Jump to content

Aktrimi/2

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Aristofani {445-rreth 385 p.e.sonë}
NË ENCIKLOPEDI


Për jetën e këtij shkrimtari grekë po thua se asgjë nuk dihet. Dihet që për një vit zinte vend në Këshillin e Athinës. Nga kjo kohë, janë të njohura sulmet ndaj politikanit ushtarak me ndikim Kleonit (vdekur më 422) të cilat sulme i paraqet edhe në veprat e tij, ndër të tjera në Kalorësit (424). Rreth vitit 431 përfiton toka në ujdhesën Egina dhe aty drejtonte një ent magjistri. Nga 44 dramat që ka lënë pas, njëmbëdhjetë komedi i kanë qëndruar të plota kohës. Aristofani është përfaqësuesi kryesorë i komedisë së vjetër politike, e cila dallon nga komedia e re e më vonshme pa politik. Me një satirë kafshuese, ai merr nën shikim gabimet dhe dështimet e demokracisë e sidomos të partisë për luftë në krye me Kleon. Mirëpo edhe personalitet tjera të kohës nuk u kursyen nga ngacmimet si bie fjala Perkili, Sokrati dhe Europidi. Duke pas parasysh kohën e gjatë të luftërave peleponeze, në shkrimet e tij ai në qendër të vëmendjes paraqet nostalgjinë e popullit për paqe, kështu ai vepron në Aharner (425), Paqa (421), Zogjtë (414) dhe Lysistrate (411). Edhe për kundër kritikave të ashpra ndaj bashkatdhetarëve të tij, ai arriti që në garat që zhvilloheshin me rastin e Dionisit të Madhë të merr disa herë çmimet e para dhe të dyta dhe si kjo të mos ishte mjaft ai për mese dyzet vite me radhë zotëronte bynen e Athinës.