Diskutim:Mrekullitë e Kur'anit/Krijimi i qiejve dhe tokës

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikibooks

Krijimi i universit sipas bibles dhe kuranit,Që nga fillimi, të krijuarit e qiejve dhe tokës është vepër e All-llahut të Lartësuar. Kur flitet për këto në Kur’an, flitet për gjërat të cilat nuk i dinë të tjerët përpos All-llahut. Kur dikush pretendon të thotë diçka rreth kësaj, në shënjestër e ka fenë, mënyrën se si ta sulmojë. Ç’thonë orientalistët për këtë. Ata orvaten të tallen me Kur’anin, duke thënë se në shumë kaptina është përmendur që toka dhe qiejt janë bërë për gjashtë ditë, kurse në kaptinën Fusilet, ditët e krijimit janë tetë. Kjo është nga harresa dhe mjegullitë e njeriut ( thonë ata). Me thëniet si më lartë, ata sikur duan të konstatojnë, se Muhamedi s.a.v.s.është autor i Kur’anit. Ky pra është qëllimi i tyre. Të shohim tani se çfarë thotë Kur’ani në kaptirën el Earaf: “Vërtetë Zoti juaj është All-llahu i cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë”. Në kaptirën Junus thotë: “Vërtetë Zoti juaj është All-llahu i cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë”. Kurse në kaptirën el-Furkan thotë: “Ai i cili krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë atë çka ka në mes tyre për gjashtë ditë.” Të gjitha këto ajete, thonë se qiejt dhe toka janë krijuar për gjashtë ditë. Shihet qartë se këtu nuk ka asnjë kundërshtim, andaj nuk ka se pse të debatojmë lidhur me këtë. Nëse kthehemi prap në kaptinën Fusilet, ku All-llahu xh.sh. e shkoqiti krijimin e qiejve dhe tokës, dhe thotë: “Thuaj: A e mohoni Atë Zot, i cili e krijoi tokën për dy ditë, e ju i përshkruani Atij shokë, kurse Ai është Zot i botërave. Ai ka vendosur në të (tokë) male të forta dhe e bëri të bekuar, dhe banorët e saj i furnizoi me risk të caktuar – kjo gjithçka u bë për katër ditë. Ky (fakt) mjafton për pyetësit. Mandej Ai iu drejtua qiellit kur ai ishte vetëm një tymtajë (mjegullirë) dhe i tha atij (qiellit) dhe tokës: Ejani të bindur, me dëshirë ose pa te. Ata thanë: Po vimë të bindura dhe me dëshirë. Mandej, krijoi shtatë qiejt në dy ditë dhe secilit qiell i dha pastaj detyrat e veta”. Nëse i numrojmë ditët në ajetet, shohim se All-llahu i Lartësuar krijoi tokën për dy ditë. Pastaj, për katër ditë, sipër saj vendosi ma let dhe caktoi furnizimin dhe rëzkun për banorët e saj në përgjithësi, për të vazhduar pastaj në qiell.

Orientalistët thonë se Kur’ani në vete ka kundërthënie. Në Kur’an, hasim se diku thuhet që ditët e krijimit të tokës dhe qiejve janë gjashtë, e diku, ditët e krijimit janë tetë. Orientalistët e përmbyllin rastin, duke thënë se këtu kemi të bëjmë me njeri i cili harron si të gjithë njerëzit tjerë.

Për këtë, i Lartësuari thotë: “Mandej krijoi shtatë qiejt në dy ditë dhe secilit qiell i dha pastaj detyrat e veta” Ditët e krijimit në kaptinën Fusilet janë tetë. Kështu, dy ditë janë për krijimin e tokës, katër ditë për caktimin e riskut dhe bekimin e vendit. Pra, ditët e krijimit janë gjashtë, e më pastaj kemi edhe dy ditë tjera, të cilat ia ka kushtuar qiejve,që do të thotë së gjithsejt janë tetë ditë. Orientalistët thonë se Kur’ani në vete ka kundërthënie. Në Kur’an, hasim se diku thuhet që ditët e krijimit të tokës dhe qiejve janë gjashtë, e diku, ditët e krijimit janë tetë. Orientalistët e përmbyllin rastin, duke thënë se këtu kemi të bëjmë me njeri i cili harron si të gjithë njerëzit tjerë. Nëse tregohemi më të vëmendshëm gjatë leximit të ajeteve të përmendura, do të shohim se fillimi ndryshon prej ajeteve të më parme. All-llahu xh.sh. thotë: “Thuaj: A e mohoni Atë Zot, i cili e krijoi tokën për dy ditë, e ju i përshkruani Atij shokë, kurse Ai është Zot i botrave”. Ajeti fillon duke na e përshkruar, se si mohuesit i bëjnë All-llahut shok (partner), dhe shfrytëzojnë rastin që të debatojnë. Që në fillim shohim se ky ajet paralajmëron mrekullinë, sepse iu ka dhënë rast mohuesve të gjejnë diçka që mendojnë se është gabim në Kur’an. Këta, si entuziastë që janë, shfrytëzojnë nga rasti që të propagandojnë kundër fesë së All-llahut, dhe të bindur se do të jenë të suksesshëm, citojnë ajetet e lartëpërmendura. Ata, sikur që janë debatues, janë edhe luftues të fesë. Ata, e kanë mohuar All-llahun xh.sh., e tani përpiqen që edhe të tjerët t’i bindin kundër fesë, ngase All-llahu ju thotë: “e ju e bëni Atë me partnerë”, si dhe thënia: “A e mohoni Atë Zot, i cili e krijoi tokën për dy ditë”. All-llahu iu përgjigjet atyre sikur te kenë debatuar që atëherë. Edhepse ky debat filloi pas shumë shekujve, dëshira e tyre ishte që të mbjellin dyshim në mesin e besimtarëve, andaj edhe zgjodhën pikërisht këto ajete.Ne u themi atyre: Ai i cili i kundërvihet këtyre ajeteve, ose është i detyruar, ose është injorant ndaj argumenteve të All-llahut. All-llahu i Lartësuar thotë: “A e mohoni Atë Zot, i cili e krijoi tokën për dy ditë, e ju e bëni Atë me Partnerë “. Pastaj thotë: “Ai ka vendosur në të (tokë) male të forta dhe e bëri të bekuar dhe banorët e saj i furnizoi me risk të caktuar”. Këtu All-llahu flet rreth plotësimit gjatë krijimit të tokës. Ai na jep mënyrën më të hollësishme të krijimit, duke thënë se vëndosi malet e forta në tokë. Caktoi riskun në tokë dhe e begatoi atë për katër ditë. Përderisa fjala ishte për plotësimin e të njejtës gjë që e filloi, pra për tokën, All-llahu nuk e kapërceu vazhdimin e fjalisë edhe për qiejt. Ai na shpjegon se si u krijua toka. Pra, All-llahu thotë: “Unë krijova tokën për dy ditë pastaj e mbarova ate, pasi i plotësova të gjitha për katër ditë”, që nënkupton se koha për krijimin e tokës është katër e jo gjashtë ditë. Të marrim një shembull për të qenë më të kuptueshëm. Të supozojmë se do të ud-hëtoni me tren nga Prishtina për në Prizren. Gjatë kësaj rruge, treni do të ndalet edhe në qytetin e Gjakovës. Të paramendojmë se treni pas një ore do të ndalojë në Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren pas dy orë e gjysëm. A nënkupton kjo se largësia e Prishtinës nga Prizreni është tre orë e gjysëm? Jo, kurrsesi. Largësia në mes këtyre dy qyteteve është ashtu siç thashë në fillim, kurse ora e cila u paramendua tek unë ishte ora e cila është brenda dy orëve e gjysëm. Kjo është ashtu, sepse Gjakova është në mes Prishtinës dhe Priz-renit. All-llahu kur na flet për krijimin e tokës, Ai na thotë se krijova tokën për dy ditë dhe ate e plotësova me vëndosjen e maleve të forta, e begatova atë dhe e caktova furnizimin, të gjitha këto për katër ditë. Fjala, të gjitha këto për katër ditë, është koha për të cilën All-llahu e ka krijuar dhe e ka plotësuar tokën. Pra, dy ditë për krijimin e tokës dhe dy ditë për plotësimin e krijimit të tokës.