Enver Hoxha i mund këta zabrahanë edhe i vdekur!

Nga Wikibooks

Kur shkruaj-unë shkruaj,

s’bëj llogje në erë,

asgjë s’kam thënë kot,

për shokun Enver!



Enveri ka ikur,

po emri punon,

ai edhe sot,

zgjedhjet i fiton!



Më kot nuk kam thënë,

që e kishim hekur,

këta zabrahanë,

i mund dhe i vdekur!



Sondazhi u bë,

nga OSBE-ja,

po për ne-këto,

s’janë gjëra të reja!



Mijëra Don Ki Shotë,

në luftë të pasosur,

atë mal të lartë,

dot s’e kanë çrrënjosur!



Shumë e shumë nga ne,

sot rezerva kanë,

shifrat për Enverin,

më të larta janë!



I them qenërisë,

të mos bëjë ham-hum,

se është ky sondazh,

një Referendum!



Një Referendum,

i padiskutuar,

Enveri sot është,

i rivlerësuar!



Politikës sot,

kjo shifër s’i duhet,

po prapë historia,

duhet të rishkruhet!



Palo historianët,

që tani kanë shkruar,

Kohën e Enverit,

e kanë deformuar!



Biles “deformuar”,

do qe fjalë e mirë,

ata-atë kohé,

fare e kanë nxirë!



Të rinjtë sigurisht,

janë manipuluar,

por jo ne që Kohën,

e kemi jetuar!



Të rinjtë kanë mësuar,

për një kohë ibret,

s’u thonë që Enveri,

bëri super shtet!



Me forcat e veta,

e bëri Ai,

dhe nuk mori kurrë,

borxhe e kredi!



Këta-pas Enverit,

janë shkretëtira,

se e mbytën vendin,

borxhe e kredira!



Sot s’do përsëris,

ç’kam shkruar më parë,

po me Enver Hoxhën,

vendi shkoi për mbarë!



Nëse do t’i rrimë,

vetëm të vërtetës,

u rritën të gjithë,

treguesit e jetës.



Një mëndje me mua,

sot do jetë dhe Merua,

çdo gjë u ngrit lart,

dhe nisi nga zerua!



Me njëzetë strofa,

që të gjitha s’thuhen,

të thuhen të tëra,

mijëra strofa duhen.



Që i mund Enveri,

s’është ndonjë skandal,

sepse Komunizmi,

është një rend vital!


Arben Duka

21 Gusht 2018