Festivali “Divani Lunxhot”, ngjarja më e rëndësishëme e muajit në Gjirokastër

Nga Wikibooks

Festivali i traditës së zonës së Lunxhërisë, “Divani Lunxhot” ishte ngjarja më e rëndësishëme e muajit gusht në rrethinat e Gjirokastrës.

Festivali ngriti në skenë përveç ansamblit “Lunxhëria”, grupin e Cfakës, të rinjtë e Tepelenës, grupin “Zëri i Bilbilit”, grupin e Krrabës, grupin vllah të Kavajës, grupin folklorik “Avjerinos” nga Janina etj.

Një ndër artistët që mori pjesë në organizimin e ngjarjes, Koço Vasili, tha për Top Channel se festivali është kthyer në traditë tashmë.

I ndjekur nga autoritete lokale, ministrja e Kulturës dhe shumë vizitorë të huaj, festivali tërhoqi vëmendjen për larminë e veshjeve brenda një mbrëmjeje të vetme.

Pjesë e kësaj feste që zgjati deri në mesnatë ishte edhe kulinaria e zonës së Lunxhërisë.


12 Gusht 2018