Besimi tek policia, po rikthehet fuqimisht!
(“Forca e ligjit!”, sukses i padiskutueshëm)
Tani palo opozita,
s’tregon dot përralla me bisht,
besimi tek policia,
po rikthehet fuqimisht!.
Operacione të tilla,
të shtrira në tri qytete,
i bën veç një polici,
që ka shumë kualitete!.
Kjo është polici e shtetit,
që Lulit i çon të fala,
dhe jo ajo që nxjerr SHQUPI,
në përgjimet e përdala!.
Gjithë shqiptarët që janë,
nga paragjykimet të lirë,
është e sigurtë që dje,
janë ndjerë shumë më mirë!.
Dihet që gjithmonë del,
me sukses çdo lloj aksioni,
kur si në kasafortë,
ruhet fort konspiracioni!.
Shyqyr që kësaj radhe,
Luli s’qe i informuar,
se sigurisht disa syresh,
do t’i kishte lajmëruar!.
Ka të drejtë Ministria,
tani të flasi serbes,
se aksioni:”Forcë e Ligjit!.”,
rezultoi një sukses!.
Aksioni:”Forca e ligjit!.
“rezultoi një sukses,
se kuadrot janë vendosur,
në çdo nivel me kujdes!.
Krimi i organizuar,
ende këmbët s’i ka tundur,
po sot shkatërrimi i tij,
nuk është mision i pamundur!.
Krimin e organizuar,
e ka ende Amerika,
por atje-me policinë,
s’ngatërrohet politika!.
Po ku di ta mbylli gojën,
detashment i Lulëzimit,
aq më shumë kur Fatmir Xhafa,
është Njëshi kundër krimit!.
Kuptohet që gjithë meritat,
i ka sot kjo polici,
po drejtimi politik,
është me shumë rëndësi!.
Tani ndonjë fjalë të mirë,
mund ta thotë edhe Lulashi,
po ka dy vjet-që të ziut,
sytë ja ka zënë hashashi!.
Punë e madhe se s’i tha,
opozita lara-lara,
qentë le të lehin fort,
po karvani shkon përpara!
A.DUKA
24 tetor 2018