Jump to content

Ben Duka: Për Mit’hatin, Xhevdetin dhe Tik budallanë

Nga Wikibooks

U ngritën plehrat,

nga fundi i tokës,

na kërcënojnë,

me plumbin kokës!



Shtatëdhjetë vite,

i kish zënë flama,

po morën zëmër,

nga Edi Rama!



Pa fund vazhdon,

Ball-Epopeja,

gjithnjë hale,

mbetet haleja!



Ndihmë aspak,

s’kërkojmë tek Zoti,

kur na bën benë,

një copë idioti!



Nuk themi sot,

si t’ja bëjmë hallit,

se trimërinë,

ia njohim Ballit



Ne kundra Ramës,

ishim të parët,

se nuk nderohen,

kund tradhtarët!



Dhe tradhtia,

nuk tretet kurrë,

po Rama lau,

mutin me shurrë!.



Ndaj i them prapë

“Turp-o I Gjatë,

nuk bëhet bust,

për një Mit’hat!”



Për një Mit’hat,

një tradhtar,

që tok me hasmin,

ka vrarë shqiptarë!



Për Lumo Skëndon,

thua-e bëra,

po tradhtia,

i nxin të tëra!



Shpesh dalin ferra,

nga trëndafili,

siç doli Lumua,

nga bej Abdyli!



Abdyli treti,

krejt pasurinë,

që të bashkonte,

gjithë Shqipërinë!



Nëse Abdyli,

at’ ditë do ngjallej,

me Edi Ramën,

keq do të tallej!



Ceremoninë,

me forcë do ndalte,

bir-tradhtarin,

kurrë s’do ta falte!



Dhe përse ndodhi,

kjo komedi,

veç Edi Ramës,

askush s’e di!



Fjalimi i tij,

ishte brilant,

këtu shkëlqen,

ky delirant!



Kështu më shkruan,

një biçim miku,

ndaj mori zëmër,

Adriatiku!



Ne që dënojmë,

veprën e djallit,

e meritojmë,

një plumb mes ballit!



Mendjen e kokës,

mblidhe-o Tiku,

edhe pse paske,

një dell nevriku!



Dhe pse për ty,

jemi armiku,

të kemi bërë,

dhe ndere miku!



Dikur kur ishe,

një oficer,

fiks unë armiku,

të kam bërë nder!



Ne në zanat,

me fjalët luajmë,

ama-nga ty,

fare s’e rruajmë!



E di që je,

zero me bisht,

Ndoshta të morëm,

Shumë seriozisht



Se ti shpëton,

nga gjithë ç’u tha,

Sepse për fat,

je budalla!


A.DUKA

20 Nëntor 2018