumenjtë e Kosovës të kushëtzuar nga pozita gjeografike dhe relievi, formojnë një rrjet hidrografik qendërikës dhe u takojnë sistemeve të ndryshme lumore. Ata dallohen si nga numri ashtu edhe nga gjatësia e tyre. Lumenjtë karakterizohen me ujë të bollshëm, duke marr parasysh sasinë e madhe të reshjeve që kjo hapsirë merr gjatë vitit. Si pasojë e tyre kemi një rrjet të dendur hidrografik të përhapur në tërë territorin e vendit. Në pjesët e larta të relievit janë formuar ujëvara, rrjedha të shpejta, gryka, kanione e në pjesët e poshtme terraca të lumit, meandra, moçale etj. Në të gjithë këta lumenjë, karakteristikë themelore është lëkundja e madhe e niveleve dhe e,prurjeve,të,ujit. Lumenjtë e Kosovës e bëjnë gërshetimin e tri ujëndarësve detare të Gadishullit Ballkanik i cili gjindet në perëndim të Ferizajit, në Sukën e Dërmanit (1.364m l.m.d.). Në shpatijet e kesaj suke i kanë pjesët burimore lumi Sitnica, Nerodimja dhe Toplluga të cilët derdhin ujin në dete si (Deti i Zi, Deti Egje dhe Deti Adriatik). Shtrirja e ujëndarësit detar nëpër terrene të ulëta të papërcaktuara, kanë krijuar kushte natyrore për degëzimin (bifukacionin) e ujit dhe paraqitjen e dukurive të bifukacionit si është ai i Nerodimes afër Ferizajt. Lumi i Nerodimes e dërgon ujin në Detin e Zi dhe në Detin e Egje dhe është e vetmja dukuri e këtillë në Evropë. Drejtimi i rrjedhave të lumenjve është zhvilluar në harmoni me format kryesore të relievit. Pjesa më e madhe e lumenjve i takojnë pellgut të Detit të Zi 50,7 % , Detit Adriatik 43,5 % dhe Detit Egje 5,8 %. [5]