Jump to content

Aktrimi/6

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Gëte
(1749-1832)
NË ENCIKLOPEDI


Gëte (Johann Wolfgang von Goethe) vinte nga një familje e pasur qytetare e Frankfurtit. E ëma e tij ishte bija e kryetarit të qytetit, i ati ishte promovuar si jurist i doktoruar dhe - sipas shënimit vetjak - ishte emëruar si këshilltar i perandorit, mirëpo ai nuk praktikonte ndonjë profesion. Sipas dëshirës së të atit, Gëte studioj judikaturën nga viti 1765 në Lajpcig dhe Strasburg. Aftësitë e tija të hershme për shkrime letrare së pari krijuan pjesën moderne të shkrimeve Rokoko, ndër to edhe dramat e para Qefi I Të Dashuruarve (1768) dhe Bashkëfajtorët (1770) të cilat i përgjigjen krijimeve të kohanikëve francezë të Gëtes. Me dramën Gëci prej Berlingenit , Gëte vije në maje të drejtimit të ri në literaturë që bazohej në kritikat e kohës Vërshim dhe Nxitje. Po në këtë kohë, në këtë frymë shkroi edhe Grushti I Moçëm të cilin vetë Gëte asnjëherë nuk e botoi. Me botimin e romanit Lëngimet E Të Riut Verta (1774) në të cilin paraqet fatin e keq të dashurisë së një të riu të sëmur nga ndjenjat, menjëherë arriti nivelin e shkrimtarit njohur në Evropë. Këtë nam nuk e arritën romanet e tij të më vonshme, romani edukues Mjeshtri Vilhelm (1796/1829) dhe romani bashkëshortësh Kushëri Të Zgjedhur. Kalimi i stilizuar nga Vërshim dhe Nxitje në klasik e veçon pjesa e luajtur Egmont (1775/88) në të cilën paraqite lufta për liri e popullit holandez nga Spanja në shekullin e XVI-të. Më 1776, Gëte fillon punën si nëpunës shtetërorë pranë Hercugut të Saksonis-Vaimarës, të cilës ja kushton për mese dhjetë vite. Një vizitë dy vjetshe e Gëtes në Itali, të cilën ai e shfrytëzon në mënyrë intensive për artin antik e nxitë motorin krijues të shkrimtarit. Në Itali ai punonte në krijimin e dramave Ifigenia, Grushti, Taso dhe në romanin Mjeshtri Vilihelm. Pak kohë pas kthimit nga Italia vije deri te një miqësi në mes të Gëtes dhe Shileri, miqësi të cilës që të dy i falënderohen për nxitjen në krijimet letrare që ju kishte dhënë. Në letrat këmbyese për çështjet estetike ata përpiluan një program reformues për literaturën dhe artin e kohës. Nga 1791-ta deri më 1817-ta, Gëte ishte drejtues i artistik i Teatrit të oborrit të Vaimarës. Ai tentonte të fuste në zbatim një orar të luajtjes së pjesëve i cili i përgjigje kërkesave edukative të tij dhe nevojave të argëtimit të publikut.