Fluturake-fluturake…

Nga Wikibooks

Fluturake-fluturake…


Fluturake-fluturake,

vitet tutje-ti s’u plake,

koha ikën e largohet,

fluturakja zbukurohet!



Fluturake a s’m’i thua,

ato sekretet e tua,

nga të shtonet bukuria,

nga vetja-a Perëndia?



Bukurinë e kam për fis,

po dhe vetë e kollandris,

sekretin e dinë të tërë,

bukuria lind e bërë!



Bukuria lind e bërë,

kot që të mundohesh-kot,

të lodhet një jetë të tërë,

njeriu s’e ndryshon dot!


A. Duka