Jump to content

Dua të di/Shpikjet/Gazetareske/Kosova sot

Nga Wikibooks

Pika interesante të paraqitura në gazetën e përditëshme të shtypit dhe të internetit "Kosova Sot".[1]

Kali i mirë, lindë mirë!?
       Në librin e tij me titull “Enigma e origjinës dhe gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve”, profesori Robert D’Anxheli thotë se familja e ushtarakut dhe udhëheqësit të njohur francez Napoleon Bonaparta ka origjinë shqiptare nga Morea, Çamëria, që sot gjendet në kuadër të kufijve të Greqisë. Mbiemri i vërtetë i tij ishte Kalëmiri, për shkak se profesioni tradicional i familjes së tij ishte zbutja e kuajve. Grekët e ndërruan këtë mbiemër në Kalomiros, që d. m. th. “lindje e mirë”, për shkak se ata nuk mund ta artikulojnë zanoren “ë”. Kur kjo familje u shpërngul në Itali, italianët e përkthyen mbiemrin në fjalë në ‘Buonaparte’, që në italisht po ashtu d.m.th. ‘lindje e mirë’. Kur Jozef Bonaparta, vëllai i madh i Napoleonit, u bë mbret i Napolit në vitin 1806, arbëreshëve që kishin shkuar ta përshëndetnin, u kishte thënë: “Edhe familja Bonaparta ka origjinë arbëreshe”.[2]
Kinezi me top mbron pronën e tij!
       Një fshatar kinez u ka shpallur luftë investitorëve të ndërtimit të cilët duan ta zhvendosin me qëllim që në tokën e tij të ndërtojnë një bllok të ri banesor. I vendosur për të qëndruar në tokën e tij, Jang Jouda nga disa gypa të vjetër kishte ndërtuar një top nga i cili shkrep raketa për fishekzjarr, për të sulmuar ekipet që dëshirojnë ta largojnë nga prona e tyre. “Gjuaj vetëm mbi kokat e tyre për t’i frikësuar ata”, kishte deklaruar fshatari, prona e të cilit nuk gjendet larg qytetit Vuhan, në Kinën e mesme. Raketat të cilat shkrep Jang eksplodojnë duke bërë një zhurmë të madhe dhe arrin një largësi deri në 100 metra. Ky fshatar është vetëm njëri nga persona të shumtë që me dhunë duhet të lirojnë pronat e tyre me qëllim të ndërtimit të banesave luksoze, e një gjë e tillë për disa herë me radhë është shprehur edhe me protesta në Kinë. Jang kishte treguar se qeveria i kishte ofruar një shumë prej 130.000 juan (15.000 euro) për pronën ku qeveria synon të ndërtojë blloqe banesore, derisa ai kërkon pesëfishin e kësaj shume.[3]

  1. Është bërë përpjeke që artikullimi i të dhënave të nxjerrura nga gazeta të i përshtatët përmbledhjes "Dua të di" me qëllim të interesit të përbashkët për përhapjen e njohurive dhe afirmimit të ndërsjelltë të pikave përhapëse të saj. Të dhëna më të sakta mbi origjinën e artikullit gjeni nën dëftimet me numrin përkat
  2. Kuriozitete: Napoleon Bonaparta, shqiptar!
  3. Kuriozitete: Kinezi me top mbron pronën e tij