E ç’kemi fituar nga futja në NATO?!

Nga Wikibooks

Hej-ç’ushtri që kishim,

dyzet vjet më parë,

dhe kur shoh ç’ka mbetur,

më vjen për të qarë!



Një të tillë që kishim,

s’do ta kemi kurrë,

po gjithnjë do kemi,

një karikaturë!



Në radhët e saj,

u futëm fëmijë,

dhe më mirë nga ne,

nuk ka kush ta dijë!



Nuk ka kush ta dijë,

si ka qenë ushtria,

kryepasuria,

që kish Shqipëria!



Këtu lulëzonte,

edhe mbrohej jeta,

që nga pushkë e gjatë,

e gjer tek raketa!



Nga vijë e kufirit,

radhë tri skalionet,

dhe një fjalë goje,

s’ishin divizionet!



Kur mendoj pa fund,

tanke e aviona,

e sotmja do quhet,

ushtri milingona!



Sot ato rrangalla,

ku m’i nxjerr-o xhorre,

kur me kohë ne kishim,

armë bërthamore!



Armë bërthamore,

topa e radarë,

sot s’ka asnjë gjurmë,

nga ushtri e parë!



Sot është për kujë,

dhe super çudi,

se jemi në NATO,

dhe s’kemi ushtri!



S’rrezikoj-tha Trampi,

ushtarët e mi,

nëse ndonjë luftë,

plas në Shqipëri?!.



Dhe unë i them Trampit,

more Kapedan,

ç’do ushtri jonë,

në Afganistan?!



Ku thotë Amerika,

ne symbyllur vemi,

dhe pse me askënd,

në konflikt nuk jemi!



Mbase edhe Trampi,

duhet ta mësojë,

se neve për Naton,

s’kemi pasë nevojë!



Kurrë s’do kalonim,

kohët e tmerrit,

nëse do të kishim,

Ushtrinë e Enverit!



Kur me rrënjë e degë,

u prish Shqipëria,

synim kryesor,

paska qenë ushtria!



Të fortë nuk na bënte,

vetëm armatimi,

na bënin rezervat,

dhe fortifikimi!



Shqipëri e vogël,

qe çudi vërtet,

se rezerva lufte,

kish për njëzet vjet!



Depot kolosale,

në male qenë plot,

saqë të mbaruar,

nuk kanë as sot!



Njëzet e ca vite,

vetëm shkatërrim,

vajti për dhjamë qeni,

djersë e vendit tim!



Nxori demontimi,

miliarda dollarë,

me to mbushën thasët,

palaçot kusarë!



Demontimi i shkretë,

vazhdon edhe sot,

armët e Enverit,

s’i mbarojnë dot!



Brezi im krenar,

gjithnjë do mendojë,

se për NATON-ne,

s’kishim hiç nevojë!



Po tash që ushtrinë,

keq na i kanë tretur,

në mëshirë të fatit,

si shtet kemi mbetur!



A.DUKA

1 Gusht 2018