Jump to content

Grimca heroizmi

Nga Wikibooks

Hamza Malaj

Në fshatin tim, zakoni për të pritur armikun, ka qenë i përcaktuar qartë. Sapo dëgjohej bobla, një bri kau, fshati ngrihej në këmbë e nisej me armë e bukë me vete. Më vonë ky sinjal u zëvendësua me pesë dyfeqe e një bombë. Ata niseshin në luftë dikush nga ara, dikush nga shtrunga, dikush nga dasma apo nga mortja. Atje ku ishte armiku bëheshin bashkë. Sa mbretëri u munduan ta ςarmatosnin fshatin tim, por asnjëra nuk ia arriti qëllimit. Përderisa nuk kishte shtet që të siguronte kufijtë, fshatarët nuk kishin të drejtë të ςarmatoseshin. Për ta s`ka patur asnjëherë rëndësi se ςfarë armiku kishin përpara: turk, austro-hungarez, serb , grek, italian apo gjerman. Po ashtu nuk u ka interesuar as numri i armiqve në front, apo sasia dhe cilësia e armatimit. Natyrisht në planet e luftimit i studionin edhe këto të dhëna, por kurrë nuk mundë të arrinin në përfundimin që me këtë armik nuk matemi dot. Okupatori i huaj nuk kishte ardhur i ftuar, por kishte okupuar një pjesë të territorit që quhej atdhe dhe sillej aty si t`i donte qejfi. Prandaj, i madh apo i vogël, i fuqishëm apo i dobët, ai duhej të largohej sa më parë.

PËRPARA KISHIM TRADHTINË

E vërteta është se shekulli njëzetë, për fshatin tim, ashtu si për gjithë Labërinë, hyri me luftë. Xha Idrizi, p.sh. Idris Avduli, më 1912-1913, zuri pozicion në krahun jugor të Vjosës, për të mbrojtur qeverinë e Ismail Qemalit nga bandit Esadiste. Xha Idrizi ishte një burrëi gjatë si një lis i rritur mbi shkëmb. Me shpatulla të gjera dhe një palë mustaqe si kacorr, ai ishte nje burrë serioz, por shumë komunikueshëm e me humor të pashuar. Mbi xhamadan i varej qostreku i sahatit, ndërsa në kokë mbante festen e bardhë me antenë. Ish antar i shoqërisë “Bashkimi” . Kur e pyetën xha Idrizin se ç`kërkoi në luftë, kur nuk kishte armik pushtues, ai u përgjigj: Kishim, si nuk kishim, bile e kishim më të rëndë se një armik pushtues, përpara kishim tradhëtinë. Dhe nuk ka më të poshtër dhe më të egër se tradhëtia. Të mohosh atdheun tënd dhe t`i bëhesh krah armikut, kjo është gjëmë, more djem. Vetëm këtë ves, mos e paçim kismet ne shqiptarët! Larg nga kujtesa tradhëtarë si Esat pasha!.

Fshatarët e mi, jo vetëm që e presin armikun larg, por e ndjekin deri atje ku buron e keqja, atje ku ajo fillon e përhapet si valët e detit në furtunë. Djemtë e Bratit, Feti Ferraj, Gani Malaj, Haredin Mecaj, Murat Zeqiri, Isak Jakupi, Kadri Brahimaj etj., ish partizanë e ndoqën gjermanin gjer në Bosnjë-Hercegovinë. Madje shprehën dëshirën që të merrnin pjesë edhe në kapjen e Hitlerit. Mesa duket qëndrimi dhe sjellja dinjitoze e partizanit Meke mbi krevatin e perandorit, kur u çlirua Tirana dhe sidomos shprehja e tij: “Ik more xhuxh perandor!”

­­e forcuan dëshirën që të provonin edhe krevatin e Hitlerit. Beqir Koci, Selim Goxhua, Refit Myrtja, etj., ranë dëshmorë, por mbeti kënga: “Selim Goxhua more/ Ja nga pas një batare/ Ç’u këpute trim e re!

ULINI ARMËT

Shasho Raziu, babai i ish – deputetit Mezan Malaj, i tromaksi ballistët mu në mes të fshatit. Më keq veten nuk e kishin ndjerë ndonjëherë.Kishin ardhur në fshat për bisedime, megjithëse e dinin që bratajt nuk e tradhëtonin idealin e lirisë së Atdheut. Ata kishin bërë luftë si gjithë Labëria më 1913, më 1920, luftë me andardet greke, luftë me mbretin, luftë më 1939 etj. Dhe lindi kënga: “Dil nga varri dhe një herë/ Që të bësh dyfek me mbrenë”.Shashua ishte anëtar i çetës së fshatit. Me një grup lastar të gjatë e të fuqishëm, me një shkathtësi karakteristike e asaj lugine, si pa u vënë re shkoi dhe u ul pranë ballistëve. Në fund të fundit ishte në fshatin e tij dhe s’kishte pse t’i merrte leje njeriu, aq më pak kolaboracionistëve. I dëgjoi sa i dëgjoi pastaj nuk duroi dot më dhe tha: – Po u bë Shqipëria kështu si thoni ju e me ju në krye, kurrë mos u bëftë!” Dhe u ngrit nga vendi. Baballarët e kombit u ofenduan dhe menjëherë bënë gati dyfeqet. Ja drejtuan të gjitha armët xha Shashos. Para syve të tij ato dukeshin si gryka topi. Por Shasho Raziu bënte pjesë në ata djemtë që: “Tha bimbashi marshalla/Ku qenkan rritur këta!” Si rrufeja nxorri granatën nga xhepi, i hoqi unazën e sigurimit dhe eci në drejtim të tyre. – Ulini pushkët, – u tha, – se ju nuk jeni për këtë punë! Ballistët u stepën. E dinin që ajo e kishte rrezen e veprimit prej tyre ndërhyri. – Mos more djalë… por një vërshëllimëia preu fjalën në mes. Ajo ishte sinjal. Dolën shokët e çetës dhe zunë shtigjet. Me djem të tillë mund të shkrepje rrufenë. Përfaqësuesit e ballit mbetën të rrethuar, ndërsa Shasho Raziu me granatën e aktivizuar zbriti te Ledhet e Nike dhe e vërviti në drejtim të lumit. Fshatarët e mi të mirë. Ata e bënin luftën si t’ua sillte hera. Kështu bëri dhe xha Shashua. Me vonë ai u rreshtua që në fillim si partizan në Brigadën e V. Sulmuese. Luftoi në të gjithë Shqipërinë dhe u kthye nga lufta me fitore, por invalid. E megjithatë punoi si gjithë të tjerët. Por kurrë nuk u ankua. Bashkë me nënë Shanikon rritën fëmijë të pastër, të zgjuar e patriot të vendit të tyre.

EDHE ME KËTO LUFTOHET

Luftën ata zakonisht e kishin zhvilluar larg kufirit natyror të fshatit të tyre, sepse atje e kishte situata. Por në dhjetor – janar 1942 -1943 ajo e shkretë u ndez në Moçale, sapo të kaloje përroin e Ksilorakut, që ishte dhe kufiri i fshatit. Djemtë e Brate erdhën të parët. Pas tyre do të vintë e gjithë Labëria. Xha Bajrami, është fjala për Bajram Xhebron, një burrë me trup mesatar, me shpatulla të gjera e me gjymtyrë të fuqishme. Tërë jetën e kishte kaluar me vare në dorë, të cilën muskujt e fuqishëm të krahëve e përdornin me lehtësi. Ishte fjalëpakë xha Bajrami, por burrë trim. Në vend të armës që nuk

kishte, vajti nëçati të shtëpisë dhe mori një trastë me bomba të fshehura prej kohësh.

“-Edhe me këto luftohet”,tha me vete. Ato në fakt i përdorte për tëçarë gurët. I merrte bombat i zbërthente, u hiqte barutin dhe i bënte gati. Dhe ashtu rrëmbimthi e me një frymë, u nis për në Moçale. Kur mbërriti, shokët i bënëshenjë të afrohej me kujdes, sepse pak metra para tij, në xhade, kishte ndaluar e hapte zjarr një autoblindë. Xha Barjami, u ul, mori trastën me bomba dhe i bëri gati. Pastaj i doli autoblindës ballë për ballë.

-Paç faqen e bardhë, iu drejtua blindit. Vetëm me ty nuk na kishte rënë rasti të luftonim ndonjëherë. Pastaj… Barjam Xhebrua mbeti, aty mbi një gur me gërxhe për t`u përjetësuar e nderuar nga brezat, nga historia! Mbeti si një hymn edhe kënga: “Vjen armiku me makinë/ Me tank`e autoblindë!”

MOS M`I LIDHNI SYTË

Xha Barjami ishte djali i dytë i familjes që binte dëshmor. I pari, Elmaz Xhebrua, ishte pushkatuar nga fashistët italianë që në 1918. Atëherë fshati Brataj ishte i pushtuar nga ushtria italiane. Në fshat ishte vendosur njëbattalion me ushtarë. Ledhet dhe vreshtat e Toje, ato pranë Arrës e Robe, Ledhet e Nike e ato të Poraqe ishin mbushur me çadra fushore.28 Nëntori i vitit 1917 u festua nga fshatarët me një frymë kundërshtimi të hapur ndaj pushtuesit. Edhe fjala e mësuesit fashist ishte pritur me vërshëllima, por ajo qëi tërboi më shumë pushtuesit ishte vendosja natën, në majën e Arrës e Robe të flamurit tonë kombëtar nga djeme Bratit me në krye Elmaz Xhebron.

Në sheshin pranë Arrës e Robe ishin çadrat italiane, ndërsa patrullat fashiste kontrollonin gjithçka. E megjithatë flamuri, simboli i lirisë dhe i pavarësisë atë mëngjes dhjetori valëvitej i lirë para hundës së tyre. U tërbua komandanti, u egërsuan oficerët. Filluan bastisjet nëpër shtëpi por Elmazin nuk e kapën dot. Si ndenji ca kohë ilegal shkoi e gjeti punë në Gjirokastër. Pas një viti spiunët e gjurmuan dhe e kapën në befasi. E dënuan me vdekje, me pushkatim, por atij i vallëzonin në sy rrufetë. Kanë mbetur profetike fjalët e tij para pushkatimit: “Mos mi lidhni sytë, se ata që do ju pushkatojnë nesër juve, nuk do t’ua japin këtë kënaqësi frikacakësh!”.

NDERIM LAGJES “DERVISHALIAJ”

…Shtëpia e xha Jonuzit, është fjala për Jonuz Zeqirin, e zhvilloi luftën po ashtu, siç ua pruri hera. Ata banonin sipër në rrëzë të malit. Shtëpia e tyre kishte një pozicion strategjik. Por nuk mjaftonte kjo. Duhej edhe shpirti atdhetar i tyre, guximi dhe trimëria, që ajo të shndërrohej në një bazë të sigurtë të Luftës Nacionalçlirimtare. Aty u dëgjua për herë të parë fjala ilegalë. Zakonisht ata vinin natën dhe iknin natën, sepse gjurmoheshin këmba-këmbës. Në fshat veç komunës ishte dhe posta e karabinierisë.

Në muajin dhjetor 1942 Çeta Plake organizoi te Ura e Gjormit një pritë kundër disa makinave me ushtarë italianë. Aty u kapën robër dy oficerë të ushtrisë fashiste. Njëri Nastro Petro Giusepe (italian)

dhetjetri Osman Karafil Zhepova (shqiptar). Për të mos u zbuluar nga spiunët ata u vendosën në shtëpinë e xha Jonuzit dhe qëndruan aty për shumë ditë. Fashistët italianë s’lanë mjet pa përdorur e s’lanë kontroll pa bërë, por vendndodhjen e tyre nuk e mësuan dot. Dhe të mos harrojmë se aty ishin dhe shumë shtëpi të tjera. Të gjithë e dinin, duke filluar nga fëmijët, por sekreti nuk i doli. Të gjithë e konsideronin veten partizanë. Nën Feridea u gatuante ushqimin, ndërsa për të kryer nevojat e tyre i shoqëronte antari i Çetës Plake, Bexhet Kreshpa. Të gjithë Dervishaliajt i shikonin, por asnjëri nuk e hapi gojën dhe nuk pranoi shpërblim nga komuna për të mësuar vendndodhjen. Nderim nënave, baballarëve, dhe vëllezërve të lagjes “Dervishaliaj”.

Ky akti i treguar sot të ngjan si një përrallë, por atëherë, pot ë merrej vesh, gjithë familja shkonte në plumb ose në internim. Dhe tani unë rri e mendoj: a ishte me të vërtetë luftë një veprim i tillë? Dhe them: Ishte një veprim luftarak nga më të guximshmit. Më vonë, ata oficerë u shkëmbyen me disa udhëheqës të luftës, të cilët ishin të burgosur nga fashizmi. E çfarë shërbimi tjetër më të madh mund t’i bënte luftës familja e Jonuz Zeqirit? Ajo kishte dhe dy antarë të saj, pjesëmarrës me armë në dorë në këtë luftë, xha Muratin dhe xha Binon, por akti i mësipërm i ngjan me të vërtetë një legjende.

LOTËT PËR NËNËN

E si mund të përshkruhen ato? Aq më tepër dhimbja që mbanin brenda. Dhimbja për fëmijërinë e tyre, që s’u qeshi buza kurrë; dhimbja për vajzërinë dhe nusërinë e tyre të shtypur nga forca e egër e zakonit; inferioriteti që rëndonte si shkëmb mbi supe ndaj vjehrrës, burrit dhe kunetërve. Kalvari i kësaj dhimbje është i gjatë, por unë këtu do kujtoj vetëm lotët e mi që më dilnin nga shpirti, sa herë që e shikoja nënën të vuante, të robëtohej, të sëmurej e të lëngonte.

… ishte qershori i vitit 1944. Operacioni armik filloi. Ne u larguam nga fshati dhe u vendosëm në një shpellë në malin Brate. Nuk mbaj mend se sa ditë kishim në atë shpellë, kur shikuam në fund të pllakës, në Qafë të Gjeshtres, ja behën ballistët e gjermanët. U krijua një tronditje e përgjithshme. Unë ika me xhaxhain për në Majë të Cekut. Flitej se ballistët të nisur nga Lepenica, po zinin Valin e Madh dhe burrat e fshatit, ata më pleqtë që kishin mbetur, po grumbulloheshin për luftë.

Burrat e tjerë të fshatit, të rreshtuar në Çetën “Memo Mete” ishin në front. Babai atëherë ishte nënkomandant, i Komandës së Vendit. Kishim hipur mbi një shkëmb, ku poshtë shikoje gjithçka. Në një moment pamë forcat armike që morën rreth 60 fëmijë e pleq dhe i nisën për në Lepenicë. Kur e pashë të nisej e shoqëruar nga gjermanët, më their si një degë ngrice, prej së cilës shkundeshin kristale akulli që më digjnin kraharorin. Duke qenë në mes të burrave dhe duke dëgjuar bisedat e tyre, u binda se Dedea, siç i thërrisnim nënës,ishte në rrezik të madh. Siç thoshnin fshatarët ajo, Xhevua, kishte dy vëllezër partizanë dhe të shoqin activist me lëvizjen, prandaj ose do ta internonin ose do ta pushketonin. Në këtërast jeta ime do kishte një dritë më pak e yllit më të dhëmbshur e më të rëndësishëm të jetës. Me Dedon ishte dhe Duda e Filatit, motra dhe vëllai, ishte gjyshja, nënë Fatushja dhe xhaxhesha Ladifea me dy fëmijët, Skënderin dhe Perlatin… Fillova të qaja, por fshehurazi nga të tjerët. Nuk doja të më shikonin, se do të më quanin frikacak. Dhe kjo faj atëherë,në ato kohëra trimërie ishte më efendusja dhe më e papranueshmja. Nejse… U bëlufta në mal, u thyen për turp dhe ballistët, por për nënën nuk kishim asnjë lajm. Edhe pse pleqtë e mëhallës dërguan xha Qëndron ta nxirrte nga thonjtë e armikut, përsëri ajo nuk kishte pranuar. – Nuk ndahem nga shoqet, – I kishte thënë, – është më e lehtë vdekja se turpi, – dhe e kishte mbyllur bisedën. Më von kur u rrita lexova fjalët e Dolores Ibarurë thënë në luftën e Spanjës se “ ne parapelqejmë të mbetemi të vejat e heronjëve, dhe jo gratë e frikacakëve atëherë e kuptova më mirë se sat rime ishin nenat tona” Dhe kur erdhi xha Qëndrua, ky trim që si dridhej qerpiku, dhe mora vesh që Deda nuk kishte pranuar të vinte, atëherë i humba shpresat, m`u ftoh shtati dhe më dukej se do të më binte të fikët. Dhe qaja. Nëna në sytë e fëmijës nuk është grua, por femer e nderuar. Pse moj Dedo nuk mendove për mua, pse më le e ika, pse nuk më more dhe mua me vehte, shfryja dhimbjen që më shtrëngonte për gryke. Por ishte e kotë. Në ato ditëQeshori të vitit 1944 e quajta veten bonjak, pa nënë e në një të ardhme edhe me njerkë. Kush do të më përkëdhelte më? Kush do të më thoshte një fjalë tëëmbël? Vaj me det! Por në radhët e ballistëve, që bënë atë turp e që me të u nxinë si fund kazani, ndodhej dhe njënjeri fisnik e patriot. Ky ishte Safet Allushi nga Lepenica, i cili i ktheu ato në Brataj kur operacioni po mbaronte. …Ç`të të harroj e ç`të të kujtoj më parë moj Dedo? Ti ke qenë për ne mishërim i bukurisë. Me ato sy bojë ulliri, me ato faqe të mbushura që kuqonin si mollë, tin a mahnitje. Por na mahitje para së gjithash se ti ishte nëna jonë. Ti ke qënë për ne një mishërim i fisnikërisë dhe i bujarisë. Si nuk të pashë një hërë të mërziteshe kur vinte miku dhe se prisje dot si doje ti. Dhe miq e të deleguar xhaxhai sillte pothuajse çdo natë, se ose do ishte në këshill të fshatit, ose në kryesinë e frontit ose sekretar partie. Çfarë zemre qelibar që pate moj Dedo! Si ta fali gjithë atëëmbëlsi natyra. Embëlsi në veshje, ëmbëlsi në fjalë, ëmbëlsi në punë e në komunikim. Jo më kot në ditën e varrimit, megjithëse isha i helmuar në çdo qelizë të trupit, pashë se shumica e fshatarëve lotonin, qanin me ngashërim dhe shumë gra ulërinin. Do ti merrte malli.


26 Gusht 2018