Brezat që do vijnë, jashtë do kenë litarin!

Nga Wikibooks

Në rrugë më ndalojnë,

dhe më puthin dorën,

kur të adhurojnë,

s’ke ç’e do kurorën!



S’ke ç’e do kurorën,

qoftë dhe mbretërore,

kur ke vulë në dorë,

puthjen popullore!.



Për Atdheun shkrova,

veprën më të ndritur,

për dreq-qeveritë,

kurrë s’ma kanë ditur!.



Nga kjo s’vë merak,

ndaj s’ka ç’të më tretet,

se në fund të fundit,

veç Atdheu mbetet!.



Se në fund të fundit,

mbetet Shqipëria,

dhe tek ajo mbeten,

dhe këngët e mia!.



Nga ato në gjallje,

s’mora kurrë shpërblim,

të paktën t’i ketë,

vendi si kujtim!.



Po kam ca maraze,

që shpirtin ma dredhin,

këta dhe mbas vdekjes,

njëlloj do më vjedhin!.



Nuk besoj nga varri,

të ngrihem me pallë,

se u rrova trapin,

dhe kur isha gjallë!.



Ky dhe kohë përpara,

ka qënë vënd për dreq,

po më pas u bë,

keq edhe më keq!.



Praktikisht s’e hëngri,

njeriu njerinë,

po çdo anë e kënd,

me dyfek u grinë!.



Unë jam një i vjedhur,

s’u them dot:”U lumtë!”,

atyre që grinë,

pasurinë e shumtë!.



Me kalem të dreqit,

fati na qe shkruar,

çfarë qe e të gjithëve,

u vol nga pak duar!.



Ishim barabar,

kur ishim në start,

shumë pak në finish,

patën “fat” të artë!.



Ca fare të paktë,

në zenith u ngritën,

gjer tullën e fundit,

vendit ja grabitën!.



Dhe bënë pasuri,

super të mëdha,

e shteti i mavrisur,

kurrë s’ka para!.



S’e di si do vinë,

ditë më të mira,

kur duhet të lajmë,

borxhe e kredira!.



Borxhe e kredira,

nuk di pse i merr,

kur për një teatër,

është futur në sherr!.



Diktaturë e egër,

qe çudi vërtet,

estradë e teatër,

kish për çdo qytet!.



Dhe në Nëntëdhjetën,

kur ju shua ylli,

pa një qindarkë borxh,

epokën e mbylli!



Dhe si duken bathët,

borxhe prapë do marrin,

brezat që do vijnë,

jashtë do kenë litarin!


Arben Duka

8 Gusht 2018