Asdreni: Varri i Leshit
Appearance
- Varri i Leshit
- Atje në Lesh një varr është i harruar
- Që në kujtim ka mbetur si përrallë,
- Se ka pas qen’ dikur një trim i gjallë,
- Kujt eshtrat qenë çdukur pa mbuluar.
- Si varri q’ësht’ i zbrazur, i shkretuar,
- Sa gjurmë nuk i mbeti trimit vallë,
- Veçse ndër t’huaj një e ndryshkur pallë,
- Pa shpresë për qëllimin q’ish gatuar.
- Por, si u çduk ay, dhe trimëria,
- Ashtu u çduk prej nesh përgjithmonë,
- Se sot s’ka, jo, më trim si atë Shqipëria.
- Si s’qenë të zot eshtrat t’ja nderojnë;
- Veç grindje dhe përçarje në mes tonë!
- Sot mëkatet le t’i lajm’ se i meritojmë.
- 1938
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013