Jump to content

Akti i parë

Nga Wikibooks

AKTI I PARË

[redakto]

LOJËRA DHE ZBAVITJE

[redakto]

Skena e errёt. Pёrplasje nё derёn e pёrparme. Dёgjohet e qeshura e MARTËS. Hapet dera e pёrparme, ndizen dritat. Hyn MARTA e ndjekur nga XHORXHI.

  • MARTA: Ej dreq…
  • XHORXHI: …Shshsh…
  • MARTA: …dreq o punё…
  • XHORXHI: Marta, ёshtё ora dy e…
  • MARTA: Oh, Xhorxh!
  • XHORXHI: Tani, mё fal, por…
  • MARTA: Sa budalla! Sa budalla qё je.
  • XHORXHI: Ështё vonё, e kupton? Vonё.
  • MARTA [hedh sytё nёpёr dhomё. Imiton Beti Dejvisin]: Çfarё vrime e ndyrё. Hej, ku ёshtё kjo pjesa? ‘Çfarё vrime e ndyrё!’
  • XHORXHI: Ku e di unё…
  • MARTA: Oh, tani! Ku ёshtё, pra? Thuaje, se e di…
  • XHORXHI: …Marta…
  • MARTA: HË, PRA, KU ËSHTË?
  • XHORXHI [i lodhur]: Cila?
  • MARTA: Sapo e thashё. Sapo e shqiptova. ‘Çfarё vrime e ndyrё!’ Hё? Ku ёshtё?
  • XHORXHI: S’e kam idenё fare…
  • MARTA: Sa budalla! Filmi me Beti Dejvis…njё film klasik i Uorner Bradhёrs…
  • XHORXHI: Ku i mbaj mend unё gjithё filmat qё…
  • MARTA: Kush tё tha t’i mbash mend tё gjithё filmat e Uorner Bradhёrs...vetёm njёrin! Atё me Beti Dejvisin…qё sёmuret nё fund me peritonit…qё mbante gjithё kohёn atё parukёn lemeri, tё madhe e tё zezё, qё e kap peritoniti, qё ёshtё e martuar me njё Xhozef Koten a…
  • XHORXHI: …Me njёrin…
  • MARTA: …me njёrin… dhe gjithё kohёn kёrkon tё shkojё nё Çikago, se ka rёnё nё dashuri me atё aktorin me shenjё plage… Por e kapin dhimbjet dhe ulet para pasqyrёs…
  • XHORXHI: Me kё aktor? Çfarё shenje plage?
  • MARTA: Pёr zotin, nuk mё kujtohet emri. Si quhet ai film? Dua ta di. Ajo ulet para pasqyrёs…dhe e kapin dhimbjet…pёrpiqet tё lyejё buzёt, por nuk mundet…dhe e bёn fytyrёn gjithё buzёkuq, por prapё vendos tё shkojё nё Çikago dhe…
  • XHORXHI: Çikago! Çikago quhet.
  • MARTA: Hё…si e ka?
  • XHORXHI: Çikago quhet…filmi…
  • MARTA: Ç’ia fut kot! Çikago ёshtё film muzikor i viteve tridhjetё me zonjushёn e vogёl Alis Fej. Pse ia fut kot?
  • XHORXHI: E po, duhet tё ketё qenё para kohёs sime dhe…
  • MARTA: Ashtu! Mirё, mirё, lёre atё! Te ky qё po tё them…Beti Dejvis vjen nё shtёpi nga marketi, e lodhur…
  • XHORXHI: Ajo punon nё market?
  • MARTA: Ështё shtёpiake; bёn pazar…vjen me ushqime dhe hyn nё atё dhomёn e vogёl tё ndenjies nё atё shtёpinё e vogёl qё e ka rregulluar ai Xhozef Koteni i vogёl…
  • XHORXHI: Tё martuar janё?
  • MARTA [i sos durimi]: Po. Tё martuar. Me njёri-tjetrin. Sa budalla! Ajo futet brenda, hedh njё sy rreth e rrotull, lё ushqimet pёrtokё dhe thotё ‘Çfarё vrime e ndyrё!’
  • XHORXHI [pauzё]: Ëhё.
  • MARTA [pauzё]: Ështё e pakёnaqur.
  • XHORXHI [pauzё]: Ëhё.
  • MARTA [pauzё]: Si quhet filmi?
  • XHORXHI: Marta, nuk e di…
  • MARTA: Po mendohu!
  • XHORXHI: Jam i lodhur, e dashur…ёshtё vonё…dhe pastaj…
  • MARTA: Nuk e kuptoj pse je kaq i lodhur…tёrё ditёn sot s’ke bёre asgjё; nuk kishe as orё mёsimi, asgjё…
  • XHORXHI: E po jam… Sikur tё mos i kurdiste pёrherё yt atё kёto orgjitё e shpifura tё netёve tё shtuna…
  • MARTA: Kёtё e ke shumё tё keqe, Xhorxh…
  • XHORXHI [nёpёr dhёmbё]: Kёshtu e kam, ç’t’i bёsh.
  • MARTA: Sot s’ke bёrё asgjё. Dhe asnjёherё nuk bёn ndonjё gjё; asnjёherё nuk afrohesh me njerёzit. Vetёm rri ulur dhe flet.
  • XHORXHI: Çfarё do ti tё bёj? Tё vij vёrdallё tёrё natёn dhe tё argalisem me tё gjithё, si puna jote?
  • MARTA [duke u argalisur]: UNË NUK ARGALISEM!
  • XHORXHI [me tё butё]: Nё rregull…nuk argalisesh.
  • MARTA [e lёnduar]: Unё nuk argalisem.
  • XHORXHI: Mirё, pra. Tё thashё qё nuk argalisesh.
  • MARTA [pёrvjel buzёt]: Ma mbush njё gotё.
  • XHORXHI: Çfarё?
  • MARTA [akoma me tё butё]: Ma mbush njё gotё, po tё them.
  • XHORXHI [duke shkuar drejt barit portativ]: E po mirё, njё gotё para gjumit s’ka pёr tё na mbytur, as mua, as ty…
  • MARTA: Para gjumit! Me gjithё mend e ke? Ne presim njerёz.
  • XHORXHI [me mosbesim]: Presim çfarё?
  • MARTA: Tё ftuar. TË FTUAR.
  • XHORXHI: TË FTUAR!
  • MARTA: Po…tё ftuar…njerёz… Vijnё tё ftuar.
  • XHORXHI: Kur?
  • MARTA: TANI!
  • XHORXHI: O zot i madh, Marta…e di sa ёshtё ora… Kush janё kёta?
  • MARTA: Ku e di unё…filani.
  • XHORXHI: Kush?
  • MARTA: FILANI!
  • XHORXHI: Cili filan?
  • MARTA: Nuk e di, Xhorxh... I takove sonte…tani kanё ardhur…ai ёshtё nё departamentin e matematikёs…mё duket…
  • XHORXHI: Po…kush janё kёta?
  • MARTA: I takove sonte, Xhorxh.
  • XHORXHI: Nuk mbaj mend tё kem takuar sonte ndonjё...
  • MARTA: Po, i takove. Do tё ma japёsh atё gotёn time, tё lutem... Ai ёshtё nё departamentin e matematikёs…nja tridhjetё vjeç, bjond dhe…
  • XHORXHI: …dhe i pashёm…
  • MARTA: Po…dhe i pashёm…
  • XHORXHI: Kuptohet.
  • MARTA: …kurse gruaja njё si miushe e vogёl, pa kёllqe, pa ndonjё gjё tё veçantё.
  • XHORXHI [vagёllimthi]: Aha!
  • MARTA: Tё kujtohen tani?
  • XHORXHI: Po, mё duket… Po pse duhet tё vijnё nё kёtё orё?
  • MARTA [prerazi]: Sepse babai tha qё duhet tё tregohemi tё njerёzishёm me ta, ja pse.
  • XHORXHI [i mposhtur]: Oh, zot!
  • MARTA: Mund tё ma japёsh gotёn time, tё lutem? Babai tha qё duhet tё tregohemi tё njerёzishёm. Falemnderit.
  • XHORXHI: Po pse tani, xhanёm? Ka kaluar ora dy e mёngjesit dhe…
  • MARTA: Sepse babai tha qё duhet tё tregohemi tё njerёzishёm!
  • XHORXHI: Po. Por jam i sigurt se ai nuk donte tё thoshte qё ta gdhijmё tёrё natёn me ta. E kam fjalёn, mund t’i kishim ftuar ndonjё tё diel ose…
  • MARTA: S’prish punё… Pastaj, sot e diel ёshtё. E diel shumё herёt.
  • XHORXHI: Dua tё them…ёshtё qesharake…
  • MARTA: Tani ka marrё fund!
  • XHORXHI [i nёnshtruar dhe i acaruar]: Po, mirё. Nё rregull, atёherё…ku janё? Se s’po i shoh!
  • MARTA: Do tё vijnё tani.
  • XHORXHI: Po pse s’vijnё? Çfarё…kanё shkuar nё shtёpi pёr t’i futur njёherё njё sy gjumё a si?
  • MARTA: Do t’i kesh kёtu!
  • XHORXHI: Marta, do tё doja tё m’i tregoje gjёrat qё mё parё… Jo tё m’i thuash kёshtu papritur çdo herё.
  • MARTA: Nuk t’i them papritur çdo herё.
  • XHORXHI: Kёshtu i thua…gjithmonё.
  • MARTA [me pёrzemёrsinё e njё tё rrituri kundrejt njё fёmije]: Oh, Xhorxh!
  • XHORXHI: Gjithmonё.
  • MARTA: Xhorxhi-Porxhi i shkretё, gurabija e copёtuar! [Ai ngryset.] Oooooo…çfarё bёn ashtu? U mёrzite, hё? Prit njёherё…u mёrzite me gjithё mend?
  • XHORXHI [me zё shumё tё ulёt]: Aspak, Marta…
  • MARTA: Oooooooo!
  • XHORXHI: Mos u bёj merak…
  • MARTA: Oooooooo! [Asnjё reagim.]Hej! [Asnjё reagim.] Hej!

[Ai e vёshtron, i keqtrajtuar.] Hej! [Ajo kёndon.] Kush ka frikё nga Virginia Woolf,

    *Virginia Woolf,
    *Virginia Woolf…

Ha, ha, ha, ha! [Asnjё reagim.] Çfarё ke…nuk tё duk pёr tё qeshur kjo? [Sfiduese.] Unё vdiqa gazit… po tё them. Ty s’tё pёlqeu, hё?

  • XHORXHI: E bukur ishte…
  • MARTA: Kur e dёgjove sonte nё darkё u shkrive.
  • XHORXHI: Qesha pak, nuk u shkriva, e kupton?...e bukur ishte.
  • MARTA [duke i ngulur sytё te pija]: U shkrive fare.
  • XHORXHI: E bukur ishte, Marta…
  • MARTA [me inat]: S’kishte gjё mё tё lezetshme!
  • XHORXHI [me durim]: Po pra, e bukur ishte.
  • MARTA [pasi matet pёr njё çast]: Uf…ti mё bёn pёr tё vjellё!
  • XHORXHI: Çfarё?
  • MARTA: Mё bёn pёr tё vjellё!
  • XHORXHI [mendon pёr kёtё…pastaj…]: Nuk flitet me kёtё gjuhё, Marta.
  • MARTA: Nuk flitet me çfarё?
  • XHORXHI: …me kёtё gjuhё.
  • MARTA: Mё pёlqen kur zemёrohesh. Kjo mё pёlqen mё shumё tek ti…kur zemёrohesh. Se je aq i humbur, sa s’ka ku tё shkojё! Dhe s’ke as… si i thonё?...
  • XHORXHI: …kёllqe?...
  • MARTA: LLAFOLLOG! [Pauzё…mё pas qeshin tё dy.] Hej, mё hidh ca akull nё gotё. Asnjёherё nuk mё hedh akull. Pse s’mё hedh, ё?
  • XHORXHI [i merr gotёn]: Unё tё hedh gjithmonё, por ti e ha. E ke zakon…i ha kubat e akullit…si zagar puple. Do t’i thyesh dhёmbёt e mёdhenj.
  • MARTA: DHËMBËT E MI JANË!
  • XHORXHI: Disa do t’i thyesh…jo tё gjithё.
  • MARTA: Kam mё tepёr dhёmbё se ç’ke ti.
  • XHORXHI: Dy mё tepёr.
  • MARTA: Dy mё tepёr janё shumё mё tepёr.
  • XHORXHI: Kёshtu them edhe unё. Ёshtё gjё e madhe, po tё kesh parasysh moshёn tёnde.
  • MARTA: LËRI ATO! [Pauzё] Se mos je ti mё i ri.
  • XHORXHI [me ёndje djaloshare…si psalm]: Jam gjashtё vjet mё i ri… Kam qenё gjithmonё dhe do tё jem.
  • MARTA [me zymti]: Po, por po tё bien flokёt.
  • XHORXHI: Edhe ty po tё bien. [Pauzё…tё dy qeshin.] Mirё je, e dashur?
  • MARTA: Po ti, mirё je? Hajde njёherё kёtu dhe puthe mamin fort.
  • XHORXHI: …lёre tani…
  • MARTA: DUA TË MË PUTHËSH FORT!
  • XHORXHI [i zhytur nё mendime]: Nuk dua tё tё puth, Marta. Ku janё kёta njerёz? Ku janё kёta qё ke ftuar?
  • MARTA: Ndenjёn pak qё tё flisnin me babain… Do tё vijnё… Pse nuk do tё mё puthёsh?
  • XHORXHI [shumё i drejtpёrdrejtё]: Po tё putha, do tё dalldis…do tё mё iki truri dhe do tё tё marr me forcё kёtu nё tapetin e dhomёs sё ndenjies, dhe pastaj do tё vijnё tё ftuarit tanё tё rinj dhe… Mendoje njё herё ç’do tё thoshte yt atё pёr kёtё.
  • MARTA: Derr!
  • XHORXHI [me arrogancё]: Huh! Huh!
  • MARTA: Ha, ha, ha, ha! Ma mbush edhe njё gotё…o dashnor.
  • XHORXHI [duke marrё gotёn e saj]: Çfarё bёn kёshtu, e thave?
  • MARTA [si fёmijё]: Mё pihet.
  • XHORXHI: Tё pihet? O, zot!
  • MARTA [duke u rrotulluar nё vend]: Shiko, i dashur, me pije unё tё vё poshtё sa herё tё duash…kёshtu qё mos e vrit mendjen pёr mua!
  • XHORXHI: Marta, unё ta kam dhёnё çmimin qёkur… Por tani nuk tё jep njeri medalje pёr sjellje tё neveritshme…
  • MARTA: Tё betohem…po tё ekzistoje, do tё tё ndaja…
  • XHORXHI: Mirё, vetёm mbahu me kёmbёt e tua…kёta njerёzit i ke ftuar ti, e kupton, dhe…
  • MARTA: Bile, as nuk tё shoh…ka vite qё nuk arrij tё tё shoh…
  • XHORXHI: …po u rrёzove dhe po volle…
  • MARTA: …Dua tё them qё je njё hiç, njё nul…
  • XHORXHI: …dhe po fillove tё zbulohesh…se nuk ka pamje mё tё shёmtuar se ti kur pi nja dy gota dhe ma ngre fustanin sipёr kokёs, e kupton…
  • MARTA: …zero me bisht…
  • XHORXHI: …sipёr prapanicёs, duhet tё them…

[Bie zilja e derёs sё pёrparme.]

  • MARTA: Festё! Festё!
  • XHORXHI [sikur do ta vriste]: Mezi po e pres, Marta…
  • MARTA [me tё njёjtin ton]: Shko hape derёn.
  • XHORXHI [pa lёvizur]: Hape vetё.
  • MARTA: Dёgjon? Shko hape derёn.

[Ai nuk lёviz.] Hajt, se ta rregulloj unё…

  • XHORXHI [bёn sikur pёshtyn]: …ta rregulloj unё ty…
  • MARTA [duke bёrtitur…nё drejtim tё derёs]: HAJDENI! [Xhorxhit, nёpёr dhёmbё] Tё thashё, shko hape!
  • XHORXHI [lёviz paksa drejt derёs duke buzёqeshur lehtё]: Nё rregull… e dashur, si tё duash ti. [Ndalon.] Vetёm mos e hap atё kapitull.
  • MARTA: Kapitull? Ç’ёshtё ky kapitull? Pёr çfarё flet ti?
  • XHORXHI: Mos e hap atё kapitull, thashё. Kaq.
  • MARTA: Ti po imiton ndonjё nga studentёt e tu? Se s’po tё kuptoj. ÇFARË KAPITULLI?
  • XHORXHI: Pёr djalin.
  • MARTA: Pse, çfarё mё di ti mua?
  • XHORXHI: Ti je zot na ruaj!
  • MARTA [vёrtet e zemёruar]: Ou? Mirё, po mё desh qejfi, do ta hap atё kapitull.
  • XHORXHI: Djalin mos e pёrmend.
  • MARTA [kёrcёnueshёm]: Ai ёshtё imi po aq sa edhe yti. Dhe po mё desh qejfi, do ta pёrmend.
  • XHORXHI: Unё tё kёshilloj mos, Marta.
  • MARTA: Mirё. Tё lumtё. [Trokitje.] Hajdeni, futuni. Shko hape derёn!
  • XHORXHI: Unё ta dhashё kёshillёn.
  • MARTA: Po…po, ma dhe. Shko aty hape!
  • XHORXHI [lёviz drejt derёs]: Nё rregull, e dashur…si tё duash. A nuk tё vjen mirё qё ka edhe disa njerёz nё kёto kohёt tona moderne qё dinё tё sillen? Qё nuk e shtyjnё derёn kur dёgjojnё brenda britma si tё kafshёve…?
  • MARTA: IKË, MOR, PIRDHU!

[Xhorxhi e hap derёn e pёrparme nё njё kohё me fjalёn e fundit tё Martёs. Hani dhe Niku shfaqen nё kornizёn e derёs. Heshtje e shkurtёr, pastaj…]

  • XHORXHI: [hiqet si i kёnaqur kur sheh Hanin dhe Nikun, por kёnaqёsinё e vёrtetё e ka se tё shfryrёn e Martёs ua ka pёrplasur atyre.] Aaaaaaa!
  • MARTA [me zё pak mё tё lartё…pёr tё shmangur situatёn]: Mirёseardhёt! Mirёseardhёt…hajdeni brenda!
  • HANI dhe NIKU [lirshёm]: Pёrshёndetje, erdhёm ne…njatjeta… [etj.]
  • XHORXHI [shumё i drejtpёrdrejtё]: Ju duhet tё jeni tё ftuarit tanё tё rinj.
  • MARTA: Ha, ha, ha, ha! Vetёm mos ia vini re atij nursёzit. Futuni…jepjani atij palltot dhe çantat.
  • NIKU [me ton tё thatё]: Ndoshta nuk duhej tё kishim ardhur…
  • HANI: E pra…ёshtё vonё dhe…
  • MARTA: Vonё! Me gjithё mend e keni? Hidhini ato gjёrat tuaja diku dhe hajdeni.
  • XHORXHI [vagёllimthi…duke u larguar]: Vёrini diku…nё karrike, pёrtokё…kёtu njёlloj ёshtё.
  • NIKU [Hanit]: Tё thashё qё s’duhej tё vinim.
  • MARTA: [me zё buçitёs]: Futuni brenda, po ju them. Hajde, tani.
  • HANI [duke qeshur mbytyrazi ndёrsa bёn pёrpara me Nikun]: Mё vjen keq.
  • XHORXHI [imiton kukurisjen e Hanit]: Hi, hi, hi, hi.
  • MARTA [duke u kthyer nga Xhorxhi]: Ore, do ta mbyllёsh sqepin, ti!
  • XHORXHI [me ton tё pafajshёm dhe i lёnduar]: Marta! [Hanit dhe Nikut] Marta e ka gjuhёn helm; helm.
  • MARTA: Hajdeni…uluni.
  • HANI [ndёrsa ulet]: U, shih sa e bukur!
  • NIKU [i çinteresuar]: Ëhё, vёrtet…me shumё shije.
  • MARTA: Hёm…falemnderit.
  • NIKU [duke bёrё shenjё nga piktura abstrakte]: Kush…kush e ka bёrё…?
  • MARTA: Atё? Ah, ёshtё njё…
  • XHORXHI: …njё grek me mustaqe qё e sulmoi Marta njё natё…
  • HANI [pёr tё shmangur situatёn]: Ou, shih, shih!
  • NIKU: Seç ka njё…njё…
  • XHORXHI: Vrull tё heshtur?
  • NIKU: Jo, jo…njё…
  • XHORXHI: Ah! [Pauzё] Atёherё, ndoshta njё shtendosje tё bujshme?
  • NIKU [e di ç’po bёn Xhorxhi, por qёndron hijerёndё, me mirёsjellje tё ftohtё]: Jo. Ajo qё kisha nё mendje…
  • XHORXHI: Po sikur tё themi…njё vrull tё shtendosur me bujё tё heshtur.
  • HANI: I dashur! Po tё ngacmon.
  • NIKU [ftohtё]: E kuptoj.

[Heshtje e shkurtёr, e sikletshme.]

  • XHORXHI [sinqerisht]: Mё fal.

[Niku tund kokёn nё shenjё pranimi.]

  • XHORXHI: Nё fakt, kjo ёshtё njё paraqitje piktoriale e rendit mendor tё Martёs.
  • MARTA: Ha, ha, ha, ha! Xhorxh, mbushu njё gotё kёtyre tё vegjёlve. Çfarё doni ju? Çfarё do tё pini, ё?
  • NIKU: Hani? Çfarё do ti?
  • HANI: Nuk e di, i dashur… Ndoshta, njё brandi. ‘Po s’e pёrzieve, je nё rregull.’ [Ajo kukuriset.]
  • XHORXHI: Brandi? Vetёm brandi? Shqeto; shqeto. [Merr pёr nga bari portativ.] Po ti…
  • NIKU: Burbon me akull, po deshe.
  • XHORXHI [ndёrsa pёrgatit pijet]: Po desha? Po deshe ti! Marta? Alkool farmacie?
  • MARTA: Patjetёr. ‘Po s’e pёrzieve, je nё rregull.’
  • XHORXHI: Martёs i ёshtё zbehur shija pёr pije…i ёshtё thjeshtuar me kalimin e viteve…i ёshtё kristalizuar. Mё pёrpara, nё atё kohё kur i vija rrotull – nuk mё kujtohet tani si thuhet nё kёtё rast – por atёherё kur i vija rrotull…
  • MARTA [hareshёm]: Ikё, mor, mbushu!
  • XHORXHI [duke u kthyer me pijet e Hanit dhe tё Nikut]: Nejse. Nё atё kohё kjo porosiste gjёrat mё tё çuditshme! Ju nuk e besoni, po kur shkonim nё ndonjё bar…e kupton, bar…ku pihet uiski, birrё, burbon…çfarё bёnte, i ikte fytyra, nuk dinte ç’tё merrte dhe pёrfundonte…te brandi Aleksandёr, te frapeja me krem kakaoje, te koktejli me xhin ose vodka ose te poçet e nxehta me ponç…me shtatё shtresa likeresh.
  • MARTA: Ishin tё mira…mё pёlqenin.
  • XHORXHI: Pije tё lehta, tamam pёr zonja.
  • MARTA: Hej, ku ёshtё alkooli im?
  • XHORXHI [duke u kthyer te bari portativ]: Mirёpo vitet e kanё çuar Martёn te kuptimi i esencёs…tek vetёdija se kremi ёshtё pёr kafe, se lёngu i limonit ёshtё pёr ёmbёlsira…dhe se alkooli [I sjell Martёs pijen] i pastёr safi…merre, engjёll…pёr ata qё janё tё pastёr safi. [Ngre gotёn e vet.] Pёr syrin e verbёr tё mendjes, pёr lehtёsimin e shpirtit dhe gushёn e fryrё tё mёlçisё. Kthejeni me fund.
  • MARTA [tё gjithёve]: Gёzuar, tё dashur. [Tё gjithё pijnё.] Ti, Xhorxh, ke natyrё poetike…ke diçka nga Dilan Tomasi qё mё shpon mu nё tё ndenjura.
  • XHORXHI: Vajzё vulgare! Nё sy tё miqve!
  • MARTA: Ha, ha, ha, ha! [Hanit dhe Nikut] Hej; hej! [Kёndon, dirigjon me gotёn nё dorё. Hani futet nё kёngё andej nga fundi.]
  • Kush ka frikё nga Virginia Woolf,

Virginia Woolf,

Virginia Woolf

Kush ka frikё nga Virginia Woolf…

  • [Marta dhe Hani qeshin; Niku buzёqesh.]
  • HANI: Oh, a nuk ёshtё e lezetshme kjo? Shumё e lezetshme…
  • NIKU [duke kёrcitur gishtat]: Po…po.
  • MARTA: Thashё se m’u mor fryma nga tё qeshurit; me gjithё mend…thashё se mbarova. Xhorxhit nuk i pёlqeu… Nuk i duket pёr tё qeshur.
  • XHORXHI: O zot, Marta, prapё do t’i hyjmё kёtij muhabeti?
  • MARTA: Dua tё tё qortoj qё nuk qesh, kaq.
  • XHORXHI [duke duruar me zor, Hanit dhe Nikut]: Martёs iu duk sikur nuk qesha shumё. Sepse…po nuk t’u ‘mor fryma’, dhe kёtё e thotё seriozisht, nuk quhet argёtim. E kupton? Po nuk re nё tokё nga tё qeshurit, nuk quhet argёtim.
  • HANI: E po, unё u kёnaqa vёrtet…ishte mbrёmje e mrekullueshme.
  • NIKU [orvatet tё jetё entuziast]: Po, po…ashtu ishte.
  • HANI [Martёs]: Sidomos babai yt! Oh! Ai ёshtё fantastik!
  • NIKU [si mё lart]: Po…ashtu ёshtё.
  • HANI: Mё beso!
  • MARTA [sinqerisht krenare]: Ështё goxha burrё, apo jo? Goxha burrё.
  • XHORXHI [Nikut]: Mos e beso, po deshe!
  • HANI [me qortim Xhorxhit]: Aaaaaa! Ёshtё burrё i mrekullueshёm.
  • XHORXHI: Unё nuk po pёrpiqem ta ul. Ne tё gjithё e dimё qё ai ёshtё perёndi.
  • MARTA: Ti mos fol pёr babain tim!
  • XHORXHI: Po, e dashur . [Nikut.] E kam fjalёn se kur ke kaluar kaq shumё mbrёmje fakulteti…
  • NIKU [pa i lёnё mundёsi mirёkuptimi]: Kёtё darkё unё mё tepёr e vlerёsova sesa u kёnaqa, e vlerёsova. Se kur je i ri nё njё vend… [Xhorxhi e vёshtron me dyshim.] Takohesh me kёdo, tё prezantojnё gjithandej…njihesh me disa… Kur jepja mёsim nё Kanzas…
  • HANI: Ju nuk e besoni, por ne na ёshtё dashur t’i bёjmё tё gjitha gjёrat vetё pa ndihmёn e askujt, apo jo, i dashur?
  • NIKU: Po, ashtu ёshtё… Ne…
  • HANI: … Na ёshtё dashur t’i bёjmё tё gjitha vetё… Unё shkoja tek ato gratё…nё bibliotekё ose nё supermaket…dhe iu thosha ‘Pёrshёndetje, jam e re kёtu…ju duhet tё jeni zonja filan, gruaja e filan doktori.’ Dhe nuk mё vinte aq mirё.
  • MARTA: Po, por babai im di t’i rregullojё gjёrat.
  • NIKU [jo me shumё entuziazёm]: Ai ёshtё njeri i veçantё.
  • MARTA: Pёr kёtё tё jesh njёmijё pёrqind.
  • XHORXHI [Nikut…nё konfidencё, por pa pёshpёritur]: Tё tё them njё sekret. Nё kёtё botё ka gjёra mё tё lehta. Kur jep mёsim nё njё universitet, ka gjёra mё tё lehta se sa tё jesh burri i vajzёs sё rektorit. Nё kёtё botё ka gjёra mё tё lehta.
  • MARTA [me zё tё lartё…jo ndonjёrit nё veçanti]: Ky duhet tё jetё njё oportunitet i jashtёzakonshёm…pёr disa do tё ishte i vetmi shans nё jetё!
  • XHORXHI [Nikut…me njё shkelje syri solemne]: Mё beso, ka gjёra mё tё lehta nё kёtё botё.
  • NIKU: Tani, unё e kuptoj si mund t’i ndihmojё kjo disa qё tё ngrihen…tё pazotёt, ndoshta…ka tё ngjarё, por…
  • MARTA: Disa burra do tё jepnin krahun e djathtё pёr ta pasur kёtё fat!
  • XHORXHI [pa e ngritur zёrin]: Oh, Marta, kjo sakrificё nё fakt funksionon zakonisht me njё pjesё mё private tё anatomisё.
  • MARTA [hungёron nё shenjё mospranimi dhe pёrbuzjeje]: Uuufff!
  • HANI [duke u ngritur brof]: Sikur tё mё tregonit se ku…[Zёri i saj kёputet.]
  • XHORXHI [Martёs, duke treguar Hanin]: Marta…
  • NIKU [Hanit]: Je mirё?
  • HANI: Sigurisht, i dashur. Dua tё…vё ca pudёr nё fytyrё.
  • XHORXHI [duke parё qё Marta nuk po çohet]: Marta, ke ndёrmend t’ia tregosh…atё vendin?
  • MARTA: Hё? Çfarё? Oh, patjetёr! [Çohet.] Mё fal, hajde. S’tё kam treguar shtёpinё.
  • HANI: Unё doja tё…
  • MARTA: …tё freskoheshe? Patjetёr…hajde me mua. [E merr Hanin pёr krahu. Burrave] Ju tё dy tani bёni muhabet burrash.
  • HANI [Nikut]: Erdha, i dashur.
  • MARTA[Xhorxhit]: Sinqerisht, Xhorxh, ti mё ngre nervat!
  • XHORXHI [i lumturuar]: Shumё mirё bёj.
  • MARTA: M’i ngre vёrtet.
  • XHORXHI: Okej, Marta… Vazhdo.
  • MARTA: Po tё them, vёrtet.
  • XHORXHI: Mos fol pёr atё…e di ti.
  • MARTA [çuditёrisht e ndezur nga inati]: Do tё flas pёr çfarё tё mё dojё qejfi, Xhorxh!
  • XHORXHI: Mirё. Vazhdo!
  • MARTA: Pёr çfarё tё mё dojё kokrra e qejfit! [Gati e tёrheq zvarrё Hanin pёr krahu.] Hajde…
  • XHORXHI: Ec! [Gratё kanё shkuar.] Hёm, çfarё do tё pish?
  • NIKU: Nuk e di… Them tё vazhdoj me burbon.
  • XHORXHI [merr gotёn e Nikut, shkon te bari portativ]: Atё qё po pije nё Parnas?
  • NIKU: Qё po pija nё…?
  • XHORXHI: Nё Parnas.
  • NIKU: Nuk e kuptoj…
  • XHORXHI: S’ka rёndёsi. [I jep nё dorё pijen.] Njё burbon.
  • NIKU: Falemnderit.
  • XHORXHI: Ështё thjesht njё shaka midis meje dhe Martёs. [Ata ulen.] E pra? [Pauzё] Ti je…nё departamentin e matematikёs, apo jo?
  • NIKU: Jo…jo.
  • XHORXHI: Kёshtu tha Marta. Kёshtu mё duket se tha. [Jo shumё miqёsor.] Çfarё tё shtyu tё zgjidhje mёsuesinё?
  • NIKU: Po…besoj, ajo qё tё shtyu edhe ty.
  • XHORXHI: Çfarё ёshtё ajo?
  • NIKU [formal]: Mё fal?
  • XHORXHI: Thashё çfarё ёshtё ajo. Çfarё ёshtё ajo qё mё shtyu mua?
  • NIKU [duke qeshur nga zori]: Tani…me siguri, nuk e di.
  • XHORXHI: Ti the pak mё parё se ajo qё tё shtyu ty mё shtyu edhe mua.
  • NIKU [paksa i lёnduar]: Thashё besoj se ёshtё e njёjta gjё.
  • XHORXHI: [pa u menduar]: Ashtu? [Pauzё] E po… [Pauzё] Tё pёlqen kёtu?
  • NIKU [vёshtron nёpёr dhomё]: Po… shumё mirё…ёshtё.
  • XHORXHI: Dua tё them universiteti.
  • NIKU: Ah…kujtova se e kishe fjalёn pёr…
  • XHORXHI: Po…e kuptoj. [Pauzё] E kisha fjalёn pёr universitetin.
  • NIKU: Po…mё pёlqen…ёshtё okej. [Ndёrsa Xhorxhi ia ngul sytё.] Mirё. [Njёlloj si ai.] Ti…ti ke shumё kohё kёtu?
  • XHORXHI [i pёrhumbur, si tё mos e kishte dёgjuar]: Si? Ah…Qё kur u martova…me atё...thuaje…me Martёn. Bile mё pёrpara. [Pauzё] Gjithmonё. [Vetes.] Shpresa tё humbura, qёllime tё fisme. Tё fisme, mё tё fisme, mё tё fismet, tё fikura. [Prapё Nikut] Hё? Si t’u duk, tё pёlqyen shkallёt e krahasimit?
  • NIKU: Shiko, do tё mё falёsh nёse…
  • XHORXHI [me njё mprehje tё tonit]: Nuk iu pёrgjigje pyetjes sime.
  • NIKU: Mё fal, zotёri?
  • XHORXHI: Mos u hiq sikur je mё lart se unё! [Duke luajtur me tё.] Unё tё pyeta a tё pёlqyen shkallёt e krahasimit: i fisёm; mё i fisёm; mё i fismi; i fikur. Hё?
  • NIKU [me njё farё mospёlqimi]: Nё fakt, nuk di çfarё tё them.
  • XHORXHI [bёn si mosbesues]: Nuk e di fare?
  • NIKU [duke ndryshuar menjёherё]: E po mirё…çfarё do prej meje? Po tё them qё ёshtё pёr tё qeshur, do tё thuash qё ёshtё pёr tё qarё. Po tё them qё ёshtё pёr tё qarё, do ta kthesh dhe do tё thuash, jo, ёshtё pёr tё qeshur. Kёtё lojё tё vogёl mund ta luash si tё duash!
  • XHORXHI [me admirim tё shtirur]: Bukur! Bukur!
  • NIKU [edhe mё i zemёruar se mё parё]: Dhe kur tё kthehet gruaja ime, unё them qё…
  • XHORXHI [i sinqertё]: Prit njёherё, mor djalё…qetёsohu. Vetёm…qetёsohu. [Pauzё] Nё rregull? [Pauzё] Do tё pish edhe njё tjetёr? Ma jep gotёn.
  • NIKU: S’e kam pirё akoma kёtё qё kam. Unё them qё kur tё zbresё gruaja…
  • XHORXHI: Ma jep kёtu…se tё ka shkrirё akulli. Bjere. [Ia merr.]
  • NIKU: Ajo qё dua tё them ёshtё se…ju tё dy…ti edhe gruaja jote… duket se keni njё…
  • XHORXHI: Marta dhe unё nuk kemi…asgjё. Ne vetёm…ushtrohemi…kjo ёshtё e gjitha…thjesht provojmё ato qё na kanё mbetur nga aftёsitё tona. Mos i jep rёndёsi kёsaj.
  • NIKU [i pavendosur]: Prapё…
  • XHORXHI [me njё ndryshim tё beftё tё ritmit]: Mirё, pra…hajde tё ulemi e tё bisedojmё, si thua?
  • NIKU [pёrsёri i ftohtё]: Unё thjesht nuk dua tё…pёrzihem… [Pasi ёshtё menduar edhe njё herё] nё punёt e tё tjerёve.
  • XHORXHI [si tё ngushёllonte njё fёmijё]: E po, ka pёr tё tё kaluar…kolegji i vogёl dhe gjithçka. Sporti i fakultetit kёtu ёshtё tё shkosh nё shtrat me kё tё tё dalё.
  • NIKU: Mё fal, zotёri?
  • XHORXHI: Unё thashё sporti i fakultetit… Po s’ka rёndёsi…Do tё mё pёlqente tё mos ma thoshe kёtё fjalёn ‘zotёri’ sikur…jo me atё pikёpyetjen nё fund. E kupton? Zotёri? E di qё pёrdoret nё shenjё respekti pёr mё tё vjetrit ose eprorёt [Tendoset.]…por…mёnyra si e thua… Zotёri? Zonjё?
  • NIKU [me njё buzёqeshje tё lehtё, pa dashur tё futet nё bisedё]: Nuk e kisha pёr mungesё respekti.
  • XHORXHI: Sa vjeç je?
  • NIKU: Njёzetetetё.
  • XHORXHI: Unё jam dyzet e ca. [Pret reagimin e tij…s’merr asnjё reagim.] Nuk habitesh? E kam fjalёn… Nuk tё dukem mё i vjetёr? Kёto thinja…a nuk mё tregojnё tek tё pesёdhjetat? A nuk kam tё njёjtёn pamje me sendet qё mё rrethojnё…mbuluar nga tymi i duhanit? Hё?
  • NIKU [duke parё rreth e rrotull pёr taketuke cigaresh]: Mendoj se dukeni…shumё mirё.
  • XHORXHI: Unё kam qenё pёrherё i dobёt…nuk kam shtuar as dy kilogram qё kur isha nё moshёn tёnde. Dhe s’kam as bark… Ajo qё kam…ёshtё kjo e fryra e vogёl kёtu poshtё barkut…por ёshtё e fortё… Jo mish i butё. Unё luaj hendboll. Po ti, sa peshon?
  • NIKU: Unё…
  • XHORXHI: Njёqind e pesёdhjetё e pesё, njёqind e pesёdhjetё e gjashtё paund…aty afёr, hё? Luan hendboll?
  • NIKU: Tani, luaj…jo…e kam fjalёn, jo aq mirё.
  • XHORXHI: Mirё, pra…do tё luajmё bashkё ndonjё ditё. Marta ёshtё njёqind e tetё…vjeç. Peshon diçka mё tepёr se kaq. Çfarё moshe ka gruaja jote?
  • NIKU [pak i shushatur]: Njёzet e gjashtё.
  • XHORXHI: Marta ёshtё grua e veçantё. Ma merr mendja se ajo peshon nja njёqind e dhjetё paund.
  • NIKU: Gruaja…jote…peshon…?
  • XHORXHI: Jo, mor djalё. Jotja! Gruaja jote. Gruaja ime ёshtё Marta.
  • NIKU: Po…e di.
  • XHORXHI: Po tё ishe martuar me Martёn, do ta kuptoje ç’do tё thotё kjo. [Pauzё] Por edhe unё, po tё isha martuar me gruan tёnde, do ta *kuptoja…apo jo?
  • NIKU [pas njё pauze]: Po.
  • XHORXHI: Marta mё tha se je nё departamentin e matematikёs.
  • NIKU [sikur ta thoshte pёr tё njёqindёn herё]: Jo…nuk jam.
  • XHORXHI: Marta rrallёherё gabon…ndoshta duhet tё jesh nё departamentin e matematikёs.
  • NIKU: Unё jam biolog. Jam nё departamentin e biologjisё.
  • XHORXHI [pas njё pauze]: Ah! [Pastaj, sikur t’i kujtohej diçka.] Aha!
  • NIKU: Mё fal, zotёri?
  • XHORXHI: Ah, ti je ai! Ti je ai qё do tё na hapёsh gjithё ato telashe…qё do t’i bёsh tё gjithё njёlloj, qё do t’i rindёrtosh kromozonat a si i quajnё. Kёshtu ёshtё?
  • NIKU [me atё buzёqeshje tё lehtё]: Jo tamam: kromozomet.
  • XHORXHI: Unё nuk besoj. Ta merr mendja ty… [Luan vendit nё karrige.]…ta merr mendja ty se mёsojnё gjё njerёzit nga historia? Jo se s’kanё çfarё tё mёsojnё, a dёgjon, por njerёzit nuk mёsojnё asgjё. Unё jam nё departamentin e historisё.
  • NIKU: Po…
  • XHORXHI: Jam doktor. Ei.Bi…Em.Ei…PiEiç.Di …ABMAFID! Abmafidin e kanё pёrshkruar nё mёnyra tё ndryshme si sёmundje qё gёrryen trurin e pёrparmё dhe si ilaç çudibёrёs. Nё fakt, ёshtё njёkohёsisht edhe sёmundje, edhe ilaç. Unё s’kam besim fare. Biologji, hё?

[Niku nuk pёrgjigjet…pohon me kokё…vёshtron.] Se ku kam lexuar qё fikcioni shkencor nuk ёshtё aspak fikcion…se ju, biologёt, po rindёrtoni gjenet tona dhe qё tё gjithё do tё bёhen njёlloj. E po, kjo s’ka ç’na duhet! Do tё ishte…turp. Dua tё them…mё shih mua! A ёshtё mirё vёrtet…qё tё gjithё dyzetecavjeçarёt tё duken si pesёdhjetё e pesё vjeç? Nuk iu pёrgjigje pyetjes sime pёr historinё.

  • NIKU: Kjo puna e gjeneve qё thua…
  • XHORXHI: Ah, po. [Tund dorёn nё shenjё mospranimi.] Ështё shumё shqetёsuese…shumё zhgёnjyese. Por historia ёshtё akoma mё…zhgёnjyese. Unё jam nё departamentin e historisё.
  • NIKU: Po…ma the.
  • XHORXHI: E di qё ta thashё…ka rrezik tё ta them prapё. Marta ma pёrmend shpesh faktin qё jam nё departamentin e historisё…nё kuptimin qё jam nё atё departament, jo qё e drejtoj. Se nuk jam unё ai qё e drejtoj departamentin e historisё.
  • NIKU: As unё nuk e drejtoj departamentin e biologjisё.
  • XHORXHI: Ti je njёzet e njё vjeç!
  • NIKU: Njёzet e tetё.
  • XHORXHI: Njёzet e tetё! Ndoshta, kur tё bёhesh nja dyzet e ca dhe tё dukesh si pesёdhjetё e pesё do ta drejtosh ti departamentin e historisё…
  • NIKU: …tё biologjisё…
  • XHORXHI: …departamentin e biologjisё. Unё e kam drejtuar departamentin e historisё pёr katёr vjet gjatё luftёs, por kjo ngaqё ikёn tё gjithё. Pastaj…u kthyen tё gjithё…sepse asnjёri nuk u vra. Ky ёshtё Nju Inglandi, qё ta dish. A nuk tё duket e çuditshme? As edhe njё i vetёm nё tёrё kёtё kёtё vend nuk e hёngri kokёn. Ёshtё krejt irracionale. [Rri i menduar.] Gruaja jote i ka kёllqet e ngushta…apo jo?
  • NIKU: Çfarё?
  • XHORXHI: S’e kam ngaqё jam i fiksuar te kёllqet… Nuk jam nga ata meshkujt tridhjetё e gjashtё, njёzet e dy apo shtatёdhjetё e tetё vjeç. Jo…s’jam nga ata. Çdo gjё nё proporcion. Po thosha qё gruaja jote i ka…kёllqet e ngushta.
  • NIKU: Po…ashtu i ka.
  • XHORXHI [duke parё tavanin]: Çfarё bёjnё ato aty lart? Them se aty do tё jenё.
  • NIKU [me pёrzemёrsi tё rreme]: Ti i di gratё.
  • XHORXHI [e vёshtron Nikun ngultas njё copё herё tё mirё me mosbesim tё shtirur…pastaj e largon vёmendjen]: Asnjё qen bir qeni nuk u vra. Sigurisht, asnjё nuk e bombardoi Uashingtonin. Jo…kjo nuk ёshtё e drejtё. Ti ke fёmijё?
  • NIKU: Ah…jo…akoma jo. [Pauzё] Po ti?
  • XHORXHI [me ton sfidues]: Kjo ёshtё puna ime; duhet ta zbulosh.
  • NIKU: Ashtu?
  • XHORXHI: Nuk ke fёmijё, ё?
  • NIKU: Akoma jo.
  • XHORXHI: Njerёzit…njerёzit kanё fёmijё. Kёtu e kisha kur fola pёr historinё. Ju doni t’i bёni nё epruvetё, ё? Ju, biologёt. Bebet. Atёherё, ne tё tjerёt…ai qё kёrkon tё…mund tё pallojё si t’i dojё qejfi. Po me taksёn e zbritshme, çfarё bёhet? E ka llogaritur njeri kёtё?

[Niku, qё mendon se s’ka ndonjё gjё mё tё mirё pёr tё bёrё, qesh lehtё.] Ti, sidoqoftё…ke ndёrmend tё bёsh fёmijё. Pavarёsisht nga historia.

  • NIKU [lёviz sa nё njёrёn anё nё tjetrёn]: Po…sigurisht. Por duam tё presim…ca…sa tё stabilizohemi.
  • XHORXHI: Dhe kjo…[Me njё gjest tё dorёs qё pёrfshin jo vetёm dhomёn, shtёpinё, por edhe tё gjithё pjesёn e vendit]…kjo ёshtё ajo qё ke nё zemёr – Iliria…Ishulli i Pinguinёve…Gomorra… Mendon se ke pёr tё qenё i lumtur kёtu nё Nju Karthixh?
  • NIKU [duke u mbrojtur paksa]: Shpresoj tё vendosemi kёtu.
  • XHORXHI: Por çdo pёrkufizim ka caqet e veta, apo jo? Tani, unё them se kolegji nuk ёshtё i keq. Hahet. Nuk ёshtё Instituti Teknologjik i Masaçusetsit…Universiteti i Kalifornisё nё Los Anxhelos…nuk ёshtё Sorbona…apo Universiteti i Moskёs, meqё po flasim pёr kёtё nivel.
  • NIKU: Dua tё them…jo pёrgjithmonё.
  • XHORXHI: Mirё, po kёtё mos e thuaj hapur. Se atij plakut s’ka pёr t’i pёlqyer. I ati i Martёs pret besnikёri dhe devocion nga…stafi. Unё do tё pёrdorja njё fjalё tjetёr. I ati i Martёs pret qё stafi…i tij…t’iu qepet mureve tё shkollёs si bimё kacavjerrёse…tё vijnё kёtu e tё plaken…tё vdesin nё krye tё detyrёs. Njёri, njё profesor i latinishtes dhe i retorikёs u fik mu tek radha e vetёshёrbimit duke pritur drekёn. E varrosёn te shkurret qё rrethojnё kishёn e vogёl siç janё varrosur edhe shumё tё tjerё mё parё dhe siç do tё varrosen akoma. Thuhet…dhe s’kam pse tё dyshoj pёr kёtё…se bёjmё njё pleh tё shkёlqyeshёm. Mirёpo plaku nuk e ka ndёrmend tё varroset poshtё shkurreve…s’ka ndёrmend tё vdesё. I ati i Martёs ka aftёsinё jetike tё atyre breshkave tё Mikronezisё. Qarkullojnё llafe…qё s’duhet t’i pёrmendёsh nё sy tё Martёs, se i del shkumё nga inati, se plaku ёshtё mbi dyqind vjeç. Sigurisht, kjo thuhet pёr ironi, por unё nuk jam aq i dehur sa ta zbёrthej ku ёshtё ironia. Sa fёmijё doni tё bёni?
  • NIKU: …nuk e di… Gruaja ime ёshtё…
  • XHORXHI: Me kёllqe tё ngushta. [Çohet.] Pije atё.
  • NIKU: Po.
  • XHORXHI: MARTA! [Asnjё pёrgjigje.] DREQI E MORI! [Nikut] Ti mё pyete a i njoh gratё… Tani, njё nga gjёrat qё s’ua marr vesh ёshtё ajo qё flasin me njёra-tjetrёn kur ne, burrat, flasin me njёri-tjetrin. [Nё mёnyrё tё vagёlluar.] Mё duhet ta mёsoj njё ditё.
  • ZËRI I MARTËS: ÇFARË DO?
  • XHORXHI [Nikut]: A nuk ёshtё njё tingull i mrekullueshёm? E kam fjalёn…pёr çfarё flasin ato nё fakt…apo ty nuk tё intereson?
  • NIKU: Pёr veten e tyre, ma merr mendja.
  • ZËRI I MARTËS: XHORXH?
  • XHORXHI [Nikut]: A tё duken çoroditёse…gratё?
  • NIKU: Tani…edhe po, edhe jo.
  • XHORXHI [me njё tundje miratuese tё kokёs]: Hё-hё. [Zhvendoset drejt hollit, gati sa nuk pёrplaset me Hanin qё rihyn nё skenё.] Oh! Ja ku qenka njёra, tё paktёn.

[Hani ecёn nё drejtim tё Nikut. Xhorxhi shkon nё holl.]

  • HANI [Xhorxhit]: Ka pёr tё zbritur tani. [Nikut] Duhet ta shohёsh kёtё shtёpi, i dashur…ёshtё njё shtёpi e vjetёr, e mrekullueshme.
  • NIKU: Po pra, unё…
  • XHORXHI: MARTA!
  • ZËRI I MARTËS: PASH ZOTIN, NUK PRET NJË MINUTË?
  • HANI [Xhorxhit]: Nuk vonohet…po ndёrrohet.
  • XHORXHI [pa dashur ta besojё]: Si? Po ndёrrohet?
  • HANI: Po.
  • XHORXHI: Po vesh rroba tё tjera?
  • HANI: Po vesh fustan.
  • XHORXHI [dyshues]: Pse?
  • HANI [me njё tё qeshur tё lehtё nervoze]: Pse? Do qё tё ndihet…rehat.
  • XHORXHI [me vёshtrim kёrcёnues nga holli]: Oh, kёshtu ёshtё, hё?
  • HANI: Pse, mos duhet tё mendoj qё…
  • XHORXHI: TI S’E KE IDENË!
  • NIKU [nё momentin qё Hani fillon]: A je mirё?
  • HANI [duke e siguruar sёrish, por me tingёllimin e njё dёnese. Njё ton i praktikuuar gjatё]: Po, i dashur…mirё jam.
  • XHORXHI [shfryn…me vete]: Dashka tё ndihet rehat, apo jo? Ta shohim, ta shohim.
  • HANI [Xhorxhit, me gjallёri]: Deri njё minutё mё parё nuk e dija qё kishit njё djalё.
  • XHORXHI [rrotullohet si ta kishin goditur nga mbrapa]: ÇFARË?
  • HANI: Njё djalё! Nuk e dija.
  • NIKU: Kjo ёshtё puna jote, kurse mua mё duhet ta zbuloj. Hёm, duhet tё jetё i madh…
  • HANI: Njёzet e njё vjeç…njёzet e njё nesёr…nesёr ka ditёlindjen.
  • NIKU [me buzeqeshje ngadhёnjyese]: Tamam!
  • XHORXHI [Hanit]: Ajo ta tregoi?
  • HANI [e turbulluar]: Po. Dua tё them…
  • XHORXHI [pёr ta zgjidhur pёrfundimisht]: Ajo ta tregoi?
  • HANI [me njё tё qeshur tё mbytur nervoze]: Po.
  • XHORXHI [nё njё mёnyrё tё çuditshme]: Ti the qё po ndёrrohet?
  • HANI: Po…
  • XHORXHI: Dhe ajo ta pёrmendi…?
  • HANI [e çelur, por pak e çoroditur]: …ditёlindjen e djalit…po.
  • XHORXHI [deri diku me vete]: Mirё, Marta…mirё.
  • NIKU: Hani, ti dukesh e zbehtё. Mos do njё…?
  • HANI: Po, i dashur…ndoshta, edhe pak brandi. Njё pikё.
  • XHORXHI: Okej, Marta.
  • NIKU: Mund ta pёrdor…barin?
  • XHORXHI: Ë? Oh, po…patjetёr. Vazhdo me pije…me kalimin e viteve do tё kesh nevojё pёr to. [Pёr Martёn, sikur ajo tё ishte nё dhomё.] Ti qё vetёm shkatёrron…
  • HANI [pёr tё shmangur situatёn]: Sa ёshtё ora, i dashur?
  • NIKU: Dy e gjysmё.
  • HANI: U, qenka shumё vonё…duhet tё ikim nё shtёpi.
  • XHORXHI [me ligёsi, por ёshtё aq i zhytur nё mendime sa mezi e kontrollon tonin]: Pse? Po e lini bebisiterin pa gjumё a si?
  • NIKU [pothuajse paralajmёrues]: Tё thashё qё nuk kemi fёmijё.
  • XHORXHI: Ë? [e kupton] O, mё fal. As e dёgjova…as e mendova…[Me njё kulpim tё dorёs]…siç bёn njeriu nё kёto raste.
  • NIKU [ulёt, Hanit]: Rrimё edhe pak dhe ikim.
  • XHORXHI [detyrues]: A, jo kёshtu…nuk duhet. Marta po ndёrrohet…dhe Marta nuk ndёrrohet pёr mua. Ajo ka vite qё nuk ndёrrohet pёr mua. Kur ndёrrohet Marta do tё thotё se do tё rrimё kёtu me…ditё tё tёra. Ajo po ju nderon dhe nuk duhet tё harroni se ёshtё e bija e bosit tonё tё shtrenjtё. Mund tё thosha qё ёshtё koqja e tij e djathtё.
  • NIKU: Nuk e di a e kupton…por do tё doja tё mos flisje kёshtu nё sy tё gruas sime.
  • HANI: Oh, tani…
  • XHORXHI [pa dashur ta besojё]: Vёrtet? Mirё, ke shumё tё drejtё…Po ia lёmё Martёs kёtё lloj gjuhe.
  • MARTA [duke hyrё]: Çfarё lloj gjuhe?

[Marta ka ndёrruar rrobat dhe tani duket mё e rehatuar, por…ç’ёshtё mё e rёndёsishmja…mё epshndjellёse.]

  • XHORXHI: Ja ku erdhi, kotelja ime.
  • NIKU [i impresionuar, çohet]: E po, tani…
  • XHORXHI: Marta, çfarё…ti ke veshur fustanin e tё dielave pёr kishё!
  • HANI [paksa mosmiratuese]: Ah, ky ёshtё mё i bukuri.
  • MARTA [duke u ekspozuar]: Tё pёlqen? Bukur! [Xhorxhit] Ku e kishe hallin kur mё ulёrije ashtu nga shkallёt?
  • XHORXHI: Mbetёm vetёm, e dashur…mbetёm pa gёrhimёn e butё tё zёthit tёnd.
  • MARTA [vendos tё mos nxitet prej kёsaj]: Ah! Mirё, atёherё, hidhu tek bari…
  • XHORXHI [duke folur me tonin e saj]: …dhe mbushi mamushit tёnd njё alamet gote tё madhe.
  • MARTA [kukuriset]: Bravo. [Nikut] A bёtё ndonjё bisedё tё kёndshme ju tё dy? Si zakonisht, ju burrat i zgjidhni problemet e kёsaj bote, ё?
  • NIKU: Jo, ne…
  • XHORXHI [shpejt e shpejt]: Ajo qё bёmё, nё fakt, nёse do ta dish, ёshtё se u pёrpoqёm tё gjenim se pёr çfarё po flisnit ju tё dyja.

[Hani kukuriset, Marta qesh.]

  • MARTA [Hanit]: A nuk janё tё mёdhenj? A nuk janё kёta…[Gёzueshёm, me shpёrfillje]…burra qёllimi absolut? [Xhorxhit] Pse nuk u ngjitёt vjedhurazi tё na dёgjonit?
  • XHORXHI: Ah, unё nuk kisha pёr t’ju dёgjuar, Marta…kisha pёr t’ju vёzhguar.

[Hani kukuriset, Marta qesh.]

  • NIKU [Xhorxhit, me pёrzemёrsi tё rreme]: Konspiracion.
  • XHORXHI: Dhe tani nuk do ta zbulojmё kurrё. Pёrralla me mbret!
  • MARTA [Nikut, ndёrsa Hanit i rrezaton fytyra]: Hej, ti duhet tё jesh alamet djali, e ke marrё masterin qё kur ishe…sa vjeç?...dymbёdhjetё? E dёgjon, Xhorxh?
  • NIKU: Jo po dymbёdhjetё e gjysmё. Nё fakt, isha nёntёmbёdhjetё vjeç. [Hanit] Hani, s’kishe pse ta pёrmendje. Kjo…
  • HANI: Ohhh…unё krenohem me ty…
  • XHORXHI [seriozisht, nё mos me trishtim]: Kjo ёshtё shumё…impresionuese.
  • MARTA [me agresivitet]: Sa mirё e the!
  • XHORXHI [nёpёr dhёmbё]: Thashё qё u impresionova, Marta. Xhelozia s’ёshtё nё natyrёn time. Çfarё do ti tё bёj, tё vjell? [Nikut] Ështё me tё vёrtetё impresionuese. [Hanit] Ti duhet tё krenohesh me gjithё mend.
  • HANI [me droje]: Oh, ёshtё shumё i mirё.
  • XHORXHI [Nikut]: Nuk do tё habitesha po ta merrje drejtimin e departamentit tё historisё nё njёrёn prej kёtyre ditёve.
  • NIKU: Tё biologjisё.
  • XHORXHI: Tё biologjisё…sigurisht. Duket qё jam i preokupuar me historinё. Oh! Çfarё shprehjeje! [Merr njё pozё me dorёn nё zemёr, me kokёn e ngritur lart dhe me zё stentorian.] ‘Jam i preokupuar me historinё.’
  • MARTA: [ndёrsa Hani dhe Niku qeshin lehtё]: Ha, ha, ha, ha!
  • XHORXHI [me njё farё mospёlqimi]: Them ta mbush njё gotё pёr vete.
  • MARTA: Xhorxhi nuk ёshtё i preokupuar me historinё…Xhorxhi ёshtё i preokupuar me departamentin e historisё, sepse…
  • XHORXHI: …sepse ai nuk ёshtё nё krye tё departamentit tё historisё, por vetёm nё departamentin e historisё. E dimё, Marta…e thamё njё herё kur ishe lart…kur po visheshe. S’ёshtё nevoja ta pёrsёrisim.
  • MARTA: Ashtu, pra…nxirri. [Tё tjerёve] Xhorxhi ngeci nё departamentin e historisё. Ngeci karkaleci. Ja, ky ёshtё Xhorxhi nё departamentin e historisё, njё ngelёs i vjetёr. Batak…kёnetё…moçal akademik. Ha, ha, ha, ha! MOÇAL! MOÇALISHTE!
  • XHORXHI [e kontrollon veten me shumё mundim…pastaj, sikur ajo tё mos kishte thёnё gjё tjetёr veçse ‘Xhorxh, i dashur’…]: Po, Marta? Çfarё mund tё bёj pёr ty?
  • MARTA [e zbavitur nga loja e tij]: Hёm…ah…po, mund tё mё ndezёsh njё cigare, po deshe.
  • XHORXHI [mendohet, pastaj tёrhiqet prapa]: Jo…çdo gjё ka njё kufi. Dua tё them, njeriu nuk mund tё tolerojё kaq shumё pa zbritur njё apo dy hapa nё shkallёn e evolucionit…[Anohet me tё shpejtё nga Niku]… ёshtё fusha jote…[Pastaj prapё nga Marta]…fundosesh, Marta, dhe ёshtё shkallё e çuditshme. S’e ngre mё kokёn…po rrёshqite njёherё, nuk ngjitesh mё lart.

[Marta i dёrgon me dorё njё tё puthur arrogante.] Tani…kur tё jetё errёsirё dhe ti tё kesh frikё nga bataku, unё do tё tё kap pёr dore dhe pas mesnate do t’i mbaj unё shishet e xhinit nё shpinё qё tё mos i shohё njeri…por cigaren nuk ta ndez. Nuk ta ndez dhe pikё. [Heshtje e shkurtёr.]

  • MARTA [me zё tё ulёt]: O zot! [Pastaj, menjёherё Nikut] Hej, ti ke luajtur futboll, ё?
  • HANI [ndёrsa Niku duket i zhytur nё mendime]: I dashur…
  • NIKU: Oh! Po…kam luajtur…mesfushor…por nё fakt mё i zoti kam qenё…pёr boks.
  • MARTA [me shumё entuziazёm]: BOKS! E dёgjon, Xhorxh?
  • XHORXHI [i nёnshtruar]: Po, Marta.
  • MARTA [Nikut, me energji dhe entuziazёm tё veçantё]: Duhet tё kesh qenё boksier i mirё…E kam fjalёn, nuk mё dukesh se ke ngrёnё ndonjё goditje nё fytyrё.
  • HANI [krenare]: Ka qenё kampion i kolegjeve pёr peshёn e mesme nё shkallё shteti.
  • NIKU [bёhet me turp]: Hani…
  • HANI: E po, ke qenё.
  • MARTA: Dhe dukesh akoma qё ke trup shumё tё mirё…apo jo? Ёshtё kёshtu?
  • XHORXHI [i mёshon zёrit]: Marta…sjellja e hijshme nuk tё lejon…
  • MARTA [Xhorxhit…megjithёse akoma me sytё e ngulur te Niku]: MBYLLE! [Tani, pёrsёri Nikut] Hё, pra, a ёshtё kёshtu? E ke mbajtur trupin?
  • NIKU [i pavetёdijshёm…pothuajse nxitёs pёr tё]: Jam nё formё akoma. Bёj praktikё.
  • MARTA [me njё gjysmёbuzёqeshje]: Ashtu, ё!
  • NIKU: Ehё.
  • HANI: Oh…ka trup shumё…tё fortё.
  • MARTA [akoma me atё buzёqeshje…njё komunikim i veçantё me Nikun]: Ashtu, hё? Kjo ёshtё gjё e bukur.
  • NIKU [i dashuruar me veten, por jo drejtpёrdrejt Martёs]: Tani, s’i dihet…[Mbledh supet.]…e kupton…kur e ke…
  • MARTA: …asnjёherё s’i dihet kur tё hyn nё punё.
  • NIKU: Jo, doja tё thosha…pse ta lё pas dore kur i kam mundёsitё.
  • MARTA: S’kam çfarё t’iu shtoj asnjё presje fjalёve tё tua.

[Tё dy buzёqeshin dhe krijohet njё lidhje e njё lloji tё papёrcaktuar.] S’kam çfarё tё shtoj asnjё presje.

  • XHORXHI: Marta, paturpёsia jote e kalon…
  • MARTA: Xhorxh, dёgjo kёtu, ti s’ke qejf tё flasёsh pёr trupin…apo jo? [Nuk merr pёrgjigje.] Xhorxhi ndihet keq kur flitet pёr muskujt. Mё kupton…barku i sheshtё, gjoksi…
  • XHORXHI [Hanit]: Dёshiron tё bёjmё njё shёtitje nё kopsht?
  • HANI [refuzuese]: A, tani…
  • XHORXHI [me mosbesim]: Ti po zbavitesh? [Ngre supet.] Nё rregull.
  • MARTA: Ky barkaleci ndihet keq kur hapet muhabeti i muskujve. Sa peshon?
  • NIKU: Njёqind e pesёdhjetё e pesё paund, njёqind e…
  • MARTA: Akoma nё kufirin e peshёs sё mesme, ё? Shumё bukur. [Rrotullohet.] Hej, Xhorxh, tregojua kёtyre atё ndeshjen tonё tё boksit.
  • XHORXHI [duke e pёrplasur gotёn poshtё dhe duke shkuar drejt hollit]: Ej dreq!
  • MARTA: Xhorxh! Tregojua, tregojua!
  • XHORXHI [me çehre tё vrarё]: Tregojua ti, Marta. Se e tregon bukur. [Del.]
  • HANI: A…ёshtё mirё?
  • MARTA [qesh]: Ai? Top fare. Unё dhe Xhorxhi bёmё njё ndeshje boksi… O zot, njёzet vjet mё parё…kishim ca vite qё ishim martuar.
  • NIKU: Ndeshje boksi? Ju tё dy?
  • HANI: Vёrtet?
  • MARTA: Ëhё…ne tё dy…vёrtet.
  • HANI [kukuriset me njё tingull tё dridhur sikur ta merrte me mend]: Nuk e imagjinoj dot.
  • MARTA: E pra, siç thashё, kjo ndodhi njёzet vjet mё parё dhe s’kishte as ring, as ndonjё gjё si puna e ringut, e kupton? Ishte koha e luftёs dhe babai ishte nё atё vrullin e ushtrimeve fizike…se ka pasur pёrherё admirim pёr ushtrimet fizike…ka atё shprehjen qё vetёm truri pa trupin nuk punon, duhen ushtruar qё tё dy… Si ёshtё ajo shprehja?
  • NIKU: Hёёmm.
  • MARTA: Qё truri nuk punon po nuk punoi edhe trupi.
  • NIKU: Tani, nuk thuhet tamam kёshtu…
  • MARTA: E po, mirё, ndoshta nuk ёshtё kjo shprehja qё pёrdor ai…diçka si puna e kёsaj. Por…ishte koha e luftёs dhe babait i lindi ideja qё tё gjithё burrat duhej tё mёsonin tё bёnin boks…pёr vetёmbrojtje. Kam pёrshtypjen se ai mendonte qё po tё zbarkonin gjermanёt nё bregdet ose diku tjetёr, i gjithё trupi pedagogjik duhej tё dilte dhe t’i bёnte pёrshesh…nuk e di.
  • NIKU: Do tё ketё qenё me siguri mё tepёr parimi i kёsaj gjёje.
  • MARTA: E kam pa shaka. Nejse. Babai i mblodhi disa nga ne njё tё diel, dolёm aty mbrapa dhe ai i veshi vetё dorezat. Babai ёshtё i fortё…Ju e patё.
  • NIKU: Po…po.
  • MARTA: Dhe i kёrkoi Xhorxhit tё bёnte boks me tё. Por…Xhorxhi nuk pranoi…ka rrezik ngaqё nuk donte ta paguante me gjak copёn e bukёs…
  • NIKU: Ëhё.
  • MARTA: …Nejse, Xhorxhi nuk pranoi tё ndeshej dhe babai i thotё ‘Hajde, mor djalosh…çfarё dhёndri je ti?’…fjalё si kёto.
  • NIKU: Ëhё.
  • MARTA: Ndёrkohё…unё nuk e di pse…por vesha njё palё doreza…kuptohet, nuk i lidha mirё e t’i shtrёngoja…dola fshehurazi mbrapa Xhorxhit, kot pёr shaka dhe i bёrtita ‘Hej, Xhorxh!’ dhe lёshova nё moment njё tё djathtё anash…kot pёr shaka, e kupton?
  • NIKU: Ëhё!
  • MARTA: …Xhorxhi u kthye menjёherё dhe grushti e kapi nё nofull…PAM! [Niku qesh.] Nuk doja, sinqerisht. Nejse…PAM! Mu nё nofull…dhe humbi ekuilibrin…duhet tё ketё qenё… Bёri nja dy hapa si i dehur, pastaj, BUM, ra…si plёnc…mbi njё shkurre boronice!

[Niku qesh. Hani bёn khh, khh, khh, khh dhe tund kokёn.] Ishte lemeri, vёrtet. Pёr tё qeshur, por lemeri. [Ajo mendohet, i jep njё tё qeshur tё mbytur ndёrsa e pёrsiat me keqardhje incidentin.] Them se kjo na ka ndjekur gjithё jetёn. Kёshtu them! Megjithatё ky ёshtё preteksti. [Hyn Xhorxhi, me duart prapa shpine. Askush nuk e sheh.] Me kёtё justifikohet ai qё ngeli nё vendnumёro…qё nuk nxori gjё nё dritё. [Xhorxhi pёrparon. Hani e sheh.]

  • MARTA: Dhe ishte aksident…vёrtet, njё aksident i shpifur!

[Xhorxhi nxjerr nga prapa shpine njё shotgan me tytё tё shkurtёr dhe ia drejton me qetёsi Martёs pas koke. Hani ulёrin…çohet. Niku çohet dhe njёkohёsisht Marta kthen kokёn nga Xhorxhi. Xhorxhi tёrheq kёmbёzёn.]

  • XHORXHI: PAM!!!

[Fap! Nga tyta e pushkёs del njё çadёr e madhe dielli nё ngjyrё tё verdhё dhe tё kuqe. Hani ulёrin pёrsёri, kёsaj radhe mё pak, mё tepёr nga çlirimi dhe çoroditja.] Vdiqe! Pam! Vdiqe!

  • NIKU [duke qeshur]: Zot i madh.

[Hani nuk ёshtё nё vete. Marta qesh gjithashtu…gati sa nuk shqyhet nga e qeshura gajasёse. Edhe Xhorxhi bashkohet me tё qeshurёn dhe rrёmujёn e pёrgjithshme. Dikur e qeshura fashitet.]

  • HANI: Ua! Ç’ishte kjo hata!
  • MARTA [gёzueshёm]: Ku e gjete atё, mor maskara?
  • NIKU [zgjat dorёn pёr tё marrё pushkёn]: Ma jep ta shoh njё çikё?

[Xhorxhi i jep pushkёn.]

  • HANI: Asnjёherё nuk jam trembur kaq shumё nё jetёn time! Asnjёherё!
  • XHORXHI [pakёz i pёrhumbur]: A tё pёlqeu?
  • MARTA [kukuriset]: Maskara.
  • HANI [duke dashur t’i kushtojnё vёmendje]: Asnjёherё nuk jam trembur kaq shumё…asnjёherё.
  • NIKU: Qenka goxha pajisje.
  • XHORXHI [duke u pёrkulur sipёr Martёs]: Tё pёlqeu, hё?
  • MARTA: Oh…shumё e bukur. [Me ton mё tё butё] Hajde…mё jep njё tё puthur.
  • XHORXHI [duke treguar Nikun dhe Hanin]: Mё vonё, zemёr.

[Por Marta nuk bindet. Ata puthen, Xhorxhi nё kёmbё, i pёrkulur sipёr karrikes sё Martёs. Ajo i merr dorёn dhe ia vё mbi gjoksin si profil skene. Ai shkёputet.] Aha! Kёtu e paske ti! Çfarё do tё japim tani…porno pёr miqtё? Hё? Hё?

  • MARTA [e zemёruar dhe e lёnduar]: Ti…trap!
  • XHORXHI [me njё fitore si tё Pirros]: Çdo gjё nё vendin e vet, Marta…dhe atёherё kur e ka kohёn.
  • MARTA [me njё epitet tё pashqiptuar]: Ti…
  • XHORXHI [nga Niku qё akoma mban pushkёn]: Prit tё ta tregoj…kёshtu.

[E mbyll çadrёn dhe e rifut nё pushkё.]

  • NIKU: Ku iu ka shkuar mendja!
  • XHORXHI [e vё pushkёn pёrdhe]: Tani, pije! Pije pёr tё gjithё!

[Merr gotёn e Nikut pa e pyetur…shkon tek Marta.]

  • MARTA: [akoma e zemёruar dhe e lёnduar]: Nuk e kam mbaruar.
  • HANI [ndёrsa Xhorxhi zgjat dorёn pёr t’i marrё gotёn]: Oh, mua mё duket se e dua diçka.

[Ai ia merr gotёn dhe shkon pёrsёri te bari portativ.]

  • NIKU: Japoneze ёshtё kjo?
  • XHORXHI: Ka mundёsi.
  • HANI [Martёs]: Asnjёherё nuk jam trembur kaq shumё nё jetёn time. Ti nuk u trembe? As pёr njё moment?
  • MARTA [duke e shtypur tёrbimin me Xhorxhin]: Nuk e mbaj mend.
  • HANI: Oooo, lёre tani…u trembe.
  • XHORXHI: Vёrtet mendove se doja tё tё vrisja, Marta?
  • MARTA [pa e fshehur pёrbuzjen]: Ti?...Tё mё vrasёsh mua?...Ç’na shkrive!
  • XHORXHI: Megjithatё…ndoshta njё ditё…do tё tё vras.
  • MARTA: S’ke shumё shanse.
  • NIKU [ndёrsa Xhorxhi i jep gotёn e pijes]: Ku ёshtё banjoja?
  • XHORXHI: Kaloje hollin…dhe poshtё nё tё majtё.
  • HANI: Se mos vish edhe ti me armё a me ndonjё gjё tjetёr.
  • NIKU [qesh]: Jo, jo.
  • MARTA: Ti, i dashur, s’ke nevojё pёr kёto marifetet, apo jo?
  • NIKU: Bah!
  • MARTA [sugjestive]: Vё bast qё jo. S’merresh ti me pushkaliqe japoneze, ё?
  • NIKU [I buzёqesh Martёs. Pastaj nga Xhorxhi duke i treguar njё tryezё tё vogёl afёr hollit]: Mund ta lё gotёn kёtu?
  • XHORXHI [ndёrsa Niku del pa pritur pёrgjigje]: Posi…patjetёr…pse jo. Gotat pёrgjysmё i kemi kudo nё shtёpi, nё çdo qoshe ku i harron Marta…nё dollapin e mbulesave, nё cepin e vaskёs…bile njёrёn e gjeta njё herё brenda nё frizer.
  • MARTA [e zbavitur, megjithёse ёshtё pёr tё]: S’ёshtё e vёrtetё!
  • XHORXHI: Po, ёshtё.
  • MARTA [po aty]: S’ёshtё e vёrtetё!
  • XHORXHI [i jep Hanit brandin e saj]: Ështё. [Hanit] Nuk tё jep dhimbje koke brandi tё nesёrmen?
  • HANI: Unё nuk e pёrziej asnjёherё. Pastaj nuk pi as shumё.
  • XHORXHI [ngёrdheshet pas shpinёs sё saj]: Ah…kjo po! Burri yt po mё tregonte pёr kromozomet.
  • MARTA [me ton tё pakёndshёm]: Pёr çfarё?
  • XHORXHI: Pёr kromozomet, Marta…gjenet a çfarё janё. [Hanit] E ke shumё tё frikshёm…burrin.
  • HANI [sikur po e ngacmojnё]: Ouuuuuu…
  • XHORXHI: Jo ai, por me ato kromozomet ёshtё shumё i frikshёm.
  • MARTA: Ai ёshtё nё departamentin e matematikёs.
  • XHORXHI: Jo, Marta…ёshtё biolog.
  • MARTA [duke çuar zёrin]: Ështё nё departamentin e matematikёs!
  • HANI [me zё tё druajtur]: Hёm…nё departamentin e biologjisё.
  • MARTA [qё nuk bindet]: Je e sigurt?
  • HANI [me njё tё qeshur tё lehtё kukurisёse]: Them se duhet…[Pastaj, sikur ta ketё menduar edhe njё herё] tё jem.
  • MARTA [idhnake]: Kёshtu mendoj edhe unё. Se kush tha qё ёshtё nё departamentin e matematikёs.
  • XHORXHI: Ti e the, Marta.
  • MARTA [me njё ton shpjegues tё pezmatueshёm]: E po mirё, çfarё pastaj, mos duhet t’i mend tё gjitha? Unё takoj pesёmbёdhjetё mёsues tё rinj *bashkё me gratё e tyre tё shpifura…natyrisht, kjo kёtu pёrjashtohet…[Hani pohon me kokё, me njё buzёqeshje prej budallaqeje.]…dhe duhet t’i *mbaj mend tё gjitha? [Pauzё] Qenka biolog. Bravo i qoftё. Biologjia ёshtё akoma mё mirё. Ёshtё mё pak…obskure.
  • XHORXHI: Abstrakte.
  • MARTA: OBSKURE! Diçka e errёt. [I nxjerr gjuhёn Xhorxhit.] Mos mё trego gjuhёn mua. Biologjia ёshtё akoma mё mirё. Aty…ёshtё lezeti i kёsaj *bote.

[Rihyn Niku.] Ti je aty ku ёshtё lezeti, i dashur.

  • NIKU: [duke marrё gotёn nga tryeza e vogёl]: Ou?
  • HANI [po me atё tё qeshur kukurisёse]: Kёta mendonin se ishe nё departamentin e matematikёs.
  • NIKU: Ndoshta atje e kam vendin.
  • MARTA: Rri aty…ku ёshtё lezeti.
  • XHORXHI: E ke fiksim kёtё shprehje, Marta… Ështё e shёmtuar.
  • MARTA [duke e injoruar Xhorxhin…Nikut]: Aty rri. [Qesh.] Qё aty ke mundёsi ta marrёsh drejtimin e departamentit tё historisё po aq lehtё sa edhe nga çdo departament tjetёr. Kushedi, ndonjёri ka pёr ta marrё njё ditё, por ky s’ka pёr tё qenё Xhorxh djali, jua them unё…si buka qё hamё. Apo ke pёr tё qenё ti, hё? Ti ke pёr tё qenё?
  • XHORXHI: Pёr mua, Marta, ti je futur nё gropё deri nё fyt. [Marta kukuriset.] Jo deri nё fyt…deri tek hunda…shumё mё e heshtur.
  • MARTA [Nikut]: Xhorxh djali thotё se ti je i frikshёm. Pse kёshtu?
  • NIKU [buzёqesh pak]: Nuk i di qё jam.
  • HANI [pak me nxitim]: Prej atyre kromozomeve, i dashur.
  • NIKU: Ah, projekti i kromozomeve…
  • MARTA [Nikut]: Ç’ёshtё kjo puna e kromozomeve?
  • NIKU: Tani, kromozomet janё…
  • MARTA: Unё e di çfarё janё kromozomet, i dashur, unё vdes pёr to.
  • NIKU: Ah…mirё, atёherё.
  • XHORXHI: Marta i ha…pёr mёngjes…ua hedh drithёrave. [Martёs] Ështё shumё e thjeshtё, Marta. Ky djali po punon pёr njё sistem me tё cilin mund tё modifikohen kromozomet…nuk ёshtё vetёm – them se do tё ketё edhe nja dy bashkёkonspiratorё – njё sistem me tё cilin mund tё ndryshohet dhe tё riorganizohet pёrbёrja gjenetike e qelizёs sё spermёs…pёr tё rregulluar ngjyrёn e flokut, tё syve, gjatёsinё, potencёn…besoj…qimezimin, tiparet, shёndetin…dhe mendjen. Mё e rёndёsishmja… Mendja. Çdo defekt…do tё ekzaminohet dhe do tё ndreqet. Do tё zhduket prirja pёr sёmundje tё ndryshme, do tё sigurohet jetёgjatёsia. Do tё krijohet njё racё njerёzish…tё ngjizur nё epruvetё…tё lindur nё inkubator…njё racё fantastike dhe sipёrore.
  • MARTA [e impresionuar]: Ashtu?
  • HANI: Shumё eksituese!
  • XHORXHI: Por! Qё tё gjithё do tё priren pёr tё qenё pak a shumё njёlloj…Tё ngjashёm. Tё gjithё. Dhe jam i sigurt se kёtu nuk gabohem…tё gjithё do tё duken njёlloj si ky i riu kёtu.
  • MARTA: S’ёshtё ide e keqe.
  • NIKU [shfaq shenja padurimi]: Nё rregull, tani…
  • XHORXHI: Nga jashtё, gjithçka do tё duket deri diku estetike, shumё e kёndshme. Por kjo sigurisht ka edhe anёn e saj rrёqethёse. Qё eksperimenti tё dalё me sukses duhet tё dalin edhe ca ligje. Ca gypa sperme duhet tё shkurtohen.
  • MARTA: Ëhё!...
  • XHORXHI: Me miliona tё tillё…me miliona operacione tё vockla qё do tё lёnё vetёm njё shenjё tё lehtё nёn fshikёz [Marta qesh.] dhe do tё sigurojnё shterpёsinё e tё dobёtit…e tё shёmtuarit, e budallait…e…tё papёrshtaturit.
  • NIKU [me ashpёrsi]: Prit njёherё…!
  • XHORXHI:…nёpёrmjet kёsaj do tё kemi me kalimin e kohёs njё racё tё lavdishme njerёzish.
  • MARTA: Ëhё!
  • XHORXHI: Kam frikё se do tё na mungojё pak muzika dhe piktura, por do tё kemi njё qytetёrim njerёzish elegantё, bjondё dhe nё kufirin e peshёs sё mesme.
  • MARTA: Ohhh…
  • XHORXHI: …njё racё shkencёtarёsh dhe matematikanёsh, secili nё shёrbim tё lavdisё sё epёrme tё superqytetёrimit.
  • MARTA: Sa mirё!
  • XHORXHI: Besoj se do tё kemi njё farё…humbje lirie si rezultat i kёtij eksperimenti…por larmia nuk do tё jetё mё synim i njerёzimit. Kulturat dhe racat do tё zhduken…botёn nё fund do ta sundojnё milingonat.
  • NIKU: Mbarove?
  • XHORXHI [e injoron]: Dhe unё natyrisht jam kundёr kёsaj. Historia, qё ёshtё fusha ime…historia nё fushёn e sё cilёs unё jam ngelёsi mё i famshёm…
  • MARTA: Ha, ha, ha, ha!
  • XHORXHI: …do ta humbё variacionin dhe paparashikueshmёrinё e saj tё mrekullueshme. Unё sё bashku me…tё papriturёn, shumanshmёrinё dhe valёn transformuese tё…historisё do tё eliminohemi. Do tё ketё rend dhe qёndrueshmeri…por unё do tё jem pёrherё kundёr kёsaj. Nuk do ta dorёzoj Berlinin.
  • MARTA: Do ta dorёzosh, i dashur. Me çfarё do ta mbrosh, me mullёn tёnde?
  • HANI: Unё nuk e kuptoj ç’hyn kёtu Berlini.
  • XHORXHI: Nё Berlinin Perёndimor ёshtё njё pijetore qё i ka stolat e barit pesё kёmbё tё larta. Dhe toka…dyshemeja ёshtё…shumё larg kёmbёve tё tua. S’kam pёr t’i braktisur kёto gjёra. Jo, nuk do t’i braktis. Do tё luftoj, mor djalё…sigurisht, me njё dorё nё fshikёz, por me tjetrёn do tё tё pёrgjigjem deri nё vdekje.
  • MARTA [me tallje, duke qeshur]: Bravo!
  • NIKU [Xhorxhit]: Nё rregull. Kurse unё do tё jem vala e sё ardhmes.
  • MARTA: Pa diskutim qё do tё jesh.
  • HANI [plotёsisht e dehur – Nikut]: Nuk e kuptoj pse kёrkon t’i bёsh gjithё kёto gjёra, i dashur. S’m’i ke thёnё ndonjёherё.
  • NIKU [i zemёruar]: Rri tani, pash zotin!
  • HANI [e tronditur]: OH!
  • XHORXHI: Treguesi mё i qartё i ligёsisё shoqёrore…mungesa e ndjenjёs sё humorit. Asnjё bllok monolit nuk i duron shakatё. Lexo historinё. Unё di diçka nga historia.
  • NIKU [Xhorxhit, duke u pёrpjekur tё mos i japё rёndёsi asgjёje]: Ti…ti nuk ke shumё njohuri nga shkenca, apo jo?
  • XHORXHI: Unё kam njohuri nga historia. Unё e di kur rrezikohem.
  • MARTA [me epsh – Nikut]: Pra, qё tё gjithё do tё kenё pamjen tёnde, ё?
  • NIKU: Po, pra. Unё do tё jem makinё personale seksi.
  • MARTA: A nuk ka lezet kёshtu!?
  • HANI [duke zёnё veshёt me dorё]: I dashur, nuk duhet…nuk duhet…nuk duhet.
  • NIKU [i agjituar]: Mё fal, Hani.
  • HANI: Kjo gjuhё ёshtё…
  • NIKU: Mё fal. Nё rregull?
  • HANI [duke mbledhur buzёt]: Mirё…nё rregull. [Papritur kukuriset si e marrё, resht. Xhorxhit]… Kur e ka djali yt? [Kukuriset pёrsёri.]
  • XHORXHI: Çfarё?
  • NIKU [me pёrçmim]: Po thotё diçka pёr djalin tёnd.
  • XHORXHI: PËR DJALIN!
  • HANI: Kur e ka…djali yt…pёr tё ardhur nё shtёpi? [Kukuriset.]
  • XHORXHI: Ahhh! [Tepёr formal] Marta? Kur e ka djali ynё pёr tё ardhur nё shtёpi?
  • MARTA: Mos i jep shumё rёndёsi.
  • XHORXHI: Jo, jo…dua ta di…meqё e hape. Kur e ka pёr tё ardhur nё shtёpi, Marta?
  • MARTA: Tё thashё mos i jep rёndёsi. Mё vjen keq qё e pёrmenda kёtё.
  • XHORXHI: Qё e pёrmende atё…jo kёtё. Ti pёrmende atё. Kёshtu thuhet pak a shumё. Kur e ka ndёrmend tё shfaqet ngelёsi ynё i vogёl, hё? E kam fjalёn, a nuk e ka ditёlindjen nesёr?
  • MARTA: Nuk dua tё flas pёr kёtё!
  • XHORXHI [si i pafajshёm]: Mirё, po…
  • MARTA: S’DUA TË FLAS PËR KËTË!
  • XHORXHI: E di shumё mirё qё s’do. [Hanit dhe Nikut] Marta nuk dёshiron tё flasё pёr kёtё…pёr atё. I vjen keq qё e pёrmendi.
  • HANI [me idiotёsi]: Kur e ka pёr tё ardhur ngelёsi i vogёl? [Kukuriset.]
  • XHORXHI: Hё, pra, Marta…meqё nuk t’u durua pa e pёrmendur qё nё fillim…kur e ka ngelёsi ynё i vogёl pёr tё ardhur?
  • NIKU: Hani, a nuk tё duket…?
  • MARTA: Xhorxhi flet me thumba pёr ngelёsin e vogёl, sepse…sepse ka probleme.
  • XHORXHI: Ngelёsi i vogёl ka probleme? Çfarё problemesh ka ngelёsi i vogёl?
  • MARTA: Jo ngelёsi i vogёl…dhe mos i thuaj mё ashtu! Ti! Ti ke probleme.
  • XHORXHI [gjoja me mospёrfillje]: Nuk kam dёgjuar kurrё ndonjё gjё mё qesharake nё jetёn time.
  • HANI: As unё!
  • NIKU: Hani…
  • MARTA: Problemi mё i madh i Xhorxhit me ngel…ha, ha, ha, ha!...me djalin tonё, qё ёshtё alamet djali, ёshtё se thellё-thellё, nё skutёn mё tё fshehtё tё shpirtit tё tij, ai nuk ёshtё plotёsisht i bindur se ёshtё pjella e vet.
  • XHORXHI [thellёsisht serioz]: O zot, ti je grua e ligё.
  • MARTA: Dhe ta kam thёnё njё milion herё, zemёr…qё nuk do ta zija me askёnd pёrveç teje…ti e di.
  • XHORXHI: Je shumё e ligё.
  • HANI [me brengosjen e thellё tё njё personi tё dehur]: Ua, ua, ua, ua. Mos, more!
  • NIKU: S’ma merr mendja se kjo ёshtё njё temё pёr…
  • XHORXHI: Marta gёnjen. Kёtё dua ta merrni vesh qё tani. Marta gёnjen. [Marta qesh.] Ka shumё pak gjёra nё kёtё botё pёr tё cilat unё jam i sigurt…kufijtё shtetёrorё, niveli i detit, aleancat politike, normat e sjelljes…pёr asnjё nga kёto s’do ta vija mё dorёn nё zjarr…por e vetmja gjё pёr tё cilёn jam i sigurt nё tёrё kёtё botё qё po fundoset ёshtё partneriteti im, partneriteti im kromozomologjik nё…krijimin e djalit tonё…sybjond dhe flokёkaltёr.
  • HANI: Oh, sa mё bёhet qejfi!
  • MARTA: Kjo ishte ligjёratё e hatashme, Xhorxh.
  • XHORXHI: Falemnderit, Marta.
  • MARTA: Bukur…shumё bukur.
  • NIKU: Hani…
  • XHORXHI: Marta e di…ajo e di mё mirё.
  • MARTA [me krenari]: Unё e di mё mirё. Unё kam qenё nё kolegj si gjithё tё tjerёt.
  • XHORXHI: Marta ka qenё nё kolegj. Ka qenё edhe nё njё kuvend kur ishte e vogёl.
  • MARTA: Dhe isha ateiste. [E pasigurt] Kёshtu jam akoma.
  • XHORXHI: Jo ateiste, Marta…pagane. [Hanit dhe Nikut] Marta ёshtё e vetmja pagane e vёrtetё nё tёrё bregun lindor. [Marta qesh.]
  • HANI: Ah, kjo ishte e bukur. Apo jo, i dashur?
  • NIKU: [duke i shkuar pas avazit]: Po…shumё e bukur.
  • XHORXHI: Dhe Marta i qёndis tё brendshmet me rrathё blu.
  • NIKU: Vёrtet?
  • MARTA [duke u mbrojtur pёr hir tё shakasё]: Ndonjёherё. [Duke bёrё me shenjё] Do t’i shikosh?
  • XHORXHI: [me ton qortues]: Çfarё bёn ashtu!
  • MARTA: Çfarё bёn ti…qё ma dredh bishtin…
  • HANI: Ai nuk e dredh bishtin…nuk mund ta dredhё…bishtin e dredh ti.

[Kukuriset.]

  • MARTA [duke i tundur gishtin Hanit]: Ti shih veten tёnde!
  • HANI [hareshёm]: Nё rregull. Unё do tё doja njё çikё brandi, po pati mundёsi.
  • NIKU: Hani, mё duket se ke pirё mjaft…
  • XHORXHI: Pёrralla. Unё kam pёrshtypjen se qё tё gjithё duam. [Merr gotat, etj.]
  • HANI [pёrsёrit Xhorxhin]: Pёrralla.
  • NIKU [mbledh supet]: Nё rregull.
  • MARTA [Xhorxhit]: Sa pёr atё, djali ynё nuk ёshtё flokёkaltёr…dhe sybjond. Ai i ka sytё jeshil…si tё mitё.
  • XHORXHI: Tё kaltёr, Marta.
  • MARTA [e vendosur]: Jeshil.
  • XHORXHI [begenisёs]: Tё kaltёr.
  • MARTA [idhnake]: JESHIL! [Hanit dhe Nikut] Sytё jeshil mё tё bukur…jo me pikla kafe dhe bojёhiri si lajthi…i ka tamam jeshil…njё jeshile tё thellё, tё pastёr…si sytё e mi.
  • NIKU [picёrron sytё]: Ti i ke sytё…ngjyrё kafe, mё duket?
  • MARTA: Jeshil! [Pak si shpejt] Tani, ndonjёherё nga drita duken kafe, por janё jeshil. Jo jeshil si sytё e tij…janё mё tepёr bojё lajthie. Xhorxhi i ka bojёqielli tё zbehtё…nё tё bardhё.
  • XHORXHI: Zgjidhe, Marta, o kёshtu, o ashtu!
  • MARTA: Unё tё lashё ta zgjidhje vetё. [Tani pёrsёri tё tjerёve] Edhe babai im i ka jeshil.
  • XHORXHI: Nuk i ka jeshil. Babai yt ka sy tё veckёl, tё kuq…si tё minjve tё bardhё. Ai ёshtё tamam mi i bardhё.

MARTA: Ti s’do tё guxoje t’ia thoshe kёto fjalё nё sy! Je frikacak! XHORXHI [Hanit dhe Nikut]: E keni parasysh…me atё xhufkёn me lesh tё bardhё, me sytё si rruaza tё vockla, tё kuqe…njё mi i bardhё vigan. MARTA: Xhorxhi e urren babain…jo pёr ato qё i ka bёrё babai, por pёr… XHORXHI [pohon me kokё…duke e pёrfunduar ai nё vend tё saj]: …pёr defektet e veta. MARTA [hareshёm]: Tamam. I ke rёnё…pikёs. [Duke parё qё Xhorxhi po del] Ku po shkon? XHORXHI: Na duhet prapё pije, engjёll. MARTA: Aha! [Pauzё] Vazhdo, atёherё. XHORXHI [duke dalё]: Falemnderit. MARTA [duke parё qё Xhorxhi ka ikur]: Ështё barman i mirё…ёshtё kujdestar i mirё bari. Maskarai, ai e urren babain tim. E dini pse? NIKU [duke u pёrpjekur tё mos i japё rёndёsi]: Po rri, tani! MARTA [e lёnduar]: Ti kujton se tallem? Kujton se po bёj shaka? Unё s’bёj kurrё shaka…nuk e kam ndjenjёn e humorit. [Thuajse hijerёndё] Kam njё ndjenjё tё hollё pёr qesharaken, por jo ndjenjё humori. [Me ton pohues] Unё s’kam ndjenjё humori! HANI [e kёnaqur]: As unё s’kam. NIKU [pa shumё entuziazёm]: Ti e ke, Hani…tё heshtur. HANI [me krenari]: Falemnderit. MARTA: Doni ta dini pse e urren ai babain tim? T’jua them? Mirё…Do t’jua tregoj tani pse e urren. HANI [duke u pёrpjekur tё jetё deri diku e vёmendshme]: Shumё bukur! MARTA [rreptё, Hanit]: Disa njerёz kёnaqen me fatkeqёsitё e tё tjerёve. HANI [e lёnduar]: S’ёshtё e vёrtetё! NIKU: Hani… MARTA: Nё rregull! Mbylleni! Qё tё dy! [Pauzё] Atёherё… Mamaja ime vdiq qё herёt dhe unё si tё thuash u rrita me babain. [Pauzё – mendon] …u largova pёr ca kohё kur vajta nё shkollё, por pak a shumё u rrita me tё. O zot, e kam admiruar atё burrё! E shihja si perёndi…tamam si perёndi. Kёshtu e shoh edhe tani. Edhe ai mё donte shumё…e kuptoni? Ishim vёrtet…tё lidhur…shumё tё lidhur. NIKU: Po, po. MARTA: Dhe babai ngriti kёtё kolegjin…dua tё them, vuri te kolegji gjithçka qё kishte nё jetёn e tij. Tё thuash kolegji, ke thёnё ai. NIKU: Ëhё. MARTA: Ai ёshtё kolegji. Ju e dini sa fonde ishin kur e mori ai dhe sa janё tani. Shiheni ndonjёherё. NIKU: Po…e kam lexuar… MARTA: Mbylle gojёn dhe dёgjo…[Si ta kishte menduar edhe njё herё]…bukurosh. Pra, kur mbarova kolegjin, unё erdha kёtu dhe…nuk u largova pёr ca kohё. Nuk isha martuar. Tani, kisha qenё e martuar…njёfarёsoj…nja njё javё…nё vitin e dytё tё kolegjit…Akademia e Zonjushave tё Mis Mafit. Njё bashkim rinor alla Lejdi Çaterlei , siç doli mё vonё…martesa. [Niku qesh.] Ai kosiste barin e lёndinёs sё kolegjit, hipte lakuriq nё njё makinё tё madhe kositёse dhe hiqte barin. Por babai dhe Mis Mafi u puqёn me njёri-tjetrin dhe i dhanё fund…shumё shpejt…e anuluan…gjё qё ёshtё pёr tё qeshur…sepse teorikisht s’ke çfarё anulon kur mungon akti formal. Hё! Po nejse. Pra, unё u rivirgjёrova, mbarova kolegjin te Mis Mafi…ku njёrin djalё tё kopshtarit e hoqёn nga puna dhe mbetёn me njollё…u ktheva kёtu dhe nuk u largova pёr ca kohё. U bёra zonjё shtёpie, kujdesesha pёr babain dhe ndihesha mirё…Shumё mirё. NIKU: Po…po. MARTA: Çfarё do tё thuash me po, po? Ku e di ti? [Niku mbledh supet i zёnё ngushtё.] Djalё i dashuruar. [Niku buzёqesh pak.] Dhe atёherё mё lindi ideja tё martohesha nё kolegj…gjё qё dukej mё krejt normale, ndryshe nga ç’doli mё vonё. Dua tё them, babai kishte atё ndjenjёn e historisё…tё vazhdimёsisё… Pse s’vjen tё ulesh kёtu pranё meje? NIKU [duke treguar Hanin qё mezi e ndjek rrjedhёn e gjёrave]: Nuk mё duket…nuk duhet… MARTA: Si tё jesh mё mirё. Ndjenjёn e vazhdimёsisё…tё historisё…dhe gjithmonё e kishte pasur nё mendje tё pёrgatiste dikё pёr tё marrё drejtimin…njё ditё kur ai tё tёrhiqej. T’ia linte njё tjetri…mё kupton ku e kam? NIKU: Po, e kuptoj. MARTA: Qё ёshtё krejt e natyrshme. Kur ke krijuar diçka, do qё t’ia lёsh dikujt. Pra, unё si tё thuash i isha futur kёrkimit tё njё…perspektive me njё burrё tё ri qё do t’i zinte vendin. [Qesh.] Nuk ishte ideja e babait qё tё martohesha patjetёr me kёtё. Dua tё them, s’mё takonte mua barra. S’kisha pse ta merrja unё çmimin a diçka tё tillё. Ishte njё ide qё nuk mё shqitej. Dhe shumё nga tё rinjtё qё punonin kёtu ishin tё martuar…kuptohet. NIKU: Sigurisht. MARTA [me njё buzёqeshje tё çuditshme]: Si ti, i dashur. HANI [pёrsёrit pa e pasur mendjen]: Si ti, i dashur. MARTA [me ironi]: Dhe atёherё u shfaq Xhorxhi…erdhi Xhorxhi. XHORXHI [rihyn me shishen e pijes]: Erdhi Xhorxhi i ngarkuar me pije. Çfarё po bёn tani, Marta? MARTA [e paturbulluar]: Po tregoj njё histori. Ulu…dhe do tё mёsosh diçka. XHORXHI [qёndron nё kёmbё. E vendos pijen mbi barin portativ]: Po mirё. HANI: U ktheve! XHORXHI: Si urdhёron. HANI: I dashur! U kthye! NIKU: Po…e shoh. MARTA: Ku e lashё? HANI: Gёzohem shumё. NIKU: Shshsh! HANI: [duke e imituar]: Shshsh! MARTA: A, po. Dhe erdhi Xhorxhi. Ky ishte i ri…inteligjent…i gjallё…tёrheqёs…po qe se mund ta pёrfytyroni… XHORXHI: …dhe mё i ri se ti… MARTA: …dhe mё i ri se unё… XHORXHI: …gjashtё vjet… MARTA:…gjashtё vjet… s’e kam problem fare… Dhe erdhi Xhorxhi nё departamentin e historisё gjithё energji. Dhe ç’bёra unё si budallaqe qё jam? Hё? Rashё brenda. HANI [ёndёrruese]: Oh, kjo ishte e bukur. XHORXHI: Ra vёrtet. Vetёm ta shihnit. Ulej natёn para dhomёs sime tek lulishtja dhe angullinte e rrёmonte tokёn… Nuk punoja dot. MARTA [qesh, vёrtet e zbavitur]: Rashё brenda, vёrtet. XHORXHI: Marta ka shpirt romantik. MARTA: Ashtu e kam. Pra, rashё nё dashuri. Pastaj martesa me Xhorxhin mё dukej…edhe praktike. Se jua thashё, babai po kёrkonte njё qё… XHORXHI: Prit njё minutё, Marta… MARTA: …qё ta zёvendёsonte kur ai tё… XHORXHI [i ngurtё]: Prit njё minutё. MARTA:…kur ai tё tёrhiqej, kёshtu qё unё mendova… XHORXHI: MARTA, MJAFT! MARTA [e acaruar]: Çfarё do? XHORXHI [tejet i duruar]: Unё kujtova se po tregoje historinё kur i vardiseshim njёri-tjetrit. Nuk e dija qё po flet pёr gjёra tё tjera. MARTA [si ta siguronte]: Pёr ato tё tjerat po flas. XHORXHI: Po tё isha nё vendin tёnd, do ta mbyllja. MARTA: Ou…do ta mbyllje? E po, ti je ti, unё jam unё! XHORXHI: Shiko, deri tani tё kanё shpёtuar ca gjёra, e di ti… MARTA [duke dashur tё shmanget]: Çfarё? Çfarё? XHORXHI: …bebet e syve tё tu…pinjolli…ngelёsi i vogёl…[Shfryn.]…djali ynё…dhe po fillove edhe kёtё historinё tjetёr, ja ku po ta them, do tё mё hipin nervat. MARTA [duke qeshur me tё]: Ashtu, do tё tё hipin? XHORXHI: Po tё paralajmёroj. MARTA[mosbesuese]: Si the, mo? XHORXHI [shumё i qetё]: Po tё paralajmёroj. NIKU: A duhet vёrtet ta dёgjojmё…? MARTA: Mё ka paralajmёruar! [Pauzё…pastaj Hanit dhe Nikut] Nejse. U martova mё kёtё qё shihni kёtu dhe i kisha planifikuar tё gjitha… Ky ishte dhёndri…dhe do tё pёrgatitej qё njё ditё t’i zinte vendin babait. Si fillim, do tё merrte drejtimin e departamentit tё historisё dhe pastaj, kur babai tё tёrhiqej, do tё merrte drejtimin e kolegjit…nё rregull? Kёshtu duhej tё ndodhte. [Xhorxhit, qё ёshtё tek bari portativ me shpinё nga ajo] Po tё hipin nervat, hё? [Kthehet pёrsёri tek rrёfimi.] Kёshtu duhej tё ndodhte. Shumё e thjeshtё. Bile edhe babait nuk iu duk ide e keqe. Pёr ca kohё. Se kur kaluan nja dy vjet dhe ai po e vёzhgonte…[Xhorxhit pёrsёri] Po tё hipin mё shumё tani? [Pёrsёri tek rrёfimi] Kur kaluan nja dy vjet, ai filloi tё mendonte se ndoshta nuk ishte njё ide edhe aq e mirё…se ndoshta Xhorxh djali nuk kishte kёllqe…pёr kёtё punё! XHORXHI [akoma me shpinё nga tё gjithё]: Mjaft, Marta. MARTA [me ligёsi, triumfuese]: E mora vesh! E kuptoni, Xhorxhi nuk kishte ndonjё…shtysё tё fortё brenda vetes… Nuk ishte shumё agresiv. Si t’ju them, ishte njё…[Shprehet me inat pas shpinёs sё Xhorxhit]…DËSHTAK! Dёshtak i madh…njё alamet DËSHTAKU! [Krrau! Fill pas fjalёs ‘dёshtaku’. Xhorxhi thyen njё shishe te bari portativ dhe qёndron atje pёrsёri me shpinё nga tё gjithё duke e mbajtur pjesёn e mbetur tё shishes nga gryka. Pason heshtja, tё gjithё mbeten tё ngrirё. Pastaj…] XHORXHI [gati sa s’qan]: Tё thashё, Marta, mjaft. MARTA [pasi mendohet çfarё tё bёjё]: Uroj tё ketё qenё shishe bosh, Xhorxh. Se nuk tё vjen mirё kur derdhen pijet e shtrenjta…qё i ble me rrogёn tёnde. [Xhorxhi e lёshon pёrtokё shishen e thyer pa lёvizur.] Me rrogёn tёnde prej asistent profesori. [Nikut dhe Hanit] E kam fjalёn, ky nuk ishte…fare i shkathёt…nё darkat qё shtronte kёshilli i administratorёve pёr grumbullim fondesh. S’kishte shumё…personalitet? Dhe kuptohet, kjo e zhgёnjeu babain. Dhe ja ku kam ngecur unё me kёtё dёshtakun… XHORXHI [duke u kthyer]: …Marta, mos vazhdo mё… MARTA: …me kёtё NGELËSIN e departamentit tё historisё… XHORXHI: …po tё them, mos … MARTA [duke e ngritur zёrin njёlloj me tё Xhorxhit]: …qё ёshtё martuar me tё bijёn e rektorit, qё pritej tё ishte dikushi, por qё nuk ёshtё askushi, qё ёshtё njё krimb librash, njё meditues i shpifur, njё qullash, qё s’ёshtё i zoti t’i bёjё tё tjerёt tё krenohen me tё…NË RREGULL, XHORXH! XHORXHI [me zё mё tё ulёt se i saji, pastaj mё lart se ajo duke e mbytur zёrin e saj]: Nё rregull…nё rregull: [Kёndon.] Kush ka frikё nga Virginia Woolf, Virginia Woolf, Virginia Woolf, Kush ka frikё nga Virginia Woolf, Herёt nё mёngjes. XHORXHI dhe HANI [qё bashkohet me tё e dehur]: Kush ka frikё nga Virginia Woolf, Virginia Woolf, Virginia Woolf…[etj.] MARTA: MJAFT! [Heshtje e shkurtёr.] HANI [ngrihet dhe shkon drejt hollit]: Jam keq…jam keq…do tё vjell. [Del.] NIKU [e ndjek pas]: Po ç’ёshtё kёshtu! [Del.] MARTA [i ndjek pas, sheh mbrapa me pёrbuzje nga Xhorxhi]: O zot! [Del. Xhorxhi ёshtё i vetёm nё skenё.]


BIE PERDJA