Jump to content

Ballokume

Nga Wikibooks

< Wiki kuzhina


Wiki kuzhina
redaktor
Hipi Zhdripi
2005




Përmbajtja : 1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë miell gruri, 8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

Pregatitja: Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët përzihen me qumështin dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët. Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në 170oC deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.