Ajo llamarinë s’kish shoqe në Botë!
(“Skandali” i shkuljes së shqiponjës prej llamarine)
Ç’i bëre Lulashit,
o Edvin-o lule,
një shqiponjë që nguli,
vajte dhe ja shkule!
Pse e le cullak,
ti mikun e vjetër,
veç asaj shqiponje,
nuk la gjurmë tjetër!
Shqiponja e Lulit,
nuk qe dhe aq fine,
por qe e veçantë,
si prej llamarine!
Ai që e bëri,
e qau me lotë,
llamarinë e tij,
shoqe s’kish në Botë!
Një simbol shqiponjën,
e kanë shumë shtete,
por qe e Lulashit,
mrekulli më vete!
E ka Amerika,
e ka Gjermania,
e ka në flamur,
vetëm Shqipëria!
Shqiponja qëndron,
mbi shkëmbinj e gurë,
po s’ka asnjë vlerë,
kur s’është mbi flamur!
Ajo kish- thotë SHQUPI,
vlera muzeale,
po Rama nuk ndalet,
dhe prodhon skandale!
Gjithë atë shqiponjë,
vajti dhe e shkuli,
simboli i vetëm,
nga koha e Lulit!
Është e vetmja gjë,
që la nga Bashkia,
ndaj mbi opozitën,
ka pllakosur zia!
Rama na i shkuli,
atë zog krenar,
duke bërë një gjest,
anti-kombëtar!
Ndaj edhe ka plasur,
kaq keq rebelimi,
mbetën malësorët,
pa pikë referimi!
Por i themi SHQUPIT,
më mos mbajë zi,
se emri i sheshit,
s’shkulet kurrsesi!
Sheshi i Shqiponjës,
përjetë do të mbetet,
dhe kujtimi i Lulit,
s’ka shans që të tretet!
Se dikur dhe Rama,
ngriti rebelimin,
kur Saliu prishi,
aty mbikalimin!
Miliona euro,
treti ai trap,
e shqiponjë e Lulit,
do të vlejë si skrap!
A.DUKA
14 Nëntor 2018