Jump to content

Diskutim:Shkelqimi dhe renia e shokut zylo

Page contents not supported in other languages.
Shto një temë
Nga Wikibooks

Ndonese vete shkrimtari D.Agolli eshte shprehur se "me Arken e djallit, do te ndryshoj perfytyrimin e letersise shqipe", per nje shumice lexuesish kontributi me i rendesishem letrar i tij ne proze eshte "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" (1973). Kronike e karrieres se palavdishme te nje zyrtari "ne vije", romani eshte ne te njejten kohe pasqyre e pozites se mjere te vartesit te tij, Demkes, nje kalemxhi i stervitur, qe pak nga pak eshte ndare me talentin. Vitet e fundit, vecanerisht pas botimit ne France, ketij romani i eshte rikthyer vemendja. Rreth tij eshte debatuar shume. Jane hequr paralele dhe jane bere analogji me vepra te ngjashme qe nuk gjeten tribune botimi ne vende te Lindjes ish-komuniste. Me kete rast eshte permendur, jo pa njefare cudie, shkalla e lirise se krijimtarise tek autoret me te talentuar ne Shqiperi. Per nje gjykim me prane se vertetes rreth kesaj ceshtjeje, ndoshta duhej vene ne dukje fakti qe ky roman u paraqit fillimisht si prone letrare e se vetmes reviste humoristike te vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjeter i njohur, qe e qeshura mundeson gjithcka. Permbysjet e medha fillojne me humorin. Kur nje periudhe historike mberrin kohen e humorit, kjo do te thote se ajo ka trokitur ne castin e zbatices. "Ushtari i mire Shvejk shembi lavdine e perandorise", thote Hasheku. Per burokratet dhe servilet eshte shkruajtur jo pak, por faji pergjithesisht i eshte hedhur njeres pale: ose eprorit arrogant, ose vartesit te perulur. Kurse ne romanin humoristik te D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime te emrave tradicionale "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojne "perkedhelja/ perqeshja", e meritojne plotesisht njeri--tjetrin. Te dy jane shkaktare situatash qe e bejne lexuesin te shkulet gazit, por edhe te pezmatohet disi. Produkt i njeri-tjetrit, ata jane njeheresh bashkefajtore per lengaten qe e vetevuajne. Per artin e humorit paraqitja e dy personazheve ne bashkefajesi eshte nje zgjedhje e njohur. Mjafton te kujtojme, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanco Pances ne vepren e mirenjohur te Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demken te tille jane, nje ne dy apo dy ne nje. Ata ushqejne njeri--tjetrin dhe nuk mund te ndahen. Zylo pa Demke dhe Demke pa Zylo nuk mund te kete. Cili prej tyre eshte me shume fajtor? Kjo nuk eshte nje gje qe zgjidhet lehte. Komizmi i figures se Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit te tij: ai i jep vetes te tjera vlera nga ato qe i takojne, duke menduar se hierarkia shteterore eshte edhe hierarki meritash. Shoku Zylo eshte nje nga qindra e qindra nepunesit e mesem te nje aparati shteteror me shume instrumente. Ai nuk eshte pa merita pune, dicka ka bere per te miren e saj, por keto merita ne peshoren e shoqerise kane rendese shume me te vogel se ne mendjen e Zylos. Ne te vertete Zylo Kamberi eshte nje figure tragjikomike. Veprimet e tij te bejne te qeshesh, po aq sa edhe te ndiesh keqardhje. Zyloja nuk eshte nje burokrat poterexhi, bujemadh, i zhurmshem. Arroganca e tij eshte e heshtur. Prepotenca e tlj eshte me ze te ulet. Veprimet e tij perhere priren nga qellime te mbara, por cojne ne gabime trashanike. Zyloja nuk eshte i vetedijshem per semundjen qe e mundon. Ai nuk eshte nje burokrat skematik, qe shquhet qe atje tej. Perkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po te mund te behej i ndergjegjshem per dobesine, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendte dhe do te gjente force per te ndrequr veten. Prandaj ai eshte nje figure fatkeqe, ku behen bashke miresia e qellimit me padijen, me humbjen e ndjenjes se realitetit, te mases per te verteten. Ne kete kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit ne nje pamje sa te rrezikshme, aq edhe per t'i qare hallin. Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit qe ka ne mendje, iluzionit. Permasa e jetes ne menyren e te menduarit te tij eshte zevendesuar nga idete format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten ne pararoje te shoqerise, kurse objektivisht e kufizon ate. Ketu ndahet edhe qendrimi emozional i autorit. Ai e perqesh, e satirizon, e ve ne pozite te veshtire personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, ne nje fare menyre, ka raste kur duket qarte se e merr ne mbrojtje, duke mos e zhveshur nga cdo vlere. Situatat qe kalon Zyloja i jeton me seriozitetin me te madh, kur te tjeret mezi e mbajne te qeshuren. Duke ngaterruar forcen e ligjit, te kompetences, te te drejtave si epror, me forcen e argumentit, qe eshte autoriteti me i larte, ai i mvesh vetes atribute te pamerituara, beson verberisht ne forcen cudiberese te urdherit, te fjales. Duke imituar modelin qe ka zgjedhur si shprese per "nepunesin ne ngjitje", ai shmanget nga vetja.

Start a discussion about Shkelqimi dhe renia e shokut zylo

Nis një diskutim