Fotografitë e Enverit në Pezë, në Përmet, në Labinot, në Berat…

Nga Wikibooks

Fotografitë e Enverit në Pezë, në Përmet, në Labinot, në Berat…


Nevrikët e SHQUPIT,

i kanë ditë të zeza,

kur kujtojmë ngjarje,

fjala vjen, si Peza!



S’e dimë pse djathtucët,

kaq keq i zë tmerri,

kur aty rishfaqet,

vit për vit Enveri!..



Po mirë-o të zgjuar,

po s’nxorrëm Enverin,

për kët’ Konferencë,

kë duhet të nxjerrim?!.



Kë duhet të nxjerrim,

pyes horr pas horri,

a s’qe Ai burrë,

organizatori?!..



Rama s’e ka nxjerrë,

në fakt, asnjëherë,

se Rama s’e do,

jo, shokun Enver!



Po Rama si ju,

nuk është një idiot,

sepse historinë,

nuk e mohon dot!



Po Rama si ju,

nuk është karnavale,

fotua e Enverit,

i duket normale!



I duket normale,

kështu mendoj unë,

nëse nuk i duket,

është tjetër punë!



Kur të përkujtojmë,

fjala vjen-Përmetin,

prapë Enverë do nxjerrim,

nuk do nxjerrim mbretin!



Këto idiotllëqe,

vitesh na kanë lodhur,

se s’e ndryshon dot,

atë që ka ndodhur!



Po i them Lulushit,

që ka marrë më kot,

Enverin do nxjerrim,

dhe në Labinot!



Po dhe në Berat,

do jetë -o shquparë,

se atje ka ngritur,

Qeverinë e Parë!



Ju doni të ecim,

në re e në mjegull,

po me historinë,

ne jemi në rregull!



E nxorët nga varri,

po ju doli kot,

se nga historia,

nuk e shkulni dot!



Se në histori,

është ngulur si mal,

ndaj fotot e tij,

kudo janë normal!



Duket s’u punon,

hiç-koka e zigjit,

këtu-komunistët,

janë brenda ligjit!



Ju duhet ta dini,

o more shquparë,

se dhe në PE,

kanë Grup Parlamentar!



Po ju gjetkë e kini,

more palo pjella,

se këtu e majta,

ka rrënjë të thella!



Morën në Qershor,

Njëqind deputetë,

se sa shumë janë,

e kuptoni vetë!



E djathta shqupare,

më keq do thërrmohet,

dhe farë e të majtës,

më shumë do të shtohet!



Dhe veç nga e majta,

u rrit Shqipëria,

kjo është e vërteta,

kjo është historia!



Domozdo që Peza,

si gozhdë ju ngeli,

se shoku Enver,

është një gur themeli!



Cdo ngjarje madhore,

me Të është e lidhur,

po qëntë nga zinxhiri,

me kohë janë zgjidhur!



Ham-humet e tyre,

kurrë nuk pushuan,

kafshojnë kë mundin,

kafshojnë ku duan!



Tridhjet e dy vite,

Enveri s’jeton,

po dhe pse i vekur,

këta i tmerron!



Por jini me fat,

edhe pse të mjerë,

se s’është Edi Rama,

si shoku Enver!



Të qe si Enveri,

o të shkretë shquparë,

juve që të gjithë,

do ishit në Sharrë!



Do ishit në Sharë,

larg nga ligjërimet,

për vrasjet dhe vjedhjet,

edhe shkatërrimet!



Më kot ju ka kapur,

i gjithë ky tmerr,

se Edvini s’do,

që të jetë Enver!



Sepse po të donte,

ndryshe do qe puna.

Ajo kohë ka ikur,

ka sosur furtuna!


A.Duka