Aktrimi/Oda/E kaluara takon të ardhmen
E kaluara takon të ardhmen - 2010
Seadet Beqiri
Autore: Seadet Beqiri
Regjia: Burbuqe Berisha
Kostumografia: Albulena Borovci
Aktrojnë:
Arbnesha Grabovci Nixha, Anisa Ismaili, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj,Shengyl Ismaili, Vjosa Shala, Vjosa Abazi
Implementuar nga KAAD
“E kaluara takon të ardhmen”
Është një tekst origjinal qe pasqyron jetën e pasluftës se gruas kosovare . Ngjarja zhvillohet në një strehimore grash ku ato shpalosin problemet dhe sfidat e tyre jetësore. Në këtë shfaqje prezantohen shtatë karaktere ku secili nga këto i takon komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë; katër shqiptare, një serbe, dhe dy rome. Secila nga këto gra ka rrëfimin e vet social dhe emocional dhe që të gjitha janë viktima të dhunës psikike dhe fizike.
Ato për një periudhë të gjatë jetojnë së bashku në strehimoren e qytetit, mirëpo situata fillon të tensionohet kur Edona , udhëheqësja e qendrës merr lajmin se strehimorja duhet të mbyllet.