Asdreni: Qytetërimi
Appearance
- Qytetërimi
- Sot qytetërimi ësht’ një fjalë e thatë
- U duk me punë e ngjarje që pohohen,
- Se zjarri që i ra botës gjërë e gjatë
- Si faqe libri janë që s’mohohen!
- Ç’do ditë ësht sot porsi nj’ e tmerrtë natë
- Me sy po sheh kaq vepra si dërmohen,
- Ato që vet’ krijon njeriu i ngratë
- Po në një grimë posht’ prej tij rrëzohen!
- Mësimi i zbut vetijat sa për faqe,
- Se egërsimi mbet në trup krejt brënda,
- Kur sheh papra qysh derdhen vala gjaqet!
- Ja fryti i qytetërimit gjer më pikë
- Njeriu në shtazë ndrrohet kur i kënda:
- Si penda që ju ndrrua sot në thikë!
- 1917
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013