Harku i Triumfit

Nga Wikibooks

NË ENCIKLOPEDI Erih Maria Remark eshte nje nga shkrimtaret me te njohur te letersise gjermane te shekullit XX. Lindi me 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator 1970 ne Lokarno te Zviceres. Biografia dhe shkrimet e Remark jane te prekura thellesisht nga historia gjermane e shekullit te XX: femijeria dhe rinia e tij ne qytetin imperial te Osnabrück, Lufta e Pare Boterore. Me romanin “Asgje e re nga fronti i perendimit”, publikuar per here te pare ne 1929, Remark pati nje njohje mbare boterore, qe vazhdon akoma dhe ne ditet e sotme. Disa romane te tjera qe u njohen ne mbare boten jane: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shoke(1936-1938)", “Harku i Triumfit(1945)”, “Obelisku i Zi(1956)”, edhe “Nje Nate ne Lisbon(1962)”. Veprat e Remark jane perkthyer ne me shume se pesedhjete gjuhe; ne kompleks numrin total i botimeve arrin ne disa miliona kopie. Shume romane te Remark jane bere filma, dhe disa prej tyre jane bere filma mjaft te cmuar te kinematografise si psh: “Harku i Triumfit(1948)”, “Kohe per te vdekur e kohe per te jetuar(1958), si edhe ne menyre te vecante “Asgje e re nga fronti i perendimit(1930), nje film i pare ne mbare boten si simbol kundra luftes. Te gjitha veprat e Remark kane ne sfond nje lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht permbajne nje test kritik te historise gjermane. Ne plan te pare ne brendesi te krijimeve te tij letrare qendron veshtrimi i dinjitetit human dhe te humanitetit ne kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.


Kopertina e Romanit Harku i Triumfit
Kopertina e Romanit Harku i Triumfit
....Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.! Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte. ....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte. "ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi. Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet! ....