Asdreni: Lufta botës
Appearance
- Lufta botës
- Pa pik’ mëshire derdhet gjak ushtari,
- Lumenj e fusha me të kuqe ngjyhen,
- Kurorë e shqeptra bashkë me fronet ari
- Me dorë vetë mbretërit i lyen.
- Përmbysen tempuj e shtatore thyhen
- Rrënime në çdo rrugë flagë zjarri,
- Si gojë ferri hapet gojë varri
- Tek hyjnë ata si bishat kot q’u shqyen!
- Se ç’gjënë e prishje botës që i vu tmerrin:
- Të vejat zi po mbajnë pa pushuar
- Për famën s’di të kujt fitimn’ e nderin!
- ... Por fama ësht për sa që s’kanë vuar
- Dhe nderi po s’kuptoj kujt i ka hije;
- Kur plumbi korr e korr pa fund urije!
- 1914-1918
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013