Diskutim:Armend baloku

Page contents not supported in other languages.
Shto një temë
Nga Wikibooks

Armend Baloku u lind në qytetin e Pejës. Ka përfunduar në këtë qytet shkollen fillore dhe atë të mesme. Fakultetin e arteve, dega e arteve dramatike, drejtimin e aktrimit e përfundoj në Prishtinë në klasen e prof.Luan Jahes dhe master tek prof.Enver Petrovci. Armendi jeton dhe punon në Prishtinë.

Edukimi:


Fakulteti i Arteve, Dega e Arteve Dramatike, Drejtimi i Aktrimit (2002-2005) Klasa e Prof. Luan Jaha.

Fakulteti i Arteve, Dega e Arteve Dramatike, Drejtimi i Aktrimit – Master (2009-aktualisht) tek prof.Enver Petrovci.

Flet: Shqip, Anglisht, Serbisht

Angazhimet: I angazhuar në profesion që nga viti (2002- ) dhe ka luajtur në këto teatro • Në teatrin “Oda” Prishtinë • Në “Teatrin Kombëtar” Prishtinë • Në teatrin “Dodona” Prishtinë • Në teatrin “Istref Begolli” Pejë • Në “Teatri Kombëtar” Gjilan • Në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj • Në “Teatrin e Qytetit” Prizren • Në “Teatrin Kombëtar” Gjakovë • Në “Teatrin Kombëtar” Sarajevë • Në “Shtëpinë e Kulturës” Tuz


Rolet: Ka luajtur në këto shfaqje teatrale dhe projekte filmike • “Mbreti Lir” Fadil Hysaj (Teatër) • “Kam pasur një titull tjetër por e kam harruar” Arben Kastrati (Film i metrazhit të gjatë) • “Psikodrama” Kastriot Saqipi (Teatër) • “Rebeli” TV Dukagjini (Film i metrazhit të shkurtër) • “Art” Saranda Elshani (Teatër) • “Armët në Duar” Blerta Basholli (Film i metrazhit të shkurtër) • “Burrat e Dëshpëruar” Elmaze Nura (Teatër) shfaqja më e shikuar në dy vitet e fundit • “Rikardi III” Ekrem Sopi (Teatër) • “Shëtitja” Denis Berisha (Film i metrazhit të shkurtër) • “Dhoma 13” Erson Zymberi (Teatër) • “Dora” Grupi (Teatër) • “Vetëm Mish” Tomor Misini (Teatër) • Si dhe në shumë filma dhe shfaqje të ndryshme të studentëve të regjisë së filmit dhe teatrit. Rreth 30 sosh • “Stjuardesat” Armond Morina (Teatër) etj