Fejzulla Duraku
Fejzulla Duraku, lindi më 11 nëntor të vitit 1981 në fshatin Strimë, Kumanovë, është shkrimtar shqiptar.
Poezi të zgjedhura të Fejzulla Durakut
[redakto]Disa poezi nga libri "LEGJENDA E HARAÇINËS"
LEGJENDA E BATALIONIT TË VDEKJES
(kushtuar fshatit Haraçinë)
Kush Qërshorit i thotë ndal?
Kush Haraçin s'don me fal?
Një kështjell në Maqedoni,
Ballë për ballë me shtatë krajli!
N'mes të zjarrit e barotit,
Shkrihet n'gjoks gjylja e topit!
Ikën dita e vjen nata,
Ushtrinë sllave e zen mandata.
Jehon kushtrimi në stuhi,
Haraçina është vetëm nji.
N'mes krismash ky zë s'pushon,
Të gjallë trimat s'i dorëzon.
Nëpër shekuj jam vetëtimë,
Ma thonë emrin Haraçinë!
Batalion i vdekjes* që s' di me u tretë,
Në Iliridë jam Drenica vetë.
Tre ditë,sikur dhjetë vjet,
Armiku trupin ma godet!
S' vritet dot legjenda ime,
Jam Haraçina zemër trime.
LEGJENDA E FERIZAJIT
(Afrim Kalanicés)*
Lot e vesé méngjeseve té ftohta ngriné!
Gjaku i déshmoréve bor' e akull shkriné.
Zéri i djalérisé jehon pér mbi reté,
Tempullin e lirisé s'e shembin as rrufeté.
Kush po then kufi; Kosové-Maqedoni?
Afrim Kalanica i thoné emrit ti.
Me barot e zjarr shtatin té qéndisur,
Me dy pérkrenare ballin té stolisur.
Népér beteja vérsulet si shigjeta!
Luftén bén Afrimi, sikur njéqind veta!
Naté e lavdis, ku nuk ndihet gjalléri,
Kryetrimi pret, bashké me shokét e ti.
Népér errésiré trimi léshon rrufeté,
N'fushén e Sllupçanit, armikun e preté.
Flékén né zemér e mortajén né doré,
Bjen aty, ku burrat bien déshmoré.
Té rénét e lirisé, s'diné té vdekur kurré,
Ata lartésohen, ngriten mbi flamuré.
N'pérjetésim, Jezercit té Ferizajit,
I fal amanetin né ditét e majit.
ISMET JASHARI-KUMANOVA
Mëngjese t'reja sjellin stinët e motit.
Lindin, rilindin nipa të Kastriotit.
Kur e lëshon zërin kushtrim i lirisë,
Vijnë e bien trimat, shkënditë e stuhisë.
Nga Drenica thërret Adem Jashari,
Me njëqind rrufe vjen Ismet Jashari.
Fushë Kosovën e mban në pëllëmbë,
Zemrën e atdheut, Kumanova e çon' në këmbë!
Kur lypset guximi, tregon urtësinë.
Kur thërret gjaku, tregon trimërinë.
Etjen shokëve nga vapa e Korrikut,
Ua shuan me fitoret ndaj armikut.
Nga Orizarja n'Kosovë, n'pluhur të dheut,
Shpirti i tij, gjallëron frymën e Skënderbeut.
Në beteja, deri në vdekje me ushtarët,
Prapa nuk dijnë hapin, ta bëjnë Çlirimtarët.
Në kështjellë ndizet flaka e legjendarit,
Një Brigadë është gjaku i Ismet Jasharit.
Krenarisë së vjetër ia kthen shkëlqimin,
Kumanova, me shtatë zemrat e Mujdinit.
FADIL NIMANI - TIGRI
Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Yll' i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemër Luani!
Dhe ndër më të parët çlirimtarë,
Tigri ësht kur ngritet zjarrë.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,
Të dorëzohet s'di sa është i gjallë.
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni** me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.
Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n'luftime të reja.
Nga Presheva n'kala të Tetovës,
Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.
Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Likovés.
N'Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.
Pajtim Roci dhe Ndriçim Koxha
Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.
Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit - komandant Rebelin.
Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!
Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.
Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.
Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.
Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë!
Disa poezi nga Libri "LEGJENDA E HARAÇINËS" të autorit Fejzulla Duraku, botuar më 2004 në Shkup, Referencat:http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreF/FejzullaDuraku/5230/
Disa poezi nga vëllimi "KËNGA E TË MOHUARVE"
KËNGA E TË MOHUARVE
Sa t'padrjetë janë
Ata, që krenohen me drejtësi!
S'po i gëlltit as humnera,
Kjo thellësi e kallur për neveri.
Rënkon dhembja njerëzore!
Cila zemër nuk po dergjet?
Cila zemër nuk po ndjehet e deformuar?
Në guaskën metalike;
Vetëm t'shpëtoj dritën e vet.
O dritë e gjumashëve:
Të vetëdijës së fjetur,
Të vetëdijës së zgjuar.
Dritë hijesh e prangava t'praruara,
E zinxhirëvë t'ngujuar.
Natë ëndrrash e fanarëve të fikur;
Natë, sy shigjetash,
Që sodisin me dhembshuri!
Kjo këngë, nuk ka klithmë!
Vetëm heshtje e zërave të nëntokës.
Kjo barrë ferresh t'kobzuara
Të lodhur po më bën!
Dhe ti dhembje që po më mbyt?
Hiqmu, që popullit emrin t'ja kthej.
TE LARTËSUAR E TË POSHTËRUAR
Tërë ato, ishin mallkime
Të një bote;
Sa të zgjuar, aq edhe të fjetur!
Ku, askush s'qan për askënd.
Hija jote, shkallë e përpjetzës alegorike
Dhe me pompozitet bombastik
Qesëndisin vogëlsinë e botës sate,
Parëndësinë e qëllimit, vyrtitit tënd të boshatisur.
E si të ngritesh?
Kur shputa e tjetrit,
Shkëlqen e llustruar mbi kokën tënde.
Të lartësuar e të poshtëruar,
Qafën nën zgjedhën e njejtë!
Uzengjitë e ferrit, të madhështisë ironike.
ZËRAT E NËNTOKËS
Ndjenja e poshtëruar për lartësi;
Kapsëllen trishtueshëm n'dridhëritje!
Nën mburojën e thonjve të paprerë,
Nën strehën e kthedrave të egërsuara.
Foshnja e praruar n'lecka,
Flamur betejash!
Ngrit klithmën e mëshirés n'lutje.
Zgjat dorën e vishkur, rudhat t'i ngrohë
Pranë zjarrit të heshtjës së mbitur.
Nëpër bodrumet e errta, farkim siluetash.
Vetëtimat dhelparake të fshehura pas reve!
Zbrazin mllef bubullirash;
Dhe si robi e vuan dënimin e pamerituar
Nën krahët e mëshirës së ironizuar.
TRUP I PËRDHUNUAR
Gjelbërimet e njoma
Fusha eshtrash t'thyera n'mllef.
Ungullime, kuisje qensh të tërbuar!
Horizonti;Qan e lëngon, rënkon e ofshan.
Trupi i përdhunuar vdiq në krahët e mi.
O zë i virgjër,
Ku je?
I rrahur n'mes betejash
Dhe tani po më vdes!
Kur buza jote
U dasht të qeshet!
Trupi i përdhunuar,
Vdiq në krahët e mi.
ZËRI IM I PRAJTUR
Apostujt, më puthin më kafshojnë!
Ah, klithma e heshtjes, digjet në dhembje.
Kjo kullë kallet, flakë pa nxjerrur!
Su vjen neveri ju, jo!
Nga kjo kurmë e dangosur.
Mëkatpetkosurit e zinj,
Gostiten me zënka ndër vehte;
Thërrasin me zë drejtësie, thërrasin,
Nga qielli i mvrejtur n'mallkime.
I strukur, i rrasur n'mes stuhive të fateve
Dhe i buzëqeshem zjarrit të ferrit, si i marrë!
Digjem në dhembjen e pafundë të drejtësisë së përbuzur
Dhe prap, sërish shkëlqej të vdesë,
Se emrin heshtje, heshtje e mordjes e kam.
Guri i varrit, ma shkurton hijen!
Zëri i horizontit të gdhirë n'heshtje;
M'thërret, s'i bëzaj dot nga vaji.
Apostujt dhe mëkatpetkosurit e zinj m'thërrasin;
Urrejtja ime, digjet në askund.
E si të dal? Si ta dëgjoj zërin?
Kur para vdekjes ogurzezë,
Duhet të heshtë,si para "krimeve" të mia.
Të heshtësh përgjithmonë, heu përgjithnjë!
I kallur, i kobzuar me zërin e prajtur.
Këto janë disa poezi nga libri "KËNGA E TË MOHUARVE" të poetit Fejzulla Duraku, botuar më 2002 në Tetovë. Referencat:http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreF/FejzullaDuraku/
Disa poezi nga vëllimi "GËRSHETAT E AMSHIMIT"
GËRSHETAT E AMSHIMIT
Kam frikë t'u marr erë luleve,
Më duken se shije amshimi kanë!
Kujtoj tani edhe çastin e puthjeve,
Por ato buzë pranë meje më nuk janë.
Edhe dielli me rrezet e mëngjesit
Që sapo ka filluar të ngrohë,
Bashkë me këngën e bukur të kandesit
Por mua dielli vetëm më ftohë.
Pandeh edhe një herë të të kem pranë,
T'i puthë ato buzë të ngrira
Por koha iku e çastet më së vanë!
Zemra mbytet në lotët, që moto të ngrira.
Dielli në kupën e qiellit shkrepëtinë
E një mjegull e rëndë plot kob të zi,
Këto mua vetëm më ngrinë
Më mbajnë nën hije e plotë bezdi.
Nuk e di as vetë se si t'ia fillojë?
Të t'a themë një fjalë, të më vishë pranë.
O dalë, ato flokë të bukura të t'i ledhojë,
Të të puthë edhe një herë xhanë.
Qielli si lugat i vrazhdë përsipër më ra!
Po ndalu ty erë mos ma ngri kët' gjakë.
Kuptova se kështu e paska jeta pa pra,
O më eja pranë, jakë amshim jakë.
Kam frikë t'u marr erë luleve,
Më duken se shije amshimi kanë!
Kujtoj tani edhe çastin e puthjeve,
Por ato buzë pranë meje më nuk janë.
Pezull më rrinë do kujtime të këqia
Dhe mendja gjithnjë rrin atje tek ti!
S'më merr gjumi se më ka mbuluar vetmia,
Oh, sa i ligë bëhet i egër moti.
Gënjeshtare o jetë që më mashtrove!
Më sule kohën e më nuk ndalesh
E unë digjem në të, se ty m'u largove.
O sa rëndë oj jetë një grusht ma ke ngjesh!
O që u laga me ujin e turbull,
Më mori vala e fuqishme e lumit!
Q'më thithi fuqishëm ajo vorbull
E më futi në fund të lymit.
S'ka fuqi që t'më nxjerrë,
Vetëm ty kur të afrohesh
Vorbulla dot' ndalet, ah venerë
Eja më shpejt, pse vonohesh?
Të më puthësh njëherë e të më ngjallësh!
Heu, nga varri të më ngritësh
Dhe ty tokë, kraharorin të mos ma shtipësh!
Dalë të e puthë at' buzë të mos dridhësh.
Kam frikë t'u marr erë luleve,
Më duken se shije amshimi kanë!
Kujtoj tani edhe çastin e puthjeve,
Por ato buzë pranë meje më nuk janë.
Bartë gjithçka era fuqishëm
I thenë edhe degëzat e thara
Po ky dimër ësht' aq mërzitshëm
Edhe farën parcëllen nëpër ara.
Ia xhveshi bukurinë horizontit,
Sikur mua që ma mori dashurinë!
Të zbuluar na la të dyt!
I presim që kur ata të vinë?
Ju vise mos rrini në mërzi,
Se pranvera shkon e vjen
Por sa të ndrit Siriusi dot' mbaj zi,
Se i vdekuri më nuk kthen.
Nuk ngroh për mua më o diell!
Andaj mos lind më kurrë,
Se sytë i kam të drejtuar andej në qiell,
Se un' jam nën dhé, i vdekur
O jetë nuk më la mua at' emër,
Vetëm vajin mua të mjerë!
Nuk t'u dhimsë të ndashë një zemër?
Kush e di se sa ke lënduar oj e vjerë?
Kam frikë t'u marr erë luleve,
Më duken se shije amshimi kanë!
Kujtoj tani edhe çastin e puthjeve,
Por ato buzë pranë meje më nuk janë.
O qiell çahu, ty varrë pse nuk hapesh?
Më merr edhe mua, mos më le të vuaj.
Gjithçkahu gëzohet e ty me tokë ngopesh
Apo toka ngopet me ty, o vaj!
Natjen shpesh më vjen zëri yt në gjumë!
Zgjohem pandeh se të kam pranë
Dhe ashtu qëndroj një kohë shumë
E ty, si hije zhdukesh në terrin anembanë!
Netët kalojnë kështu me radhë,
Ngajher më merr kotja pakëz
Kur më del zalia mendoj se je gjallë
Dhe të kërkoj ndokund në dhomëz.
Koha kalon e un' s'marr gjumë në sy!
Kahmot duke menduar vetëm për ty,
Si të isha dhe njëherë në ato tu't gjy
Dhe vetëm vajtoj e dashur për ty.
Kam frikë t'u marr erë luleve,
Më duken se shije amshimi kanë!
Kujtoj tani edhe çastin e puthjeve,
Por ato buzë pranë meje më nuk janë.
KËMBANA E SHKODRËS
Qenka shuar ajo këmbanë,
Tingujt nuk po iu ndëgjokan në ato anë!
I bie ndër vete të mos shuhet,
Për të gjallëruar nesër duhet.
E laj me vajë e me lotë,
Mos vall dot' shuhet për motë!
Këmbanën e mbaj pranë vetes,
S'ndahem, aq sa prej vdekjes.
Me vete e bart kudo që shkoj,
Shpirtin e lidhur me të jetoj.
E mbaj brenda të mbuluar me kashtë,
S'pandeh t'a qes jashtë.
Pihem, dehem bashkë me të,
E kam Mëmë e Atë.
Tingujt këmbana që nxirrte,
O Zot, më dukej se po virrte!
Si jehonte kahmot e kisha dëgjuar,
Po veshët e të tjerëve ishin shurdhuar!
Mos pandeh se tingulli i saj,
Është lëngim, psherëtim a vaj.
Por, kur dot' bien këmbanat,
Të gëzuara të jenë edhe zanat.
Shqiptar, në sterrë pse vall rron?
Dëgjo këmbanën si jehon.
Hingëlloi e u ngrit prej dheut,
Heu, kalë i bardhë i Skënderbeut.
Të përulem o kryezot,
t'a ndal vajin s'mundem dot.
U ngjall fryma e Martinit,
Oshetinë brigjet e Drinit!
Oj këmbanë ushto e buqit,
Mallin nga gjoksi qit.
Në at' arrë rënd ushtoi,
Këmbana e Shkodrës gjëmoi.
Shqiptarët nuk e kishin harruar,
Pesëqind vjet që ishin robëruar.
PALLA E SKËNDERBEUT
Vëllezër Shqipëtarë:
Tani po vjen një ditë,
Të jemi ngadhnjimtarë,
Që po lind një dritë.
Ndër kombe jemi të parë.
Të kaluarën t'mos e harrojmë,
Po me të, të jemi krenarë
Nga thellësit ta vegojmë.
S'jemi evgjit as barbarë,
As kaurrë as tartarë,
As sërb as grekër as bullgarë,
Po thjesht jemi Shqipëtarë.
At'që s'kan bër' të parë,
Nga ajo t'jemi të murguar,
Po t'i vemi punës së mbarë
T'mos rrimë të robëruar.
Ashtu nderojmë atdheun
Të lulzonjë e të ndritohet,
Ashtu si me Skënderbeun
Me bijt të lavdohet.
Të kemi shikimin në fqinë
Vesn' e mirë t'i marrim,
Ta lartësojmë Shqipërinë
Fitilit tonë t'mos i vemi zjarrin.
Mëkat ësht' ta harrojmë!
Me shekuj q'ësht' gatuar,
Kulturën ta shtrembërojmë,
Nga të tjerat për t'anuar.
Këtu jemi lindur,
Trashigim na i lan' t'parët,
S'duhet fort bindur,
Flasin themelet për Shqipëtarët.
Mos u bëftë kurrë,
Ta harrojmë mëmëdheun,
T'na përligj një kaurrë!
Si mbahet palla ta mësoj Skënderbeun.
MBI KOSOVË PO LIND DIELLI
Mbi Kosovë po lind dielli,
Kaltësirë që nga qielli.
E venitur re e zezë,
Bie lirë e bukur rrezë.
Hapu,hapu tokë e ngjeshur,
Horizontin shi me lule veshur.
Të ka rën' mbi flet' e farë,
Fillëmirë e fillëmbarë.
Tehu,tehu errësirë e murguar,
Jakë, jakë dritë për t'na ndricuar.
Dit' fatbardhe e uruar,
Në kët' mot' ka mbleruar.
Mbaj në krahë të bardh pëllumb,
Njollë e zezë tash po i humb.
Let fluturoj i lirë tek ti;
Mbaj në zemër thellë në gji.
Gëzohu, gëzohu o Kosovarë,
Se po lind dit' e mbarë.
Gëzohu motër e Shqipërisë,
Se po lind' zonjë e mirësisë.
GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU
Kur do zoti, bën mëshirë
T'mos na len' në errësirë,
Kryetrim Ai dërgon
Shqipërinë ta shpëton.
Kur u ngris e kur u errë
Natën vonë që gasterrë,
Dhe mileti pret me ardhë
Nga Nishi kalorësin e bardhë.
S'pandehu ferman e rremë!
Se Skënderin dot' e zinte gjemë.
Kur po ngrisej më qielli
Hëna perëndonte, lindej dielli.
Lart né Krujé ndrit pishtarë;
Shej u bën' trimave kordhëtarë,
Skënderi kështjellën pushton
Edhe turqit i dëbon.
Ogllu Oman bej i mbretit,
Zemërgaz e gazepit!
Dhe për hir të dovletit
Kërkon shpëtim dor's miletit?
Në luftë kërkon mëshirë
Të ikën me tynxirë,
Po Hamzai sy patrembur
Në Ushtë kokën shembur.
Ç'gënjeu rrot' e fatit,
Askerin e sulltan Muratit!
Tre herë thundra rrahë në prak
Që Dovleti ra në lak.
Nga të shumtit i lenka gjallë,
Që sulltanit t'i çojnë fjalë.
Rrob'n e turkut po të xhvesh,
Plis'n e bardh, tirq të zi mvesh,
Shpat'n e rënd brezit ngjesh.
-Është koha-tha-për t'u qesh.
Kas ngritej prej dheut
Kal' i bardhë i Skëndërbeut,
Që në fre s'mbahet dot'
Veçë Gjergjit ësht' e kot'.
Që me natë po valon
Gjysmëhëna po fundron,
Në mëngjes e kuqe rrezë
Dykrenare shkab e zezë.
Skënderi siç e ka zakon;
Me ngadalëz e gjykon,
Në ç'do punë urdhëron,
Po i pari at' zbaton.
Veç pluhuri u ngrit pre dheut!
Nga kal' i bardhë i Skënderbeut,
Shqiponja fluturoj përtej viseve
Në Lezhë bëri bashkimin e fiseve.
Këto poezi janë të shkëputura nga vëllimi poetik "GËRSHETAT E AMSHIMIT" të poetit Fejzulla Duraku, botuar në vitin 2001 në Shkup. Referencat: http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreF/FejzullaDuraku/