Jump to content

Atentat ndaj Kosovës

Nga Wikibooks
Atentat ndaj Kosovës

E premte, 12 mars 2004, Gjakovë

Sulmi i cili u bë sot në orët e hershme të mëngjesit ndaj instituconit më të lartë të Kosovës, në fakt është sulm ndaj Kosovës dhe popullit të sajë. Dy ditë pas dhënjës së deklaratës shqetësuese të Presidentit Rugova, se qarqe të ndryshme nga shtetet fqinje po tentojnë të bëjnë destabilizimin e Kosovës, ndodhi atentati mbi Kosovën.

Kush është i interesuar të bëjë destabilizimin e Kosovës , që moti është shumë e qartë. Të kota janë të gjitha tentativat që të bëhet bllokimi i proqesit të mëvetësisë së Kosovës. Përpelitjet nervoze që bëhen kohëve të fundit nga qarqet antishqiptare për të parandaluar realizimin e statusit final të Kosovës, janë shenja alarmante që ne nuk duhet humbur vigjilencën dhe kujdesin e shtuar ndaj këtyre lëvizjeve. Populli shqiptarë në Kosovë shumë shtrenjtë pagoj haraqin për liri, u deshën më shumë se njëqind vite dhe shumë luftëra të përgjakshme kundër okupatorëve sllavë. Kthim prapa nuk ka.

Tani është momenti final që të bashkohemi tok të gjithë shqiptarët pa dallim përkatësie politike, fetare dhe grupacioni.

Si veteran në aktivitetet atëdhetare, e aktualisht apartiak dhe si qytetar i këtij vendi, bëjë apel tek të gjitha partitë, insitucionet dhe mbarë populli shqiptarë, të bashkohen si kurr më pare, në një front unik ashtu që amanetin që na e lanë luftëtarët e rënë për liri, gjatë gjitha luftërave, ta bëjnë realitet.