Dua të di/Shpikjet/Koha e makinës me avull

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search
Dua të di

Çudit në kohën e makinës me avull



      Çka ka qenë tretësi i eshtrave ?
      Shkencëtari francezë Denis Papin, një shokë i fizikanit të njohur Robert Bojle, jetoi rreth viteve 1670 në Angli. Ky konstruktoi kovën e kuzhinës të parë me avull në botë dhe për të ju treguar aftësitë e kovës së tij ai ftojë miqtë e vetë. Në të vërtet ai dëshironte të ju tregonte se nën shtypje, avulli i mbi nxehur krijon nxehtësi dhe energji më të madhe. Papini për ta demonstruar këtë mbushi kovën me kocka ashti të lopës dhe i la të zihen deri sa ato u zbuten. Ai për anëtarët e shkencës mbretërore përgatiti "darkën shkencore".
      Pse nuk eksplodoi kova ?
      Kova e Papinës do të kishte eksploduar po të krijohej shtypje e madhe brenda saj. Për këtë ai ndërtoj një ventil për ta kontrolluar shtypjen. Kur shtypja arrinte një shkallë që paraqiste rrezik, siguresa e aktivizonte ventilin. Me këtë dilte avulli dhe shtypja binte dhe siguresa e mbyllte ventilin. Ky funksionim i siguresës ka bërë që makinat me avull të jenë të sigurta për përdorim
      Për çka u përdorë për herë të parë makina me avull ?
      Një inxhinier anglez me emrin Tomas Saverj më 1698 konstruktoi "Makinën për baritjen e ujit dhe futjen në lëvizje të çdo lloj mulliri". Kjo makinë është përdorur për të nxjerrë ujin nga zgafellja e një miniere në Kornval.
      Si funksiononte makina e parë me avull ?
      Pompa e Saverjit kishte një kondensator - një kuti, në të cilën nga një bojler sillej avulli i nxehë. Kondensatori lagej me ujë të ftoftë që të flladite, kështu avulli shndërrohej në ujë/ Gjatë kësaj krijohej një zbrazëtirë aq e madhe sa ta thithte uji nga zgafellja nëpërmjet një gypi me çep. Pastaj lëshohej prapë avulli që e hidhte ujin jashtë nëpër një gyp.
      Kush instaloi në makinën me avull shufrën e cilindrin ?
      Pionieri i makinës me avull e bobinë quhet Thomas Njukomen (1663-1729) Makina e tij kishte vetëm një shufër që kalonte në një cilindër. Shufra fillonte punën në pjesën e lartë të cilindrit, aty ku cilindri mbahej nga një kundërpeshë,. pastaj rridhte avulli i nxehtë në cilindër dhe kondensohej (kthehej në ujë) dhe më këtë krijohej gjendja e përafërt me vakuumin. Ky vakum tërhiqte thuprën edhe përkundër peshave në fund të shufrës. Avulli i kondensuar hidhej jashtë dhe pesha tërhiqte lartë shufra dhe cirkuli fillonte të përsëritej.
      Pse njerzit thonë që Xhems Vati ka shpikur makinen me avull ?
      Flitet që kova e tretjes së eshtrave e ka inspiruar inxhinierin skocezë Xhems Vat (1736-1819) që të përsoste makinën me avull. Më 1764 ai provoji që të riparonte një model të makinës së Njukomerit dhe vërejti se pak arrihej më të. Për ta për misur efektin e makinës ai instaloi në të një kondensator të dytë. Po ashtu ai konstruktoj edhe një metodë sipas së cilës kundërpeshat të pozicionuara horizontale mund të lëviznin poshtë-lartë në ritëm me lëvizjet e makinës. Kjo ide gjeniale ka bërë që Xhems Vati të fitoj famën si "Babai i kohës së makinës me avull".