Jump to content

Dua të di/Shpikjet/Gazetareske/Shekulli

Nga Wikibooks

Pika interesante të paraqitura në gazetën e përditëshme të shtypit dhe të internetit "Shekulli".[1]


Si ka vdekur Tolstoi ?[2]
       Tolstoi edhe pse kishte burime të mëdha shpirtërore dhe materiale vitet e fundit të jetës i kaloi në të ashtuquajturen "varfëria vullnetare". Kjo ati i kushtoj edhe me probleme të pazgjidhëshme familjare të cilat u shfaqen si pasojë e këtij vendimi të guximëshem tolstojanë. Në jeten familjare të tij gjithnjë e më shumë filluan të paraqiten grindjet e pandërprera me të shoqen, e cila kishte mendim tjeter mbi përdorimin e burimeve shpirtërore dhe materiale prej të cilave burri i saj kishte hequr dorë. Një natë me borë të tetorit 1910, Tolstoi 82-vjeçar, duke mos duruar më trishtimin tragjik të jetës së tij familjare, iku nga shtëpia, natën mes të ftohtit dhe ngricës. 11 ditë më vonë e gjetën thuajse të vdekur nga pneumonia në një stacion të humbur hekurudhor. Dëshira e tij e fundit ishte që e shoqja të mos afrohej pranë krevatit ku dha shpirt.

  1. Është bërë përpjeke që artikullimi i të dhënave të nxjerrura nga gazeta të i përshtatët përmbledhjes "Dua të di" me qëllim të interesit të përbashkët për përhapjen e njohurive dhe afirmimit të ndërsjelltë të pikave përhapëse të saj. Të dhëna më të sakta mbi origjinën e artikullit gjeni nën dëftimet me numrin përkat
  2. Si ka vdekur Tolstoi? 22/07/2010