Jump to content

EVLIATË E ALLAHUT

Nga Wikibooks

EVLIATË E ALLAHUT

[redakto]

Shenjtorët janë 'Miqtë' e Perëndisë

[redakto]

Autor: Shejh ul-islam Alimi Seiid Muhammad Madani Ashrafi Al-Jilani



Kush janë ata?

[redakto]

KUSH JANË EVLIATË ( SHOQËRIA E ALLAHUT ) ?

[redakto]

Parathënie

[redakto]

Vilajah ( shenjtëria ) është një gradë shumë e veçantë dhe pozita e pranimit ësht dhënë nga Allahu ( xhele shanuhu ) për robërit e Tij të dashur . Një Veli është një mysliman i devotshëm që arrin këtë pozitë të vilajetit . Fjala Vilajah është konkluduar nga fjala rrënjë " VILA " , që do të thotë afërsi . Disa të cilët kanë arritur këtë pozicion për shkak të sinqeritetit të tyre përkushtimit dhe adhurimit . Disa e kanë të arritur këtë pozicion që nga lindja , por në fund të fundit , ajo varet në mëshirën dhe mirësinë e Allahut .

Vilajah është një hije e Nabuwat( Profetësis ) . Një Veli , pa marrë parasysh sa i madhë statusi i tij , nuk mund të arrij në statusin e një Profeti ose një Sahaabiu ( shokët e Profetit të Dashur ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem) .

Të gjithë evlijat e Allahut i përkasin Ehli – Sunetit, dhe kushdo tjetër që i përkasin çfarëdo sekti tjetër nuk mund të jetë evlija për shkak se evlijatë nuk kanë besime në kundërshtim me mësimet e Seidina RasulAllahut ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem) . Tregimi në vijim shpjegon statusin e evlijave :


Hazreti Omeri (radi Allahu te `ala anhu) ka thënë:

"Kam dëgjuar të dashurin Profet (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) duke thënë: se do të ketë besimtarë të caktuara të Allahut të cilët nukdo të jenë profetë, as dëshmorë, por profetët dhe dëshmorët do ti kenë zili ata në Ditën e Gjykimit. "


Sahabët pastaj e pyetën: "O Pejgamber i Allahut, kush janë këta njerëz?"


Pastaj më i dashuri Profeti (salla Allahu te'ala alejhi ue selem) shpjegoi atyre cilësitë e evlijave.Profeti (salla Allahu te `ala alejhi ue selam) i lexoi atyre ajetin:

“Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.” [Surja 10 Junus, ajeti 62]

Ka dy lloje të Vilajetit :

1 ) Vilajet - i- Amma ( afërsia e përgjithshme te All-llahu ) - Kjo është afërsia e All-llahut për çdo besimtar , siç Allahu thotë në Kurani Kerim : " Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij” [ Surja 50 Kaf , ajeti 16]

2 ) Vilajet - i- khas ( afërsi e veçantë te All-llahu) - Kjo është afërsia ekskluzive për evlija . Kjo është një specialitet i atyre që kanë udhëtuar në rrugën e Tasawufit , dhe e kanë arritur afërsinë ndaj Allahut .

Kjo është deklaruar në një Hadith Kudsi , ku Allahu i thotë më të Dashurit Profet(salla Allahu te'ala alejhiue selam)

"Allahu Teala kështu urdhëron:’ Çdokush që i bën armiqësi ndonjërit prej miqve të Mi, patjetër Unë atij i shpalli luftë. Në mesin e gjërave Robi Im, me asgjë tjetër nuk më afrohet si me ibadete farz, që janë më të dashurat për Mua.Pastaj, robi Im vazhdimisht më afrohet me ibadete nafile. Në fund, atë e dua. Nëse robi vazhdon të më afrohet me nafile derisa Unë ta dua, atëherë bëhem syri me të cilin sheh, veshi me të cilin dëgjon, gjuha me të cilin flet, dora me të cilin mban, këmba me të cilin ecë. (Tash që robit i kam dhënë një nur të veçantë dhe një kompetencë). Ai sheh me Mua, dëgjon me Mua, flet me Mua, mban me Mua, ecë me Mua. Çka kërkon nga Unë, atë i jap. Te Unë strehohet, atë e mbroj.”

Afërsia e Allahut nuk është si afërsi materiale që mund të kuptohet nga arsyeja, ose të duket nëpërmjet organeve shqisore. Ajo mund të kuptohet vetëm me anë të njohjes së Ma'rifa (Gnosës) dhuruar nga Allahu mbi evlija. Nga evlijat e të gjitha umeteve (të Profetëve të mëparshme), më të mëdhenjët e Evlijave janë nga umeti i Sajidina RasulAllahut (salla Allahu te `ala alejhi ue selem). Ka pasur prej Evlijave të Allahut në çdo epokë dhe do të ketë gjithmonë Evlija të Allahut në çdo epokë. Megjithatë, njohja e tyre mund të jetë e vështirë.

Kur’ani Kerim i ndan ata që janë të favorizuar nga Allahu në 4 grupe:

a)Profetët - Ky cikël ka përfunduar pas paraqitjes së Sejidina ResulAllahut (salla Allahu te'ala alejhi ue selam).

b) Siddik (I vërtet) - Kjo është grada tjetër pas Profetëve. Siddiku më i madhi ishte Hazreti Ebu Bekri (radi Allahu te’ala anhu). Kuptimi i Siddik është e vërteta. Një person i tillë njeh të vërtetën në të gjitha manifestimet e saj.

c) Shehidët (Dëshmorët) – Jo se njeriu ka nevojë të vërtetë për tu vrarë në betejë për ta vërtetuar veten si një shehid (dëshmor). Personi në këtë fazë ndihet i kënaqur në veten e tij për të sakrifikuar çdo gjë që ai ka për Krijuesin.

d) Salih (I devotshëm) - Kjo është shkalla më e ulët që mund të arrijnë nga aktivitetet e devotshëmris. Në këtë fazë, e pastron veten e tij nga të gjitha papastërtitë shpirtërore të tilla si: xhelozia, urrejtja, hipokrizia etj,

Prej evlijave të umetit të Seidina RasulAllahut (salla Allahu alejhi ue selam), më të lartësuarit e evlijave më të lartë janë katër Kalifët-Rashidiin (Kalifët të udhëhequr me drejtësi), domethënë Hazreti Ebu Bekr es-Siddik (radi Allahu te'ala anhu), Hazreti Omer ibn el-Hattab (radi Allahu te'ala anhu), Hazreti Othman ibn Affani (radi Allahu te `ala anhu), dhe Hazret Ali ibn Talib (radi Allahu te'ala- anhu), dhe pastaj të gjithë Sahabët tjer. Të gjith Sahabët ishin evlija, POR të gjithë evlijat nuk janë Sahaaba.


Në mesin e evlijave janë grupet e mëposhtme:


• Në çdo kohë, ka 4000 evlija që jetojnë në Tokë. Ata nuk janë të njohur për publikun e gjerë. Në fakt, në mesin e tyre, ka që nuk e njohin njëri tjetërin, dhe ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për vlefshmërinë e veprimeve dhe devotshmërin e tyre.

• 300 nga ky grup janë burrë shteti, të përfshirë në administrimin e kësaj bote. Ata kontrollojnë të gjitha transaksionet që ndodhin. Ata janë të njohur si "Akhjaar"(Të Zgjedhur).

• Në mesin e 300, 40 janë të njohur si "Abdaal"( Zëvendës).

• Në mesin e 40, 7 janë "Abraar"(Devotshëm).

• Në mesin e 7, 4 janë "Awtaad"(Kunja).

• Në mesin e 4, 3 janë "Nukabah"(Rojtar).

• nga këta 3, 1 është "Ghaus"(Ndihmës) ose "Kutub"(Shtylla). Ai është më ilartë i gjith tyre, dhe kreu i asamblesë shpirtërorë.


Në lidhje me Abdaal-të, Imam Taberaniu (radi Allahu te `ala anhu) citon një Hadith Sherif në të cilin i dashur Profet (salla Allahu te `ala alejhi ue selem) thotë:

"Gjithnjë do të ekzistojnë 40 persona në Tokë, secili prej të tyre është i bekuar si Hazreti Ibrahimi (alejhis Selaam). Bie shi për bereqetin e tyre. Allahu emëron një tjetër, kur njëri prej tyre vdes. "

Në një hadith tjetër, Ebu Sherif Naimi (radi Allahu te'ala anhu) raporton shumë të dashurin Profet (salla Allahu te'ala alejhi ue selem) të ketë thënë, "Gjithmonë ekzistojnë 40 persona në mesin e ummetit tim. Zemrat e tyre janë si ajo e Hazreti Ibrahimit (alejhis Selam). Allahu teala i shlyen robërit e Tij njerëzor nga fatkeqësitë për hir të tyre. Ata janë quajtur Abdaal. Ata nuk arrijnë te kjo shkallë nga kryerja e namazit,agjërimit,ose duke dhënë zekat."

Ibn Mesudi (Radi Allahu te `ala-Allahu anhu) e pyeti," Ja RasulAllah (Salla Allahu Te'ala alejhi ue selam), me çka do të thotë që ata të arrijnë këtë shkallë? " "Ata arrijn atë duke qenë bujar, dhe duke i këshilluar muslimanët," tha i Dashuri Profet (salla Allahu te'ala alejhi ue selem).

Duhet ta mbani mend se edhe pse të gjithë evlijat e Allahu janë të barabart sa i përket vilajetit, është e theksuar se, ata dallojnë sa i përket çështjes së statusit.

Kerametet e Evliave

[redakto]

Një akt mbinatyror , ose mrekulli ,e kryer nga një Veli , është i njohur si Keramet. Njerzit duhet të kuptojnë se kryerja e mrekullive , nuk është e nevojshëme për ta vërtetuar gjendjen e shenjtërisë . Ka disa njerëz , kur ata mësojnë apo dëgjojnë për evlija , ai ose ajo menjëherë hulumton për mrekulli . Ata mendojnë se pasi ata nuk kanë dëgjuar për ndonjë mrekulli , ai person nuk mund të jetë një Veli . Kjo është krejtësisht e pasaktë. Ndërsa për ta mohuar kerametin e një Veliu është një shenjë e injorancës dhe drejtim i keq , pasi kjo është dëshmuar në Kur'an .

Kurani Kerim rrëfen për kerametin e Hazreti Asifit (radi Allahu te'ala anhu) , i cili ishte një Veli nga ummeti i Hazreti Sulejmanit ( alejhis selaam ) . Hazreti Asifi ( radi Allahu te `ala anhu ) për sa qel e mshel sytë,prezantoi fronin e Bilkizes para Hazreti Sulaimanit ( alejhis selaam ) , e cila ishte në një vend shumë të largët . [ Sure 27 , Ajeti 10 ]

Një tjetër transmetim është kur Hazreti Zekerija ( alejhis selaam ) në pyetje të Hazreti Mejremes ( Radi Allahu Te'ala anha ) , nënës së Hazreti Isa( alejhis selaam ) , në lidhje me frutet të cilat ishin jashtë sezonit , që ai pa në vendin e saj të adhurimit . Ajo tha se kishin ardhur nga All-llahu .[ Sure 3 , Ajeti 37 ] .

Nënat e Profetëve janë Evlia.

SI TË NJOFIMË NJË VELI

[redakto]

Metoda e njohjes së një Veliu dhe një jo-Veliu. Njohja e Veliut është për të ndrequr zemrën e dikujt dhe mendjen, dhe për të përvetësuar shoqërin e tij. Pastaj,nëse ju gjeni se shoqëria e tij gjeneron mendim dhe dashurinë e Allahut në zemrën tënde, atëherë ai është Veli.

Në të kundërtën, nëse zemra kënaqet në mendimet e kësaj bote, atëherë ai nuk është një Veli, sepse thuhet se, "Zemra është një pasqyrë e një tjetër zemre".

Imam Neveviu (radi Allahu te`ala anhu), dhe gjithashtu Ibn Maxhe (radi Allahu te'ala anhu) raportojnë se kur

Seidina ResulAllahu (salla Allahu te`ala alejhi ue selem) është pyetur në lidhje me karakteristikat e evlijave, ai deklaroi se : "All-llahu kujtohet kur ti shihni ata."

ALLAHU I SHPALL LUFTË ARMIQVE TË EVLIAVE

[redakto]

Në Buhariu Sheriif , raportohet nga Hazreti Ebu Hurejre ( radi Allahu te `ala anhu )një Hadith Kudsi :

Më i Dashuri Profet ( salla Allahu te’ala alejhi ue selem) ka thënë

se Allahu ka thënë:

"Kushdo që tregon armiqësi ndaj një miku tim , unë do të jem në luftë me të."

Kush e ka guximin për të qenë në luftë me Allahun ? Sigurisht , ata do të jenë shkatërruar ! Prandaj , është e rëndësishme që Evlijat duhet respektuar dhe nderuar . Kushdo që nuk respekton dhe fyen evlijatë, do të marrë pa dyshim zemërimin e Allahut .

Hazret Khawaja Gharib Nawaaz Mu'inuddin Çhisti ( radi Allahu te `ala anhu ) transmeton :

"Na ishte një njeri që i urrente evlijat . Kur ai vdiq ai u vendos në varr , njerëzit u përpoqën ta kthehenin fytyrën e tij drejt Kiblës , por fytyra e tij gjithmonë kthehej nga drejtimi i kundërt . Njerëzit u habitën kur panë këtë ndodhi . Kur një zë doli nga askund dhe njoftoj : " E keni të kotë që që përpjekeni për të kthyer fytyrën e tij drejt Kiblës , sepse ai kthente fytyrën e tij në tjetër anë për mos ti parë evlijatë , dhe se ai që deshi ta kthej fytyrën me neveri prej miqve të mi , unë do të kthej fytyrën time kundër tij . Ai është shpirti i denuar, dhe në ditën e gjykimit , njerëzitë e tillë do të shfaqen me fytyrat e gomarëve ."

RËNDËSIA E TË DASHURUARIT EVLIJAT

[redakto]

Allahu i shpalli Musait ( alejhis selaam ) , " Çfarë veprimesh keni bërë për të më kënaqur mua ? " Ai tha: " O Allah , unë të jam lutur ty ,kam agjëruar, dhe kam paguar sadaka . "tha Allahu , " Lutja është një provë e qartë për ju ,agjërimi është mburojë për ju ,dhe bamirësia është hija juaj . Por çfarë ke bërë për mua ? " Hazreti Musai ( alejhis selaam ) pastaj pyeti , " O Allah , më tregoni i cili veprim është vetëm përju . " Ka thënë Allahu :" O Musa , a e keni dashur dikë për hir timin , dhe urryer dikend për mua? " ( Ihja al-Ulum id-Din , Vëllimi II )

Nga kjo , mund të themi se edhe pse ne kurrë nuk kemi parë shumë Evlija të mëdhenj, por ne vetëm i duam ata, sepse ata e duan Allahun , dhe Allahu i do ata. Prandaj, ne i duam ata për hir të Allahut , dhe ne duhet ta distancojm veten nga ata që nuk i pëlqejnë miqtë e All-llahut , se ne do të urrenim ata për hir të Allahut .

Hazret Khwaja Farīduddīn Mas'ūd Ganjshakar ( radi Allahu te `ala anhu ) ka transmetuar :

"Një djalë i ri mëkatar vdiq në Multan . Dikush e pyeti atë në një ëndërr , se çfarë ishte gjendja e tij në ahiret . Ai u përgjigj se Allahu e kishte falurur . Ai shpjegoi se një ditë , kur Khawaja Bahá - ul- Hak Zakarija Multani ( radi Allahu te`ala anhu ) ishte duke kaluar aty pari , ai e kishte puthur dorën e tij me respect të madh . Për shkak të këtij respekti, ai kishte qenë falur."

EVLIATË E ALLAHUT JANË TË GJALLË NË VARRET E TYRE

[redakto]

Allahu ( xhele shanuhu ) thotë në Kurani Kerim:

"" Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti I tyre.”

“Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka frikë dhe as që kanë pse të brengosen."" [Surja 3 Ali-Imran , ajeti 169-170 ] .

Siç e kemi shpjeguar më herët se evlijat janë ata që kanë arritur afërsin e Allahut . Arritja e kësaj afërsinë nuk është e lehtë , sepse ka pengesa të caktuara . Një nga pengesat më të mëdha që i bën njeriut janë për ti vën nën kontroll dëshirat joshpirtërore ( nefs - ul- ammarah ). Në këtë drejtim , lufta me Vetë-Veten (Nefsin-Egon) ka qenë i konsideruar si një Xhiihad-i-Ekber ( beteja e madhe ) , në kontrast të Xhihadit-i-Asghar ( beteja e vogël , e cila luftohet në fushë betejë ) . Ky koncept rrjedh nga një hadith shum i popullarizuar i Më të Dashurit ( sala Allahu te'ala alejhi ue selem ) , në të cilën ai iu tha shokëve të tij që ishin kthyer nga një betejë :

" Ju jeni kthyer nga një betejë e vogël për te një betejë e madhe . "

Ai u pyet më pas nga shokët , " Çfarë mund të jetë një betejë më e madhe se që ne kemi luftuar? "

Ai ( sala Allahu te'ala alejhi ue selam ) , iu përgjigj: "Lufta kundër nefsit (vet vetes) ."

Imam Gazaliu ( radi Allahu te `ala anhu ) thotë në Ihja al Ulum Vëllimi IV : ‘Vdekja nuk mund të shkatërrojë shpirtin , i cili është vendi i Ma'rifat Allahut , sepse ajo është diçka shpirtërore . Vdekja shkakton ndryshimin e gjendjes së shpirtit , dhe heq atë nga burgu i cili është kafazi trupor . Ajo nuk ka fund siç thotë Allahu:

"Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti I tyre.”

“Janë të gëzuar me atë që u dha Allahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka frikë dhe as që kanë pse të brengosen. " [Surja 3 Ali Imran , ajeti 169-170 ]

Ne nuk duhet të mendojmë se ky pozicion është fituar vetëm nga ata që janë dëshmorë në fushën e betejës , sepse me çdo frymë një Arif ( ai që ka njohur krijuesin e tij ) është një martir . "

Nga citatet e mësipërme ne mund të nxjerrim një përfundim se në qoftë se ata që luftuan në beteja më të vogla janë të gjallë , atëherë me siguri , pa asnjë dyshim , ata që luftuan në betejën e madhe janë GJALLË !


•Enes ibn Malik transmeton që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Teksa isha duke udhëtuar me Xhibrilin a.s drejt xhamisë Aksa, kaluam pranë varrit të Musait a.s. Ai qëndronte në këmbë, duke u falur në varrin e tij. Varri ndodhej përbri dunës së kuqe. Nëse do të kishit qenë me mua, do t’ua kisha treguar varrin.” [Sahih Muslim, Libri 030, Hadithi Nr. 5858]


Imam Ebu Naimi ( radi Allahu te `ala anhu ) , në librin e tij " Hiljaat - ul- Evlija " , transmeton nga Hazreti Seidi ( radi Allahu te `ala anhu) ,të ketë thënë se:

“"Pasha Allahun , Hamid Tawili dhe unë vetë ishim duke e varrosur Hazreti Thabit Nibhaanin ( radi Allahu te `ala anhu ) . Derisa ne vendosnim gurët përfundimtar , një shkëmb aksidentalisht ra në varr . Unë hyra në varr për ta rregulluar dhe shikova për bire në varr , unë e pashë Hazreti Thabit Nibhaani ( radi Allahu te `ala anhu ) ishte gati për të kryer namazin , dhe ai lutej Allahut në këtë mënyrë: "O Allah ! Ti iu ke dhënë krijesave tuaja të caktuara leje për të kryerë namazin e tyre edhe brenda varrit . Ma jep edhe mua këtë leje të njëjtë" Kjo ishte me të vërtetë prej mëshirës së Allahut që të mos tia refuzojë duanë atij."”

Hazret Thabit Nibhaani ( radi Allahu te `ala anhu ) ishte një Tabe'inë ( Ata që pan Sahabat pas vdekjes të më të Dashurit Profetit ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem ) .

Rreth miqve të Allahut

[redakto]

Evliatë e Allahut

[redakto]

Për orientimin e besimtarëve , dëshmi nga Kur'ani Kerim , Hadithi dhe burime të tjera të shkrimeve të shenjta lidhur me çështjen e mrekullueshme dhe vendimtare në lidhje me Shenjtorët ose Evlijatë e Allahut . Fjalët Veli , Evlija në shumës dhe Valaj janë të gjitha me origjinë në Kuran me kuptimin VELI si rrënjë : për të qenë pranë , që të jetë një mik , për të qeverisur .Kjo fjalë duket në Kur’ani Kerim në forma të ndryshme më shumë se 200 herë .

Për ata në komunitetin islam ( umetin ) të cilët pa dashje mohojnë shkencën e tasawufit ( përsosmërish shpirtërore ) ose të lënies anash të xhihadit të brendshme të besimtarit (në përpjekje shpirtërore ) kufizojnë kuptimin e " miqve të Allahut ' si ' adhurues të devotshëm " , e cila është ajo që çdo besimtari duhet tia mësyj të jetë .


-Por cilat janë Cilësitë dhe favoret nga ata dhe çfarë është funksioni i tyre në Umet?

Ne mendojnë se do të ishte e dobishme për të tërhjekur para së gjithash vëmendjen për punën e bërë nga Mishel Chodkiewicza titulluar “ Vula e të gjithë Shenjtorëve ; Profetësia dhe Shenjtëria” në lidhje me doktrinën e Hazreti Ibn Arabit ( radi Allahu anhu) nga e cila ne kemi zgjedhur për të cituar .

Së pari , Allahu është Zoti dhe Mbrojtësi ( Velia ) i njeriut ; pasiqë njeriu është ai duke u testuar ai është në kërkim të domethënies në jetë , për tu plotësuar dhe ta arrij qëllimin. Kur besimtari kupton e pranon se e vërteta , drita dhe kuptimi që rrjedhin prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij të Dashur ( sala Allahu alejhi ue selam) , ai do të largohet nga zbavitja e botës më të ulët ( dynjasë ) , nuk favorizon tjetër përveq Perëndinë do të kthehet te Allahu në çdo gjë që bën dhe ka për qëllim , për shkak se :

" Ai ( All-llahu ,i lartësuar Madhëria e Tij ) është miku i tyre ( Velive ) dhe ata janë miqtë e tij ( evlijat ) . " KAM211

Allahu thotë në Kuranin Kerim : “All-llahu është mbikëqyrës (walî) i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” [Surja 2 El Bekare ajeti 257]

“Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq (awlijâ'u) të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim…." [Surja 8 El Enfalë ajeti 72]

“Në atë vend ndihma (walâjah) është vetëm e All-llahut të vërërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.” [Surja 18 El Kehf ajeti 44]

“Ta keni të ditur se miqtë e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) as kurfarë brengosje…. [Surja10 Junus ajeti 62]

Është një koment mbi këtë ajetin e fundit të përmendur Kur'anor në një Hadith (kudsi) të famshëm, ku Allahu (xhele shanuhu) me gojën e të Dërguarit të Tij të Dashur (sala Allahu te'ala alejhi ve selem) thotë se pse ata nuk do të kenë frikë as pikëllim:

“Allahu Teala kështu urdhëron: ‘Çdokush që i bën armiqësi ndonjërit prej miqve (velive) të Mi, patjetër Unë atij i shpalli luftë. Robi Im, me asgjë tjetër nuk më afrohet si me ibadete farz, që janë më të dashurat për Mua. Pastaj, robi Im vazhdimisht më afrohet me ibadete nafile. Në fund, atë e dua. Nëse robi vazhdon të më afrohet me nafile derisa Unë ta dua, atëherë bëhem syri me të cilin sheh, veshi me të cilin dëgjon, gjuha me të cilin flet, dora me të cilin mban, këmba me të cilin ecë. (Tash që robit i kam dhënë një nur të veçantë dhe një kompetencë). Ai sheh me Mua, dëgjon me Mua, flet me Mua, mban me Mua, ecë me Mua. Çka kërkon nga Unë, atë i jap. Te Unë strehohet, atë e mbroj dhe unë nuk hezitoni të bëj asgjë sikurse unë hezitoni të marrë shpirtin e besimtarit, sepse ai e urren vdekjen, dhe unë urrej të zhgënjej atë." Ky hadith ësht transmetuar nga Ebu Hurejre (Radi Allahu Te'ala anhu) në Buhari, vëllimi 8, Hadithi 509.”

Pra, është e qartë se evlijatë janë nën kujdesin e dashur dhe mbrojtjen e Allahut të Plotfuqishëm. Ata janë ata që "më nuk jan subjekt i orekseve natyrore, as nuk jan subjekt i dëshirave të shpirtit." SIA40 Të liruar nga pengesat e kësaj bote dhe prej shpirtit të tyre ata mund ta kushtojnë veten vetëm në funksionin e tyre origjinal.

Sigurisht që Udhëheqësi ynë dhe Mjeku i zemrave, i Dërguari më i dashur i Allahut, Seidina Muhamedi (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) nuk është në nivelin tonë ose stacion në lidhje me Allahun (subhanehu ue-teala) ose në lidhje me krijimin . Pra, çfarë është stacioni i evlijave, kur ne kujtojmë se çdo profet është një veli, por jo çdo veli një profet? Disa citate nga imami jonë i drejtë mund të japë një shpjegim:

"Ju është dhënë evlija-ve nga Allahu që më parë ta shijojn dhikrin e Tij dhe që të kenë qasje në afërsinë e Tij. Jeta e trupit të tyre është ajo e qenieve tokësore dhe jeta e shpirtit të tyre është ajo e qenieve qiellore. "- shkruan Ebu Se'id el-Kharrâz në Sulami's Tabaqât.


Ebu Nu`ajmi citon këto fjalë:

"Shërbyesit që Perëndia i do më së shumti janë të devotshëmit dhe të fshehurit. Kur ata janë larg askend se merr malli për ta, dhe kur ata janë të pranishëm ata janë të injoruar. Ata janë Imamët e udhëzimit të mirë dhe pishtarët e dijes." Sujuti, el-Fahr al-Kabir, iu referohet tek “ Hilyat-ul awliyâ” autor: Abu Nu`aym.



Al-Kushajri definon Velitë si:

"Ata që bindja e tyre arrin përhershmërinë pa ndërhyrje të mëkatit te ta; të ciliët i ruan dhe i mbron All-llahu Më i Lartë, në mënyrë të përhershme, nga dështimet e mëkatit me anë të fuqisë së akteve të bindjes. " në “Rasa'il” autor: Ibn `Abidin, (2:277)


Velitë nuk kan të bëjnë me manifestime spektakolare dhe asnjë Veli nuk përpiqet fare për to. Larg nga ajo - evlijat janë të fshehur siç është përshkruar në fjalët e Ebu Jezid el-Bistamit (radi Allahu te'ala anhu) në një mënyrë që "shenjtori i All-llahut nuk ka tipar me të cilin ai është i dallueshëm, as ndonjë emër me të cilin ai mund të quhet. "SIA36 Si 'Imamët e udhëzimit të mirë dhe pishtarë të dijes' funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm. Në lidhje me këtë, Ibn Arabi (Radi Allahu te` ala anhu) thotë se Evliaja janë "hija e funksionit profetik," ashtu si funksioni i profetëve janë "hija e funksionit hyjnor."

Kjo gjithashtu do të thotë se velit kan të bëjnë me ndarjen e karakterit hyjnor (takhalluk-ut). Kjo është e mundur sepse njeriu ende ka një hije të disa prej cilësive të Allahut, si 'jetës', 'mëshirë', ose 'dituris'. Veliu është gjithashtu një koncept i deklaruar shprehimisht në suren El-Maide:

“Mik (i afërt) i juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan dhe falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues)” [Surja 5 El Maide, ajeti 55]

Kjo është kanali udhëtues i besimtarit për synimin e tij shpirtëror dhe për këtë arsye drejtimi në të cilin ai duhet të kthehet kur të hyn në këtë udhëtim madhështor, që është Rruga drejt Allahut (Tarik ila-Allah).

Duke analizuar stacionet e shumta në këtë Rrugëtim, R. Baqlî shkruan për velitë:

• Fillimi i Rrugës është vullneti (apo dëshira shpirtërore, irâdah) dhe është shoqëruar nga betejat shpirtërore. • Mesi i Udhës është dashuria (për vetëm All-llahun, mahabbah) dhe kjo është e shoqëruar me zemërgjerësi të mrekullueshme (Keramet). • Fundi i Rrugës është gnosa [njohuri të drejtpërdrejtë intelektuale intuitive, ma'rifet) dhe kjo është e shoqëruar me soditjet (e hyjnores - mushâhadât)

Të lartpërmendurat ngjallin afërsinë ose afërsia mes veliut dhe Zotit të tij (Perëndisë). ("Por për aq sa velitë vlejn te All-llahu, ajo është edhe nus’ra, Ndihma hyjnore nga e cila" ai përfiton dhe e cila ka qenë premtuar. SIA42) Gjithashtu është e qartë se "rruga e dijes 'nuk është kundërshtuar nga' mënyra e dashurisë ', ata me të vërtetë janë thjesht aspekte të ndryshme në tasawufin islamik, si çdo "veli është edhe një arif (njohës) dhe një muhibb (dashnor). "

Ibn el-Xhevzi ka thënë:

"Miqtë e All-llahut dhe të drejtë janë vetë qëllimi i gjithçkaje që ekziston (el-evlija ue el-salihun hum el-maksud min al-kawn), ata janë ata të cilët janë mësuar dhe praktikuar me realitetin e dijes ... Ata (evliatë) që praktikojnë atë që ata e dinë, kalojnë me pak gjëra në këtë botë, kërkojnë botën tjetër, mbesin të gatshmëm për të lënë këtë botë me sytë e zgjuar dhe me pregaditje të mirë, në krahasim me ata që thjesht janë të njohur vetëm për diturinë e tyre. "

“Sifat al-Safwa” autor: Ibn el-Jawzi, (Beirut edicioni. 1989/1409) faqe. 13, 17.

ALL-LLAHU DI MË SË MIRI

Afërsia me Evlijatë

[redakto]

' Umer ibn Se'id el - Futi '

[redakto]

Umer ibn Se'id el - Futi ka thënë :

Ta dini se Afërsia me ithtarët e Allahut ( subhanehu ve teala) dhe për të qenë afër tyre, është që të jeni të lidhur me Allahun al- Kerim dhe duke qëndruar në Praninë e Tij . Për shkak se ata janë Mjetet për te mëshira e Allahut në këtë Jetë dhe në Jetën-e-Përtejme . Nga duart e tyre zbresin bekimet nga Allahu Mëshirplot për të gjithë ata që janë të privuar ( mahrumiin ) dhe ata janë Ndërmjetësues në mes nesh dhe Allahut . Në qoftë se nuk do të ishin ata , asgjë e kësaj bote nuk do të ekzistonte .

Allahu tha: " O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun , Allahu u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja . " [ Surja 47 Muhammed, ajeti 7 ]

Në lidhje me këtë ësht transmetuar nga Tirmidhiu një Hadith kudsi, që thotë " Në qoftë se nderoni evlijan tim , unë do të nderoj ty. "


Allahu ( xhele shanuhu ) thotë: " Ai që dëshiron për shpërblim për këtë jetë , ne do të ofrojmë atë për të. Ai që dëshiron për shpërblimin e ahiretit , ne do të ofrojmë atë për të. "

E dijetartë e Allahut than , “Shpërblimi i kësaj bote ësht afërsia me evlija . Dhe shpërblimi i botës tjetër është afërsia me Al- Hakk” .

Allahu i Lartësuar thotë: “….Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…. “ [Surja 5 El Maide ajeti 02 ].

Disa prej dijetarëve të Allahut kan thënë: " Për të ndihmuar njëri-tjetrin në drejtësi dhe Takva ( d.m.th) të ju bindesh njohësve me themel të fesë në mesin e hoxhallarëve dhe shehlerëve . Mos iu refuzo asnjë mundësi për tiu ndihmuar . Ata nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin në mëkat , (d.m.th) duke qenë të zënë me jetën e kësaj bote . Dhe me armiqësi (d.mth) duke rënë dakord me Qëllimet e Epsheve dhe Egos . "

Allahu (xhele shanuhu) thotë, "Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen)" [Surja 9 Et Tewbe ajeti122]

El-Araais ka komentuar, "Kjo është për të kuptuar realitetet e vendimeve të Dijes për Allahun, Ligjin Hyjnor, Udhën dhe Realitetin. “

Kurse opinioni i Sahl ësht, "Udhëtimi më i mirë është nga dëshira për të përdor intelektin: me ikë nga injoranca për në dituri; me ikë nga kjo jetë për në botën tjetër; që të bëhesh pjesëmarrës në të mirë e të ikësh nga pushteti dhe fuqia; duke ikë nga të qenit pauses i egos për të pasuar ndërgjegjshëm rrugën e Perëndisë; me ikë nga kjo tokë për në qiej; me ikë prej krijimit e me shku te krijuesi Allahu xhele shanuhu.”

Mendimi i Al-Murtaash ësht se, "Udhëtimi është dy shkalla:

-Për të mësuar bazat e vendimeve të fesë dhe të Ligjit Hyjnor (sheriatin).

-Për të mësuar mirësjelljen e të adhuruarit Allahun dhe për të luftuar me vet-veten (nesfin-egon).

Në radhë të pare njeriu duhet drejtouar nga të mësuarit e ligjeve të sheriatit (ahkam), kështuqë fton krijesën për te Allahu. Dhe pastaj ai drejtohet nga të mësuarit e betejës me vetë-veten e mëson krijesën për sjelljen e duhur nga shembujt më të mire (që ai i ka mësuar nga shehlerët). Ky lloj i udhëtimit është për All-llahun, që nënkupton duke parë të Dashurit e All-llahut duke mësuar nga: shembujt, mësimet dhe mirësjellja e tyre (Adab). Për shkakun se këta njerëz jetojnë në mesin tonë Bekimet e All-llahut na kaplojn neve dhe të gjitha krijesat në çdo vend. "

Është thënë në lidhje me atë që thotë Allahu :

“(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqëainë e Allahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.”[Surja 59 El Hashrsh ajeti 8]

Në lidhje me këtë është spjeguar se kanë emigruar për hir të dashuris që kan për të varfërit që të shoqërohen dhe të maten me ta sepse Varfëria është rruga e së Vërtetës . A nuk e shihni se

I Zgjedhuri ( sala Allahu te'ala alejhi ue selam ) u ul me ta dhe tha: " Të vdekurit tonë për të vdekurit tuaj dhe jeta jonë për të jetuarit tuaj”.

Dhe kur All-llahu thotë:

" Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar"[Surja11 Hudë ajeti113 ] .

Do me thënë të ndahemi nga shembulli i atyre që adhurojnë sa për sy e faqe, injorantëve dhe atyre që mblidhen për hir të së keqes, të largohemi prej atyre që mblidhen nga dashuria për tu nderuar në mesin e njerëzve dhe për të udhëhequr të tjerët . Dhe jo të varemi nga Egoja jonë Tiranike që është injoronte e drejtësis së Allahut ( xheleshanuhu ) .

Në lidhje me këtë: Al-Kashaani ka thënë: “Ai i cili nuk rri me një udhërrëfyes (Imam) i cili është një mjek i zemrës (hakim), është gjithmonë në humbje ".

Hamud el – Kasar ka thënë , " Mos rrini me Ithtarët e Dinakëris . Nëse rrini me ta, do të ju parandalohet të rrini me Ithtarët e Virtytit.

Kurse, Xhaferi ka thënë , " Mos i besoni egos (nefsit) tuaj , sepse ai është një tiran " .

Dhe Sahl ka thënë: " Mos rrini me ithtarët e risive në fe."

Allahu ( xhele shanuhu ) thotë:

" O ju që besuat! Kinie frikë Allahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim " [Surja 5 El Maide,ajeti 35 ]

Dijetarët (shehlerët) tanë thonë : "Kërkoni për tu afruar te Allahu me mënyrën që nuk ndahet nga Allahu në mënyrë që ju të mund të arrini te Ai. Dhe nuk ka mjet më madhështor për te Allahu se Profeti ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem) . Dhe nuk ka asnjë mjet më të mirë për te Profeti ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem ) , përveç dërgimit të selavateve mbi të ( salla Allahu te'ala alejhi ue sel-lem ) . Ajo që është e dëshiruar që ne të përdorim si rrugëtim ( Wasila ) për te Allahu është një Shejh i Përkryer (dijetar musliman i përkryer). Sepse Ai është mënyra më e mirë për të arritur te Allahu . Njeriu ka me qenë me ata që i do dhe njerëzit që i don , ai është prej tyre .

Siç ësht transmetuar në Buhariu ( radi Allahu anhu) se një njeri erdhi tek Profeti ( salla Allahu te'ala alejhi ue selem) dhe e pyeti për Orën e Fundit:

"Kur është kijameti? " Muhamedi ( sala Allahu te'ala alejhi ue selem ) tha , " Çfarë keni përgatitur për të? " Njeriu tha , " Asgjë përveç unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij . " Muhamedi ( sala Allahu te'ala alejhi ue selem ) ka thënë: " Me siguri ju do të jeni me ata që ju i doni . " Enesi ka thënë: " Unë e dua Profetin ( Salla Allahu te'ala alejhi ue selam ) Ebu Bekrin dhe Omerin , ( Allahu qoftë i kënaqur me ta ) .Shpresoj që të jem gjallë , ndërsa ata janë të gjallë . " Muhamedi ( Salla Allahu te'ala alejhi ue selam ) ka thënë: " Një njeri është mbledhur në Ditën e Gjykimit në Fenë e vëllait të tij . Pra, të jeni të kujdesshëm për ata që ju i miqësoni . "

Dhe në qoftë se ju e dini këtë vëllai im, ju nuk duhet të bëheni shokë me ndonjë përveç të atij që të ngre lart për te Allahu dhe ju tregon rrugën drejt Allahut. Ky nuk ka për të qenë dikush tjetër, përveç atij që është i lirë nga çdo gjë tjetër përveç Allahut. Nuk ka kënaqësi më të madhe (për besimtarin e vërtetë) se sa miqësia e tyre dhe nuk ka lumturi përveç në shërbimin e tyre dhe shoqëria e tyre. Pra, të jeni gjithmonë me ta në zemrat tuaja. Lumturia do të ju arrijë me anë të shoqëris së tyre dhe ju do të përfitoni shumë nga ata. Në qoftë se ju uleni me ata që janë të lumtur, ju do të jeni të lumtur. Kurse në qoftë se ju uleni me të pakujdesshëmit, të qenit të pakujdesshëm do të jetë kënaqësi për ju. Ndërsa në qoftë se ju do të uleni me ata që e kujton Zotin e tyre (dhikrullah), kjo do të ju zgjoj nga gjumi juaj dhe duke qenë të ndërgjegjshëm do të jetë e këndshme për ju. Sepse ata janë Grupi në të cilin nuk ka ankth në të ulurit me ta.

Të kërkuarit ndihmë (duaja) përmes evlijave

[redakto]

Besimi i Ehli-Sunetit në lidhje me kërkimin ndihmë përmes evlijave

[redakto]

Alimi Seidi dhe Alimi Abdul-Hakim Sherif Kadri shkruajn:

"Është më mirë që ndihma të kërkohet direkt nga All-llahu, më i Larti, dhe me anë të wasilës (ndërmjetësimit) të enbija ose evlijave. Nëse një individ kërkon ndihmë nga enbijat apo evlijave për të marr ndihmë prej All-llahut, më të Lartë, personi nuk bën kufër. " [Sharh Muslim, 'Allama Sa'idi, Nidaa-e-Ya Muhammed, faqe 30 nga' Allama Sharf Qadri]

Sheikh el-Alawi al-Maliki, Myftiu i Mekës shkruan: "Kur ne kërkojmë ndihmë nga enbijat dhe evlijat, si një mjet, ajo është nëpërmjet lutjes së tyre (du'a) që ata të na ndihmojnë. Merrni për shembull Ditën e Gjykimit kur ummeti do të përfitojnë nga Profeti ynë i Dashur, Hazreti Muhammed Mustafa (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe). Kjo quhet të kërkuar ndihmë përmes enbija dhe evlijave dhe gjithashtu për ti kërkuar atyre për të bërë du'a për ne, kjo mund të quhet ndihmë ose istishfah ose tawasul. [Ziyarat e Varrit, faqe 213, nga myftiu i Mekës, 'Allama Shejh Muhamed al-' Alawi al-Maliki al-Makki]




Lejimi për të kërkuar ndihmë prej të devotshmëve

[redakto]

Ibn Tejmija dhe Kadi Sheukani citojnë hadithin e mëposhtëm: 'Abdullah bin Mesudi, (Allahu qoftë i kënaqur me të), raportoi se Pejgamberi ynë i dashur, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), deklaroi:

"Nëse ju gjeni veten të bllokuar ndonjëherë vetëm në një vend të shkretë apo xhungël, atëherë të thuani:" O shërbëtorë të Allahut!Më ndihmoni, Allahu pastë mëshirë mbi ju. "”

[El-Kalim al-Tayyib, faqe 69, nga ibn Tejmijes, dhe Kadi Shawkani në Tufhat ad-Dhakireen, faqe 130. Ibn Sunni, Imam Bazaar, Hafidhh al Hasamim dhe Imam Neveviu gjithë citojnë këtë hadith në librat e tyre të ndryshme.]

Ky hadith, tregon se mund të kërkojmë ndihmë nga ata që ne nuk mund ti shohim, si engjëjt, miqtë e All-llahut, xhinët, dhe se kjo nuk mund të thuhet se është një akt i gabuar. Mullah Ali al-Qari shkruan se i dashuri jonë Profeti Muhammed, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), ka thënë se:

"“Nëse ju jeni vetëm në xhungël thoni, "O shërbëtorë të Allahut! Më ndihmoni." E robërit e Allahut janë engjëjt, muslimanët, xhinët, ose abdal-ët. Ky hadith është i dobishëm për udhëtarët.”"[El Hirzu el-ThAmin, faqe 378, nga Mulla 'Ali Qari]

Evliatë kanë Kapacitet të Ndihmojnë përtej Aftësive Njerëzore

[redakto]

Profeti Sulejman, paqja qoftë mbi të, pyeti shokët e tij të cilët mund të sjellin fronin e mbretëreshës së Shibas në oborrin e tij.

Allahu thotë, duke e përshkruar këtë në Kurani Kerim:

“” Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, para se të ngritesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!” “E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”” [Surja 27 En Neml,ajeti 39 dhe 40]

Hafidh Ibn Kethiri shkruan në lidhje me këtë ajet se njeriu që e solli fronin quhej Asif bin Barkhija. [Tefsir Ibn Kethiri]

Na ishte një sahabi i quajtur Seleme bin Akwa (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ishte plagosur aq rëndë në këmbë e tij sa njerëzit filluan të mendonin se ai do të vdiste si një martir. Seleme( Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: "Unë shkova tek i Dërguari i Allahut, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), dhe i tregova atij rreth plagës sime, ai fryu mbi plagën time tri herë dhe unë u shërova në çast. " [Mishkat, Kapitulli mbi virtytet e Sejjid el-Mursalin]

Ibn Kethiri shkruan: "Gjatë kalifatit të Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të,u shfaq një zjarr në shkretëtirë 'Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) e pyeti Tamim el-Darin (Allahu qoftë i kënaqur me të) për ta ndihmuar atë. Ata së bashku shkuan te zona e zjarrit dhe Tamim el-Dari (Allahu qoftë i kënaqur me të) filloi të mblidhte zjarrin me duart e veta dhe e futi zjarrin në një vrimë në tokë. Kjo ishte një keramet i Tamim el-Darit (Allahu qoftë i kënaqur me të). " [Tarikh Ibn Kethiri, Vëllimi. 6, kapitulli për Mrekullit, dhe Sirat un-Nabi,nga Ibn Kethiri, kapitulli për Mgjizet]

Një vend tjetër, Ibn Kethiri shkruan: Gjatë kalifatit të Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të), guvernatori i Egjiptit i qoi letër Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke i kërkuar ndihmë se lumi Nil nuk ishte rritur (për ti vërshuar tokat). Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) e shkroi një letër në kthim dhe iu drejtua me shkrim vetë lumit. Kjo letër u vendos më pas në lumë, dhe përmenjëher uji i Nilit filloi të rritej (e i vërshoi tokat). [Tarikh Ibn Kethiri, vëllime 1 dhe 8, kapitulli për Lumenjtë dhe kapitullin për Hilafetin e 'Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të.]

Transmetimet e mësipërme dëshmojnë se një kategori e caktuara e njerëzve, edhe pse ata nuk janë Pejgamberë, janë në gjendje të bëjnë veprime supernatyrale të cilat në kushte normale janë të pamundura. Së dyti,transmetimet dëshmojnë se mund të kërkoni për këto vepra mbinatyrore nga kategori e caktuar njerëzve (evliave).

Nëse kjo nuk do ishte kështu,atëherë pse profeti Sulejman( paqja qoftë mbi të)do pyeste Asif-bin-Barkijan për të sjellë fronin e Bilkizës (Mbretëreshës së Shibës)?. Pse Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) do kërkonte nga Tamim el-Dari(Allahu qoftë i kënaqur me te) për të shuar zjarrin e ndezur?. Pse Seleme bin Akwa (Allahu qoftë i kënaqur me te) kërkoi nga i Dërguari i Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) që mrekullisht ta kuronte plagën e tij?. Dhe pse guvernatori i Egjiptit do pyeste Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të) për të bërë rritjen e lumit Nil?. Pra, nga kjo përmbledhje mund të vijm në përfundim se , është e lejueshme për të kërkuar nga personat e devotshëm të Allahut për të bërë diçka të pamundur në kushte 'normale'

Në kundërshtimin e kësaj, Muhamed bin Abdul-Vahab shkruan se njerëzit që pretendojnë se është e lejuar për të kërkuar ndihmë nga të devotshmit citonë dëshmitë e veta të mëposhtme, në mbështetje të argumentit të tijë ai thotë: ‘Kur Ibrahimin, paqja qoftë mbi të, e hodhën në zjarr, Xhibrili paqja qoftë mbi të, ofroi ndihmën e tij për ta liruar atë. Nëse kërkojmë ndihmë nga tjetër përveç Allahut është shirk.’

Atëherë pse ka ofruar Xhibrili ndihmën e tij për Ibrahim? Përgjigja e vërtetë është se ndihma e cila ishte duke u ofruar, ishte në kuadër të kapacitetit të aftësive të tija të dhëna nga Allahu, më i larti, dhe për këtë arsye nuk ësht shirk. [Kitab el Kasfh Shubhat, faqe 23]

Ibn el-Kajjim ka sqaruar në librin e tij ‘Kitab al-Ruh’.

Të devotshmit mund të ndihmojnë nga Distancat e Largëta

[redakto]

Muhamed bin Abdul- Vahabi shkruan :

"Një natë , i Dërguari i All-llahut , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , ishte në shtëpinë e tij dhe u dëgjua duke thënë :" Unë jam këtu ! " tri here, dhe “Juve ju është dhënë ndihma” tri herë .Umm el-Muminin (Nëna e besimtarëve) Majmunah (Allahu qoftë i kënaqur me të) e pyeti të Dërguarin ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , se me ke kishte qenë duke folur pasiqë aty nuk ishte askush i pranishëm. Ai ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , u përgjigj : "Unë isha duke folur me një person të quajtur Raxhiz nga fisi i Beni Ka'ab . Ai kërkoi ndihmë nga unë kundër Kurejshëve . " Umm el – Muminin Majmunah (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se kur ajo përfundoi namazin e Sabahut në mëngjes ,ajo dëgjoi Raxhizin duke thirrur në rrugët e Medines : " Ja Rasul Allah ! Ndihmona dhe thirri shërbëtorët e Allahut për të na ndihmuar . "[ Mukhtasar Sirat ar-Rasul , kapitulli mbi pushtimin e Mekës ]


Ky transmetim tregon se Sahabët kërkonin ndihmë nga i Dërguari i Allahut nga largësia dhe Ai (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) do të përgjigjej thirrjeve të tyre për ndihmë. Kur Rajizi e pyeti Profetin e Dashur të nesërmen në mëngjes për ndihmë, i Dërguari i All-llahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) nuk e ndaloi atë për të kërkuar ndihmë. I Dërguari i Allahut ishte në një distancë, por ai prap e ndihmoi.

Ibn Kethiri shkruan:

Omeri ( Allahu qoftë i kënaqur me të) ndërsa ishte duke dhënë një hydbe të xhumas në Medine bërtitii dhe tha: "O Sariah! Mali". Në këtë moment, Sariah(Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte në një vend në Persi të quajtur Nahavand, i angazhuar në një betejë me armikun. Çfarë nënkuptoj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga thirrja e tij ishte: O Sariah! Kërkoni mbrojtje prapa malit. Sariah (Allahu qoftë i kënaqur me të) me të dëgjuar këtë vendosi ushtrinë pas malit ku e kishin të lehtë të mbroheshin. Kur populli dëgjoi këto fjalë gjatë xhumas ata ishin të befasuar. Pas fitimit të betejës, Sariah erdhi në Medine. Ai iu tregoi se si ata kishin qenë nën sulm nga armiku. Papritmas ata kishin dëgjuar zërin e Omerit dhe u fshehën prapa malit dhe kështu ishin mbojtur. [Tarikh Ibn Kethiri, Kapitulli mbi Hilafetin e Omerit]


Ky transmetim tregon se të devotshmit mund të ndihmojë njerëzit të cilët nuk janë të pranishëm me ta. Po ashtu, kjo është arsyeja pse duke shpallur 'Ja Rasul Allah ", (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), nuk është një akt i shirkut, sepse ai, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), është i vetëdijshëm për thirrjen tonë. Kjo mund të jetë se edhe përshëndetjet (selavatet) janë përcjellë përmes engjëjve te ai ose ai i dëgjon vetë.

Siç Ibn el-Kajjim shkroi:

Një pyetje tjetër që shtrohet është si arsyeje pse, në qoftë se është e mundur për të kërkuar ndihmë dhe këshilla nga i Dërguari (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) pasi ai ka ndërruar jetë, Sahabët nuk kan shkuar të varri i tij i bekuar që të kërkojë ndihmë kur kan pasur ndonjë mosmarrëveshje në mes veti?

Kjo është vetëm skepticizëm. Përgjigjja reale është se nuk ka pasur nevojë për Shokët (Sahabët) të shkojnë e të kërkojnë ndihmë dhe këshilla te varri i të bekuaritë Profet (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) se i Dërguari i Allahut, (Allahu e bekoftë dhe mëshira e paqja qoftë mbi të) tashmë e kishte parathënë në detaje mosmarrëveshjen e shokëve të tij dhe iu ka spjeguar në detaje ç’ka do të ishte e drejtë apo e gabuar, prandaj nuk ka pasur nevojë që Sahabët të pyesin përsëri.

Gjithashtu , i Dërguari i Allahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) ka ndihmuar Sahabët në raste të ndryshme . Këtu janë disa shembuj të përmendura nga Tarikh Ibn Kethiri :

Sahabiu, Bilall ibn al Harith (Allahu qoftë i kënaqur me të) pyeti Profetin ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) për ndihmë gjatë urisë në Medinë gjatë Kalifatit të Omerit ( Allahu qoftë i kënaqur me të ). I Dërguari i All-llahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) i dha ujë Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga dritarja , kur ai ishte i rrethuar nga armiqtë e tij ,për më tepër , edhe e ngushëlloi atë duke i dhënë lajmin se ai do të bie dëshmor dhe do të thyej agjërimin e tij me të në parajsë një ditë më pas . Pejgamberi ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) i dha këshilla Imam Huseinit (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me betejën e Qerbelasë , kur ai ishte larguar për në Kufa, dhe pastaj më vonë në natën para vdekjes së tij I Dërguari i All-llahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) ia dha lajmin se ata do të takohen të nesërmen në Xhennet . [ Tarikh Ibn Kethiri , kapitulli për Kalifatin e Omerit ; Kapitulli mbi Vdekjen e Othmanit , dhe kapitulli mbi Qerbelan ]

Nuk është vaxhib për të kërkuar ndihmë nga të devotshmit, ajo është thjesht e lejueshme. Megjithatë, ne nuk inkurajojmë njerëzit që të kërkojnë ndihmë nga të devotshëmit dhe sidomos ata që nuk dinë të bëjn dallim në mes ndihmës dhe Istishfa-së.

Ata që argumentojnë se për një që i devotshëmi të ketë vdekur, ata nuk janë në gjendje për të ndihmuar, e përfshijnë në këtë referencë edhe të Dërguarin e Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe). Megjithatë, është shumë e çuditshme se kjo nuk ka të bëjë me dijetarët të cilët ata i mbajnë në nderim të lartë. Siç, Ibn el Kajjim shkruanë:

Shumë njerëz e pan Ibn Tejmijen pas vdekjes së tij në ëndrrat e tyre dhe e pyetën mbi shumë pyetje të vështira për çështje koplekse të Fikhut Masaa'il dhe ai u përgjigj për ta në të gjitha pyetjet e tyre. Vetëm ata njerëz mund të refuzojnë këtë të cilët janë të paditur në statusin e shpirtit (Arwah) [Kitab er-Ruh-, fundi i kapitullit 3., Ibn el-Kajjim]

Në qoftë se Ibn Tejmija mund të përgjigjet në pyetjet pas vdekjes, dhe zgjidhjen e çështjeve komplekse të fikhut, atëherë pse nuk është e mundur për të Dashurin tonë profetin Muhamed (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) për të ndihmuar Umetin e tij?

Çdo gjë që ne kemi shkruar më lartë, janë disa nga transmetimet që përfshijnë ëndrrat e njerëzve - dhe për këtë,e disa njerëz mund të thonë se kjo nuk është dëshmi e besueshme në Islam. Përgjigja për këtë është se transmetimet që kemi shkruar nuk janë të gjitha nga ëndrrat, dhe madje edhe nëse transmetimet që kemi përdorur të janë ëndrrat, profeti më i dashur i Allahut, (Allahu e bekoftë atë dhe t'i japë atij paqe), ka thënë:

"Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, pasi që shejtani nuk mund të imitoj dukjen time." [Raporton Ebu Hurejre në Sahih el-Buhari Libri 87, Nr. 122 dhe Sahih Muslim Vëllimi 4].


Pra, të gjitha ëndrrat me të Dërguarin e Dashur të Allahut Muhamedin (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) janë të vërteta.

Gjithashtu, Ibn el Kajjim ka përmend se: Kur shumë njerëzi të shohin të njëjtën ëndrrë dhe atë që ata kanë parë në ëndrrat e tyre në të vërtetë ndodh - për të thirrur këto lloje të ëndrrave si vetëm ëndrrë, kjo është thënë nga njerëzit që nuk kanë sens.[Kitab el Ruh, Kapitulli 3, nga Ibn Kajjim]

Të devotshëmit mund të ndihmojnë, edhe pas vdekjes së tyre

[redakto]

Kur i Dërguari i Dashuri i Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) shkoi për në Miraxh, fillimisht urdhëresa ishte pesëdhjetë lutje në ditë. Pastaj Profetit Musa (paqja qoftë mbi të) e ka këshilluar të Dërguarin e Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), të kthehej tek Allahu dhe të kërkoni për një reduktim në lutjet. Ai e bëri këtë dhe duke bërë këtë disa herë, u reduktua nga pesëdhjetë në pesë namaze në ditë. [Muslimi dhe Buhariu kapitulli i Miraxhit]

Profeti Musa (paqja qoftë mbi të) na ka ndihmuar neve Umetin e të Dërguarit të Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) edhe pasi që ai ka ndërruar jetë.

Disa dëshmi të tjera :

• Ibn Khethiri shkruan se : "” Othman ibn Affan (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë se: “Kur armiqtë ma rrethuan shtëpinë time dhe ma ndalën ujin mua dhe familjes sime, ishim të etur për shumë ditë”. Othmani ka thënë : “Një ditë pashë të Dërguarin e Allahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) më japi ca ujë nga dritarja ime .Pastaj,disa ditë më vonë kulmi im u nda , dhe i Dërguari i All-llahut , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) i shoqëruar nga Abu Bekri dhe Omeri ( Allahu qoftë i kënaqur me ta) , hynë brenda dhe më dhan pak ujë për të pirë , dhe më informuan :Ti do ta thyesh agjërimin me ne nesër.””[ Tarikh Ibn Kethiri , Kapitulli mbi vdekjen e Othmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të ]

•Imam al-Waqidi shkruan se : Ebu Ubeide ibn al-Xharrah (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte udhëheqës i ushtrisë në xhihad për të shliruar Damaskun. Në ëndrrën e tij ai e pa të Dërguarin e Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), e informoi atë se ' Nesër në Damask do të jeni fitimtarë, " dhe Ai ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) u largua me të shpejtë " . Ebu Ubaide e pyeti Profetin : " Pse po kthehesh kaq me ngut ? " Ai u përgjigj : " Ebu Bekri ka vdekur, jam duke nxituar të shkoj për në varrim e tij “[Futuh as sham, Alimi Waqidi]

• Imam el Waqidi shkruan ; Në betejën e Damaskut , një kafir u bë musliman , dhe filloi të flasë arabisht në një çast . Ebu Ubejde e pyeti atë : " ju dje nuk e dinit fare gjuhën arabe , si është e mundur kjo që ju tani flisni kaq rrjedhshëm ? Ai u përgjigj : " Natën e kaluar kam pare në ëndrrë të dërguarin e Allahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) . E pyeta , nëse ju jeni i dërguar i Allahut , atëherë lutuni për mua që unë të flas arabisht . Kur u zgjova në mëngjes e kam gjetur veten se unë mund të flas arabisht '.[ Futuh as Shami , Kapitulli mbi Fath ad Dimishk , Allama Waqidi ]

• Ibn Kethiri shkruan se në vitin 18 të hixhretit gjatë hilafetit të Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) pati zi buke . Omeri dhe Bilalli (Allahu qoftë i kënaqur me ta) shkuan te varri i bekuar i Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , dhe than : “Ja, Rasul Allah ! Umeti juaj është duke vdekur ( nga uria ), lutuni për ne që Allahu të na japë shi " . Më vonë , Bilalli (Allahu qoftë i kënaqur me të) pa një ëndërr në të cilën i Dërguari i All-llahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) ,e urdhëroi Bilallin për të shkuar te Omeri ,të përcjellë selamin e tij , dhe për ta informuar që do të ketë shi dhe se ai duhet të kryejë namaz istiska(namaz për shi صلاة الإستسقاء) ' . Ky është një transmetim shumë autentikë.[Tarikh Ibn Kethiri , kapitulli hilafeti i Omerit , Allahu qoftë i kënaqur me të ]

•Ibn Tejmija thotë se : “Në kohën e një thatësirë , një person erdhi te varri i Profetit tonë dhe u ankua për thatësira. Atëherë ai e pa Profetin tonë ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , të cilit i tha “Shko te Omeri dhe tregoni atij për kryerjen e namazit të Istiska” . Ka transmetime të shumta të vërteta të ngjashme me këtë . [ Iqtisa Sirat al Mustaqim , faqe 373 , Gjithashtu Imam Buhariu në lidhje me këtë e ka përmendur në librin e tij , Tarikh el Kebir , biografia e Malik al dar]


• Ibn Haxher el Asqalani shkruan : Një person erdhi te varri I Profetit a.s. e i tha : " Umeti juaj është duke vdekur ; lute Allahun që të bjerë shi . Saifi thotë : personi që e bëri këtë lutje te varri i të Dërguarit të Allahut , emri i tij ishte Bilal Ibn el - Harith , (Allahu qoftë i kënaqur me të) . Ky transmetim është autentik . [ Fet'h el Bari , Kapitulli mbi al istisqa , Hafidhh Asqalani ]

•Dijetari i institutit Masjid an Nabawi, Ebu Bekr Al-Jazari shkruan : Transmetimi për Bilal bin Harith (Allahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me shkuarjen te varri dhe duke i kërkuar Profetit tonë , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , të lutet për shi , është regjistruar edhe nga Imam Buhariu në librin e tij të Tarikut . Gjithashtu , Hafidhh Asqalani ka regjistruar këtë në Fet'h el Bari ; Imam Bejhekiu e ka përfshirë atë në librin e tij “Dala'il el- Nabuwat” , dhe ajo gjithashtu duket në librin “Musnaf” të Ibn Ebi Shayba , Ibn Ebi Khusayama dhe në Ibn Abd el Barr – ky transmetim i tyre mua vërtetë më ka çuditur . [ Waja a-Yarkudun ,faqe 32 nga Ebu Bekr el- Jazari ]

Po ta dinte Ebu Bekr Al-Jazari se Ibn Tejmijeh dhe Ibn Kethiri kanë shkruar këtë transmetim , ai nuk do të kishte qenë kaq i hutuar .



Një sqarim

[redakto]

Pas leximit të Ibn Kethiri-të , Ibn Tejmije-së verifikimet e Asqalani -të , nuk ka nevojë për të diskutuar më tej në lidhje me këtë transmetimin e Bilallit (Allahu qoftë i kënaqur me të). Megjithatë, ekziston edhe një mundësi se ka disa muslimanë të cilët më pas do të vënë në dyshim transmetimin e këtij hadithi - nëse ai konsiderohej i dobët apo autentikë . Le të shohim tani linjën e transmetuesve të këtij transmetimi .

Transmetuesit e këtij transmetimi janë :

- Abu Muavia

- Imam A'mash

- Ebu Salih Abd el Rahman bin Se'id

- Malik bin Ayyad al-Dar


Dy transmetuesit e parë konsiderohen si transmetues të mëdhenj të hadithit - të gjithë dijetarët e mëdhenj të hadithit kanë marrë transmetimet e tyre duke përfshirë edhe Imam Muslimin dhe Imam Buhariun, kështu që nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e tyre . Transmetuesit e tretë dhe të katërt do të diskutohen tani . Transmetuesi i tretë është Abd al Rahman bin Se'id el - Makhzumi .

Ibn Haxher el Asqalani shkruan :

Imam Buhariu mori një transmetim prej tij në librin e tij “Juz Raf-al-yadain” . Imam Ebu Davudi gjithashtu mori një transmetim prej tij . Ai ishte një student i Othman ibn Affanit , kalifit të tretë të Islamit dhe ai morri transmetime nga Malik Aldar. Malik Aldar nga ana tjetër ka mësuar shkencën e Hadithit nga i ati i tij (dmth. Ajjadi). Imam Ibn Ebu Se'id ka thënë : " Ai ishte një transmetues autentikë " . Imam Ibn Hibban e ka shënuar atë në listën e dijetarëve autentike të hadithit . Imam Ibn el-Madani , i cili ishte mësuesi i Imam Muslimit dhe Imam Buhariut ka bërë gjithashtu të njëjtat vlerësime rreth tij . [ Tahzib -ut- Tahzib , biografia e Se'id bin Abd al Rahman , Asqalani ]

Transmetuesi i katërt i këtij hadithi është Malik bin Ajjaz Aldar.

• Imam Buhariu shkruan: Malik bin Ajjaz Aldar ka transmetuar se: “O Allah, unë nuk kursej asgjë nga mundi im, përpos çka është jashtë kompetencave të mia!”. Ebu Salih gjithashtu ka transmetuar këtë nga Malik Aldar. [Tarikh el-Kabir, biografia e Malik Aldar nga Imam Buhariu]

• Imam Ibn Ebu Hatim shkruan: Malik bin Ajjaz Aldar ishte një skllav i Omerit dhe ai e kishte liruar atë. Ai ka transmetuar nga Ebu Bekri dhe Omeri. Ai ishte një tabeiin dhe Ebu Salihu ka transmetuar gjithashtu prej tij – dhe se ai ishte i famshëm ". [El-jar-hu-uel-Ta'dilin., Biografi i Malik Aldar nga Imam Ibn Ebi Hatim]


• Imam Ibn Ebu Saad shkruan: Malik Aldar ishte një robi i liruar i Omerit, dhe ai ka transmetuar hadith nga Ebu Bekri dhe Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata] dhe se ai ishte një njeri i famshëm ". [Tabakat Ibn Sa'adi, biografia e Malik Aldar nga Imam Ibn Sa'adi]

Pas këtyre referencave mund të shihet se transmetuesi i tretë dhe i katërt të hadithit janë të famshëm, autentikë, dhe jo të panjohur. Dhe askush nuk mund të pretendojë se këto transmetime se janë të dobëta.

• Imam al Qurtubi shkruan: Një arabë shkoi te varri i Profetit tonë, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), dhe recitoi ajetin nga Kurani i Shenjtë:

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.” [Sure 4 En-Nisaë Ajeti 64]

Ai pastaj filloi të bërtasë dhe të thotë se ai ishte një mëkatar, dhe kërkoi nga Profeti (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), që të lutet për të. Pastaj një zë erdhi nga varri i Profetit tonë [Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe], duke i thënë se All-llahu i ka falur mëkatet e tua. [Tefsir el Qurtabi, nën Ajeti 64 Sure Nisa]

• Ibn Kethiri gjithashtu ka shënuar këtë ngjarje, shkruan ai;

Kur një arab erdhi te varri i Profetit tonë dhe tha: "Unë jam penduar për mëkatet e mia permes juve që të kërkoni falje për mua. E unë do të japja jetën time për ju". Më pas Profeti ynë, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), u shfaq në ëndërr te Utbah ibn Ghazwan (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe e informoi atë të shkoi te ai arabi dhe të përcjellë mesazhin se ka një lajm të mirë për të se Allahu i kishte falur mëkatet e tij. [Tefsir Ibn Kethiri, për ajetin 64 Sure Nisa]

• Ibn Tejmija shkruan: Një person erdhi te varri i bekuar i të Dërguarit të Allahut, (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), dhe kërkoi ushqim nga Pejgamberi dhe u ul. Pas një kohe një Hashimitë [anëtar i familjes së Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe] erdhi te ky. Ai kishte me vete një tabaka me ushqim, dhe i tha, "ky ushqim është dërguar nga Profeti, ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), dhe me të ai dha një mesazh: ngrëne atë dhe largohu nga këtu, sepse kushdo që na do neve nuk bën kësi lloj kërkesash ". [Iqtida as Sirat al mustakim, faqe 290 nga Ibn Tejmije]

• Ibn Kethiri dhe Ibn Haxher el Asqalani të dyt shkruani:. Imam Buhariu kishte humbur shikimin e tij kur ka qenë i ri, dhe nëna e tij i lutej fuqishëm Allahut për kthimin e syve të djalit të saj. Një natë në ëndërr , ajo e pa Profetin Ibrahim (paqja qoftë mbi të) i cili i tha se “Allahu e ka pranuar lutjen tënde për shkak të lotëve që keni derdhë përballë Allahut dhe në sytë e djalit tënd do të kthehet shikimi".Kur Imam Buhariu u zgjua në mëngjes, shikimi i tij ishte kthyer. [Tahrikh Ibn Kethiri, në biografinë e Imam Buhariut, dhe Muqadimah Fath el Bari, biografina e Imam Buhariut]

•Imam al-Darimi shkruan : . " Kur Jezid bin Muavia sulmoi Medinën , nuk kishte asnjë ezan apo Xhem'at në Xhamin e Pejgamberit a.s. për tre ditë.Thotë Seid bin Musaxhib , " Kam qëndruar në Xhamin e Pejgamberit për tre ditë dhe u shtira kinse jam I çmendur dhe për çdo kohë namazi kam dëgjuar Ezanin të dalë nga varri i bekuar i Profetit ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) . [ Daarmi , kapitulli për Fada'il e- Nabi ]

• Ibni Tejmija shkruan se : të dëgjuarit e Seid bin Musaxhiib të Ezanit nga varri i Profetit ose kthimin e selamit nga varret e evlijave , është Hak (e vërtetë) dhe ne besojmë në të. [ Iqtida as Sirat al- mustakim , faqe 373 ]

• Ibn Haxher el - Asqalani shkruan : Abd al-Waxhid thotëse ““E kam parë ëndërr Pejgamberin ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) me shokët e tij duke pritur në këtë vend , siç ata ishin duke pritur për dikë . Iu thashë: "EsSelam alejkum ", pas përgjigjes së selamit i pyeta "Çka ose kend po prisni ?" Përgjigja ishte që “Ne jemi duke pritur për Imam Buhariun” ,dhe në atë ditë Imam Buhariu ndërroj jetë”” [ Fet'h el Bari , kapitulli për vdekjen e Imam Buhariut , dhe Tarikh Bagdad nga Hafidhh Asqalani , dhe Khatib el Bagdadi ]

• Asqalani shkruan : Hafidhë Marwazi thotë se unë kam qenë në Qabe dhe kam ra në gjumë . Unë pastaj e pash një ëndërr dhe në atë ëndërr pashë të Dërguarin e Allahut , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) . Profeti ynë ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) ka thënë që ju e keni e lexuar librin e Imam Shafiut dhe pse jo librin tim ? I pyetur se cili është libri i juaji, dhe përgjigja ishte ‘Libri i Imam Buhariut është libri im’. [ Fet'h el Bari , Hafidhh Asqalani nën Biografia e Imam Buhariut ] [ Mizan al Ta'dil , biografia e Simaq Dhehebiu ]

Nga të gjitha transmetimet e mësipërme , ato duhen të jenë dëshmi e mjaftueshme që është e lejueshme të bëhet Istishfah ( për të bërë një kërkesë ) nga të devotshmit. Ata janë në gjendje për të na ndihmuar dhe ata janë plotësisht të vetëdijshëm për çështjet që ndodhin në sipërfaqenë tokësore , e këtu merr pjesë i Dërguari i Allahut , (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) .

Nga shembujt e mësipërm , ne kemi dëshmi të Pejgamberit (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) ; kërkoi falje në emër të të tjerëve: Informioi për fitore; ngushëlloi Othmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të) në kohën e vuajtjeve të mëdha , dhe shumë dëshmi tjera.

• Ibn Tejmija shkruan : Disa njerëz erdhën te varri i Profetit tonë ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , dhe kërkuan diçka , dhe nevojat e tyre u plotësuan . Në të njëjtën mënyrë , njerëzit e devotshëm mund të përmbushin nevojat e njerëzve - dhe ne nuk e mohojmë këtë. [ Iqtida as Sirat al- Mustakim , - faqe 373 , Ibn Tejmijes ]

• Ibn el Kajjim shkruan : Pas që personi vdes , Ruhu ( Shpirti ) mund të bëjë gjërat që ajo nuk mund ti bënte kur personi ishte gjallë në dynja( këtë botë), po aq sa një ose dy Ruhë mund ta mposhtin një ushtri të madhe . Shumë sahaba bëjnë të ditur që ata kanë parë natën në ëndrrat e tyre të Dërguarin e Allahut ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , Ebu Bekrin dhe Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) duke luftuar bashkë me ta kundër kufarëve dhe duke fituar betejën . Pastaj ajo u bë realitet : të nesërmen një ushtri e vogël e muslimanëve mundi një ushtri prej shumë e shumë kafirave . [ Kitab er- Ruh , kapitulli 15 , Ibn el Kajjim ]

Nga deklaratat e mësipërme , ato dëshmojnë se të devotshmit janë në gjendje për të ndihmuar pas vdekjes së tyre . Kompetencat e tyre shpirtërore rriten pas vdekjes së tyre .





Pyetja:

[redakto]

Pse ne shohim disa njerëz duke i kërkuar të devotshëmive për ndihmë, në vend se tiu kërkojn atyre të bëjn dua në emër të tyre?


Përgjigjja:

[redakto]

Kuptimi për këtë është se ata metaforikisht iu thonë të devotshëmive, por në të vërtetë ata janë duke kërkuar të devotshëmit për të bërë dua për ta. Shokët e Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), e kan pasur zakon ta bëjnë këtë. Kjo është përmendur në hadith.


Imam Buhariu dhe Imam Muslimi citojnë hadithin e mëposhtëm:

I Dërguari i All-llahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe), ishte në rrugën e tij për në betejën e Hajberit me shokët e tij dhe i kërkoj Amirit ( Allahu qoftë i kënaqur me të) që të recitoj një poezi. Amiri pastaj recitoi në vijim:

 "Oh i Dërguari i Allahut! 
  All-llahu është dëshmitari jonë. 
  Pa ju ne nuk do të kishim pasur udhëzime. 
  As nuk do të luteshim as nuk do japnim zekatin. 
  Ti na falë ne dhe ne sakrifikojmë veten për ju. 
  Dërgo bekime mbi ne dhe na bënë të qëndrojmë të vendosur për të luftuar armikun "
        [Buhariu dhe Muslimi Kapitulli. - Beteja e Hajberit]

Ibn Haxher el Asqalani dhe el Asqalani kanë komentuar këtë hadith që

Vargjet e poemës janë drejtuar Profetit , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , sepse fjala " sakrificë " nuk mund të përdoret për te All-llahu . Kjo është për shkak se dijetarët kanë thënë se fjala " sakrificë " ( fida ) është përdorur në situata kur e merr vendin e një tjetër që është në vështirësi , për të hequr dëmin nga ana tjetër dhe ta marrë atë me vete . Kjo natyrisht nuk mund ta aplikohet te Allahu - më i Larti. Fjala " fal " do të thotë se në qoftë se ne nuk iu bindemi juve, të na sjellni neve përsëri në rrugën e drejtë . Kundërshtimi për këtë mund të vijë nga rreshti i parë i poemës-"Oh Allah  ! " Fjala " Allahumme " është përdorur për të marrë betimin e Allahut në rreshtin e mëposhtme dhe poeti përdor fjalën ' Allahume ' në fillim për bereqet (bekim) dhe ai dëshiron të fillojë me fjalën e Allahut - më të Lartit. Kundërshtimi i mendimit që rreshtat e tij janë drejtuar Profetit ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , mund të vijnë nga frazat - "na beko” dhe “na bënë të qëndrojmë të forte” . Përgjigja në këtë pyetje qëndron në faktin se Profeti bën Dua te Allahu për bekimet që do të dërgohen për popullin. [ Shih Fath-al-Bari/Irshad-as-sari , Kapitulli mbi Hajberit nga Asqalani & Qastalani ]

Ibn Kethiri dhe Ibn Athiri kanë thënë se '’ Amiri i ka thënë këto vargje në lavdërimin e Profetit ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe )’’ . [ Sirat an - Nabi dhe Usd al - Ghaba , Kapitulli mbi Hajberin dhe Biografi e ' Amir bin Akwah nga Ibn Kethirit & Hafidhh ibn Athir ]

Gjithashtu , në qoftë se poezia do ishite drejtuar Allahut , nuk do të kishte fare kuptim. Arsyeja është se fjalët e poemës specifikojnë , " Pa ju ne nuk do të kishim pasur udhëzime . As nuk do të luteshim as nuk do japnim zekatin " . Nëse Allahu nuk do ekzistonte ( E cila është një gjë e çmendur për të thënë , sepse Allahu thotë se Ai është ) , asgjë tjetër nuk do të ekzistonte , jo vetëm udhëzimi , lutjet , dhe zekati , as bile “mosqenie” nuk do të ekzistonte , pasi Allahu i ka krijuar të gjitha . Pra, duke supozuar se poema i drejtohet Allahut , ata nuk janë ato fjalë të cilat do të priten nga një musliman , le më atë në prani të të Dërguarit të Allahut , ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) . Fjalët e mësipërme dëshmojn se ai i cili është duke u trajtuar në këtë poezi është askush tjetër përveç i Dërguari i Allahut , (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) .

Gjithashtu ,poema kërkon falje dhe kjo nuk drejtohet në mënyrë specifike te Allahu. Nëse Amiri i ka përdorur këto fjalë vlerësimi për Profetin ( Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) kjo nuk shkon kundër frymës së Islamit . Për të kërkuar të devotshëm për ndihmë të drejtpërdrejtë nuk është shirk , siç Amiri kërkoi ndihmë nga i Dërguari (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) . Kuptimi i vërtetë i Amirit si kërkoj ndihmë , ishte për të pyetur të Dërguarin e Allahut (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) , që të lutet në emër të tij . Në të njëjtën mënyrë , kur një mysliman i zakonshëm kërkon ndihmë nga të devotshmit , kuptimi i tyre i vërtetë është gjithashtu e njëjtë si e Amirit. Ndihma vjen përmes lutjeve nga të devotshëmit e që në mënyr metaforike themi –të devotshëmit po na ndihmojn neve - kur në fakt , çdo gjë vjen prej All-llahut.

Pyetja:

[redakto]

Disa njerëz argumentojnë se posa të devotshëmit të kenë vdekur - aftësia e tyre për të ndihmuar ndokend pushon . Pra , pse njerëzit ende shkojnë te varret e tyre për të kërkuar ndihmë ?


Përgjigjja :

[redakto]

Ne ,Ehli-Sunneti themi se kur vdesin të devotshëmit , aftësia e tyre për të ndihmuar të tjerët nuk zvogëlohet dhe nuk përfundon. Ata janë të gjallë në varret e tyre dhe fuqia e shpirtit të tyre bëhet më e fortë se sa kur ata ishin gjallë. Nëse ju e mbuloni një person që jeton me një batanije, ai nuk do të jetë në gjendje të njohë ata që kalojnë rrugën, ndërsa është vërtetuar nga transmetimet që të vdekurit mund të njohin dhe të dëgjojnë gjurmët e atyre që kalojnë pranë varrit . Një person i gjallë nuk mund të kuptojë se çfarë zogjtë janë duke thënë , por të vdekurit mund të dëgjojnë dhe të kuptojnë saktësisht se çfarë ata janë duke thënë . Po ashtu , një person që jeton nuk mund të udhëtojë miliona kilometra me shpejtësi sa qel e mshel sytë, por i vdekur mund të udhëtojë shumë miliona kilometra më shpejt se sa qel e mshel sytë. Një shembull i kësaj është kur njeriu fle , mund të udhëtojë shumë kilometra dhe thyenë ligjet fizike të kësaj bote . Në të njëjtën mënyrë të ndjerit mund të thyejnë ligjet e kësaj bote, sepse trupat e tyre shpirtërore janë më të fortë.

Ibn el Kajjim shkruan se të vdekurit janë të kënaqur me ata njerëz të cilët shkojnë në funeralin apo me ata që qëndrojnë pranë varrit të tyre . Kur njerëzit kalojnë varrin dhe përcjellin selam e tyre, ai [personi në varr] kthen selam dhe gjithashtu njeh personin që e ka përshëndet me selam . Kur zogjtë lëvdojnë Allahun e Lartëmadhërishëm, personi në varr i kupton lavdet e shpendëve (dmth. ajo që zogjtë janë duke thënë ) .

Shpirtrat e dëshmorëve janë në qiell , dhe kur njerëzit të përcjellinë selamin e tyre për ta në varret e tyre , ata kthehen në varrin e tyre dhe e kthejë selamin .

Shpirtrat e zakonshmë më së larti nga i shtati qiell janë në vendin e quajtur illijin dhe kur dikush përshëndet ata me selam , ata kthehen në varrin e tyre , përgjigjen me selam dhe gjithashtu njohin personin . Si në rastin me njerëzit që janë gjallë - disa janë të fortë dhe disa janë të dobëta . Në të njëjtën mënyrë , disa shpirtra janë më të fortë se të tjerët , si në rastin e të devotshimve . Sa më i devotshëm personi është , aq më i fortë shpirti . Mund të jenë disa njerëz të cilët nuk besojnë në atë që është shkruar , por Allahu i Lartëmadhërishëm i ka krijuar njerëzit që besojnë këtë dhe zemrat e tyre të verifikojë atë . Çdo musliman duhet të besojnë se shpirti i të vdekurii takohet me shpirtra të tjerë , në të njëjtën mënyrë që njerëzit që jetojnë plotësojnë njëri-tjetrin dhe kjo është dëshmuar në Kuran . Thotë Allahu - më i Lartë në Kuran , në suren Ez Zumur ajeti 42 :

“All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.”[Surja 39 Ez Zumur, ajeti42]

Imam Sudais thotë se, All-llahu i merr shpirtrat kur njerëzit janë në gjumë, dhe shpirtrat e vdekur dhe njerëz që janë gjallë të vijnë së bashku që të diskutojnë çështje në ëndrrat e tyre. Shpirtrat e vdekur mund të japin informacion të gjallëve që njerëzit e tjerë nuk e din. Ndonjëherë ata mund të informojnë njerëzit kur njerëzit do të vdesin. Në çështje të ndryshme, ata udhërrëfejnë të gjallët. Profetit (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe ) kishte dy shokët e quajtur Selman Farsi dhe Abdullah bin Salam (Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy). Ata të dy thanë se kushdo që vdes i pari, ai do të informojë tjerin ç’farë i ka ndodhur. Abdullah bin Salam vdiq i pari dhe u shfaq në ëndërr të Selman Farsi-të. Atëherë Abdullahu informoi Selman Farsin se nga të gjitha veprat e tija të mira, All-llahut të Lartëmadhërishëm i pëlqente një vepër më e veçantë, që ishte mbështetja e përsosur në Perëndinë, në këtë mënyrë Selmani vazhdoi duke pasur besim të patundur në Allahun.

Ibn Sirin (Allahu qoftë i kënaqur me të) u shfaq në ëndërr të mikut të tij dhe tha se All-llahu i Lartëmadhërishëm, i ka dhënë atij parajsë. Ëndërrimtari e pyeti atë rreth Hasan el Basri. Ai tha se All-llahu i ka dhënë atij një status më të lartë se atij. Na ishte një tjetër sahabi i quajtur Mas'ar dhe ai e kishte zakon për tu shfaqë në ëndrrat e njerëzve dhe t'i informojnë ata për të marrë pjesë në tubime të dhikrit, që Allahu ishte i kënaqur me këtë akt. Ngjajshëm, shumë njerëz kanë parë Hafidhh Ibn Tejmijen në ëndrrën e tyre, dhe ata i kanë shtruar atij pyetje shumë komplekse të fikhut, e Hafidhh ibn Tejmije është përgjigj atyre dhe të gjithë kanë dalë të kënaqur me përgjigjjet.

Disa njerëz mund të mendojnë se këto janë vetëm ëndrra dhe thonë ne nuk e dim nëse ato janë të drejta ose të gabuara kështu që si mund të besojm në to? Por ata duhet të dinë se kur të vdekurit i japin lajmet në lidhje me një person i cili do të vdesë në një kohë të caktuar; ose thotë se në një ditë të veçantë shiu do të bjerë; apo do të ketë zi buke; ose armiku do të sulmojë; apo do të ketë probleme; ose në qoftë se ai e jep atë lloj lajmi që askush nuk e di përveç atij, këto do të bëhen realitet. Këto lloje të fakteve mund të jenë injoruar vetëm nga një person i cili nuk është në dijeni për fuqinë e shpirtrave. Ajo është gjithashtu një fakt se në qoftë se shumë muslimanë të shohin një ëndërr të tillë, kjo bëhet si dëshmi.

Profetit Muhamed (Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe) iu tha shokëve të tij: "Të gjitha ëndrrat e juaja tregojnë se Nata e Kadrit (Lejlet ul Kadr) do të jetë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit."

Atë që kam shkruar nuk është e gjitha nga ëndrrat. Në kapitullin e fundit “Fuqinë e Shpirtrave”, e kam vërtetuar nga Kurani dhe Suneti. [Kitab ar Ruh, një përmbledhje e kapitujve 1, 2, 3 dhe 15, Hafidhh ibn el Kajimi]


Në këtë temë kam shkruar çdo gjë në të mirë të njohurive të mia. Allahu i Lartëmadhërishëm dhe mëshiruesi e pranofnë këtë, dhe në qoftë se në ndonjë mënyrë unë kam bërë ndonjë gabim, Allahu më Bujari Mirëbërësi Mëshiruesi Të më Fal. Amin.

XHENTILESË NGA: Qendra e Informacionit islame Bristol, Britania e Madhe

Allahu i do ata

[redakto]

EVLIJA KIRAM - Miqtë e ALLAHUT

[redakto]

Allahu i do ata, kështu që edhe ne duhet ti duam.

[redakto]

Allahu xhele shanuhu thotë në Kur'anin Fisnik: “A nuk janë vërtet Ewlijatë (të dashurit, miqtë) e All-llahut pa frikë e brengosje?” [Surja10 Junus ajeti 62]

Ky ajet tregon se ka disa njerëz që janë më afër Allahut se sa njerëzit e tjerë. Këto janë miq të Allahut, e në terminologjinë islame ata janë quajtur EVLIJA-ALLAH dhe Allahu (xhele shanuhu) rezervon trajtim të veçantë për ta.

Imam Buhariu (rahmatullah alejhi) transmeton se Profeti Më i Dashur (Salla Allahu te'ala alejhi ue selam) ka thënë se Allahu i Lartëmadhërishëm thotë: "

“Robi Im vazhdimisht më afrohet me ibadete nafile. Në fund, atë e dua. Nëse robi vazhdon të më afrohet me nafile derisa Unë ta dua, atëherë bëhem syri me të cilin sheh, veshi me të cilin dëgjon” (Sahiih al-Bukhari).

Imam Muslimi në Sahihun e tij dhe dijetarët e tjerë në librat e tyre rrëfejn se më i dashuri Profet (Salla Allahu te'ala alejhi ue selem) ka thënë se Allahu i Lartëmadhërishëm thotë:

“Kur Allahu i Plotfuqishëm e do një person të tillë, ai e thërret Xhebrailin (alejhi-selam si) dhe i thotë O Xhebrail e dua tim shërbëtor filanin dhe ju gjithashtu atë ta duani. Prandaj Xhebrail (alejhis selam) gjithashtu e do atë. Pastaj Xhebraili (alejhis selam) shpall në qiell se, Allahu i Lartësuar e do shërbëtorin e tij dhe të gjithë banorët e qiellit ta duan atë. Pastaj ai bëhet i dashur në mesin e banorëve të tokës”.

Imam Ebu Nu'aim në “Hilya” dhe Imam Ibne Asakir kan transmetuar nga Abdullah Ibn Mesudi (Radi Allahu Te'ala anhu) se më i dashur Profeti (Salla Allahu te'ala alejhi ue selem) thotë;

"Pa dyshim ka 300 evlija (miq) të All-llahut në mesin e krijesave të tij dhe zemrat e tyre janë si zemra e Ademit ( alejhis selam ). Dhe zemrat e 40-ve janë si zemra e Musait ( alejhis selam ), Dhe zemrat e të shtatëve janë si zemra e Ibrahimit ( alejhis selam ). Dhe zemra e pesëve janë si zemra e Xhebrailit ( alejhis selam ). Dhe zemrat e treve janë si zemra e Mikail ( alejhis selam ). Dhe zemra e njërit është si zemra e Israfilit ( alejhis selam ) . Kur ai ( zemra e të cilit është si zemra e Israfilit ) vdes një në mesin e treve bëhet përfaqësuesi i tij, dhe kur ndonjëri vdes ndër këta të tret njëri ndër të pestit bëhet përfaqësuesi i tij, dhe kur ndonjëri vdes nga të pestit një ndër shtatë bëhetë përfaqësuesi i tij, dhe kur ndonjëri vdes nga shtatë një ndër dyzet bëhet përfaqësuesi i tij, dhe kur ndonjëri nga dyzet vdes një në mesin e treqindve bëhet përfaqësuesi i tij, dhe kur ndonjëri e vdes nga treqind një në mesin e krijesve të zakonshme bëhet përfaqësuesi i tij . Këto janë 356 evlija që për hir të atyre: jeta , vdekja , bjen shi dhe rritja e bimëve; ndodhinë "

Sipas mësimeve të Kur'anit Fisnik dhe Hadithit, kerametet (mrekullit) janë akte të së vërtetës. Imam-el-Adham Ebu Hanife (Radi Allahu te `ala anhu) shkruan në “Al-fikh el-ekber” të tijin se kerametet e evlijave janë të vërteta, por ka disa materialista që shpalln se janë mysliman, por ata e mohojnë spiritualizëmin, dhe ata nuk besojnë në kerametet e evlijave. Këtu ne do të dëshojmë atë në dritën e Kur'anit dhe Hadithit.

Allahu (xhele shanuhu) thotë në Kurani al-Kerim,


“Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?" “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, par se të ngritesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!” “E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është nga dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”” [Surja 27 En Neml ajeti 38, 39 dhe 40]


Në këto ajete Allahu i Plotfuqishëm e ka përmendur kerametin e shokëve të Hazreti Sulejmanit (alejhis selam). Emri i tij ishte Asif bin Barkhia. Sipas komentatorëve froni ishte shumë i madh dhe kjo ishte në distancë prej 1500 milje larg, por miku i Allahut e solli para se çel e mshel sytë.

Allahu i Plotfuqishëm përmend historinë e Merjemes (Radi Allahu Te'ala anha) ku thotë: “E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.”[Surja19 Merjeme ajeti 25].

Sipas komentatorëve ky ishte një dru i thatë, nuk kishte fruta mbi të, por kur Velia e All-llahut, Merjemja (Radi Allahu Te'ala anha) shkundi atë hurmet ran poshtë. Ishte keramat i saj që hurmet ranë nga pema e thatë.

Allahu i Plotfuqishëm përmend një tjetër keramet të Merjemes (Radi Allahu Te'ala anha). Kur Ai thotë:

“ Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin (dhomën) e saj gjente te ajo ushqimin e thonte:”Oj Mejreme prej nga ty ky ushqim?”Ajo i thoshte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!”[Surja 3 Ali Imran ajeti 37]

Komentatori i njohur i Kur'anit Kerim, Imam Ibni Kethiri shkruan nga Muxhahid Ikrama, Seiid bin Xhubejr, Ebu Shasa, Ibrahim Nakhai, uhak, Qatada, Rebiul bin Enesi, Atijah Alaufi dhe Sudi thonë se Zekrijaja (alejhis selam) ka gjetur te ajo frytet e verës në dimër. (Ibn-Kethiri vëllimi 1 faqe 480). Kjo ishte keramet i Merjemes (Radi Allahu Te'ala anha) se ajo kishte frytet e verës në dimër ndërsa askush nuk erdhi tek ajo për tia dhënë këto fruta. Ka shumë keramete tjera të evlijave që janë përmendur në Kurani Kariim, por unë jam duke i lënë ato për shkak të mungesës së kohës. Tani unë do shkruaj disa keramete nga libri i Hadithit.

Imam Buhariu (rahmetullahu alaihi) transmeton nga Enesi (Radi Allahu Te'ala anhu) se; Usaid Ibni Hudair dhe Ibad Ibni Bishr po bisedonin me Më Të Dashurin Profet (Salla Allahu te'ala alejhi ue selam) në lidhje me veprat e tyre. Kjo ndodhi në një natë të errët, atëherë që të dy dolën nga ai vend për tu kthyer në shtëpi. Secili prej tyre kishite një shkop të vogël në dorë. Menjëher shkopi i njërit prej tyre u shndrritë dhe që të dy u larguan me atë dritë. E kur ata u ndanë nga njëri-tjetri për shkak të ndarjes së rrugës shkopi tjetër shëndrriti gjithashtu. Pra, secili prej tyre ecën në dritën e shkopit të tij derisa arritën në shtëpi. [Mishkat Sheriif Faqe 544]

Është transmetuar në 'Sharhus Sunet' nga Ibne Munkadir se robi i të Dashurit Profet (sala Allahu te'ala alejhi ue selem), Hazreti Safina kishte humbur shokun e tij në Romë apo ai u arrestua. Safina u arratis dhe po kërkonte për miqtë e tij; në një të papritur e pa një luan aty pranë, kështu që ai i tha:" O Luan (Ebul Harith) Unë jam robi i të Dashurit Profet (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) dhe unë jam në telashe". Duke dëgjuar këtë luani iu afrua atij dhe i rrinte afër. Sa herë që luani dëgjonte një zë ai shkonte ndalej para tij, luani veproi kështu e përcjelli deri sa Hazreti Safina (radi Allahu te'ala anhu) arriti shokët e tij. [Mishkat Sherif Faqe 545]

Imam Bejhekiu (radi Allahu anhu) transmeton nga Ibni Omeri në 'Dalailun Nabuwah' se Hazreti Omeri (radi Allahu anhu) dërgoi një ekspeditë ushtarake ku si komandant të tyre e emëroj Sarian. Kur Omeri (radi Allahu anhu) ishte duke dhënë një leksion ai papritmas bërtiti me zë të lartë: "O Saria mbajeni malin." Pas disa ditësh erdhi një lajmëtar nga ekspedita dhe tha se "O Amir Al-Muminin ne ishim në përballje me armikun tonë. Ata na sulmuan dhe na detyruan të iknim. Papritmas kemi dëgjuar një britmë që na thoshte " O Saria mbaje malin". Ne prekëm shpinën me malin, kështu që Allahu i Plotfuqishëm i bëri ata të ikin larg prej nesh".

Ka shumë transmetime të tjera të cilat dëshmojnë këto keramete të evlijave, por kjo është e mjaftueshme për ata që kanë një kuptim të përbashkët.

Allahu (xhele shanuhu) na mbajtë në rrugën e drejtë të Ehli-Sunetit.Amin. [Mishkat Shareef faqe 546]

TEVESULI

[redakto]

Tevesuli ose Wasila në islam do të thotë Ndërmjetësim . Kjo është një praktikë fetare në të cilin muslimani kërkon afrim te Allahu . Një përkthim i përafërt do të ishte : " Të afrohemi në atë që kërkojm, pastaj t'i qasemi atë që e dëshirojm . " Përkufizimi i saktë dhe për të cilët mund të ndërmjetësojnë është një çështje e disa mosmarrëveshje brenda bashkësisë muslimane.

Origjina

[redakto]

Muslimanët që praktikojnë Tevesulin i referohen Kur'anit Fisnik dhe Haditheve sahih si origjinë e praktikës. Shumica e myslimanëve besojnë se Tevesuli është një urdhërim mbi ta që të "afrohen" te Allahu (xheleshanuhu). Islami sunit e definon Tevesulin si akt i lutjes drejtuar Allahut (xheleshanuhu) përmes profetit a.s, apo të devotshmëve, qofshin gjallë apo të vdekur. Sepse sipas fjalëve të Allahut në Kuran në Islam ata që vdesin në rrugën e Allahut nuk konsiderohen të vdekur.

-Në ditët e sotme Zakir Naik vën kufizime në Tevesul duke përjashtuar të vdekurit.

-Hamza Jusuf nuk është dakord me këtë mendim. Ai argumenton se në Tevesul hyjn edhe të vdekurit sepse ata që vdesin në rrugën e Allahut nuk konsiderohen të vdekur. Gjithashtu Hamza Jusuf spjegon se kjo nuk ësht çështje e rëndësishme e cila nuk duhet të shkaktojë fitne. Hamza Jusuf vë në dukje se burimi i vetëm i kësaj teme ka qenë një çështje që filloi me mendimin e Ibn Tejmijes.

Ndërmjetësimi

[redakto]

Muslimanët e përcaktonë Tevesulin si " Ndërmjetësim " me Allahun, duke iu referuar Kur'anit në shpjegimin e kësaj . Muslimanët besojnë se ndërmjetësimi është vetëm me " lejen " e All-llahut .

Myslimanët besojnë se praktika e të kërkuarit ndërmjetësimin filloi gjatë jetës së Muhamedit a.s. Një hadith sahih shpesh herë që përmendet në mbështetje të kësaj është një Transmetim nga Othman ibn Hunaif në lidhje me një njeri të verbër që muslimanët tregojnë se ishte shëruar përmes këtij procesi.

Hadithi është si vijon :

Othman ibn Hunaif transmeton: Një njeri i verbër erdhi tek i Dërguari i Allahut (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) dhe i tha : " Unë jam i dëshpëruar për shikim tim , kështu që lutjuni Allahut për mua " . Profeti (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) ka thënë : " Shko e merr abdes, fali dy rekate namaz e pastaj thuaj : " O Allah ! Unë kërkoj nga ju dhe kthehem te ju me anë të profetit tim Muhamedit, Profetit të Mëshirës . O Muhamed ! Unë kërkoj ndërmjetësimin tuaj me zotin tim për kthimin e shikimit tim , që të mund të më pranohet kjo lutje. O Allah ! Ma lejo ndërmjetsimin edhe mua " . I Dërguari i Allahut (sala Allahu te'ala alejhi ue selem) pastaj tha : " Dhe nëse ka nevojë dikush tjetër, le ta bëjë të njëjtën gjë " . ( Shënon Tirmidhiu , Ebu Daudi , Nesaiu , Tabrani dhe të tjerët , me një zinxhir shumë të shëndoshë sahih të transmetuesve )

Tevesuli i sahabëve tek varri i Pejgamberit

[redakto]

Bejhekiu transmeton me një zinxhirë sahih: Është transmetuar prej Malik ed-Dar, arkëtarit të Omerit (r.a.), që njerëzit gjatë kohës së Omerit r.a. ishin prekur nga një thatësi, gjatë të cilës një njeri erdhi tek varri i pejgamberit s.a.v.s. dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, lutu për shi për Umetin tënd, ngase me të vërtetë ata janë duke u shuar,” pas së cilës Pejgamberi s.a.v.s. i’u paraqit atij në ëndërr dhe i tha: “Shko te Omeri dhe jepi selamet e mia, dhe thuaji atij që për ta do të bie shi. Thuaj atij: Duhet të jesh i zgjuar, duhet të jesh i zgjuar!” Ky njeri shkoi dhe i tregoi Omerit. Ky i fundit tha: “O Zoti im, unë nuk kursej asgjë nga mundi im, përpos çka është jashtë kompetencave të mia!”

Ibni Kethiri e citon kështu nga Bejhekiu në el-Bidaje we el-nihaje dhe thotë: isnaduhu sahih (senedi i tij është sahih);

Ibn Ebi Shejbeh e citon në Musenefin e tij me një zinxhirë Sahih (sahih) siç është konfirmuar nga Ibn Haxheri i cili thotë: rawa Ibn Abi Shayba bi isnadin sahih dhe e citon këtë hadith në Fet’h el-bari. Ai identifikon Malik al-Dar si Arkëtarin e Omerit (khazin `umar) dhe thotë që personi që e ka vizituar dhe parë Pejgamberin s.a.v.s. në ëndërr është identifikuar Sahabiu Bilal ibn el-Harith. Ai po ashtu e përmend atë në el-Isaba, ku thotë se Ibn Ebi Hejtheme e ka cituar atë.

Imam Neveviu e vendosi këtë trasnmetim tek kapitulli “Në lidhje me viziten e Varrit të Pejgamberit (Alejhi Selam) dhe përmendjes së tij” dhe shumë ulema të tjerë nëpër librat e tyre… Ebu Hurejra transmeton: Kam dëgjuar pejgamberin të thotë: “Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, pasi që shejtani nuk mund të imitoj dukjen time.”[1]

Pejgamberët janë gjallë në varret e tyre[2]: 1. Enes ibn Malik transmeton që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Teksa isha duke udhëtuar me Xhibrilin a.s drejt xhamisë Aksa, kaluam pranë varrit të Musait a.s. Ai qëndronte në këmbë, duke u falur në varrin e tij. Varri ndodhej përbri dunës së kuqe. Nëse do të kishit qenë me mua, do t’ua kisha treguar varrin.”[3]

2. “Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre, duke iu lutur Zotit të tyre”.[4] Hafidh Sujutiu shton: “Jeta e Pejgamberit s.a.v.s. në varrin e tij, dhe [poashtu] e pejgambereve të tjerë të njohur është e ditur për ne si njohje definitive (`ilmen kat`ijjen).”

________________


[1] Sahih Buhari: Vëllimi 9, Libri 87, Nr. 122

[2] Më gjërësisht shih: argumentet-tekstuale-per-jeten-e-pejgamberit-ne-varrin-e-tij

[3] Sahih Muslim, Libri 030, Nr. 5858

[4] Hadithi sahih, i transmetuar nën Autoritetin e Enes ibn Malikut (r) nga: el-Bezar në Musnedun e tij, Ebu Je`la në Musnedin e tij, Ibn Adi në El-Kamil fi el-du’afa’, Temem er-Raziu në el-Fewa’id, Bejhekiu në Hajat el-enbija fi kuburihim, Ebu Nu’ajm në Ahbar Asbahan, Ibn Asakir në Tarih Dimeshk, Hejthemiu në Mexhma el-zawa’id (8:211), Sujutiu në Enbâ’ el-edhkija bi-hajatel enbija’ (#5), dhe >> ALBANI







Përmbajtja

[redakto]
 Kush janë evlijat (Miqtë e All-llahut)?. 
 Parathënie.
 Keramatet (Mrekullitë) e evlijave.
 Si të njohim një Veli (Kujdestar i ligjshëm)?.
 Allahu i shpall luftë armiqve të evlijave.
 Rëndësia për ti dashur evlijat.
 Evlijat e Allahu janë të gjallë edhe në varret e tyre. 
 Evlijat e Allahut
 Rreth të dashurve të All-llahut.
 Afërsia me evlijat.
 Umar ibn Se'id el-Futi.
 Si duhet kërkuar ndihmë përmes evlijave. 
 Parathënie - Ibn Tejemia dhe shokët.
 Lejimi që të kërkojmë ndihmë nga të devotshëmit.
 Dispozitat e Evliave për  të ndihmuar  përtej aftësive njerëzore.
 Të devotshmit mund të ndihmojë edhe pas vdekjes së tyre.
 Sqarim
 Allahu I do ata kështu duhet që ti duam edhe ne. 

Përktheu nga anglishtja: Daut AZEMI

Teksti origjinal:

"Awliya-Allah, The Saints are the 'Friends' of God"

http://www.islam786.com/awliyaallah.htm