Jump to content

Aktrimi/Teatri Nacional në Kosovë/Beselam, pse më flijojnë

Nga Wikibooks

Beselam, pse më flijojnë

PEPiT


E shkruar në vitet e 70’ta, drama 'Beselam, pse më flijojnë' ka për temë mitin e flijimit. Duke marrë për bazë mitin e Rozafatit, drama 'Beselam...' ndërton tregimin mbi sakrificën. Në një qytet të imagjinuar, dhe të izoluar, sundimtari dhe partia e qytetit tentojnë të mbajnë nën kontroll qytetarët, duke u premtuar ndërtimin e urës, dhe njëkohësisht duke u munduar t'i bindin që të heqin dorë nga ndërtimi i saj. Sikurse edhe në legjendën e Rozafatit, ura e cila ndërtohet ditën , rrëzohet gjatë natës. Duke rikujtuar mitin, profeti bind ustallarët të sakrifikojnë njërën nga gratë e tyre, për në mënyrë që të pushojnë rrënimet dhe mallkimi. Por, sakrifica ishte e kotë.

Regjia: Fatos Berisha Autor: Rexhep Qosja

Luajnë: Çun Lajçi, Bislim Mucaj, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Hazir Myftari, Sheqerije Buqaj, Anisa Ismajli, Veton Osmani, Eshref Durmishi, Armend Ismajli, Ramadan Malaj, Kushtrim Hoxha, Rozi Kryeziu.

Kori Newborn, Babuka & Drum collective, Patris Berisha, anëtarë nga Baleti i Kosovës. Asistentë regjie: Kushtrim Hoxha, Trim Musliu Skenografia dhe dizajnë ndriçimi: Nico de Rooij (Holandë) Muzika: Ilir Bajri Kostumet: Yllka Brada Menaxhere e projektit: Vjosa Shala


http://www.teatrikombetar.eu/cm/beselam-pse-m-flijojn-2/