Botae/Beso Bashllari
Appearance
< Botae
Bota e Beso Bashllarit[1]
TI VETEM EJA ------------- Çdo dit’ që shkon e numuroj Por dhe çdo dit’ pa ty më gjen Çdo dit’ marr frym’ po nuk jetoj Çdo dit’ të pres por ti nuk vjen Ti vetëm eja dhe mos më duaj Ti vetëm eja të të shikoj Ti vetëm eja mallin të shuaj Ti vetëm eja që të jetoj Dhe flasim e flasim ---------------------- Në netët e mia Ti hyn më le pa gjum’ Prap grindesh si fëmia Faj ti apo faj un` Dhe ktheve në grindje Ca fjal’ ashtu kot Dhe rende për ikje Që s’të kuptova dot Dhe flasim e flasim Vec fjalë të ket’ Dikë edhe vrasim Dikush dhe na vret Dhe falje s’kërkojme Kur bëjme gabim Veç ikim vrapojmë Për ikje pa kthim Në netët e mia Në do hysh përsëri Mos eja si fëmia Faj un’ apo faj ti PRANVERËN SI SE KE NDJERË -------------------------- Të pashë në ëndërr një nat’ Kur një tjetër ti puthje plot zjarr Dhe në ëndërr dhimbjen ma zgjat Dhe në ëndërr më hap prap një varr Tash zogjtë të gjith’ cicërojnë Si vall’ ti pranverën se ndjen Si i le ti vitet të kalojnë Dhe veç në ëndrra më vjen Se kuptova kurr’ ikjen tënde Mirëupafshim më the atë nat’ Nuk e di se ç’pate në mëndje Dhe si zogjt’ more një rrug’ të gjat’ Mos më eja në ëndrra asnjëherë Të puthësh një tjetër plot zjarr Pranverën moj si se ke ndjerë Dhe vargun tim djaloshar DO TË BËHEM UNË SA TY ------------------------- Ti je larg po pse aq larg Si tja bëj mallit që m’merr Bëhu sa un’ vetëm një çast Dhe nisu eja menjëher’ Të prek pak buzët e tua Mos rroj pastaj mbi këtë dhe Bëhu pra një çast sa mua Pastaj bëhu prap sa je Larg në mosh’ oh sa larg shumë Vaft’ në dreq kjo largësi Në nuk bëhesh dot sa unë Do të bëhem un’ sa ty BORËS ------------- Gjith' të tjerët të gëzohen Mua sdi pse më trishton Ca mendime seç më zgjohen Mëndja s’di për ku m'vrapon Mos ma quaj se s'të dua Sepse nuk ësht' e vërtet' Por kur re më vrave mua Kur mendoja se jam "mbret" Ajo m'iku kur ti re U "dashurua" me ty Thuaj pra që faj nuk ke Mbushma mëndjen ti tani Ndaj të kam marr' pak inat Për atë që me ke bërë Hë pra sillma veç një nat' Edhe bjer' një vit të tërë DO TE NDJESH EDHE TI DHIMBJE ------------------------------- Kurr’ s’kam qën`kaq dashuruar Si tani Kurr’ dhe shpirti kaq trazuar Që fëmi Ti më thua të largohem Ja po shkoj Do ndjej dhimbje do trishtohem Sdo jetoj Do të le në jetën tënde Ta shijosh Kur të ndjesh ti dhimbjen time Do kuptosh Se të desha si nuk desha syt e mi Se një tjetër sdo t’këndoj Si un’ për ty NDJEJ SI NË DASHURINË E PARË ------------------------------ Përse se pranon dashurin’ time Përse më le në vetmi Përse të mbetet në ëndrra kujtime Më thuaj që do vi Mos më thuaj që më ke shok Më thuaj që do vi Sikur dhe nesër i shtrirë në morg Do ëndërroj për ty Përse thonë se dhimbja kalon Përse thonë se shuhet çdo zjarr Në se ke zot edhe beson Ndjej si në dashurin’ e par’ T'I THEM KE IKUR TI -------------------- Nata e par’ pa ty Sonte në qytet Oh kjo qetësi Mua po më vret Nuk kam se kujt t’i flas Nuk kam se kë takoj Vec dua të bërtas Këtë qytet ta zgjoj T’i them ke ikur ti T’i them që un’ jam vrar’ T’i them si mundet rri Dhe nuk vjen të të marr’ Një zile më dërgo ---------------------- Vetëm një çast kujtohu për mua Vetëm një çast më telefono Un’ të të them që prap të dua Ti le të më thuash që nuk më do Zërin tënd oh sa dua ta dëgjoj Mbledhur në të të gjitha melodit Ta dëgjoj dhe më të mos jetoj Ndaj po lus gjith perëndit’ Ngrije receptorin më telefono Të ngrihem të jetoj përsëri Ose të lutem një zile më dërgo Të besoj se ka patur vërtet dashuri Edhe pse tani e di që nuk më do Një zile një zile më dërgo MOS RRI MBYLLUR NE SHTEPI ------------------------------ Eja të pimë një kafe të dy Që të të them se sa të dua Po ti rri mbyllur brënda në shtëpi Dhe nuk di në kujtohesh për mua Ti eja se gjethet po bien Dhe mbi faqe lotët e mi Të rrahurat e zemrës s’më ndihen Ti eja mos rri mbyllur në shtëpi Ti eja se malli më ka marrë Doçkat të t’i puth si fëmi Që vdekja mos më vijë më parë Ti eja mos rri mbyllur në shtëpi Dhe buzët t’i prekim ngadalë Si në zjarr të digjemi të dy Po eja se malli më ka marrë Eja mos rri mbyllur në shtëpi NENES TIME Që ndrroi jetë në 27 qershor 2OO6 --------------------------------- Një jet’ të tër’ ndënja me nënën Kurr’ su ndava Një jet’ të tër’ më priste malli E dot su ç’malla Një jet’ të tër’ më shkuli veshin Kurr’ nuk qava Një jet’ të tër’ i putha dorën E dot su ç’malla Edhe në gjum’ ja ndjeja dorën përmbi ball’ Timen e kisha të gjith’ botën si në përrall’ Kur kisha hall a kisha ndonjë breng’ në shpirt Buzqeshje e saj si një mëngjes çelte një drit’ Buzqeshje e saj më ndjek nga pas mua dhe sot Një jet’ të tër’ndënja me nënën su ç’malla dot TE VËNDI I TAKIMIT --------------------- Te vëndi i takimit shkova përsëri Ndërsa në krahun tënd burri yt po dehej Mendova mos ndoshta, ndoshta kushedi Në castin e fundit mëndja të të kthehej Dhe prita më shumë se herët e tjera Prita mos hiqje vellon dhe vije Kaluan dimra, kaluan pranvera Sa pritje, sa lot, ky mall dashurie Dhe që andej dola me shkop në dorë I plakur...i plakur njëqind vjet Me flokët e bardhë, të bardha dëborë Me brengë e mall sa një det... TË MENDOJ TY TANI -------------------- Të mendoj ty tani, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe Të takohesh me mua shtatëdhjetë vjeçarin plak Hë, të them , ti atëhere nuk deshe Të putheshim një herë se do ikja larg Të mendoj ty tani, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe Te takohesh me mua shtatëdhjetë vjeçarin plak Dy të rinj atje tej të dehur në epshe Dhe ne duke pirë një kafe...me pak PRAPË DO TA NDJEJ KËTË MALL ------------------------------- Edhe atëherë kur të jesh plakur E të çapitesh ngadal' Prap' do të them sa të kam dashur E prap' do ta ndjej këtë mall Edhe kur të ngjitesh nëpër shkall' E frym' mezi të marrësh Prap' do ta ndjej këtë mall Dhe prap' do të të pres që të dalësh Po sot nuk di ç'faj të kam bërë Që u largove pa u ndjer' Më fale gjith' botën e tërë Ma more prap' më le të mjer' DHE ÇDO DITE SERISH DO TE VRAPOJME ------------------------------------- Nga spitali dole ulur në një karroc' Ti që me mua vrapoje çdo dit' Vall' kaq mizore të jet' kjo bot' Apo kështu e deshën perëndit' Mbi gjunj' një fustan nuseje hedhur Me atë fustan oh sa të prisja ty Një mall që gjithmon' mbaja ndezur E me atë mall të pres përsëri O e dashura ime pa fat Dhimbjen tënde ndjej në çdo çast Ëndrra të bukura që thure plot Befas tu kthyen në një karroc' O e dashura ime pa fat Dhimbjen tënde ndjej në çdo çast Dhimbjen tënde në trup e kam Në karroc' je ti edhe un' jam Por çdo dit' do të vrapojmë Karrocën tënde do të shty Të dua si më parë besomë Të dua se të desha vetëm ty Ju jap shpirtin tim ----------------------- Një tezgë me armë Një tezgë me libra U shitën të gjitha Armët Ma hiqni këtë mundim Në këmbim Ju jap shpirtin tim HISTORI E VJETER -------------------- Një behar’ të tërë S’më fole me goj’ Thuam’ ç’të kam bërë Që dhe ta kuptoj Të kan’ thën’ për mua Që jam shum’ i keq Moj ç’po më thua Ç’më dëgjon ca pleq Kam qën’ i parritur Kam hedh ndonje gur Ca pleq kam goditur Vërtet por dikur Tani un’ kam nxënë Jam një njeri tjetër Në qaf më ka rënë Histori e vjetër Sa larg ------------------------- Shkelim lule, presim pemë Dhe nuk dimë se ku po vemë Shesim drogë, shesim fëmijë Dhe askush nuk do tia dijë Për një fjalë vritemi kot Nuk besojmë që ka një Zot ......................................... Oh, sa larg më duket paqja Si, o Zot, s'na skuqet faqja? Nuset presin vjehrrën... ---------------------------- M erdhi vjehrra në derë më mbeti M'u vyshkën lulet, bobo ç'më gjeti Sa më vjen vjehrra më prishet gjaku Fajin ma ka burri që s'e çon tek plaku Më ulet në qilim në mes të guzhinës Ikën aroma e trendelinës Pa do dhe kafe dhe çaj të ngrohtë Ajo pi çajin unë kam të ftohtë Pa kur i flihet do dhe të mbulohet O bëftë të madhin dhe mos të zgjohet Më mbet në derë , tani po qaj Ka huqe shumë dhe nuk e mbaj. Nuset presin nënën e tyre ---------------------------- Më erdhi nëna, oh ç'festë e madhe Çelën dhe lulet artificiale Sa me vjen nëna më sjell gëzim Gëzon qyteti dhe burri im Më ulet në divan, i jep nur kuzhinës Më vjen aroma e trendelinës I bëj dhe kafe, çaj me limon Ajo pi kafen, lagjia gëzon Pa kur i flihet , shkoj e mbuloj E bëfsh të ëmbël, o nënë moj Më erdh në shtëpi , nga gëzimi qaj Ësht' nëna ime dhe do ta mbaj. ATËHERË NUK DO TË JESH KJO ---------------------------- Në se të kërkoj një të puthur me prano Se atëherë nuk do të jesh kjo Por mbi një shkop e krrusur çalë çal` Mbuluar nga rrudhat dhe flokë të bardh` Me buzë të thara që s`kan`ç`kërkojn` Me syt e futur thell`që më s`ëndërrojn` Se vec me pleq e plaka për rreth do të jesh E në k`ta syt e bukur drit` më sdo të kesh Në se të kërkoj një të puthur me prano Nuk bën mëkat jo jo ME KE MARREZUAR ------------------- Ti moj vajz`e bukur Po me le pa mend Her`me ben te lumtur Here her`me cmend Her`me qendron prane Her`me iken fare Her`si tramundane Her`her`si manare Her`me ndjek nga pas Her`nuk te ze dot Her`me ben te plas Her`te qesh me lot Her`epshet m`i ndez Her`m`i shuan fare Her`me zhvishesh vet Her`si namusqare S`kane te mbaruar Keto qe tregoj Me ke marrezuar Ndaj dhe te duroj AJO EDHE UNE PA FAJ ----------------------- Sonte nuk me flihet Vajza e vogel me qan Sonte nuk me flihet Si ajo edhe un`e vogel jam E vogel fare ty te dashurova Dhe nuk e dija djemt`si jan` Nga qe te desha nuk them se u gabova Por vajza e vogel me qan E vogel vajza e vogel edhe une Te dyja mbetur vetem ne shtepi Qan ajo qaj edhe un`me shume Te dyja vuajm`fajin qe ben ti Nuk di ne se do vish por po te pres S`jetohet me per vete ne mes esht`nje femi Qe ajo mos qaj me duhet te mos vdes Te pafajshme vuajm`fajin qe ben ti Sonte nuk me flihet Vajza e vogel me qan Si ajo edhe un`e vogel Si ajo edhe un`pa faj MBETI VEÇSE NJË VEGIM ------------------------ Ne rinin' nuk e shijuam Ajo iku me nxitim Dhe për dashurin' s'kënduam Mbeti veçse një vegim Një rini pa minifund Një rini pa diskotek Erdh' e shkoi ajo pa zhurm' Edhe shpejt e shpejt u tret Aksion ish rinia jon' Pun' kalitje pambarim Ndaj u fik si meteor Mbeti veç se një vegim SI IKE?! ------------------------ Si ike të dyve na le Përgjigje vajzës sdi t'i kthej Kur çdo dit' me pyet për ty Un' çdo dit' kam filluar ta gënjej Se ikje gjithmon' do të ket' Po si kjo ikje e çmëndur s'besoj Të lësh edhe vajzën pes' vjeç O Zot nuk mundem ta kuptoj Kaq e madhe tu duk Italia Sa të ikësh pa të ardhur keq Kaq e vogël tu duk shtëpia Dhe vajza e rritur pes' vjeç?! Dhe në se kthehesh ti kthehu Për vajzën që le në gjum' Nga kjo ëndërr e keqe ngrehu Qan ajo ndaj vuaj edhe un' Dhe në se kthehesh të presim Nga puna siç vije gjithmon' Se vajza aq shum' ty të deshi Sa gjith' dashurit' e qytetit ton' Se vërtet e madhe Italia Edhe bota e madhe ësht' vërtet Por më e shtrenjtë dashuria Dhe vajza e vogël pes' vjeç PALLATI IKS ---------------- Në pallat të ri E more shtëpinë Mos moj për karshi Me mua të zinë Mos moj se më çmënde Nuk i kam shakara Mos për kokën tënde Mos më dil përpara Se s't'i duroj dot Gjithë ato nure Mos për atë zot Mos se më sëmure Më prishe rehatin Do bëj marrëzi Do ta prish pallatin Do të vras dhe ty NGA PUTHJA JOTE TË MALLKOHEM ------------------------------- Në ëndërr puthjen ma mohon Çfar’ po m’ndodh jo nuk po di Edhe në prehër moj më qëndron Edhe në prehër moj larg më rri Përse më mundon kaq shumë Në ëndërr jemi më beso Jemi moj të dy në gjumë Puthjen ti mos ma moho Në ëndërr moj t’ marrt’ e mira Buzët ti mos mi largo Në për ty kam plot dëshira Të paktën puthjen mos m’moho Nga ajo ëndërr të mos zgjohem 100 apo 1000 vjet Nga ajo puthje të mallkohem Dhe në se më vret vërtet NJË LOT MBETI MBI KITARË ------------------------- Sa mall që kam sot Nën' o nena ime Bie një pik lot Mbi kitaren time Më ike shum' shpejt Fluturove larg Malli sa një det Malli në cdo varg Më mungove nën' Në lodrat e mia Nën' moj sa e rënd' Ah kjo fëminia Me mungon dhe sot Ah moj zemra ime Mbetet një pik lot Mbi kitarën time TANI EDHE PLEQTË ------------------- Mes për mes qytetit Me naze e ojna Moj goc' e Nimetit Leri ato lojna Ne tani të pamë Bo sa qënke bërë Dhe nga mëndja vamë Vamë që të të tërë Ti na çmënde fare S'po të durojm' dot Cdo nat' nën dritare Po vijm' njëqind plot Të duan gjith' djemtë Dhe burrat të duan Tani edhe pleqtë E humbën torruan FALJUNI PAK DASHURI -------------------- Mos e ngacmoni atë plakun Lereni në hall të vet Çuna,mos ja prishni gjakun Shihni...kolla po e nget Mos bëni trimin me të Ai rrugës së tij kalon Ai s'po ju thot' asgjë Dhe po bën sikur s'kupton S'di në keni pleq në shtëpi Me bastune zvarrë zvarr' Faljuni pak dashuri Në k'të bot çdo gjë ka rradh' Kësaj rruge do kaloni S'mundet që t'i ikni dot Këtë plak do ta kuptoni Ndoshta them...dhe atë pik lot Vdekur shpirti përgjithmon’ ------------------------------ Mu kujtove sonte përsëri Po dëgjoj një serenat’ Jashtë ftoht’, bie dhe shi Në vetmi un’ si çdo nat’ Mu kujtove sonte përsëri Serenatën më s’dëgjoj E ftohta brënda erdh’ tani Natë ikjeje më kujtoj E ftoht’ ajo nat’ porsi atëher’ E ftoht’ kjo nat’ në shpirtin tim Nuk di pse prap’ malli më merr Dhe dhimbja zgjatet pambarim Mu kujtove sonte përsëri Por ti vallë a më kujton Në një nat’ si kjo me shi Shpirti vdekur përgjithmon’ O më e bukura poezi ------------------------- Sonte…sa dëshir’ që kam Të të shoh e bisedoj me ty M’duket sikur askush nuk jam, Sikur gjithçka je vetëm ti Porsi një këngë që dëgjoj Me më të bukurën poezi Malli për ty më ndjek njësoj Veç ai mall më bën shoq’ri Për syt e tu sonte po shkruaj Për buz’t e tua epsh dhe zjarr Ah zëri yt më bën të vuaj Malli për ty tash më ka vrar’ E dua që të vij tek ti Por s’mundem dot ti je sa larg O më e bukura poezi O kënga që dëgjoj çdo çast Më thuaj ti si ta kaloj këtë nat’ Kur në shoqëri kam veç vetmin’ Kur ajo s’më ndahet asnjë çast Dhe kur gjumi m’ka marr’ arratin’ Dhe dal e endem rrugëve kuturu Në këtë të ftoht’ të ftohtë me acar Dal të kërkoj moj të gjej syt e tu Dhe ato buzë që do t’më ndiznin një zjarr Dhe në ndodht’ mos t’i puth ato buzë Të tjera buzë s’më ndezin dot zjarr Le të endem për gjith’ jetën nëpër rrugë I dashuruar i mallkuar gjer në varr’ KAM DHE UN’ NEVOJ’ PËR PËRQAFIM ----------------------------------- Ja edhe kjo natë po kalon Dhe mëngjesi vjen ngadal’ Po ti ku je kë përqafon Dhe nuk më dërgon një fjal’ Në më deshe apo jo ti e di Në më prite ndonjë dit’ me emocion Në më puthje ti të tërin si fëmi Dhe nuk di nëse vet a e beson Ne të parët u puthëm në k’të bot’ Edhe trupat i bashkuam mos harro Kishte apo dhe nuk kishte fare zot Mëkatuam edhe kurr’ nuk thamë jo Ja edhe kjo natë po kalon Dashuruar sonte jam në ëndërrime Po ti ç’bën tani kë përqafon Kam dhe un’ nevoj’ për përqafime Vazhdoj të vuaj kot --------------------- Vazhdoj te vuaj kot Për një vajz' lozonjare Me të tjer' qesh e lot E un' po çmëndem fare Vazhdoj të vuaj kot Për një që qesh e lot E un' s'mund ta puth dot As sot, as mot...o Zot Hej... ti me minifund ---------------------- Hej... ti me minifund që pran' me kalon Ktheje dreqin kokën, pse nuk më shikon? Se vërtet un' moshën me ty nuk e kam Por edhe i vjetër ta dish që nuk jam Hej ti me minifund që pran' me kalon Ndali pakëz hapat, për ku po nxiton? Ktheje dreqin, kokën, se më plasi xhani Se jam dyzet vjeç, jam në mosh' vullkani Hej... ti me minifund, që s'të ndjek dot pas Në e vrafsha veten, për ty do ta vras.....;) PRINDËRVE TË MI ------------------ Mu kujtuat përsëri Ashtu si gjithmon' O të mir' e të urtët e mi Kjo zemër s'ju harron Dhe ju mbaj në zemrën time Ashtu si më par' Se më jepnit shum' gëzime Më sillnit behar' Se më zbutnit ju çdo hall Çdo breng' a mërzi Ndaj për ju e kam një mall O të mirët e mi Mu kujtuat përsëri Ndryshe s'mund të jet' Për ju mbaj një dashuri Sa për mijra vjet SINQERISHT ---------------- Atë natë nuk di për çfarë biseduam Sinqerisht nuk mbaj mënd asgjë Vetëm di që të dy nuk kënduam Ti s'doje unë.....pa zë Atë natë nuk di a biseduam Sinqerisht doja të të thoja shum' Vetëm di që nuk u përqafuam Ti s'doje unë...po ç'të bëja un'?! Atë nat' nuk di pse s'më tregove As syt s'mi hodhe...sinqerisht Vetëm di që atë nat' u largove Nata dhe ti e ftohtë unë....pa shpirt Ç’M’I BËRE VITET -------------------- Ç’m’i bëre vitet që si jetova Për ty pa ty Dhe pse për ty veç ëndërrova Lumturi Ç’m’i bëre vitet që si jetova A m’i kthen dot Dhe pse veç ty të dashurova Në gjith’ k’të bot’ Ç’mi’i bëre vitet që si jetova Oh ishin shum’ Kaq të pabes’ në s’të mendova E vuaj un’ AJO NATË… -------------------- Ajo nat’ nuk ishte si të tjerat Nuk kishte puthje s’kishte përqafim Mbetur larg të gjitha pranverat Dhe brënda meje një dimër pambarim Ajo nat’ akoma s’ka kaluar E ftoht’ e errët vjen edhe tani Dhe pse akoma i dashuruar Por i vrarë koh’ më par’ nga ti E çuditshme…atë nat’ prap e dua Se harroj e kujtoj oh se ç’mallkim I ndjej prap moj hapat e tua Tek po ikin për një ikje krejt pa kthim Ajo natë si të tjerat jo nuk ishte S’kishte puthje s’kishte përqafim Shekujsh dimrash brënda ajo kishte Mall e dhimbje brënda shpirtit tim JAM PO AI PËR TY ------------------ Si mundem vall’ jetoj pa ty I çmëndur jam apo kam qënë Si s’paskam vdekur në rini Edhe në dhe si s’më kan’ shtënë Përse jetoj…si mundem vall’ Dhe frym’ si marr’ nuk e kuptoj E mpleksur bashk’ breng’ edhe mall E për at’ mall shkruaj këndoj Këngët përse ti m’i ndalove Nuk të pëlqeu zëri im?! At’her’ një her’ nuk e dëgjove Dhe e mban mend se ç’zemërim Pastaj u zhduke s’di se si Prap jam ai që dhe kam qën’ Dhe nëse kthehesh përsëri Një vënd në zemër për ty kam lën’ TË URREJ PROVINCË --------------------- Të urrej provincë deri në mallkim Se jetën po ma merr pak e nga pak Nuk më le të lir' si zog në fluturim Por po më zvarrit, po më ndrydh, po më plak Të urrej provincë deri në mallkim Se këtu nuk dashuroj dot Këtu dhe një fjal' e vetme në buz' më ngrin Këtu dhe në verë ndjej të ftoht' Të urrej provincë deri në mallkim Se një me minifund në prehër dot se mbaj Si s'më le një her' në qefin tim Po cdo gjë që kam bër' ma ke quajtur faj? Të urrej provincë deri në mallkim Mes teje e meje nuk ka armëpushim AH,KITARËN QË NUK MUNDA TA MËSOJ ------------------------------------- Nuk e fsheh më merr malli shum’ për ty Edhe pse tash nuk jetoj prap të kujtoj Në mes nesh dhe tani kjo largësi Në mes nesh një kitarë më mungoj Ah kitarën që s’mësova tash sa vjet Në çdo çast veten time e qortoj Në k’të bot’ do të isha i vetmi mbret Pa ushtri edhe pa një trupëroj’ Serenatë në çdo nat’ do të t’këndoja Kishte yje apo binte edhe shi Si i marrë atëher’ të dashuroja Edhe pse më i marrosur jam tani Edhe prap po mundohem që të shkruaj Dhe pse zërin tënd më se dëgjoj Edhe pse nuk ankohem që po vuaj Ah,kitarën që nuk munda ta mësoj
- ↑ Për lajmërimin e hajnis, ju lutem kontaktoni poseduesin nën adresen http://www.ardhmeria.info/member.php?u=474