Aktrimi/Teatri Nacional në Kosovë/Lidhje Gjaku
Lidhje Gjaku
Autore: Sharon Pollock Regjisor: Fadil Hysaj
Skenografia: Sylvia Weber
Kostumografia: Vesa Kraja Muzika: Valton Beqiri
Me aktorët: Irena Cahani Aurita Agushi Hazir Myftari Lumnije Sopi Bislim Muçaj Lirak Çelaj Shpetim Kastrati
Ass. regjisor: Kastriot Saqipi / Inspicientë: Bajram mehmetaj / Shef i skenës: Aziz Maloku / Organizator: Beqir Beqiri / Mjeshtër të dritave: Sherif Sahiti, Mursel Bekteshi / Tonist: Enver Maxhuni, Avdi Gervalla / Rekuiziter: Xhemajl Gllavica / Dekoraterë dhe konstruktorë të skenës: Avdyl Plakolli, Fatmir Avdiu, Hasan Buzaku, Rrahman Mehmeti / Grimi: Fatime Beiqi-Brajshori, Florie Krasniqi, Myrvete Tahiri / Zdrukthtar: Ekrem Xhaka / Garderobierë: Fahredin Ahmeti, Lindita Ahmeti
Drama bazohet në fakt historik, mbi vrasjën e dyfishtë nga ana e Lizzie Borden të babait dhe njerkës, krim për të cilën më vonë Lizzie do të akuzohet. Krimi asokohe kishte shokuar komunitetin e Massachusetts të Fall River si dhe të tërë kombin. Qytetarët lexonin të fascionuar raportet që vinin nga gjyqi që u mbajt në ndërkohë. Lizzie qe liruar nga ky gjyq por misteri i krimit nuk u zgjodh kurr. Pafajësia e sajë vazhdimisht është diskutuar nga publiku. Në kohërat bashkëkohore, figura e Lizzie Borden ka mbërrijtur një status ikonik. Shumë njerëz e përceptojnë atë si një feministe të hershme e cila nuk pati turp të veproj dhe mendoj individualisht. Është teoritizuar shpesh se, nëse në fakt Lizzie i ka kryer vrasjet, aksioni i sajë ka qenë i bazuar në vetmbrojtje, një përpjekje për të ikur nga situata abuzive familjare.
Sharon Polloku është dramaturgia më e njohur kanadeze. Ajo nuk shkruan histori dashurie, aventura seksuale, ose drama për familje të lumtura. Për vetë natyrën e saj, atë e tërheqin më shumë çështjet dhe idetë e rëndësishme. Ajo ka një karrierë të gjatë e të ndritur në teatër dhe dramat e saj të shumëllojshme janë vënë në skenë jo vetëm në Kanada, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Duke punuar në skenë dhe pas quintave, ne biletari ose si drejtoreshë teatri, si aktore apo si dramaturge, si mësuese apo si udhëheqëse e teatrove të vogla apo të mëdha, Sharon Polloku mbetet një pjesëmarrëse aktive, polemizuese dhe pjellore e skenës teatrore kanadeze. [Cynthia Zimmerman, redaktore e librit “Vepra e Plotë e Sharon Pollokut”, botuar nga Shtëpia Botuese Playërights’ Canada Press, 2005]