Jump to content

Ali Pashe Tepelena

Nga Wikibooks

Në Shqipërinë e Jugut dhe në Greqinë e Veriut ishte krijuar një pashallëkimadh dhe tepërirrezikshëm për pushtetin qendror. Ai ishteilidhur me emrin e Ali PashëTepelenës,icili ikishte shndërruar trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në të vërtetë autonom që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. PashalëkuiJaninës ishte bërë një faktor me rëndësi ndërkombëtare. Ali Pashë Tepelena gjatë luftrave të shtetit osman me Napoleon Bonapartin kishte zgjeruar e përforcuar pushtetin e vet në trevat që fillonin nga gjiri iPrevezës deri në afërsi të lumit Shkumbin. Autoriteti itij ishte rritur aq sa forca franceze, ruse e Anglia kishin hyrë në lidhje të drejtpërdrejta diplomatike me të, duke kapërcyer Portën e lrtë. Në vitet 1812-1819 Ali Pashë Tepelena u orvat të krijonte një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste, por nuk dhanë rezultat.. Duke parë synimet e këtij pashai për pavarësi, Porta e Lartë në vitet 1820-1822 organizoi një sërë fushatash, duke mobilizuar forca të mëdha njerëzore. Asaj iu desh një vit e gjysmë që të mposhte këtë vezir,icili në çastet e fundit mbeti vetëm përballë me të. Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të liqenit të Janinës u vra me të pabesë.