Albert Ukelli
(poet)
Poezi nga autori
[redakto]
Grila të thyera (Ngjarjeve të 1 tetorit 1997 ne Kosove) Ndër dhëmbë na ishte ngujuar fjala prej kohësh Fjala e lirë Ndër grila na ishte ngujuar Lapsi Dashuria Jeta Ndryshku gërryente bankat Ku thurëm këngë lavdie Kohë pa kohë Shekuj Tetor pragshekull i ri Fjala doli nga dhëmbët Lapsi theu grilat Në banka u ulëm thurëm këngë lavdie Mposhtëm ankthin e zi Kohën e bëmë për vete Në shekullin e ri (Prishtine, '99) Kanakar Nisem dikah Pa e ditur se nga Mundohem të kthehem prapa Në rrugë më zë nata Prapë më vjen një ndjenjë Gjendem në rrugë i denjë Kërkoj derebe Më shfaqet një grua fyrytyçkë Më propozon një drejtim E unë i gjezdisur në rrugë kaçakçe Jetoj kanakar në nisje e kthime Në e pa drejtime Brez në hije (Brezit tim të shkollimit të mesëm 1993-1997) Në një dhomë të errët U takuam bashkë Të njëjtit blloka mbajtën dërrasën ulëse Të njëjtat mësime mësuam për katër vjet Lozëm shumë lojë së bashku Nëpër oborre shtëpish bujare Ardhmëninë rritën krenarinë gëzimin I arritëm së bashku Ne të gjithë sa ishim Nën ritmet e jetës së trishtë „Nxënës rebelë" deri në fund Brez në hije ishim
Fotografitë tuaja sot nuk më bëjnë punë Nuk ma shuajnë mallin që kam Gjithçka kanë fotografitë Sytë, faqet, duart, dhëmbët tuaj Veç erë nuk kan As s'prekë dorë e juaj Rrugë për Llap Mora rugën për në male të Llapit Atje ku dikur topi gjëmonte Në të njëjtin burim ku laga buzët me ujë Llapi Kishin shuar etjen djemtë e pushkës E unë me atë ujë mora laga lapsin tim Të shkruaj për këtë rrugëtim Eca nëpër hije lisash të gjatë Nën të cilët ruhet lavdia llapjane Dhe kujtova gjurmë e sqotë Pushkë që zgjuan botën nga gjumi Beteja të shumta që flasin vetë Mora rugën për Llap Në istikame U njoha me historinë Shova etjen time të madhe Kujtimeve ua hapa portën Gjeta ritme pushkësh e çiftelishë
|
Pika shiu bien mbi lumenjë Pika malli Mblidhen diku Bëhen oqean malli Krejt nga dashuria Prishtinës Lehtas një puhizë flladi Më pushton në këtë natë Në qytetin tim pa lumë Pa rrymë e pa ujë Kjo është Prishtina ime sot Që më bën ta dua edhe më shumë Se thuhet: atë që e krijon me sakrificë Ka vlerë të shumëfishtë Prishtinës ia falë dashurinë Atëherë kur s’ka drita Kur rrugët janë të pluhurosura E të baltosura Po të ishte ndryshe Dashuria ime do të tretej dikah Në krahët e harrimit tutje Pa valët e përmallimit (Prishtinë, 2001) Në pritje të mëngjesit Edhe pse ti je eklipsuar diku Unë të pres Simfoninë e dhimbjes Bashkë me preluden e tingujve të paqenë Në këtë natë Do t'i transformojë me orët e mia lokale Në pritje të mëngjesit
Dallgë deti e pafund Është jeta Ne jemi notues që luftojmë Të mos zhytemi Të mos mbytemi Të mbetemi fitimtarë Nëpër dallgë jete Të gjallë
Kënga e bulkthit nuk më lë të fle këtë natë Se është regjentë pa kontratë në këtë rrethinë Është dimër Ftohtë Cakëllova gotën me raki bullut Me dhëmbët e mi Mora e ia thashë këngës së bilbilit Bulkthi mori datën Ndali zë Cakëllova dhe një gotë Prapë këndova Edhe pse nuk kishim bërë ndonjë kooptim me bilbilin Bulkthin e detyrova të marrë datën
Dikur me leqenik bëmë trupin Nuk u zgropem kurrë Zahire mbajtëm për miq e shokë Drapëruam grurë e misër Therëm qengjin më të mirë Pimë nga një gotë Ia thamë këngës Tregimtarët e shumëdashur folën qetë Punëtorët stinorë dëgjuan me ëndje Vashëzat tutje punuan rrogoz për oda Pllenuan lulen e thurën kurorë Me leqenik bëmë trupin Ishim punëtorë stinorë Por nuk ishim vonestarë |