Jump to content

Feja dhe sekreti i saj/1

Nga Wikibooks
Feja apo gjithësia dhe institucioni fetar apo bota

Çka është gjithësia e çka është bota?

Për ta kuptuar gjithësinë është lehtë. Gjithësia është botëkuptimet e veçuara nëpër kohëra. Botëkuptimet e një njeriu fillojnë në atë moment kur të lindë njeriu ndoshta edhe më parë. Problem më i madhë është se çka është bota, ku i ka kufinjët, a ka kufinjë?

Në bazë të kësaj është i qartë dallimi në mes fesë dhe institucioneve fetare. Feja është një pasqyrim i gjithësisë së botëkuptimeve njerëzore për natyrën, botëkuptime të zgjedhura që hynë në shërbim të njeriut. Për përhapjen e këtyre botëkuptimeve, gjenit e njerzimit i kanë shpikur institucionet fetare. Këtu duhet pasur parasyshë rrethanat në të cilat gjenit kanë jetuar. Edhe vetë gjeniu nuk e dinë që është në shërbim të Zotit edhe pse ai për të shprehë mendimimin e tij, fletë në emër të Zotit.


Këto fjalë janë shprehur më parë nga populli nëpërmjetë anekdotave, në emër të Nasradin Hoxhës si p.sh kjo më poshtë që tregonë gjithë botëkuptimin:

Njëherë Hoxha doli në udhëtim për të predikime dhe duke bredhur fshat më fshat, arriti në një qytet banorët e të cilit ishin llafazanë dhe kurnacër të mëdhenj. Hoxha mbasi qëndroj atje një muaj, vendosi që para se të ikte të predikonte edhe një herë në xhami.

Të premten, kur tërë banorët ishin në xhami, Hoxha filloi të fliste për Krishtin, që ishte një pejgamber pas Muhamedit dhe banonte në katin e katërt qiellor.

Kur mbaroi predikimet, jashtë xhamisë, i afrohet një hanëme fanatike dhe i thotë:

- Efendëm, më pëlqeu shumë predikimi i lartë i juaj, por më çudit një gjë, që ju lutem të ma sqaroni.
- Ç´janë këto çudira, o zonjë e mbarë, - tha me seriozitet Nasradini
- Ti the që Krishti i shenjtë, banon në katin e katërt qiellor. Desha të mësoja, o dritë e syve të mi, ç´ha, ç´pi atje lart Krishti?
- Moj zonjë e mbarë, - itha i ndezur Hoxha - Unë kam një muaj që gjendem këtu. Gjatë kësaj kohe, të paktën as një herë nuk pyete si rron ky Hoxhë i gjorë! Dhe tani kërkon të mësosh se si jeton në katin e katërt Krishti, i cili ka nën dëshirën e vet tërë të mirat e botës!...


Gjithë politikanëve e shtisakeqëve të cilë trumbetojnë për pa diturin fetare apo për metodat e sqarimit të fesë ndër shqiptarë, kjo anekdotë i thotë Je përmasë O i pa Fe. Çdo i ri shqiptar botëkuptimin për fenë e gjenë në gjirin e Shqiptarit nuk ka nevojë as për lindje as për perendim, e ka folklorin e tij që e orienton në këtë botë të trazuar.


Kjo proverbë e nxierrur nga Enciklopedi Humor dhe Satirë "Nasradini" - 2001 të pregatitura nga Mëhmet Gëzhili, është trashëgëmi e jona që na ndihmonë nëpërmjet botëkuptimeve shqiptare të shpjegojmë dallimin në mes të institucionit fetarë dhe fesë, dallimin në mes të botëkuptimeve dhe botës.

Për të rinjët është mirë të dihet se emri "Nasradin Hoxha" në historin e përgjithëshme të njerzimit, d.m.th të lindjes dhe të perendimit është emri më I madhë për humorë, po, po më i madhë se i Çarli Çaplinit. Vëllimi i anekdotave që i shkruhen emrit të tij është i pa numrueshëm, zhandret, lëmitë e humorit nën këtë emër janë shumë më të gjëra se repertoari i kujt do çoftë në të gjitha kohërat. Emri i tij është përdorur nga shumë popuj e individ si mbulles nga dhuna fizike dhe mendore. Nën këtë emër kanë vepruar njerzit e mençur ndoshta edhe xhenit, e atyre kohërave dhe Karnevali i Këllnit as pakë nuk i afrohet përnga shkathtësia e tregimit të gjërave me humorë edhe pse ai nuk është për t´u nënçmuar.

Si do që të jetë të shikojmë mësimet nga anekdota nga këndëvështrimi i botëkuptimeve shqitare për fenë.

Përgjegja në pyetjen se çka është feja, në anekdotë është dhënë me fjalët e Hoxhes drejtuar gruajes: ... i cili ka nën dëshirën e vet tërë të mirat e botës.!

D.m.th ne nuk kemi nevojë të brengosemi se si kalon, vepron apo krijon apo ekziston Zoti. Zoti është i gjithëfuqishëm dhe nëse shprehemi me fjalët krahasuese të përditëshme ne jemi si "miza" për të. Po, po është me vend si miza, sepse edhe ne jemi krijes e tij siq është edhe miza, dhe para tij jemi të barabartë. Më këtë mund të themi se kufirin e botës ne nuk jemi në gjendje ta dimë atë e dinë vetëm Zoti, ndërsa njerzimit i mbeten vetëm botëkuptimet.

Më lartë thamë që Feja është një pasqyrim i gjithësisë së botëkuptimeve njerëzore për natyrën, botëkuptime të zgjedhura që hynë në shërbim të njeriut. Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen? Poseduesi i kësaj përgjegje është më afër njohurive që i lejon Zoti për njerzimin, se ai që trumbeton e fletë në emër të Zotit, profetëve e në emër të popullit. Kjo përgjegje është edhe udhëzues i jetës brenda fesë apo më mirë të themi brenda botës kufit e së cilës i di vetëm Zoti.

Përgjegja në këtë pyetje nuk mund të shkruhet por ajo mund të kuptohet, dhe si është puna me të kuptuarin secili individ e kupton në një formë të veçantë e cila është e afërt me rrethin e tij, me popullin e tij. Kjo lindë përshkak të lidhjeve shoqërore të individit si p.sh gjuha, gjenet, nevoja e dëshira dhe shumë elemente tjera të pafundshme.

Vetë Zoti e ka krijuar njeriun e till që ai nuk mund të kufizohet si të themi në një oazë, në një sferë izoluar me vakum nga ndikimet e jashtme. Si pasojë e kësaj ndodhin ndryshime jo vetëm të botëkuptimeve por edhe natyrore të cilat Zoti i ka paraparë për zhvillimin e njerut. Shtisakeqët do të shtronin pyetjen e ka krijuar drejt për drejt apo indirekt, apo si thonë apostafat? Siç thamë kufirin e botës nuk e dimë, po ta dinim kufirin atëherë do ta dinim edhe përgjegjen. Së pari këtë përgjegje e marrim nga institucionet fetare dhe shkenca të cilat në bazë të botëkuptimeve të tyre edhe na i kumtojnë përgjegjen, por siç thamë kufirin e botës e dinë vetëm Zoti.

Si do që të jetë kuptimi i përgjegjes nga shqiptarët në pyetjen Si mund të vërtetohet kjo dhe kush e bënë zgjedhjen? mund të kupohet nga anekdoda. Së paku kështu ka qenë deri para ndryshimeve aktuale të botëkuptimeve shqiptare në kohët e fudit.

Në anekdotë vërtetohet se feja është pasqyrim i botëkuptimeve dhe po ashtu anekdota tregonë se kush e bënë zgjedhjen e atyre botëkuptimeve.

Pra, nuk ka fe pa popull. Populli është ai që e mbanë pasqyrimin e botëkuptimeve ndër kohëra, jam unë , ti ai dhe ajo, jemi ne ata që zgjedhim ç´ka të bartet nga gjenerata jonë si pasqyrim në gjeneratën e ardhëshme. Nëse është kështu atëherë për hirë të pasqyrimit të vërtet institucionet fetare duhet të udhëhiqen nga unë, ti, ai dhe ajo, nga ne sepse nëse udhhiqen nga pjestarë të botëkuptimeve tjera atëherë do të jenë gënjeshtra pa mar parasysh aftësitë e tyre të intepretimit të librave të shenjtë. Pasqyrimet e tilla i qetë në shesh anekdota. Pa marr parasysh se si e intepretonjmë apo e kuptojmë ne fenë përderisa ato vinë nga botëkuptimet tona (shqiptare) ajo është fe, në të kundëten është tentim shtisakeqë sepse nuk ka fe pa popull dhe pa botëkuptime shqiptare nuk ka popull shqiptar.

Çka është gjithësia e çka është bota?
Gjithësia është botëkuptimet e veçuara nëpër kohëra DHE Bota është ajo që të gjallët e shpehin me botëkuptimet e tyre dhe kufijt e saj i di vetëm Zoti.

< 0
faqe
- 1 -

2 >