Jump to content

Bularati-gostia e ekstremistëve grekë e shqiptarë!

Nga Wikibooks

Absolutisht e vërtetë,

që një ekstremist u vra,

por e shikoni dhe vetë,

se si qimja u bë tra!



E dimë që historikisht,

grekërit janë antishqiptarë,

mendo ç’mund të bëjnë tani,

kur në mes ka një të vrarë!



Gjithandej lajmet e rreme,

nëpër vite na kanë lodhur,

fjalët bëhen thashetheme,

thuhen gjëra që s’kanë ndodhur!



Nëse s’do kish dalë me armë,

greku s’do të vritej kurrë,

dhe s’do mbarsej opinioni,

se dha jetën për flamur!



Ku u vra e si u vra,

grekë dhe shqiptarë e panë,

po neo-fashistët grekë,

këto ditë po bëjnë hatanë!



Po them keq edhe më keq,

gjithë kjo histori u pleks,

për veprat më të këqija,

grekët e kanë një pretekst!



Po ka edhe grekë normalë,

siç ka pasur gjithë jetën,

si ish ministri Pangallos,

që tha açik të vërtetën!



Po këtej Berisha ynë,

shok i baltës dhe qymyrit,

e gradoi ekstremistin:

“Heroi i Vorio Epirit!”



Për fatin tonë të pjerdhur,

gjithë llumnajë e Shqipërisë,

në këto kohë delikate,

po i bëhen krahë Greqisë!



Nuk më gëzon asnjë vdekje,

fiks në lulen e rinisë,

po realisht është fatziu,

një hero i marrëzisë!



Heroi i minoritetit,

shkroi përsëri Saliu,

ky krye-antishqiptar,

kafsha me fytyrë njeriu!



Thamë plot antishqiptarë,

ka Atdheu në Tiranë,

që i motivojnë fashistët,

të djegin flamujtë tanë!



Ajo vrasje e detyruar,

na preku në të vërtetë,

dhe të dy vendet i ktheu,

prapë në vitet dyzetë!



Me Greqinë po bisedohej,

ishin gjetur mirëkuptime,

po kjo ngjarje e papritur,

do të sjellë sërish bllokime!



Ne çdo gjë e pamë me sy,

e dimë mirë se kush gënjen,

vdekja e atij fatziut,

ekstremistëve u shërben!



Pse ashtu e pse kështu,

nuk është kohë për fantazira,

po për ditët që do vijnë,

s’parandjej gjëra të mira!


A.DUKA

3 Nëntor 2018