Flamuri shqiptar në majën më të lartë në Europë, Mula ngjitet në Elbrus

Nga Wikibooks

Alpinistja Arineta Mula ka arritur mëngjesin e së dielës të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë në malin më të lartë në Europë, në Elbrus të Rusisë.

Pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë, Mula ka arritur të kalojë 5642 m të tij.

Arineta Mula preferoi ta ndajë suksesin e saj me të gjithë shqiptarët nëpërmjet rrjeteve sociale .

“Për Kosovën tonë”, ka shkruar Mula, e cila nuk harroi të shprehë edhe mirënjohjen për autoritetet e Shqipërisë.

“Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, shkruan më tutje ajo, për të treguar kështu edhe patriotizmin e saj.


5 Gusht 2018