Asdreni: Interesi
Appearance
- Interesi
- Hap sytë e rri mendohesh pa të duash
- Kur sheh qysh rron në kohë të vështirë,
- Se çdo që vjen mbi krye do ta vuash
- Dhe veten tënde më s’e gjen të lirë!
- Rreziku kur afrohet s’mund ta gjuash,
- Një forcë e naltë rrugën e ka nxirë,
- Sa më çdo çap, syrin pak po tallash,
- Drejt në greminë mund të jesh i shtrirë!
- Kjo luftë me tmerre të pathënë,
- Ku jeta e njeriut në peshë s’vihet
- Tek vete e vjen, ndër leqe je i zënë!
- Njeriu q’e njeh sot masën e egërsimit
- Së piri gjak vëllau ay më s’ngihet:
- Për ar i shkel krejt ligjet e njerzimit!
- 1916
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013