Atë që s’na bëri dot Turqia, na e bëri për pak vite “demokracia”!

Nga Wikibooks

(Turqizmat dhe barbarizmat po mbytin gjuhën e ndritur shqipe)


Tani që po shkruajmë,

në tonin Dovlet,

kemi një ushtri,

me analfabetë!



Dhe fjala “Dovlet”,

është turçe me bisht,

po unë e përdora,

atë qëllimisht!



Turqizmat mësynë,

gjuhën arbërore,

me to janë mbushur,

këngët popullore!



Se shumë këngëtarë,

me formim hajvani,

ato i mendojnë,

si fjalë tabani!



Ndaj kur shkruaj këngë,

unë e di se ç’heq,

se s’dua të mbjell,

nga ky bar i keq!



Kur më vinë mesazhet,

vendi si më mban,

kur më thonë: “Na shkruaj,

një tekst me taban!



Një këngë tabani,

me fjalë të rënda!”,

dhe mua një thikë,

tak-më shpon tek zëmra!



Shumë nga ta s’e dinë,

se janë turqizma,

se me kohë kanë rënë,

këto barbarizma!



Unë nga istikami,

kurrë nuk lëviz,

dhe me gjuhën shqipe,

kurrë s’bëj kompromis!



Dhe këngët e lehta,

të njëjtin hall kanë,

një anglishte e trashë,

futet pa doganë!



Bejbi-bejbi-bejbi,

kaq shumë është lakuar,

sa sot mund të quhet,

një fjalë e shëmtuar!



Bejbi edhe love,

janë atavizma,

dhe e vrasin shqipen,

njëlloj si turqizma!



Po ku ta dinë sot,

këta mëndje gjorë,

se për gjuhën shqipe,

kanë rënë dhe dëshmorë!



Kjo rracë idiote,

ende s’e kupton,

se është gjuha shqipe,

nën një agresion!



Kur dëgjon shëmtimin,

pina-pina-pina,

ke nevojë vërtetë,

të pish aspirina!



Vijnë këngëtaret,

në salla të ndritshme,

me një gegërishte,

krejt të neveritshme!



Një vajzë nga Vlora,

që flet labërishte,

për faqe të zezë,

këndon gegërishte!



Neve që krejt ndryshe,

e kemi dëgjuar,

na bën për të vjellë,

gjuhë e sakatuar!



Dhe pse halle shumë,

po kalon ky vend,

polici e gjuhës,

na duhet urgjent!



Polici e gjuhës,

për të mbrojtur vlerat,

ta pastrojë shqipen,

nga gjembat dhe ferrat!



Tekstet të kalojnë,

të gjithë në zigj,

të thuhet-shëmtimi,

ndalohet me ligj!



Asnjëherë censura,

s’është e tepruar,

kur gjuhën-si buçet,

keq e kanë kafshuar!



Agresion mbi gjuhën,

më sose-më trete,

pastaj gjuhë e shkruar,

është një plagë më vete!



Ata që kanë lindur,

pas vitit Nëntëdhjetë,

shqipen tonë të ndritur,

shkruajnë për ibret!



Gjuhën tonë të ndritur,

shkruajnë për ibret,

dhe mijëra e mijëra,

janë analfabetë!



Mësues’ i parë,

është kryesori,

po këtë s’e dinë,

djalli që e mori!



Gjuha na dallon,

nga kombet e tjera,

por gjuhë e Naimit,

pa gjemba dhe ferra!



Atë që s’na bëri,

pesëqind vjet Turqia,

u bë për pak vite,

nga “demokracia”!


A. Duka