Dua të di/Kydetanë
Appearance
Ku shtrihej Dalmacia?[1]
- I dashur Lexues!
- Dalmacia (Dalmatia) në fillim kufizohej brenda trojeve të banuara nga fisi i dalmatëve; më vonë u zgjerua. Lidhet me rolin historik të dalmatëve në luftwrat e shek. II-I para Krishtit kundër pushtuesve romakë. Pas kryengritjeve të viteve 6-9 pas Krishtit , me ndarjen e dytë të provincës së Ilirukut, Dalmaci u quajt provinca që u krijua në pjesën Jugore, ku më parë shtrihej federata e dalmatëve.
- Provinca e Dalmacisë shtrihej në Veri deri te gadishulli i Istrias dhe shkonte paralel me Lumin Savë deri në Singidum (Beogradi i sotëm). Në lindje zbriste nëpër luginën e Ibrit deri te mali i Sharrit. Kufiri jugor i saj ishte lumi Mat, kurse në perëndim, deti Adriatik. Provincës së Dalmacisë i takonin të gjithë ishujt në detin Adriatik. Kryeqendra e provincës quhej Solona.
- Si kërcehet nga 11 metra në 30 cm ujë?
- Thjesht, munet me qenë edhe një centimeter ujë e 1 meter shpuzë. Si do që të jetë nuk është lehtë, por nuk është edhe e pamundshme. [2]
- A ka mësues magjistar?
- Jo nuk ka. Ka profesora magjistar që kërcej, si shumë gjëra tjera të mundshme e të pa shpjegushme këtu për këtu. Si bije fjala magjia e "mizës në murë" . Çka është një gjë, një pikë e zezë në murë? Natyrish, është miza. E çka është një gjë, një pikë e kaltërt në murë? Natyrisht, është miza me farmerka.
- A duhet të mbulohen dritaret me jorgana në rastë lufte?
- E dashura lexuese!
- Është e vërtet që gjyshja ka pas të drejtë. Por duhet të kihet parasysh që në ditët tona përdoret armatim që nxiton peshat goditëse të cilat lëvizin shumë më shpejtë se sa në përallat e gjyshës. Për këtë efek të ngadalsimit intelegjent të shpejtësis së një objekti është mirë të shoqëroheni me djelmoshat që luajn futboll. Ata gjatë pritjes së topit të pasur me apo pa vetëdije, lëvizin këmbën që në njëfar mënyre i afrohet funksionit të "shpuzës bosh", por e cila gjendet në lëvizje. Si do që të jetë, është mirë që dritaret jo vetem në raste lufte por edhe tronditjeve të ndryshme të mbulohen me sipërfaqe të shlira, me dendësi të vogël. Shiltet mund ta kryej përmrekulli këtë funksion. Kështu ato shërbej edhe për mbules drite siq thotë gjyshja, në rastet kur Mbreti e ndalon ndezjen e çirinjëve dhe nëna duhet të qendisë e të plotësoj qejzin e marteses së vajzës së saj.
- Pse me një sy e dallojë drejtësin e shufrave?
- Nuk e di, jam tu e lyp psejen.