Hipi Zhdripi i Gjeografisë/Hartime/Antalia

Nga Wikibooks

Hartime turistike - Antania, Turqi.
Reportazh nga Luan Çipi

[1]

        Turqia moderne ka një strategji të studiuar shume vjeçare për zhvillimin e turizmit, duke e konsideruar atë si drejtim kryesor për rritjen e mirëqenies mbarëkombëtare, duke e përqendruar kohët e fundit më së shumti në brigjet e Mesdheut dhe te detit Egje, si dhe në zonat arkeologjike dhe historike. Kjo fillon me Antalien, Bodrumin, Fetijen, Marmaris, Kusadasi, Alania, që janë rajonet më të rëndësishme turistike të vendit, rrethuar nga detet në të tri anët.
        Midis viteve 2002 dhe 2010 numri i turistëve të huaj që vizituan Shtetin Turk nga 12.800.000, arriti 27.800.000, Edhe pse është më shumëse dyfishuar numrit i turistëve brenda pak vitesh, specialistet dhe studiuesit e strategjisë së zhvillimit të turizmit turk, janë të pakënaqur nga ritmet e rritjes dhe kane qëndrim kritik ndaj të metave dhe prapambetjes relative që ata vënë re.
        Vizita jonë turistike me qëllim dhjetë ditë pushimi hotelier, këtë radhë pati si objektiv Rajonin e Antalies, ku edhe mbërritëm, pas një orë e dyzet minuta udhëtim të rehatshëm, të nisur nga Rinasi, me avion të Albanian Airlines.

ANTALIA

        Duke u përpjekur të njihem më nga afër me rajonin bregdetar turistik turk të Antalias, ku përfshihet edhe qyteti i Kemerit (destinacioni jonë i fundit) mu desh paraprakisht të shfletoj literaturën përkatëse. Nga sa pashë dhe mësova mund t’u them se:
        Antalia është një qytet në bregdetin mesdhetar të Turqisë jugperëndimore. Në vitin 2010 arriti një popullsi 1.001.318, duke u renditur qyteti i tetë më i populluar në Turqi, duke marrë njëkohësisht vlera turistike të mëdha ndërkombëtare. Vendndodhja e Provincës Antalias është në kordinatat: 36 ° 54'N 30 ° 41'E .Zona e qyteti ka 1.417 km2. Thuhet, pa një përcaktim përfundimtar, se qyteti i Antalies është themeluar rreth vitit 150 para epokës se re, me emrin Atali, sipas banorit te saj të parë, mbretit Atalos II, si pjesë e Perandorisë Romake..Qytetin e morën Turqit Sulxhuk në shekullin e 13. Ata përballuan rezistencën e banorëve të shumte grekë e të vendësve të tjerë të krishterë e çifut dhe e bënë pjesë të Perandorisë Osmane. Në gjysmën e dytë te shekullit të 17, sipas kronikanit të famshëm Çelebi, qyteti i Antalies, me rrugët e ngushta karakteristike të ndërtuara bukur, kishte 3000 shtëpi në lagjet Turke dhe Greke dhe porti i saj mbante 200 anije.
        Në shekullin e 19 Antalian e sundoi për shumë vite familja e beu të dëgjuar Dere, në rivalizim deri në ditët e sotme me trashëgimtarët e familjes Oglu.Në shekullin e 20-të popullsia e Antalias u rrit shpejt me të ardhur nga viset e tjera të perandorise, si me turq dhe me kombesi të tjera nga Kaukazi dhe Ballkani. Më 1911 Antalia ishte një qytet me rreth 25.000 njerëz, përfshirë edhe shumë të krishterë dhe hebrenj, që ende ishin duke jetuar në lagjet e veçanta rrethuar me mur apo në portin detar. Antalia (atëherë ADALIA), që ishte piktoresk nga natyra, por keq ndërtuar dhe i prapambetur. Tërheqjen kryesor për vizitorët e kishin muret antik të qytetit, dhe jashtë n shëtitorja e madhe, një pjesë e të cilit mbijeton edhe sot Zyrat qeveritare dhe shtëpitë e klasave më të larta ishin të gjithë jashtë mureve. Qyteti u pushtua për pak kohë nga italianët nga fundi i Luftës së Parë Botërore, deri në themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923.
        Ky metropol sot përbëhet nga pesë lagjet: Konyaaltı me 112.647 banorë , Kepez (399.006), Muratpaşa (416.576), Aksu (45.094), dhe Döşemealtı me 27.995 banorë.
        Antalia është në jug-perëndim të gadishullit Turk, në Gjirin e Mesdheut, rreth 546 kilometra nga kryeqyteti Ankara, 562 kilometra nga Adana, 466 kilometra nga Izmir, dhe 727 kilometra nga Stambolli. Krahinën e përshkojnë vargmalet jugor Demi të Anadollit, që shkojnë paralel me Mesdheun në një drejtim lindje-perëndim, duke kufizuar një formimi të ngushtë bregdetar fushore të rrethuar me male në tri anët e duke lënë detin në anën e katërt. Disa pjesë të maleve të ashpër bregdetar zhyten në det, duke krijuar gjire të vogla natyrore dhe gadishuj të bukur. Antalia është e vendosur në një pozicion të tillë, ku malet ulen drejt bregut, për të formuar dy fusha të sheshta në një lartësi mesatare 35 metra në qendër të qytetit dhe duke zbritur me formacione të këndshme shkëmbore në pjesë të bregdet.
        Kështu e gjithë zona është e mbrojtur nga erërat veriore nga malet Demi, çka e bëjnë Antalien të ketë një klimë mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe me shi. Rreth 300 ditë të vitit janë me diell. Antalia ka mbi 3000 orë dielli në vit. Temperatura shkon mesatarisht 15 ° C (59 ° F) gjatë dimrit dhe 28 ° C (82 ° F) gjatë verës. Temperatura e ajrit ka arritur një rekord prej 45 ° C (113 ° F) në korrik dhe një rekord të ulët të -4 ° C (25 ° F) në shkurt.
        Ekonomia e Antalias në përshtatje me kushtet natyrore dhe klimën e saj është një përzierje e turizmit, bujqësisë dhe tregtisë, me një industri të lehtë, kryesisht në shërbim të turizmit. Prodhimi bujqësor ka përparësi në perimet, frutat dhe agrumet. Prodhohet edhe pambuk, lule, ullinj, vaj ulliri dhe banane. Komuna Antalia me forcat e veta mbulon tregun ushqimor dhe i plotëson 65% të kërkesave për fruta të freskëta dhe perime. Që nga viti 2000, është hapur në Antalia Zonë e Lirë, e specializuar në ndërtimin e jahteve komodei. Disa kantiere kanë përparuar në ndërtimin e teknologjisë së anijeve bashkëkohore turistike . Zona Kaleiçi, si qender e vjetër, është ruajtur me rrugë të ngushta, kalldrëmet karakteristik dhe shtëpitë e lashta historike turke dhe greke dhe formon qendrën e qytetit të Antalias. Me hotelet e saj, bare, klube, restorante, dhe pazar, ajo i është rikthyer restaurimit duke ruajtur kontaktet e vjetra me vlerë dhe për këtë është dalluar dhe vlerësuar me të drejtë dhe ka fituar në shkallë botërore çmimin e Artë Turizmit. “Cumhuriyet Square”, në sheshin kryesor të qytetit, është një qendër e vjetër e restauruar cilësisht dhe e destinuar për ekspozita të përkohshme në ajër të hapur dhe për shfaqje të bukura artistike. Qyteti gjithashtu përmban gjurmët e Lycianit, Pamphylianit, dhe të poseduesve të vjetër helene, romake, bizantine, osmane dhe mbetje të arkitekturës selxhuke dhe të kulturave të tjera. Hotele luksoze ndërkombëtare, të tilla si Sheraton, qëndrojnë përgjatë bregdetit mbi plazhet Konyaalti dhe Lara.
        Antalia është qendër e rëndësishme për arsimin dhe kulturën turke. Ka 12.000 mësues dhe 275.000 nxënës. Universiteti i dëgjuar Akdeniz, që është vendosur këtu, nxjerr kuadro e specialistë shumë profilesh për gjithë vendin.
        Antalia është qendër e rëndësishme sportive e kulturore, ku zhvillohen takime deri te përbotëshme dhe mbarëkombëtare si kampionati botëror motoçiklizmit, festivali nderkombetar i përvitshëm i filmit , festivali nderkombetar mesdhetar i muzikës, festivali nderkombetar i Operes dhe Baletit, etj
        Në Antalie tregohet kujdes i posaçem për veprat e artit, kulturës dhe religjionit, siç janë Monumenti i Ataturkut ,Qendrën historike Kalec, muret antik, kishat dhe xhamitë, shtëpi tradicionale, Porta Romake Hadrian, Kulla e Sahatit, Minarea Kedsik dhe Yivli, Muzeu Shtëpia e Ataturkut, etj.
        Kuzhina mesdhetare në këtë zonë ka si karakteristikë cilësinë dhe shumëllojshmërinë dhe si bazë tradicionale përdorimin e vajit të ullirit, farëra të ziera dhe gatimin e peshkut Grida.
        Transporti është një tjetër risi e këtij qyteti të madh, ku kryqëzon mjetet tokësore, detare dhe ajrore. Në këtë kuadër Auroporti i Antalies është shumë i rëndësishëm dhe vitet e fundit, pas ndërtimit në vitin 2007 te terminalit te ri, nga numri i pasagjereve zë vend të parë në shkallë republike, ndërsa Porti Detar i Antalies është gjithnjë në rritje. Duhet nënvizuar fakti që pushteti lokal këtu, transportin me automjete dhe sidomos me autobusë, për rolin, funksionin dhe komoditetin që krijon në shërbimin jetësor e publik, e vendos në vend nderi. Nën drejtimin Bashkiak, një sistem i organizuar i autobusëve lokalë, i shërbejnë gjatë 24 orëve, pa ndërprerje popullatës, të përfshirë në një korporatë private me 140 autobusë, duke gërshetuar veprimet me lëvizje tramvajesh, trenash, avionësh dhe anijesh, si dhe me orare shkollash, spitalesh, shtëpi pushimi dhe qendra turistike.

Kemer, Turqi 10 korrik 2011


  1. Vjelur nga Fjala e Lirë.