Dua të di/Shpikjet/Çudia e rrugës
Çudi në mesin e njerzëve?
- Si nxitohet treni ?
- Bihar, Indi, Bllokohet treni, pasagjerët e shtyjnë
Pasi një udhëtar kishte tërhequr frenin e emergjencës, duke bllokuar trenin, qindra pasagjerë të tjerë, në vend që të prisnin për pesë orë ardhjen e një lokomotive tjetër, preferuan ta shtynin deri në shinën tjetër elektrike. Pas kësaj, treni u rinis sërish.
- Pse thuhet - sa gjuhë dinë aq herë je njeri ?
- Narathinwat, Tajlandë, Gabon autobusin, kthehet në shtëpi pas pesë vjetësh
Jaeyaena Beurraheng, një grua 76-vjeçare, flet vetëm gjuhën e saj. Në vitin 1982, kur po kthehej nga Malajzia, kishte hipur në një autobus, e bindur se do ta çonte në Narathinwat, provinca e origjinës së saj në jug të Tajlandës, ku flitet gjuha malajzeze, por çuditërisht e gjeti veten në veri të Bangkokut. Me një tjetër autobus mbërriti në Chinag Mai, 900 km në veri të kryeqytetit. Atje jetoi pesë vjet si endacake dhe në vitin 1987 u çua në një qendër pritjeje. Kur tregoi historinë e saj, e kthyen në shtëpi.
- Pse thuhet - tregoj nënës çka të ndodhë?
- Berlin, Gjermani, Lapsi në kokë, u hoq pas 55 vjetësh
Për 55 vjet me radhë ka vuajtur nga dhimbja e kokës dhe gjakderdhja nga hunda, të shkaktuara nga një laps që i ishte futur në kokë gjatë një rënie në moshë të vogël. Gruaja, Margaret Wegner, tani është shumë mirë: me anë të një operacioni i hoqën lapsin rreth 8 centimetra të gjatë.
- Pse thuhet - mos u shtyjë me njerzi?
- Londër, Britani e Madhe,Njeriu-llogaritar, më i shpejtë se kompjuteri
Një francez 27-vjeçar, Alexis Lemarie, ka qenë më i shpejtë se kompjuteri në llogaritjen e rrënjës së një numri me 200 shifra. Alexis-it iu deshën 70.21 sekonda për ta llogaritur, ndërsa kompjuterit pak më shumë.
- Sa ke peshuar kur ke qenë e vogël?
- Altai, Rusi,Një fëmijë që vlen sa për dy,peshon thuajse 8 kg
Një grua ruse ka sjellë në jetë një fëmijë që peshonte plot 7.75 kilogramë. Vogëlushja, që lindi me operacion, quhet Chiara dhe theu rekordin e 11 vëllezërve të saj, të cilët peshonin më shumë se 5 kg. Mes fëmijë të hyrë në "Guiness", ishte edhe ai që lindi në Itali në vitin 1955, me peshë 10.2 kilogramë.
- Sa janë të gjata 18 minuta ?
- Frymëmarrja
Sa gjatë mund ta mbani frymën nën ujë? Unë për vete një minutë. Sado gjatë që ta mbani ju, as që ka të krahasuar me atë që Gianluca Genoni bëri. Ai vendosi një rekord të ri për mbajtjen e frymës nën ujë, duke mundur David Blaine, që mbante rekordin e mëparshëm, me 7 minuta. Gianluca Genoni e mbajti frymën për 18 minuta 3.69 sekonda, ndërsa qëndronte i shtrirë në pishinën në Mantua. Konkurrenti ishte zhytësi gjerman, Tom Siestas, i cili arriti ta mbante 17 minuta e 19 sekonda. Edhe pse të dy arritën të kapnin shifra të padëgjuara më parë për sa i përket kësaj fushe, vetëm njëri rezistoi më shumë.
- Shërimi i reumes me rërë?
- Frigorifer në rërë
Plazhi i parë në botë me frigorifer nën rërë është krijuar në Dubai, me qëllimin që turistëve mos t’u digjen këmbët në rërën e nxehtë. Një sistem i kontrolluar nga kompjuteri dërgon ftohtësi nën rërë për t’i mbajtur temperaturat e ulëta. Plazhi ndodhet pranë hotelit të ri “Palazzo Versace” në shtetin arabik. Klientët që duan të mundin temperaturat mbi 50 gradë Celsius kanë në dispozicion edhe një pishinë me ujë të ftohtë dhe një ambient me ajër të ftohtë të krijuar nga ventilatorë gjigandë. Rreth 800 mijë britanikë e vizitojnë këtë hotel në vit.
- Pse thuhet që francezët janë llafazanë?
- Llafazani me i madh ne bote flet pa pushuar per 5 dite e 5 net
Një francez ka mbajtur fjalimin më të gjatë të shënuar në histori, pesë ditë e pesë natë se ka mbyllur gojën. Me këtë gjë e ka merituar që të kategorizohet në librin e rekordeve “Gines”. Lluis Colet ka thyer rekordin botëror pasi që ka folur 124 orë pa ndërprerë. Colet ka folur për Salvador Dalín, kulturën katalonase dhe tema tjera. Ky zyrtar 62-vjeçar i administratës shtetërore, ka folur pareshtur pesë ditë e pesë net, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm, të cilin e ka mbajtur një indian që ka “bluar” 120 orë rresht. Edhe pse pjesa më e madhe e fjalëve kanë qenë të kota, shumë e kanë dëgjuar.