Asdreni: Një diell i ri
Appearance
- Një diell i ri
- Sot mori fund çdo gjurmë tiranie,
- Një diell i ri po ndrit plot me shkëlqim,
- Për kombin lind një kohë lumturie
- Dhe për bishat e egra një shkatrim.
- Ndër malet tona, shkaba ku ka çerdhen,
- Filiza rriten sot me gjak të ri,
- Me vrull e zjarr në gji, rrebesh që derdhen,
- Të dalin fitimtarë për liri.
- Tiranët pa të drejtë që na shtypnin
- T’iu jemi robër veç për pasuri,
- Të vritemi për ta veç gjak na lypnin
- Për me na mbajtur peng në skllavëri.
- Mjaft, se s’na mbet durim, o të mallkuar,
- Me rrojtje t’ashpër, rrojtje si në ferr,
- Sot ne ju mbajmë fytit kaq shtërnguar,
- Dhe ne të shohim jetë pa një vrer.
- Larg nesh ju egërsira fushe e mali,
- Që thithni gjak papra nga çdo shtegtar,
- Se jetën, Perëndia që na e fali,
- E keni veç për vatrën shenjt altar.
- Tetor, 1945
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013