Jump to content

E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve/5

Nga Wikibooks

Pasthënie


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
Në këtë libër flitet për historikun dhe djepin e vehabizmit nga penda e tre dijetarëve: Dehlanit, Dhel-lumit dhe Shendubit. Autorët zbulojnë tërë njëmendësinë, aktorët, ideologët dhe prapavinë e vehabizmit. Lexuesit i imponohet çështja e dobishmërisë dhe nevojës me njohjen e këtyre fragmenteve të historisë së dhembshme të islamit? Sidoqoftë, kur është fjala për momentet historike të cilës do periudhë islame, është e domosdoshme që të njihemi me shkaqet e njëmendësisë aktuale që e jetojmë. Sikur vehabizmi të kishte vepruar nga bazat e domosdoshmërisë dhe nevojës së reformës dhe në ringjalljen e mendimit fetar, të pastrimit të islamit nga çdo gjë e huaj, dhe sikur të ishte klithmë e domosdoshme kundër padrejtësisë dhe negativiteteve me të cilat ngarkohej bota islame, të gjithë do t’i thonin ‘merhaba’ - mirë se erdhe.

Nga ky libër vërehet qartë se reforma në të cilën qe angazhuar vehabizmi ishte në dëm të unitetit islam dhe në dobi të perandorive kolonialiste perëndimore, për të cilët hilafeti ishte pengesë për arritjen e ambicieve të tyre. Është çështje tjetër se a ka qenë çdo mbështetës i vehabizmit i vetëdijshëm për këtë, por vetëdijësimi dhe pastërtia e qëllimit të dikujt do të shikohet te Zoti në Ahiret kurse pasojat e angazhimeve konkrete në botë ose kënaqin ose durohen mbi supe. Së paku sot të gjithë e kemi të qartë çfarë janë rezultatet dhe pasojat e atyre ndodhive në fund të shekullit 118 dhe në fillim të shekullit 19. Hilafeti u rrënua. Shumica e botës muslimane u kolonizua. Muslimanët erdhën në gjendje edhe më të rëndë se në kohën e halifit islam. Së këndjemi, i drejtohemi lexuesit të këtij teksti, që këtij t’i qaset nga ky këndvështrim. …

Prandaj, fare nuk dyshojmë se shumë djelmosha, të mbushur me zjarrë fetar, djelmosha që dëshirojnë të jetojnë dhe ta praktikojnë Kur’anin dhe Sunnetin, që synojnë ta vendosin shoqërinë që do të organizohej në bazë të mësimeve të Kur’anit dhe Sunnetit, të gatshëm dhe vendsomërisht shërbëtorëve të Lorensit do t’i thonë: JO! Kurrë më!…

Si rezultat i doktrinës dhe da’ves së tij pasoi shlyrja e të gjitha gjurmëve dhe përmendoreve kulturore të kulturës dhe traditës shekullore islame. Janë rrënuar të gjitha tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Beki’a medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit dhe është kryer urbicid i mirëfilltë. Ashtu që sot askush nuk e di kush ku gjendet. Shejh Jusuf Rifai në veprën e vet “Nesihat ulemi Nexhda” ka numëruar disa dhjetëra shembuj të rrënimit të të gjitha që ka përkujtuar në kolosët e të kaluarës. Në vendin Ebva, ku gjendjej kaburi i Amines, nënës së Muhammedit a. s., saktë në vendin e kaburit është ndërtuar rezervoarin për benzinë. Në Mekken e ndershme ku gjendjej shtëpia e hazreti Hatixhes momentalisht është lokacioni i tregut të kafshëve. Në vendin në të cilën ka qenë Shtëpia në të cilën është lindur Pejgamberi janë ndërtuar nevojtoret publike e të ngjashme. Të gjitha këto janë “frytet” e da’ves vehabite.

La hawle we la kuvvete il-la bi’l-lahi’lalijji’l-adhim! All-llahumme’nsur islame ve’l-muslimin. We ali kelimet’ul-hakki we’d-din. All-llahume’nsur men nasare’d-din wehdhur men hadhele’l-muslimin. Amin!


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6