DEMONSTRATAT E PRANVERËS 1981 NGA BEJTULLA TAHIRI

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

KUSH I ORGANIZOI DEMONSTRATAT E PRANVERËS 1981?[redakto]

BEJTULLAH TAHIRI: (Pashtriku.org, 14. 03. 20123) - Kanë kaluar tri dekada që nga Pranvera e vitit 1981, nga ajo Pranverë që lëkundi themelet e Federatës Jugosllave, për t’u shkëputur pastaj prej saj të gjitha republikat, e më në fund edhe Republika e Kosovës. S’ka dyshim se për ngjarjet e vitit 81 kanë shkruar shumë dhe shumica e atyre shkrimeve ka qenë reale dhe kanë paraqitur porosinë e tyre. Por ka edhe të atillë që janë munduar ato t’i shtrembërojnë dhe t’u japin dimensione tërësisht të gabuara duke i kualifikuar ato si kundërrevolucionare, separatise, irredentiste, marksiste-leniniste, nacionaliste e lloj-lloj ngjyre politike. Pas atyre ngjarjeve madhështore dolën teza të ndryshme, se ato ishin të organizuara nga Serbia e Shqipëria. Udhëheqësit e Kosovës thonin se i organizoi plehi i Kosovës (Fadil Hoxha rininë revolucionare e quante, pleh i Kosovës). Ca thonin se nuk është dashur të orgnanizoheshin fare, sepse mirë ishim, ca të tjerë se u prish bashkim-vëllazërimi, u cenua Jugosllavia etj, etj,. Unë nuk do t’i përshkruaj ato si ishin por do të mundohem të përshkruaj, kush vërtet ishte organizator i tyre dhe cilët ishin faktorët që u shkaktuan ato demonstrata.

Adem Demaçi[redakto]

Në radhë të parë duhet thënë qartë se ato u organizuan nga grupet ilegale prej të cilave GRK (Grupi Revolucionar i Kosovës) gjegjësisht OMLK’ja ishte më e organuzuara dhe më jetëgjata në veprimtari ilegale. Në radhë të dytë përkrahja masive e rinisë, e popullit tonë dhe të gjitha shtresave e sidomos klasës punëtore ishte i pakrahasueshëm, sepse ata tanimë ishin përgatitur nga Adem Demaçi e shumë veprimtarë të tjerë që dergjeshin nëpër burgjet jugosllave, kurse shtypja e shfrytëzimi i shqiptarëve padyshim që ishte faktori kryesor që i detyroi shqiptarët të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. GRK, ishte formuar në vitin 1970 dhe udhëhiqej nga Kadri Osmani, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri e Binak Ulaj. Ndërsa ky grup kishte edhe Komitetin e Studentëve që udhëhiqej nga Rexhep Mala. Njëherit GRK’ja kishte edhe komitete të rretheve si ai i Dukagjinit i udhëhequr nga Xhafer Shatri e Jashar Alia. GRK'ja edhe pse kishte anëtarë pak, puna e palodhshme e anëtarëve të tij e bëri të njohur në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. GRK’ja shpërndau trakte në vitin 1973 e 1974 nëpër tërë Kosovën. Njëherit GRK’ja ato vite kishte botuar Buletinin “Zëri i Kosovës”, të cilin buletin shumëkush kishte dëshirë ta lexonte sepse në të shpehej e vërteta për shqiptarët e robëruar nën Jugosllavi, që atëherë askush nuk mirrte guximin ta thoshte. Pas arrestimit të anëtarëve të GRK-së, prej të cilëve vetëm Mehmet Hajrizi mbetet jasht grilave, dhe denimit të tyre në fillim të vitit 1975, GRK-ja, avansohet apo emrohet si GMLK e pastaj në OMLK (Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës). Mehmet Hajrizi zgjerohet me anëtarë të tjerë si Kadri Zeka, Gani Sylaj, Hydajet Hyseni etj.

Cyrih 1980: Kadri Zeka me Hydajet Hysenin.

Monografia-komplet-te-gjitha-kapitujt-nga-I--deri-IX.pdf

Skeda:HydajetHyseni.129x169.jpg Skeda:Kadri Zeka.jpg Anëtarët e GRK-OMLK’së, tani më janë të njohur për shumkënd sepse ata ju prinë demonstratave të vitit ’81 si brenda në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, u vranë, u burgosën, qëndruan stoikisht nëpër burgjet jugosllave, ishin komandant qëndror e të rretheve të UÇK-së dhe sot janë nëpër vendet udhëheqëse të Republikës së Kosovës. [1]

U deshtë kohë e gjatë të përgatitej populli për t’ju kundërvënë një politike aq të egër siç ishte ajo jugosllave. Një politike që kishte si qëllim kryesor rrënimin e ekonomisë kosovare, shtypjen e shfrytëzimin e popullit tonë si dhe zhdukjen e gjithçkaje shqiptare. Udhëheqja kosovare përpos karrigave të tyre asgjë tjetër nuk mbronte. Ajo nuk guxonte të mbronte asnjëherë kërkesat e popullit. Ajo mbronte interesat titiste e jugosllave. Bijtë e bijat e udhëheqësve kosovarë ishin të interesuar dhe orientuar tërësisht nga Beogradi. Ata shoqëroheshin dhe jetonin me rininë jugosllave e jo me atë shqiptare, sepse kështu ishin edukuar nga prindërit e tyre. Më kujtohet si sot kur u ndal stafeta e famshme e Titos së qarkulluari, duar më duar, sikur qimja e Car Llazarit, e bija e tradhtarit Selim Brosha, Rajmonda Brosha qante dhe thoshte çfarë do të bëjmë ne tani pa Titon e stafetën e tij. Të brengosur ishin edhe shumë bijë udhëheqësish kosovarë sepse ishin mësuar të shkonin në përgatitje të ndryshme rinore e sportive nëpër Serbi bash sikur Serbia të ishte atdheu i tyre. Atyre siç duket, asnjëherë prindërit e tyre, nuk u folën për shqiptarët, për Shqipërinë, për historinë tonë të lavdishme, për kulturën, për të parët tanë etj, apo nëse u folën u folën mbrapsht. Me siguri që nuk ju kanë folur sepse ajo dashuri e madhe ndaj pushtuesit kurrë nuk do të kish qenë në atë masë që të harrojnë vetvehten e popullin tonë. Duhet të thuhen këto fakte sepse atëherë nga të gjitha anët tentohej të degjenerohej rinia jonë. Tentohej me çdo kusht që ajo të ketë orientim jugosllav. Grupe e këngëtarë të ndryshëm nga të katër anët e Jugsllavisë vinin për këtë qëllim. Vinte Zdravko Qolliç, vinte e dëgjohej kudo Bjello Dugme. Degjoheshin me ëndje të tjerë këngëtarë dhe harrohej Dervish Shaqa, Fatime Solkoli, që aq shumë i kënduan Kosovës së dashur, ndërsa harroheshin shumë këngëtarë nga Kosova e Shqipëria. Tentohej tërësisht të harrohej historia e kultura e jonë. Para kësaj gjendje të tillë nuk ishte lehtë të dilje përpara dhe të triumfosh. Grupet, e veprimtarët ilegalë ishin të pakët që të bënin ndryshime të mëdha e për një kohë të shpejtë. Por përkushtimi i tyre me tërë qenien që të çrrënjoste këtë mentalitet jugosllav ishte i madh dhe dalngadalë dolën triumfues. Më kujtohet kur si student shkova për të herë të parë në Prishtinë. Thoshin se një grup që këndonte këngë me orientim jugosllav, Rexhep Mala e ka shkatërruar, duke ua thyer të gjitha veglat etj,. Rexhep Mala, jo vetëm që theu ato vegla të huaja në vendin tonë, por theu edhe atë mentalitet jugosllav dhe me qëndrimin e tij kaliti breza të tërë të shkonin rrugës së lirisë. Në anën tjetër rininë e Kosovës e ka shpëtuar dhe edukuar propaganda e madhe ilegale që kanë bërë grupet ilegale e sidomos OMLK’ja. E ka shpëtuar e ndihmuar TVSH’ja, e ka ndihmuar e orientuar drejt Radio Tirana. Radio Tirana ishte e vetmja që paraqiste realisht gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Radio Tirana ishte ajo që ndriçoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në Radio Tirana dëgjohej emisioni “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”; nga Radio Tirana mësuan shumë shqiptarë se kush ishin rilindasit tanë, kush ishin prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe çfarë qëllimi kishte ajo lidhje si dhe Lidhja e Pejës. Në Radio Tirana populli ynë mësoi për prijësit luftarak si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, e për shumë luftëtarë tjërë. Vetëm në Radio Tirana populli ynë mësoi të vërtetën dhe qëndresën heroike të Tahir Mehës. Pra Radio Tirana është njëri prej faktorëve kryesorë që e ngriti, brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë për të vërtetën historike. Radio Tirana ishte ajo që u doli në përkrahje të plotë demonstratave të vitit 1981, duke iu bërë një analizë të qartë pse ndodhën ato. - Prill 1981 - Sot, pas tri dekadave, literatrua ilegale dikuj mund t’i duket çudi dhe mund të thotë çfarë ishte ajo literaturë?!. Është e vërtetë për ata që nuk e dinë edhe mund të jetë e tillë, por për ata që i kanë përjetuar gjërat është krejt ndryshe. Atëherë kur një libër si Shota e Azem Galica, Mic Sokoli, Hasan Prishtina, e të tjera lexoheshin me ëndje s’ka si të mos e thyente mentalitetin falls e jugosllav. Krejt ndryshe ishte të lexosh diçka të huaj e të imponuar, e krejt ndryshe të lexosh diçka nga historia e kultura e popullit tënd, që ruhej në arka, sirtarë, nën tokë e mbi tokë. Krejt ndryshe ishte kur shqiptarët e shikonin Epoka para Gjyqit në TVSH, se sa të shikonin çfarëdo drame në emisionet jugosllave; krejt ndryshe ishte kur fliste Pajazit Nushi për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ndryshe kur fliste Dushko Ristiqi; krejt ndryshe ishte kur gazeta “LIRIA” shprehte realitetin e rinisë, ekonominë kosovare, e krejt ndyshe kur flisnin Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi. Them ndryshe sepse në gazetën “LIRIA” thuhej e vërteta, kurse udhëheqësit e lartpërmendur ishin shkëputur nga realiteti dhe e vërteta. Më kujtohet mua, apo shumkujt mund t’i kujtohet, çfarë pompoziteti i bënë udhëheqja kosovare vizitës së Titos në vitin 1978 në Kosovë. Dashurinë apo nostalgjinë e madhe që ishte krijuar për udhëhqësin shpirtëror jugosllav, e theu një trakt që e kishte shpërnda OMLKJ’ja. Vlen të thuhet se ky trakt u shpërnda me sukses dhe pati jehonë të madhe. Populli pasi e lexoi këtë trakt mësoi të vërtetën e vizitës së carit sllav në Kosovë. Pra ai nuk kishte ardhur për ta ndihmuar Kosovën, por për ta plaçkitur e shtypur edhe më tepër atë. Në Kosovë atëherë parullat “Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë Bashkim Vëllazërimi”, “Rroftë Jugosllavia”, t’i nxirrnin sytë në të gjitha anët e banuara me shqiptarë. Këto parulla u fshinë për një kohë të shkurtër në vitin 1978/79 dhe në vend të tyre shkruhej “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Shqipëria” etj,. Traktet “MOS U SHKRUANI MYSLIMANE, POR SHQIPTARE”, “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT” e shumë të tjera që bënë kthesë në mentalitetin e popullit tonë, gjithashtu i shkruajtën dhe i shpërndanë natën anëtarët e OMLK’së. Parapërgaditjen e kërkesës së Republikës së Kosovës e bëri Nr.1 i gazetës “LIRIA”, në të cilën thuhej se të gjitha viset e banuara me shqiptarë në Jugosllavi duhet të përfshihen në një njësi administrative që ndryshe populli e shkoqiti dhe e tha se kjo njësi administrative duhej të quhet, Republika e Kosovës. Dihet mirëfilli se demonstatat e vitit 1981, filluan hapur nga studentët e Prishtinës. Grupi i studendtëve si: Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Riza Demaj, Sylë Muja, Merxhan Avdyli, Gani Koci, Hamdi Hajdini, edhe pse nuk i takonin asnjë organizate ilegale përpos Hamdi Hajdinit që ishte anëtarë i GRK’së, apo shok celule me Jashar Alinë, tërthorazi ishin të ndikuar nga propaganda që kishin zhvilluar anëtarët e OMLK’së në mesin e studentëve. Me ta në forma të ndryshme ishte punuar gjatë. Ismail Sylaj ishte anëtar i Komiteti Ekzekutiv, Saime Isufi ishte gjithashtu anëtare e Komiteti Ekzekutiv. Abdullah Tahiri ishte simpatizant i flaktë i OMLK-së. Këta në forma të ndryshme propaganduan që gjendja e studentëve të ndryshoi. Gani Koci ishte simpatizant i Jakup Krasniqit, Ismail Sylaj kontaktonte me Merxhan Avdylin, etj,. Abdullah Tahiri kontaktonte dhe e kishte shok të pandashëm Riza Demajn Sylë Mujën, Ibrahim Nikqin e Hamdi Hajdinin etj,. Njëherit Abdullahu e kishte angazhuar vëllaun e tij, Ibrahim Tahirin, që të merrej në mbikqyrje të Televizionit te Tiranës në Konviktin Nr.3., Televizion që ishte një shkollë e madhe drejt rrugës së lirisë. Grupi i studentëve që i kishin filluar protestat e studentëve, nuk doli rastësisht në ballë të protestave, por dikush kishte punuar me ta. Edhe tavolina e parë që u përmbys nga Abdullah Tahiri, nuk u bë rastësisht dhe nuk u bë pse ai kishte dëshirë të përmbyste tavolina. Përmbysja e asaj tavoline donte të thoshte përmbysje e sistemit jugosllav. Kjo kishte këtë domethënie, sepse Abdullahu atë ditë nuk kishte shkuar në mensën e studentëve për të ngrënë, por për të ndryshuar çka mund të ndryshohej. Këtë e thotë edhe Riza Demaj, se per artikulimin e kerkesave të studentëve nga ato ekonomike në politike, njëri prej nismëtarve ishte edhe Abdullah Tahiri. Pra protestat e studentëve të 11 marsit 1981 dhe ato të 26 marsit 1981, i organizuan këta studentë që tani për popullin tonë më nuk janë emra të panjohur sepse ata tani dikush prej tyre si Abdullah Tahiri është dëshmor i kombit, ndërsa të tjerët pasi kaluan nëpër burgjet jugosllave, janë të pozicionuar në instanca të larta politike e shtetërore. Ndërsa demonstratën e 1 prillit 1981, kryesisht e ka udhëhequr Komiteti Drejtues i OMLK-së e hero i asaj dite ka qenë ilegali më i kërkuar i asaj kohe, që nga 12 prilli 1978, Hydajet Hyseni. Nuk duhet askush të harrojë se Hydajet Hyseni ka qenë i vetmi djal i bacës Ramiz. Ai ka lënë bacën Ramiz në pleqëri të thyer e fëmijët e vet të vegjël, në mëshirën e zotit. Ai ju kishte përkushtuar çështjes së Kosovës dhe kur më 1 prill 1981, hipi në bli pranë Komitetit Krahinor, për shumëkend ishte befasi e madhe. Për organet e sigurimit të brendshëm ishte befasi sepse ata kishin menduar se Hydajet Hyseni së bashku me Kadri Zekën kishin dalë në Perëndim. Për klasën punëtore ishte befasi që “një punëtor” të fliste aq bukur (sepse ilegali ishte veshur si punëtor). Për ata që e njihnin ishte befasi sepse kurrë nuk besonin që ai të kishte jetuar në Prishtinë e të mos takohej me ta. Pra befasi ishte për të gjithë, përpos shokëve që e dinin dhe kishin pritur që të ndodhte kështu. Në qoftë se atëhërë ishte i panjohur ai që shpalli më 1 prill Kosovën Republikë, tashmë është i njohur dhe ai është Hydajet Hyseni. Demonstratat që nga 1 prilli 1981 e deri në përfundimin e tyre si në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës, pra u profilizuan po thuaj në një kërkesë: atë të Republikës së Kosovës dhe u udhëhoqën nga anëtarët e OMLK’së. Ndërsa pothuaj të gjithë anëtarët ishin pjesëmarrës të atyre demonstratave në të katër anët e Kosovës. Në Prishtinë ishte i tërë Komiteti Drejtues e Ekzekutiv, ishin shokët e posadalur nga burgu si Jashar Alia. Në Drenas ishte Azem Syla më vonë Komandant i UÇK’së. Ndërsa demonstratat e organizuara jashtë Kosovës në perëndim dihet mirë se kryesisht u organizuan nga Kadri Zeka e vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Pra këta ishin organizatorët, ndërsa punëtorët gurbetçarë ishin ata që i ndihmuan dhe nuk kursyen asgjë për t’ju përgjigjur thirrjes së Kadriut e të Jusufit. Roli i demonstrateve dhe i Kadri Zekës në diasporë, ndryshonte nga ato në Kosovë. Kadriu, Jusufi, Bardhoshi e të gjthë ata që i ndihmuan, përpos që paraqitën kërkesat e popullit tonë ata treguan edhe kulturën e lashtë të popullit tonë. Perëndimi, tek demonstruesit shqiptarë panë një popull të kulturuar dhe me dinjitet, që ishte i vendosur në kërkesat e tija dhe që asgjë nuk kërkonte tjetër përpos të barazohej me popujt tjerë në Jugosllavi. Këtë imazh e krijuan puna e madhe e Kadriut e Jusufit, ndryshe të huajt na kishin njohur si rebelë, si të pakulturë, etj, etj, epitete që na kishin mveshur serbosllavët. Në demonstratat e vitit 81 ranë dëshmorë Naser Hajrizi, Asllan Pireva e Riza Matoshi, shokë të pandashëm të veprimtarisë ilegale. Edhe emri i Naserit nëse atëherë ka qenë i panjohur tanimë është i njohur. Pra Naseri kishte dy xhaxhallarë të organizuar në instancat më të larta të OMLK’së, Mehmet Hajrizin dhe Jahir Hajrizin dhe njëherit ishte edhe vetë anëtarë i denjë i po të njëjtës organizatë. Pra Naseri Hajrizi, tani dëshmor i kombit, nuk ndodhej rastësisht në demonstrata. Ai kishte vepruar edhe më parë dhe ishte njëri prej të rinjve më të gjallë në çdo organizim antijugosllav të atyre viteve, deri më 2 prill, kur para policisë ishte i pamposhtur dhe shumë i vendosur në kërkesën që Kosova të bëhet Republikë. Sherif Frangu i cili ra dëshmor më 3 prill 1981 në Ferizaj, vinte nga fshati Sllatinë e Komunës së Vitisë. Edhe ai rastësisht nuk ishte ndodhur në demonstratë. Me të dhe një grup nga Komuna e Vitisë kishin punuar anëtarët e OMLK’së, si Xhymshit Osmani, Nijazi Idrizi e Hysen Demelezi. Edhe të tjerë dëshmorë të atyre që ranë në ato demonstrata sigurisht se rridhnin nga familje patriotike se përndryshe ata rastësisht nuk dolën. Në ato demonstrata askush nuk doli për të bërë numër, as për dekor por për të vdekur dhe këtu qëndron madhështia e tyre. Pra kush dëshiron të flasë për realitetin e asaj kohe dhe të atyre ngjarjeve që rrënjësisht i ndryshuan gjërat dhe i dhanë kahje tjetër orientimit të shqiptarëve, si dhe filluan të rrënojnë pushtetin jugosllav, këto janë shkaqet kryesore dhe këta janë protagonistët kryesorë që disa prej tyre janë dëshmorë si: Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Zijah Shemsiu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Abdullah Tahiri, Ibrahim Nikqi etj, ndonjë tjetër është kryetar parlamenti si Jakup Krasniqi, të tjerët këshilltarë si: Mehmet Hajrizi e Basri Musmurati, dikush ishte Komandant u SHP të UÇK’së si Azem Syla, dikush deputet parlamenti si: Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Gani Koci, Ahmet Isufi, Ramë Buja, Bajarm Kosumi; ndonjë tjetër si udhëheqës i Radio Kosovës gjatë luftës, si Nezir Myrtaj e Berat Luzha etj,; një tjetër si i organizuar në instanca shtetërore si Ilmi Ramadani, Nijazi Idrizi, Gani Sylaj, Ismail Sylaj; ndonjëri punëtor si: Jahir Hajrizi; të tjerë në Diasporë si: Bejtullah Tahiri, Saime Isufi, Qamil Isufi, Jashar Alia, Sadri Sherifi, Sabri Sherifi, Hasan Malaj, Musli Kosumi, Kadri Luzha, Mustafë Ademi e shumë të tjerë. Pra këta janë ata që bënë çfarë mundën për Kosovën e sotme Republikë të pavarur. Dëshmorët të prehen të qetë për sakrificën që bënë për atdheun e tyre, sepse amaneti po realizohet. Të gjallët gjithashtu duhet të jenë krenarë për punën e tyre, sepse edhe kontributi i tyre hodhi themelet e formimit të shtetit të ri të Kosovës Republikë.[2]

Referencat[redakto]

  1. OMLKJ’ja tani ishte zgjeruar me anëtarë të tjerë dhe kishte Komitetin Drejtues që ishte i përbërë nga:
    • Mehmet Hajrizi
    • Hydajet Hyseni
    • Kadri Zeka
    • Jakup Krasniqi
    • Berat Luzha
    • Gani Sylaj
    • Nezir Myrtaj
    • Bejtullah Tahiri
    • Basri Musmurati
    • Njëherit OMLK’ja kishte edhe Komitetin Ekzekutiv i cili ishte i përbërë nga:
    • Hydajet Hyseni
    • Jakup Krasniqi
    • Saime Isufi
    • Ismail Sylaj
    • Jahir Hajrizi
    • Bejtullah Tahiri
    • Nga gjykimet e anëtarëve të OMLK'së...
    • Natyrisht anëtarët tjerë të OMLK’së që ishin të organizuar nëpër rrethe ishin shtyllat e OMLK’së si:
    • Azem Sylaj,
    • Jashar Alia,
    • Xhevat Ajvazi,
    • Hasan Malaj,
    • Kadri Abdullahu,
    • Nazmi Hoxha,
    • Teuta Hadri,
    • Teuta Bekteshi,
    • Mustafë Ademi,
    • Shaip Ismajli,
    • Shemsedin Hoxha,
    • Naim Salihu,
    • Sabit Rexhepi,
    • Sadri Sherifi,
    • Sabri Sherifi,
    • Qamil Isufi,
    • Ismet Isufi,
    • Ahmet Isufi,
    • Nuhi Berisha,
    • Sami Hoxha,
    • Xhymshit Osmani,
    • Nijazi Idrizi,
    • Tahir Lubishtani,
    • Hysen Demelezi,
    • Nexhat Kamberi,
    • Kadri Luzha,
    • Refki Halili,
    • Xhevat Ademi,
    • Abdullah Tahiri,
    • Ibrahim Tahiri,
    • Muhamer Shabani, e shumë të tjerë.
  2. http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1388 BEJTULLAH TAHIRI: KUSH I ORGANIZOI DEMONSTRATAT E PRANVERËS 1981?

{{reflist|2}

Referencat[redakto]