Biftek
Biftek i skarës
[redakto]Masa për 4-5 persona : mish tul 500 g, vaj 1-2 lugë gjelle, kripë, piper, rigon. Garniturë sipas dëshirës.
Pregatitja : Mishi i viçit ose i lopës, tul i butë (zakonisht nga fileta ose pjesa e sipërme e kurrizit) pastrohet nga cipa e dammarët dhe pritet në copa racioni në drejtim të kundërt të fijeve. I hidhet kripë, piper, lyhet me vaj dhe piqet sipër sobës ose mbi prush. Bifteku i gatshëm vendoset në pjatë, anës i vihet garniturë: patate të skuqura ose perime të tjera të ziera e të kaluara në tigan me yndyrë dhe të spërkatura me piper e majdanoz.
Bifteku i skarës mund të shoqërohet dhe me limon
[redakto]- Biftek me mish të grirë e qepë
Masa për 4-5 persona : mish 1 filxhan çaji, dhjamë 50 g, ujë 1 filxhan kafeje, qepë 4-5 kokrra, yndyrë 3-4 lugë gjelle, kripë, piper i zi. Pregatitja : Mishi i pastruar nga zhapat e damarët pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinë së bashku me disa copa dhjamë derri ose lope. I hidhet kripë, piper, pak ujë dhe përzihen mirë. Nga kjo masë përgatiten copa të rrumbullakëta të sheshta me trashësi afërsisht 2 cm, të cilat skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët. Pastaj shtohen qepët e grira hollë në formë rrethi, që herë pas here përzihen. Biftekët lihen të skuqen derisa të jenë bërë gati, pastaj ashtu të nxehtë vihen nëpër pjata së bashku me qepët. Si garniturë mund të jepen patate të ziera dhe perime të tjera. Qepa mund të skuqet edhe veçan, por kur skuqet bashkë me biftekët bëhet më e shijshme.