Bashkëjetesa drejtpërdrejtë

Nga Wikibooks
Bashkëjetesa drejtpërdrejtë

E enjte, 18 mars, 2004

Rasti tragjik i ndodhur ne fshatin Qaber,ku humben jeten dhe u zhduken femijet shqiptare ne valet e terbuara te lumit Iber, padyshim tregon shembullin tipik dhe perspektiven e zymte te bashkjeteses se shqiptarve dhe serbve.

Shqiptaret e kan te qarte, per njeqind vite radhazi se si mund te (mos)jetohet me serbe. Eksperimenti i bashkejeteses ne kohen e Titos, i pagezuar Vellazerim -Bashkim, edhe pas 50 viteve deshtoj ne menyre te turpshme dhe gjeneroj ne luftera te pergjakshme ne Ballkan, te rralla ne rruzullin tokesor per nga intensiteti i dhunes dhe pa njerezija.

Ajo çka brengos me se shumti eshte fakti se i njejti eksperiment serish iu imponohet shqiptarve edhe pas asaj kasaphane qe ndodhi ne Kosove ne vitet 1998 dhe 1999.

Nuk thuhet kote: Historia mesohet qe te mos perseritet. Ne krahasim me rastet e vrasjeve dhe plagosjeve te serbeve, ku prejudikohen kryesit e veprave dhe pa fakte menjehere akuzohet pala shqiptare, ne rastin e tragjedise se femijeve ne fshatin Qaber, ka edhe nje fat nga se njeri nga femijet mbijetoj kete tmerr dhe deshmoi qarte kush eshte dhe nga ka ardhe krimineli .

Mbreme te gjitha familjet kosovare paten rastin te shofin drejteperdrejte ne ekranet televizive rezultatin e bashkjeteses ( lexo: vellazerim - bashkimin ), pikerisht nga vendi i ngjarjes.