Diskutim:Bythëshiturit…

Page contents not supported in other languages.
Shto një temë
Nga Wikibooks

Pirro Prifti: Një Përgjigje për Naun Kulen


Një Përgjigje për Kryetarin e Shoqatës `Myzeqeja`-ateistin Naun Kule

Nga Pirro Prifti

Në gazetën Telegraf të dt.22 maj 2013 në shkrimin me titull:``Hirësi Janullatos, Zoti flet dhe shqip…``, kryetari i shoqatës `Myseqeja` z.Nan Kule, me një pamaturi të cuditëshme, vjell një vrer i cili mesa shihet duhet ta ketë mbajtur aq gjatë sa që duket sikur nuk është vreri tij por vreri i dikujt tjetër.

Le të lemë vrerin dhe të shohim se cfarë në thotë `bashkëbesimtari` ynë kundër `Hirësisë së tij Janulltos`.

Shkaku i shpërthimit të z.Naun Kule është kjo frazë e cila jep edhe esencën e shkrimit të aspak dinjitoz: ` …Ju qe drejtoni përreth 20 vjet grigjën shqipfolëse të ortodoksisë shqiptare, ende me përkthyes, Hirësi Janullatos?....`

Frazat e tjera të shkrimit janë ato për të cilat mesa duket është udhëzuar.

Mund të thoni ju, a është udhëzuar një besimtar ortodoks të flasë kundër Kryepeshkopit të tij? Po! mundet dhe në dy raste tipike: ose në raste klienteliste dhe nën presion, ose kur nuk është besimtari devotshëm por një ateist i rregjur.

Përse e them këtë dhe e them me keq-ardhje.

A nuk është ky z. Naun Kule i cili ka shkruar mbi 20 libra ndryshëm prër historinë e vëndit, për arkeologjinë, për miqtë dhe armiqtë e shqipëtarëve?

A nuk është z. Naun Kule autori i librit `Dita nuk është larg` për militantin komunist Naun Doko (Prifti)?

A nuk ësht z. Naun Kule, autori i librit `Rrëfimet e Ardenicës` monografi, botuar me financimin e Kishës `së dashur të tij` Auto-Qefale Orodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me iSBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh me pathos edhe falenderimet e tij?

Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar `Myzeqeja`, që ishte ai që lepihej në korridoret e K.O.A.SH.-it, për të botuar librin, dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, dhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z.Naun duhej të ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar.

Kjo gjithashtu, sa për të kujtuar se njeriu nuk duket ashtu si flet por ashtu si vepron, dhe me kujton gjthashtu një thënie të mëncur të Prof. Mentor Petrelës, para disa vitesh në një rast mërzitjeje: `Duhet të kesh kujdes nga dy tipa njerëzish: nga armiku, por të cilit i ruhesh dhe të ruan, dhe tipi tjetër është- borxhliu, të cilit duhet t`i ruhesh, sepse ai mezi pret që të mos paguajë borxhin, dhe gjithmonë lutet që borxhliut t`i ndodhë ndonjë gjë e keqe vetëm e vetëm të mos paguajë`.

Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër e medaljes, ajo e errta për z.Naun është se ai mesa duket, ëshë një kripto-ateist i dukshëm, dhe afrimi i përkohshëm me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më tepër një hipokrizi e pastër që e ka ndihmuar atë në marëdhëniet me komunitetin ortodoks të Lushnjës. Megjithatë, mendoj se krahas kritikave ndaj këtij përsoni që lajthit papritur dhe për më tepër kur nuk ka patur asnjëherë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ndonjë kritikë ndaj tij dhe kolegëve të tij, unë do t`i përmënd z. Naun Kule frazën e famshme të Jezu Krishtit,, kur Shën Pjetri e pyet se si duhet të sillemi me bashkë-besimtarin kur ai bën faj, sa herë duhet ta falim, vetëm 7 herë? Jezu Krishti i u përgjegj- 7 x 77 herë. Pra nëse me vepra z. Naun Kule është një ortodoks i mirë, le t`i japim dorën e ti tregojmë se:

- Së pari, Fortumturia e tij Janullatos, në cdo meshë në Tiranë flet dhe predikon shqip,

- Së dyti, Fortumturia e tij Janullatos, është e vërtetë që mban përkthyes, por për të saktësuar frazat nga Ungjilli të cilat nuk mund të tjetërsohen, si dhe për shkak të moshës së shtyrë,

- Së treti, se është prania e Kryepeshkopit Janullatos (që sikur na e dërgoi vetë Zoti), që rindërtoi dhe rimëkëmbi Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë me të gjitha atributet të cilat duhet të ketë një Kishë Autoqefale, dhe të cilat i keni parë edhe ju zotëri, sepse kishat, shkollat, universiteti Logos, cerdhet, kopshtet, fondet për njerëz të vecantë (si puna juaj), ndihma të pakursyera për kosovarët, etj. etj, janë bërë këtu brënda në Shqipëri apo jo?

- Së katërti, porosia që dha i madhi Fan Noli, për të predikuar në shqip, dhe me libra liturgjikë të përkthyer në shqip, është realizuar z. Naun Kule, sepse në të gjitha Kishat e Shqipërisë flitet shqip, madje dhe Fortlumturia e Tij , nëse e ke vënë re, -flet shqip. Apo jo?

A do të mund ta bënte një prift shqiptar, apo minoritar qoftë, në kohën kur e mori Fortlumturia e tij u bë Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

Të jeni i sigurtë zotëri që ata, ashtu të varfër sic ishin (dhe ishim me të vërtetë), ashtu nën ndikimin e moralit komunist -do të vepronin njëlloj si një pjesë e mirë e drejtuesve shqiptarë në kohën e demokracisë të cilët e kanë lënë ende Shqipërinë në tranzicion, jashtë Europës dhe me plot probleme financiaro-ekonomike dhe sociale.

Prandaj, përpara se të shani Fortlumturinë e tij, meqënëse nga emri duhet të jeni ortodoks (sepse me vepra nuk jeni i tillë), duhet t`i kërkoni falje Fort-lumturisë së tij Janullatos i cili megjithse i shtruar ne spital, `u arratis` nga spitali (fraza që tha vetë ai në festën e Pashkëve), dhe ashtu i moshuar, rrezikoi jetën vetëm për të ardhur në Tiranë për të marrë pjesë së bashku me komunitetin ortodoks në Pashkët e Mëdha; foli shqip por dhe u përkthye nga përkthyesi `i djersitur` sic vutë në dukje e plot cinizëm ju, Kryetari i Shoqatës Myzeqeja.

Turp , i nderuar z. Naun, jo vetëm si intelektual ashtu sic hiqeni, por turp për ju që bëni shkrime të tilla në emër të shoqatës Myzeqeja.

Në statutin e shoqatave nuk ka nene pro racizmit, nuk ka nene për të ndaluar të flitet një gjuhe tjetër, apo jo?

Sepse Shoqata dhe kryesia e saj duhet të sillet si institucion i miratuar nga gjykata shqiptare dhe si e tillë duhet të respektojë institucionet e tjera si Kisha Autoqefale e Shqipërisë me gjithë `shqipfolësit e saj` sic vëreni me cinizmin tuaj ateist, z.Naun Kule.

Së fundmi, krahasimi i Fortlumturisë së tij me Shën Kozmain nuk do të ishte i keq nëse, do ta kuptonit mirë mesazhin që u dha Shën Kozmai shqiptarëve - për të mos braktisur fenë e të parëve të tyre; por ju nuk mund të kuptoni dicka që e tradhëtoni, sepse ateizmi që ju futi në gjak komunizmi, dëmtoi më rëndë nga të gjitha komunitetet, komunitetin ortodoks; qoftë me prishjen e kishave, qoftë me futjen e moralit komunist dhe formimin e njeriut të ri si puna juaj, njeri i cili mendon e punon vetëm duke nxitur dyshime e përcarje.

Le të merret Shoqata si institucioni që të zgjodhi,- me ty, për të parë se cila ishte arësyea që bëtë atë shkrim të shëmtuar.

Nje Pergjigje per Ateistin- goje ndyre Naum Kule[redakto]

Një përgjigje e detyruar April 22, 2019 23:48 Një përgjigje e detyruar

Përshëndetje i nderuar Kryeredaktor,

Për shkak të një shkrimi kundër meje tek gazeta Dita, ju lutem që ta botoni shkrimin tim – si replikë

Pirro Prifti (në foto)

Ateisti Naun Kule ose lajthitja e një Intelektuali pa moral

Lexova një shkrim të zotërisë Naun Kule tek gazeta e respektuar DITA. Aty më përmënd emrin tim duke u shprehur në këtë mënyrë halucinante e denjë për një që sapo ka ndërprerë medikamentet psikiatrike: “.. Më i zellshmi në këtë lukuni grekomanësh, ishte një “profesor i shquar”, Pirro P., drejtues i Lidhjes së intelektualëve ortodoks, pranë Sinodit të KOASH-it i cili, në shkrimin kritik më akuzonte veç të tjerash edhe si mosmirënjohës ndaj Hirësisë të cilin, “Zoti desh dhe e solli mes nesh…?!”

Më çudit fakti që përse ky person nuk lexon as gazetat as prononcimet dhe problemet e KOASH -it për të cilat unë si individ kam shprehur sidomos në Promemorien e 25 tetorit drejtuar KOASH `Për vlerësimin e figurave të shquara klerikale të Shqipërisë, vendosjen e tyre në kalendarin orthodox`, por kryesore në Promemorie ishte kërkesa për mbledhjen e Sinodit nga ana e KOASH për të krijuar Komisionin për vlerësimin e këtyre figurave përfshi dhe shënjtërimin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Promemoria është e botuar me 25 tetor në disa gazeta dhe intelektuali i lajthitur mund ta lexojë që të kuptojë se kush jam unë.

Sigurisht shkrimi i z. Naun është plot të pavërteta e i mbushur me një mllef pleqëror alkolik, ku dominon sharja sepse fuqia e ka lënë, dhe siç thotë Shekspiri tek Hamleti: “Alkooli të shton dëshirën por të thyen majën..`

Shkrime të tjera kundër personit tim intelektuali i lajthitur ateist Naun ka shkruar edhe tek Telegrafi e kudo, por mesa duket ky person i fsheh publikut një të vërtetë të hidhur, për të cilën unë kam shkruan në vitin 2013 tek gazeta Sot më 24 maj 2013.

Historia e këtij birboj i cili ishte ( dhe nuk e di nëse është) Kryetar i shoqatës Myzeqeja,, qëndron pikërisht në faktin se z.Naun Kule i u lut KOASH-it që të sponsorizonte një libër të tijin monografi me titull“ “Rrëfimet e Ardenicës”; dhe KOASH e ndihmoi për ta botuar. Në shkrimin tim të vitit 2013 me titull `Një përgjigje për Kryetarin e Shoqatës “Myzeqeja, ateistin Naun Kule“ unë shkruajta midis të tjerash: `A nuk është z. Naun Kule, autori i librit “Rrëfimet e Ardenicës” monografi, botuar me financimin e Kishës “së dashur të tij” Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë në vitin 1999 me ISBN 99927-639-1-4 për të cilën shpreh me pathos edhe falenderimet e tij? Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar “Myzeqeja”, që ishte ai që lëpihej në korridoret e KOASH-it, për të botuar librin dhe kontributi ju dha pa asnjë hezitim, edhe me miratimin e Kryepeshkopit, duke patur parasysh jo vetëm se z. Naun pretendonte se ishte ortodoks i mirë, por edhe se z. Naun duhej të ishte njeri i respektuar i Lushnjës e për më tepër një letrar prodhimtar. Nejse, kjo pak sa për ti kujtuar z. Naun Kule, Kryetarit të shoqatës së nderuar.“

Por, (gjithmonë ka një `por`), menjëherë pasi mori sponsorizimin dhe pasi e botoi librin, z.Naun Kule papritmas e kapi kriza e nacionalizmit të sëmurë dhe nuk ka lënë shkrim pa botuar e pa sharë Kryepeshkopin, pra bamirësin e tij, dhe sigurisht këto sulme dhe sharje i ka justifikuar edhe nën hipokrizinë që ai na kërkoka një Kishë ku të jetë një shqiptar dhe jo një grek që nuk flet shqip; akuza banale dhe të rëndomta të një ateisti i cili nuk ka ardhur asnjëherë në kish për të parë se si flitet shqip aty dhe se si Kryepeshkopi ynë i nderuar flet shqip.

Por profesionin e shpifjes Naun e ka përvehtësuar aq mirë sa tani, në kohën e pleqërisë për shkak të mëndjemadhësisë dhe burracakllëkut nuk po e kupton se çfarë shpif quhet e vërtetë dhe anasjelltas. Zoti të cilin ai nuk e respekton, – e faltë për budallalleqet që shkruan.

Unë e pranoj që e kam përkrahur dhe e përkrah Fortlumturinë e Tij Anastas dhe kam shkruar se: “Nëse Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flasë shqip, Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Autoqefale Orthodokse nga vdekja e shkaktuar nga komunistët ekstremistë“, si p.sh., i nderuari z. Naun, që Zoti e faltë sepse unë e fal atë që më shan, por përgjigjen do jakthej që të kuptojë se ku ka gabuar.

Pra kush po e lexon këtë shkrim do të kuptojë se kush është `b..lëpirësi` me të cilin shkrim z. Naun ja ka futur vehtes sepse ka harruar që është ai kërkoi sponsorizimin i cili i u dha me shumë dashamirësi, por I ligu mbetet I lig edhe kur I bën mirë.

Shpresoj të mos shkruajë më herë tjetër `ëndra në sirtar`apo qiqra në hell`. Amen.

priftipirro2017@gmail.com