Jump to content

Ferro-kromi shqiptar ndër më cilësorët në botë

Nga Wikibooks

Aktualisht në të gjithë botën prodhohen mbi 12 milionë ton ferro-krom çdo vit. Pjesa më e madhe e këtij produkti vjen nga shtete të mëdha dhe me resurse të panumërta si Afrika e Jugut dhe Kina, ndërkohë që prodhues te konsiderueshëm në segmentin e kromit dhe të ferrokromit janë edhe Kazakistani, India e Rusia.

Por në këtë treg të rëndësishëm dhe me një konkurrencë tepër të fortë mbi cilësinë dhe tregtimin, edhe një shtet i vogël si Shqipëria ka arritur të zërë vendin e saj të nderit në podium.

Në fakt, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, aktualisht produkti i Shqipërisë eksportohet në 52 shtete të ndryshme të botës. Tregu kryesor i Albchrome mbetet Evropa, ku vendet më të zhvilluara industriale mbajnë peshën më të madhe për sa i takon importimit të kësaj lënde nga vendi ynë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme është se kromi shqiptar renditet në grupin e vendeve me cilësinë më të lartë në botë të këtij minerali. Bashkë me Shqipërinë, në listën e këtyre vendeve janë edhe shtete si Suedia, Kazakistani, Turqia dhe Rusia.

Në këtë përfundim ka dalë AfarakGroup, një grup me aktivitet në sektorin minerar dhe prodhimin e kromit, i specializuar në Evropën Jugore dhe Afrikën Jugore. Kompania është e listuar në Bursën e NASDAQ OMX Helsinki (AFAGR) dhe në Bursën e Londrës (AFRK).

Kanë qenë investimet e shumta të bëra nga AlbChrome ato që e kanë bërë ferrokromin shqiptar ndër më të konkurrueshmit në botë.

Cilësia e vetë kromit por edhe vendimi i kompanisë për të synuar cilësinë më të lartë të mundshme të ferrokromit "Made in Albania", kanë bërë që ky i fundit të prekë majat globale.

Vendimi i Albchrome për t’u fokusuar te cilësia dhe jo te kostot më të lira dhe qëllimi i verbër i fitimit, ka bërë që të arrihen parametrat më të larta në nxjerrjen e produktit final.

Edhe marketingu i AlbChrome dhe "Produkt engeeniering" kanë qenë ato që kanë bërë diferencën në këtë sektor, ku konkurrenca botërore nuk është e pakët."Kemi bërë diferencimin e produktit sipas kërkesave të tregut, duke identifikuar dhe synuar segmente tregu që kanë më pak konkurrencë dhe ku paguhet një çmim më i lartë. Në fokus kanë qenë gjithnjë lëndët e para dhe procesi teknologjik për të garantuar një produkt premium për klientët tanë" – shprehen drejtuesit e AlbChrome.

Tabela 1.1: Cilësia e Ferro-kromit, sipas Afarak Group,ku Shqipëria renditet në fashën më të lartë, krah vendeve si Kazakistani, Rusia, Turqia dhe Suedia

Marketimi dinamik dhe i suksesshëm dhe zgjerimi i pandalshëm i kanaleve të shitjes në të gjithë botën kanë bërë që kromi shqiptar të njohë nivele të padëgjuara më parë përmes AlbChrome. Sipas shifrave të qeverisë, në vitin 2018 në Shqipëri u përpunuan 520.000 ton krom, në krahasim me 400.000 ton që përpunoheshin përpara viteve 90. Sipas të njëjtit burim, në vitin 2018 u prodhuan 60.000 ton ferrokrom, një rritje e ndjeshme në krahasim me 38.500 ton që u prodhuan në vitin 1988 dhe 23.864 ton që u prodhuan në vitin 2010, duke shtuar 48 milionë USD në ekonominë kombëtare.

Kromi shqiptar "çan" në tregun delikat japonez

Për t‘u theksuar është hyrja e kromit shqiptar në tregun japonez, i cili është një treg mjaft i vështirë për t’u depërtuar dhe aq edhe më e vështirë është t’i ruash pozitat më tepër shkak të kërkesave tepër të larta në standarde dhe cilësi.

Por, Albchrome ja ka dalë mbanë pasi ka arritur të krijojë një reputacion tejet serioz sot në botë për industrinë ku operon, duke qenë se kompania njihet si një prodhues i qëndrueshëm, me cilësi të lartë dhe besueshmëri absolute.

Albchrome prodhon një Ferrokrom me Karbon të Lartë të një cilësie superiore. Që kur u mor nga Grupi Balfin në vitin 2013, shitjet e Ferrokromit me Karbon të Lartë u dyfishuan në vitin 2016 dhe pritet që të trefishohen brenda 2019-s.

Albchrome prodhoi mbi 47.000 ton ferrokrom gjatë vitit 2017.

Kjo shifër pritet që të shkojë në 75.000 ton në vitet 2019-2022.

86% e këtij minerali eksportohet në Evropë, 10% në SHBA dhe Kanada dhe 4% në Azi.

AlbChrome ndër 5 më të mirët në botë për prodhimin e Ferro-Kromit

Revista Metalbulletin ka renditur shoqërinë Albchrome si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferro-chromit në botë. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, çmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferro-kromit.

Duke nisur nga viti 2013, Grupi Balfin ka investuar përmes AlbChrome plot 43,5 milionë USD, nga të cilat 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqize, 11 milionë në uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe 4 milionë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Investimet po vijojnë dhe është parashikuar që deri në vitin 2021 ato të prekin kuotën e 60 milionë dollarëve, çka e tejkalon ndjeshëm vlerën e investimeve të parashikuar nga marrëveshja koncesionare.

Albchrome është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon.


29 nëntor 2018